EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjalët e fundit para vdekjes të Steve Jobs...

Shko poshtë

Fjalët e fundit para vdekjes të Steve Jobs... Empty Fjalët e fundit para vdekjes të Steve Jobs...

Mesazh  gjilanasi 24.11.15 13:12

Fjalët e fundit para vdekjes të Steve Jobs... 12241794_10153724053204176_6956516819543435584_n

Kam arritur majën e suksesit në botën e biznesit.

Në sytë e të tjerëve, jeta ime është një model i suksesit.

Megjithatë, përveç punës, kam pak gëzim. Fundi fundit, pasuria është vetëm një fakt i jetës që unë jam mësuar me te.

Në këtë moment, i shtrirë në krevat i sëmurë dhe duke e kujtuar tërë jetën time, unë kuptova se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbeh dhe është e pakuptimtë përballë vdekjes së pashmangshme.

Në errësirë, unë shikoj në dritat e gjelbërta që vijnë nga aparatet që të mbajnë në jetë dhe dëgjoj murmuritjen e tingujve mekanike, mund t'a ndjej frymëmarrjen e perëndisë të vdekjes duke u afruar...

Tani unë e di, kur ne kemi akumuluar pasuri të mjaftueshme për tërë jetën tonë, ne duhet të kërkojmë diçka tjetër që nuk ka lidhje me pasuri ...

Duhet të jetë diçka që është më e rëndësishme:

Ndoshta me marrëdhëniet me njerëzit, ndoshta arti, ndoshta një ëndërr nga ditët e rinisë ....

Vrapimi pas pasurisë pandërpre do t'a shndërro një person në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua.

Perëndia na dha ndjeshmërinë për të ndjerë dashurinë në zemrën e të gjithëve, e jo iluzioneve që sjell pasuria.

Pasurinë që e kam fituar në jetën time nuk mund t'a marrë me vete.

Ajo që unë mund të marrë janë vetëm kujtimet e dashurisë.

Kjo është pasuria e vërtetë që do të të ndjek ty, që do të shoqërojë ty, duke të dhënë forcë dhe dritë për të shkuar më tutje.

Dashuria mund të udhëtoi një mijë milje. Jeta nuk ka kufi. Shko ku të dëshiro të shkosh. Arrijë lartësitë që ti dëshiro për të arritur. E gjitha është në zemrën tënde dhe në duart tua.

Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? - "Shtrati i sëmundjes" ...

Ti mund të punëso dikë për të ngarë makinën për ty, të fito para për ty, por ti nuk mund të kesh dikë që të duro sëmundjen tënde për ty.

Sendet të humbura mund të gjenden. Por ka një gjë që kurrë nuk mund të gjendet kur ajo humb - "Jeta".

Kur një person shkon në sallën e operacionit, ai do të kuptojë se është një libër që ai ende nuk e ka përfunduar leximin - "Libri i Jetës së Shëndetshme".

Në cilëndo fazë që të jemi tani, me kalimin e kohës, ne do të përballemi me ditën kur perdja bie poshtë.

Ruaje si thesar dashurinë për familjen tënde, dashurinë për bashkëshortin/en, duaj miqtë tu ...

Trajtoje mirë veten. Kujdesu për të tjerët.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi