Fjalët e fundit, para vdekjes
+7
Luli
Siroco
Idlir
2 Pac
Xhemajl
yasmin
Fikrro
11 posters
Faqja 1 e 1
Fjalët e fundit, para vdekjes
Vdekjet e shpejta na pengojnë të themi fraza historike. Më poshtë kemi rradhitur disa nga frazat që kanë shqiptuar njerëz të mëdhenj, disa çaste përpara vdekjes.
Më pi me fund tani - Pablo Picaso
Tomas Xheferson, do të mbijet... - Xhon Adams
Tani vjen misteri - Henri Vard Biçer, 8Mars, 1887
Unë po vdes, apo jam duke vdekur, kush nga këto shprehje përdoret ? - Domenik Buher, gjuhetar francez.
Nuk ndjehen mirë - Luter Burbank
Lamtumirë të gjithëve - Hart Kren, poet që u vetvra duke u hedhur nga një anije.
Tregoja kokën time njerëzve. Do jetë më e rëndë nëse e shohin. - Xhorxh Danton, ekzekutuesit të tij.
Mjegulla po shtohet. - Emili Dikinson.
Ushqimi ishte i mrekullueshëm. - Millard Fillmore
I thuaj asaj të presë vetëm pak, pothuajse u krye. Karl Frederik Gaus, gruas së tij.
Më shumë dritë - Gëte
Zoti do të më falë, kjo është detyra e tij. Henrik Hein
Dhe tani, në përputhje me kanalin 40 që ju jep përherë e para lajmet e përgjakshme, me ngjyra reale, do të shikoni një rast të ri, një vetëvrasje. - Kris Hubok, vrau veten me armë gjatë një transmetimi.
Kjo është e katërta ? - Tomas Xheferson
Kaq ishte dhe jeta. - Ned Keli, përpara se të vetvarej në burg.
Jepi, dil jashtë. Fjalët e fundit para vdekjes janë për njerëzit që gjatë jetës nuk kanë thënë mjaftueshëm. - Karl Maks, zonjës së tij.
Pse nuk më veshët xhaketë antiplumb ? - Xhejms Rodxhes, përpara pushkatimit.
As një elefant nuk mund ta qëllonin dot nga kjo distancë. - Xhon Seduik, gjeneral 1864
Krito, më detyrohet një gatim borxh Asklepsi, do takujtosh ti për të më kthyer borxhin. - Sokrati
Cila është përgjigja ? Në këtë rast, cila është pyetja ? - Gertryd Stein
Mos e lejo të mbyllet kështu. Thuaj atyre, që të thonë sikur unë thashë diçka... - Panço Vila
Shokë duartrokisni, komedia mbaroi. - Bethoven.
Jam akoma gjallë ? - Daniel Uebster
Largohu, jam shkëlqyer. - H. G. Uells
Mos u mërzit, nuk është e karikuar. - Terri Keth, muzikant rroku, 23 janar 1978, vetvrarë nga loja e rulotës ruse.
Gonxhe trëndafili. - Orson Uells, aktor
A je e shëmtuar ? - Xhulio Çezar
Shoh dritë të zezë. - Viktor Hygo
Kam fyer njerëzimin, sepse puna ime nuk ka qenë e cilësisë së duhur. - Leonardo Da Vinçi
Kam patur 18 shishe uiski të pastra, mendoj se është rekord. - Dilan Tomas
Nuk kam fare frikë të vdes...! - Çarls Darvin (1809-1882)
E di shumë mirë që ke ardhur për të më vrarë, gjuaj frikacake. Je e vetmja që do vrasësh një burrë të vërtetë. - Ernesto Çe Guevara
Nesër, nuk do të jem më këtu. - Nostradamus (1503-1566)
Mos qaj për mua Argjentinë. - Eva Peron, Zonja e parë Argjentinase.
Ah, shumë mirë, dhe unë që supozoja se do të vdisja pas thënieve të mia... - Oskar Uald
Fikrro- 484
Re: Fjalët e fundit, para vdekjes
Si gjithmone ma harroni Aleksandrin e Madh(dashurine time:),por po e kujtoj une...Aleksandri i Madh,kur e pyeten para se te vdiste se kujt do ia linte Perandorine,ai tha:"me te fortit".Keto ishin fjalet e tij te fundit,por Aleksandri i Madh,me kete kerkonte te thoshte,se asnje nuk do ta trashegonte,sepse asnje nuk kishte Gjenialitetin e Tij,qe te mbante ne kembe nje Perandori te atille,sepse te gjithe ata qe ai la pas,ishin nje grumbull grabitqaresh!
Oktavian Augusti,para se te vdiste tha: "a e luajta bukur komedine e quajtur jete? Duartrokisni ju lutem!"
Me pelqeyen shume fjalet e fundit te Getes,kuptohet se nje njeri gjenial dhe mason i devotshem si ai, ato do ishin fjalet e fundit,mbi Driten!
Sa i perket fjaleve te fundit te Oskar Wilde,ne fakt jam une ajo qe "vdes" pas thenieve te tij.
Mua me lindi nje ide,mendoj se diskutimi do te behej me interesant,nese ne anetaret ne forum,te rrefenim se cilat do ishin,fjalet e fundit qe do kishim dashur te themi,para se te vdesim.
He,kush po e merr hapin i pari:)?

Edituar për herë të fundit nga yasmin në 17.01.11 21:20, edituar 1 herë gjithsej
yasmin- 159
Re: Fjalët e fundit, para vdekjes
Ah,se pashe qe paskam harruar ta permend Sokratin tim te dashur,si duket ma mori mendjen Aleksandri i Madh...
Tani, mund te jete edhe ajo qe thote Fikrro,mbi fjalet e fundit te Sokratit,por une kam lexuar edhe kete;para se ta vrisnin Sokratin,gruaja e tij i thote : "po te denojne padrejtesisht",Sokrati ia kthen: "pse, mos prite ti te me denonin me drejtesi??!!!"
Tani, mund te jete edhe ajo qe thote Fikrro,mbi fjalet e fundit te Sokratit,por une kam lexuar edhe kete;para se ta vrisnin Sokratin,gruaja e tij i thote : "po te denojne padrejtesisht",Sokrati ia kthen: "pse, mos prite ti te me denonin me drejtesi??!!!"
yasmin- 159
Re: Fjalët e fundit, para vdekjes
Personalisht do te thoja:Qdo gje ështe kaluese ne kete jete.
Xhemajl- 187
Re: Fjalët e fundit, para vdekjes
Fjalet e fundit para vdekjes te Bob Marleyit drejtuar djalit te tij Ziggyt :
" Paraja nuk mund te blej jeten ".
" Paraja nuk mund te blej jeten ".
2 Pac- 3
Re: Fjalët e fundit, para vdekjes
Perpara se te gjej pergjigjen qe kqm deshire te jap, po tregoj diçka tjeter:
Nje Avatar ne Arabine e shek VII-te ka thene: "... kur nje njeri vdes, njerezit e tjere pyesin se- ç'beri e ç'vepra la pas. Engjejt pyesin: Çfare solli me vete?"

Idlir- 71
Re: Fjalët e fundit, para vdekjes
Pendimet në momentet e fundit të jetës
Pak njerëzve iu pëlqen të pajtohen me faktin që do të vdesin madje edhe më pak e imagjinojnë se ata mund të përballen me pendimin kur do të jetë shumë vonë.
Një ish-infermiere ka ndarë përvojat e saj se për çfarë saktësisht njerëzit e sëmurë pendohen më shumë.
Bronnie Ware, një infermiere e kujdesit qetësues ndaj njerëzve që jetojnë javët e fundit të jetës, thotë se është befasuese se sa shumë ngjasojnë pendimet e pacientëve të saj.
Ndoshta pendime e tyre kanë të bëjnë me gjërat më të thjeshta në jetë, siç janë komunikimi me miq dhe të jesh vetvetja, të cilat shumica e njerëzve kanë pasur dëshirë që t’i posedojnë.
Gjithashtu Ware ka zbuluar se njerëzit pendohen që kanë punuar shumë, derisa shumë të tjerë dëshirojnë që të kishin guximin t’i shprehin ndjenjat e tyre më shpesh.
E inspiruar nga ajo se çfarë zbuloi, zonjusha Ware shkroi një libër rreth përvojave të saj
të titulluar “The Top Five Regrets Of The Dying: A Life Transformed By The Dearly Departing”.
“Pacientët e mi ishin ata te cilët momentet e fundit të jetës së tyre donin t’i kalonin në shtëpi. Njerëzit përfitojnë shumë kur ata përballen me vdekjen e tyre dhe disa ndryshime ishin të jashtëzakonshme. Secili prej tyre ka ndier emocione të ndryshme, ashtu siç është menduar: përgënjeshtrime, frikë, zemërim, pendim dhe më shumë mohime ndaj shprehjes së pëlqimeve.
Çdo pacient ndjeu paqe në vetvete para se të ndërronte jetë. Kur u pyetën nëse ndjeheshin të penduar për ndonjë gjë që kishin bërë apo që do ta bënin ndryshe, përsëri përmendeshin temat e njëjta”, tha infermierja Bronnie Ware.
Ajo i përmendi pesë pendimet më të zakonshme të të moshuarve:
- “Do të dëshiroja të kisha guximin të jetoja një jetë i drejtë me vetveten dhe jo një jetë që të tjerët e mendonin për mua”
- “Do të doja të mos kisha punuar aq shumë”
- “Do të dëshiroja të kisha guximin t’i shprehja ndjenjat e mia”
- “Do të dëshiroja të komunikoja me miqtë e mi”
- “Do të dëshiroja të kisha lejuar vetveten të isha më i lumtur”.

Siroco- Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.
201
Re: Fjalët e fundit, para vdekjes
Çfarë thanë njerëzit e mëdhenj, para se të jepnin shpirt?!
Shumë prej njerëzve të mëdhenj, në prag të vdekjes kanë dhënë mendime qesharake, e disa të thella. Ju sjellim në vazhdim disa nga thëniet e tilla, që nuk harrohen kurrë.
Jim Harkins, aktor amerikan: "Dua të vdes i qetë në gjumë, ashtu si gjyshi im, e jo duke bërtitur si udhëtarët në autobusin e tij”!
Spike Milligan, komedian britanik: "Shumë qartë ju thash se jam i sëmur”!
Humphrey Bogart, aktor amerikan: “Nuk është dashur të kalojë nga uiski në martini”!
Andrew Bredford, botues amerikan: “Zot, më fal për gabimet e shtypit”!
Dominique Buur, gramatikan francez: "Tani unë jam duke shkuar për të vdekur, ose do të vdes, dhe që të dyja gjuhësisht janë në rregull”!
Hunter Thompson, shkrimtar amerikan: “Relaksohu, kjo nuk dhemb”!
Bob Hope, komedian amerikan: "Më bafaso”!
Groucho Marx, komedian amerikane: “Kështu nuk jetohet”!
John Sedgwick, gjeneral amerikan gjatë Luftës Civile: “Nga kjo distancë nuk mund ta godisni një elefant”!
Edward Paul Abbey, shkrimtar amerikan: “Pa koment”!
Pjetri i Madh, sundimtar rus: “Jepini krejt...” (fjalia e tij nuk ka mbaruar, ndaj është enigmatike)!
John Quincy Adams, president amerikan: “Krejt kjo është nga dheu! Jam i kënaqur”!
Hector Hugh Munro, oficer britanik: “Ndale atë dreq cigare” (nga frika se armiku gjerman në Luftës së Dytë Botërore do t’i vërejë nga tymi)!
James Brown, këngëtar amerikan: “Po iki sonte”!
Nostradamusi, parashikues francez: “Nesër nuk do të jem”!
Sid Vicious, lideri i grupit Sex Pistols: “Kisha pakt me vdekjen. Dua ta përmbushi pjesën time të marrëveshjes. Dua të më varrosni pranë të dashurës. Më varrosni me xhaketën e lëkurës dhe me xhinse. Lamtumirë” (E dashura e tij ishte Nancy Spungen, për vrasjen e së cilës ishte akuzuar. Meqë ajo ishte çifute, ata nuk mund të ishin në të një njëjtën varrezë)!
Salvador Allende (para se ta vriste veten me plumb në kokë, gjatë puçit ushtarak): “Këto janë fjalët e mia të fundit dhe jam i sigurt se sakrifica ime nuk do të jetë e kotë. Jam i sigurt se të paktën do të jetë një mësim moral që do të dënojë krimin, dobësinë dhe tradhtinë”!
Napoleon Bonaparte, sundimtar francez: “Po vdes para kohës sime, ndërsa trupi do t’i kthehet tokës. Ky është fati i atij që e kanë quajtur Napoleoni i Madh. Çfarë humnere shtrihet mes mjerimit tim të tashëm dhe mbretërisë së përjetshme të Krishtit”!
Alfred Hitchcock, regjisor anglez: “Njeriu kurrë nuk e di fundin. Njeriu duhet të vdes që të shoh se çka ndodhë pas vdekjes, ndonëse katolikët i kanë disa shpresa të tyre”!
Anton Szandor LaVey, autor i Biblës satanike: “Oh, oh, çka kam bërë, diçka nuk është në rregull, nuk është në rregull”!
Thomas Hobbes, filozof anglez: “Do ta them përsëri, se po ta kisha botën në disponim do ta jepja vetëm që të jetoja edhe një ditë. Sepse, tash po e bëj hapin në errësirë”!
Salvador Dali, piktor katallan: “Nuk besoj në vdekjen time”!
Pierre-Simon Laplace, astronom francez: “Ajo që dimë nuk është shumë. Ajo që nuk dimë është e madhe”!
Henry Ward Beecher, klerik amerikan: “Tash po vjen misteri”!

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Fjalët e fundit, para vdekjes
Para se te vdiste kishte brerje ndërgjegjeje dhe dhembje shpirtërore
Shpikësi i Kallashnikov i kishte shkruar kreut të Kishës Ortodokse Ruse para se të vdiste duke shprehur frikën se ai ishte personalisht përgjegjës për njerëzit e vrarë.
Shpikësi i automatikut Kallashnikov i ka shkruar një letër kreut të Kishës Ortodokse Ruse para se të vdiste, ku i shprehte frikën se ai ishte personalisht përgjegjës për njerëzit që vrau shpikja e tij.
Mikhail Kallashnikov, i cili u nda nga jeta ne muajin dhjetro 2013 në moshën 94-vjeçare, shkroi një letër të gjatë emocionale për patriarkun Kirol në maj 2012, bënë të ditur zyrtarë të kishës. Ai tha se vuante nga “dhembje shpirtërore” mbi vdekjet e panumërta të shkaktuara nga automatiku që mban emrin e tij.
Më herët, publikisht ai refuzoi të pranojë përgjegjësi, duke thënë se është në dorë të politikanëve shpërndarja e armës dhe jo në dorë të tij. Por në letrën që u publikua në gazetën pranë Kremlinit, “Izvestia”, ai shkroi: “Dhembja ime shpirtërore është e papërballueshme. Unë vazhdimisht kam pyetjen e pazgjidhur: nëse pushka ime mori jetët e aq shumë njerëz, atëherë a mundem unë… një kristian dhe besimtar ortodoks, të jem përgjegjës për vdekjet e tyre?” pyeti ai.
“Sa më gjatë jetoj”, vijoi ai, “aq më shumë shtohet pyetja në trurin tim dhe unë vras mendjen se pse Zoti lejoi një njeri të ketë dëshira kaq djallëzore, zili, babëzi dhe agresion”.
Letra është firmosur nga shpikësi si “një skllav i Zotit, dizajnuesi Mikhail Kallashnikov”.
Kallashnikovi, ose AK-47, është një nga armët më të përdorura në botë. Ajo është e thjeshtë në përdorim, e lirë për t’u prodhuar, si dhe shumë e qëndrueshme. Mendohet se më shumë se 100 milionë kallashnikovë janë shitur në të gjithë botën. Kallashnikovi thotë se ishte përgjegjësia e politikanëve që vendosën ta shesin armën e tij në të gjithë botën. Por krenaria për shpikjen e tij u kthye në trishtim kur pa se ajo përdorej nga kriminelët dhe ushtarët fëmijë.
“Është e dhimbshme për mua të shoh që elementë kriminalë të të gjitha llojeve hapin zjarr me armën time”, tha Kallashnikov më 2008-n. Ai shtoi te letra për patriarkun Kirill, se ka shkuar në kishë për herë të parë në moshën 91-vjeçare dhe se është pagëzuar më vonë.
Është e paqartë se sa prej letrës është shkruar nga vetë autori. Vajza e tij tha për median se priftërinjtë e ndihmuan atë për ta shkruar. Sekretari i shtypit për kishën e Rusisë tha se udhëheqësi fetar i ka dhënë përgjigje letrës.
“Kisha ka një pozicion të mirëpërcaktuar: kur armët shërbejnë për të mbrojtur atdheun, kisha mbështet krijuesit dhe ushtarët që e përdorin atë”, thuhet në përgjigje. “Ai e krijoi këtë armë për të mbrojtur vendin, jo që ajo të përdoret nga terroristët në Arabinë Saudite.”
Kallashnikov mori nderime të shumta nga shteti i Rusisë, por realizoi shumë pak fitime nga arma e tij.

Amaneti i el-Gazaliut
(Nga Ahmedi vëllau i El-Gazalit)
Të hënën me 18 dhjetorë 1111 vëllau im Gazali u zgjua herët para agimit. Si gjithnjë e fali namazin e sabahut, dhe përgaditi vetën për të ndërruar jetë. Ai më tha të ia sjell qefinin, dhe unë ia solla. Ai e puthi atë, shtriu vetën në të dhe duke thënë: O Zot, të dorëzohem me vullnet” ndërroi jetë.
TESTAMENTI i FUNDIT i EL-GAZALIT
Ta keni të ditur se të dashurit e Përendisë (evliatë, të shenjtit),
nuk kanë frikë e as kurrfarë brengosje? (Kur'an 10:62)
Nën jastëkun e Gazalit, aty ku kishte ndërruar jetë, vëllau i tij Ahmedi i gjenë vargjet e fundit të shkruara nga Gazali me siguri gjatë natës, ku kishte thënë:
“Thuaj shokëve të mi, kur të më shikojnë mua, të vdekur
Duke qarë dhe vajtuar me pikëllim për mua
Mos besoni që ky trup që po e shikoni jam unë
Në emër të Perëndisë, ju them, nuk jam unë,
Unë jam një shpirtë, dhe ky trup nuk është asgjë më shumë se mish
Ishte banimi im dhe rrobat e mija për një kohë
Unë jam një thesarë, që hajmalia e mbante të fshehur,
I formuar nga pluhuri, që më shërbeu si një altar
Unë jam një margaritarë, që la guaskën të braktisur,
Unë jam një zog, dhe ky trup ishte kafazi im
Prej nga kam shkuar unë tani dhe është lënë vetëm shenjë
Falenderimi i takon Zotit, që tani më liroi
Dhe e përgaditi vendin tim për mua në parajsën më të lartë,
Deri sot isha i vdekur, edhe pse i gjallë në mesin tuaj
Tani jetoj me të vërtetën, me varrin – rrobat e hedhura
Sot bisedojë me të shenjtët lartë
Pa perde në mes, E shoh Zotin ball për ball
Shikojë në “Loh – I – Mahfuz” dhe atje lexojë
Të kaluarën, të tanishmën, dhe të ardhshmen.
Ma leni shtëpine të bie në gërmadha, lëshojeni kafazin tim në tokë
Hidheni hajmalinë, nuk është shenjë më tutje
Ma leni anash mantelin, ishte vetëm rroba ime e jashtme.
Vendosni të gjitha në varrë, leni që të harrohen,
Unë kalova në rrugën time dhe ju keni mbetur prapa
Vendbanimi juaj nuk ishte më një vendqëndrim për mua
Mos mendoni se vdekja është vdekje, JO, është JETË,
Një jetë që tejkalon, çdo gje që ne vetëm mund të ëndrrojmë.
Derisa në këtë botë, ne na është lejuar gjumi
Vdekja është një gjumë, një gjumë që do të zgjatet
Mos u frikësoni kur vdekja u është afruar
Është vetëm një udhëtim për këtë shtëpi të bekuar
Kujtoni mëshirën dhe dashurinë e Zotit
Falënderojeni për mëshirën e Tij, dhe ejani pa frikë
Çka jam unë tani, edhe ju do të jeni
Sepse e di se ju jeni ashtu si jam edhe unë
Shpirtërat e gjithë njerëzve burojnë nga Zoti
Trupat e të gjithëve janë përbërë nga
njëllojë
E mira dhe e keqja, gjithashtu ishte e jona
Ua solla tani një mesazh gëzimi
Paqja dhe kënaqësia e Zotit qoftë gjithmonë me ju.
Al-Gazhali, The Alchemist of Happiness, Film by Ovidio Salazar, 2006 (Program Dokumentar)

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Re: Fjalët e fundit, para vdekjes
Filozofi i madh gjerman Immanuel Kant vdiq me 12 shkurt 1804 duke mermeritur “Es ist gut” “kjo eshte mire” .
Siroco- Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.
201
Re: Fjalët e fundit, para vdekjes
Shkrimtarë të njohur të botës së letrave para vdekjes së tyre kanë thënë fjalët e fundit: prekëse, mesazhe, himne, fatkeqësi, zhgënjim… ajo çfarë jeta dhe bota e tyre e brendshme shpirtërore ka grumbulluar për t’u shprehur në frymën e fundit
Shkrimtarë të njohur të botës së letrave para vdekjes së tyre kanë thënë fjalët e fundit: prekëse, mesazhe, himne, fatkeqësi, zhgënjim… ajo çfarë jeta dhe bota e tyre e brendshme shpirtërore ka grumbulluar për t’u shprehur në frymën e fundit. Ja disa prej tyre:
1. Anton Çehov, në shtratin e vdekjes, kërkoi morfinë dhe shampanjë. “Ka kaluar shumë kohë qëkur kam pirë shampanjë për herë të fundit”, – ishin fjalët e fundit që tha.
2. “Tani, miku im, nuk është koha e përshtatshme për të bërë armiq”, – ishin këto fjalët e fundit të Volterit, thënë priftit që i kërkoi të hiqte dorë nga Satanai.
3. Franz Kafka: “Më vrit, ndryshe je vrasës!” Fjalët e fundit të Kafkës i drejtoheshin mjekut të tij, i cili nuk donte t’i bënte një mbidozë vdekjeprurëse morfine. Kafka vuante nga tuberkulozi dhe nuk mund të fliste ditët e fundit të jetës.
4. Aldous Huxley, autori i librit të mirënjohur “Më e mira e botëve”, para se të vdiste, i kërkoi së shoqes t’i jepte një dozë LSD – një lloj droge e njohur për efektet psikologjike – në mënyrë që të ikte nga kjo botë në gjendjen mendore që dëshironte vetë.
5. Fjalët e fundit të Gëtes ishin: “Më shumë dritë!” Natën para se të vdiste, shkrimtari i njohur gjerman kishte diskutuar me nusen e djalit për fenomenin optik.
6. Jane Austen, e pyetur nga e motra se çfarë dëshironte pak para fundit, Austen tha: “Nuk dua asgjë përveçse të vdes”.
7. J. M. Barrie: “Nuk mund të fle!”
Para se të vdiste, Barrie i dha spitalit të Londrës të drejtat e kryeveprës së tij, “Piter Pan”. Ky spital vazhdon edhe sot e kësaj ditë të përfitojë nga trashëgimia.
8. Hunter S. Thompson, para se të vriste veten, shkroi në letër: “Qetësohu, nuk do të dhembë!”
9. “Zot, ndihmoje shpirtin tim të shkretë!”, – ishin fjalët e fundit të Edgar Allan Poe. Vdekja e tij ishte e mistershme dhe ende nuk ka të dhëna se çfarë i ndodhi në ditët e fundit të jetës.
10.Lev Tolstoi në fund të jetës e braktisi shtëpinë dhe u mundua të jetonte mes njerëzve. Fjalët e fundit para se të ndërronte jetë: “Dua shumë gjëra, i dua të gjithë njerëzit”.
11. Emily Dickinson: “Duhet të shkoj, mjegulla po shtohet”, – ishin fjalët e fundit të saj, që kishte zënë shtratin për 7 muaj para se të ndërronte jetë.
12. Eugene O’Neill: “E dija! I lindur në një dhomë hoteli dhe si për dreq po vdes në një dhomë hoteli”. O’Neill vdiq nga pneumonia, pasi kishte vuajtur edhe nga Parkinsoni, çka e kishte bërë të paaftë për të shkruar për vite të tërë.
Equinox- 207
Re: Fjalët e fundit, para vdekjes
Keto nuk jane fjalet e fundit para vdekjes, por jane fjale qe kane vlere te madhe dhe qe duhet te reflekohen me heret para se te jemi perballe vdekjes.
" Kam kuptuar se ka prioritete në jetë. Që njerëzit që takon nuk janë domosdoshmërisht miqtë tuaj.
Kam kuptuar se në jetë, ju nuk merrni gjithmonë atë që ju dëshironi.
Kam kuptuar se jemi asgjë në Tokë. Brenda një sekondi, çdo gjë mund të bie, asgjë nuk jepet për gjithmonë.
E kam kuptuar se nuk duhet të jesh me pretendime dhe as i paaftë.
Kam kuptuar se të lëndosh njerëzit nuk ishte e mirë. Dhe keqardhjet nuk janë më të dobishme kur vdekja arrin te ju. Çdo sekondë na mirret neve nga kredia e jetës sonë.
Kam kuptuar se pa durim, kurajo dhe vendosmëri, nuk arrijmë asgjë.
Nuk duhet të jemi krenar me paraqitjen dhe as me madhështinë. Sepse kam kuptuar se gjëja më e rëndësishme është ajo që ke në zemër. "
Charlie Chaplin
" Kam kuptuar se ka prioritete në jetë. Që njerëzit që takon nuk janë domosdoshmërisht miqtë tuaj.
Kam kuptuar se në jetë, ju nuk merrni gjithmonë atë që ju dëshironi.
Kam kuptuar se jemi asgjë në Tokë. Brenda një sekondi, çdo gjë mund të bie, asgjë nuk jepet për gjithmonë.
E kam kuptuar se nuk duhet të jesh me pretendime dhe as i paaftë.
Kam kuptuar se të lëndosh njerëzit nuk ishte e mirë. Dhe keqardhjet nuk janë më të dobishme kur vdekja arrin te ju. Çdo sekondë na mirret neve nga kredia e jetës sonë.
Kam kuptuar se pa durim, kurajo dhe vendosmëri, nuk arrijmë asgjë.
Nuk duhet të jemi krenar me paraqitjen dhe as me madhështinë. Sepse kam kuptuar se gjëja më e rëndësishme është ajo që ke në zemër. "
Charlie Chaplin
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Fjalët e fundit, para vdekjes
Fjalet e fundit qe kan then njerez te ndryshem,per mua kan nje mesim te madh...bej ate qe ke deshir te bsh,dhe mos bej ate qe sduhet te besh..
syri i art- Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...
100
Re: Fjalët e fundit, para vdekjes
Çfarë thonë të dënuarit me vdekje pak para se të ekzekutohen?
Me qëllim që të kuptohet kjo gjë, në Teksas të SHBA’ve janë incizuar fjalët që i thanë disa nga ta pak para se të ekzekutohen me injeksion vdekjeprurës.
Sivjet në Teksas janë ekzekutuar nëntë të burgosur. Televizioni amerikan ABC News ka publikuar fjalët e tyre të fundit, të cilat janë incizuar nga policia në Teksas. Në vazhdim Express sjell ato që i thanë këta nëntë të burgosur para se të ekzekutoheshin.
48-vjeçari Clive Foster është dënuar për shkak se bashkëbanuesit të tij i ndihmoi gjatë vrasjes së një femre, e pastaj edhe për fshehjen e trupit të saj në një pyll. Deri në fund deklaroi se ishte i pafajshëm. Është ekzekutuar më 25 shtator të këtij viti.
"Kur të mbylli sytë, do të jem me babain tim. Zoti është gjithçka, ai është vetë jeta ime. Sonte do të jem me të”, tha Foster pak para vdekjes, e pastaj u kthye nga familjarët e viktimës, dhe iu tha: "Nuk e di si do të ndjeheni sonte. Do të lutem që të takohemi në parajsë”.
40-vjeçari Wayne Harris, u dënua për shkak të vrasjes së pesë njerëzve. Në vitin 2002 ai kishte shtënë me armë drejt një autolarjeje, nga e cila tre ditë më herët ishte larguar nga puna. Është ekzekutuar më 20 shtator.
"Dua t’ju them se ju dua. Po shkoj në shtëpi. Do të jem mirë atje, mos u brengosni. Ju dua të gjithëve. Zoti i bekoftë renxherët e Teksasit”, tha ai para se t’i jepej injeksioni vdekjeprurës.
pas një grindjeje, 54-vjeçari Marvin Lee Wilson vrau 21-vjeçarin Jerry.
"Jam i gatshëm. Bohannon, Peg dhe Kim, ju dua shumë. Djali i babit, bën diçka gjatë jetës tënde, dhe jeto mirë. Përqafoje nënën tënde, dhe i thuaj që e dua. Të gjithë e dini që unë këtu erdha si fajtor, e prej këtu po dal si i shenjtë. Jezus, më ço në shtëpi. Zot, më ço në shtëpi. Ende nuk paskam shkuar. Kjo sigurisht është një mrekulli. Unë jam një mrekulli. Të dua Rich. Mos qaj biri im, mos qaj. Ju dua të gjithëve. Jam gati”, tha Wilson, i cili u ekzekutua në gusht.
33-vjeçari Yokamon L. Hearn, bashkë me tre shokë të tij, në vitin 1998 kishte plaçkitur një 26-vjeçar, të cilin pastaj e kishte rrëmbyer, dhe mbi të cilin kishte shtënë 12 herë – në kokë dhe në trup.
"Dëshiroj t’i porosis familjarët e mi se i dua të gjithë, dhe se ju dëshiroj fat. Jam i gatshëm”, ishin fjalët e fundit të Heran. Ai u ekzekutua në korrik.
29-vjeçari Beunka Adams kishte vrarë një shitës në dyqanin ku kishte hyrë të vidhte, dhe pas kësaj ishte përpjekur t’i rrëmbente dy femra.
"Fillimisht, dëshiroj t’i them nënës time të mos qaj. Nuk ka arsye për lot, sepse të gjithë vdesin. Të gjithëve iu vjen koha për këtë, andaj mos u mërzit për mua. Unë jam i fortë. Familjes sime: babit i vjen shumë keq. Ju dua të gjithëve. Jam krenar për të gjithë ju. Vërtet ju dua shumë”, ishin fjalët e fundit të Adams, i cili u ekzekutua në muajin prill të këtij viti.
47-vjeçari Jesse Joe Hernandez kishte vrarë foshnjën e tij 11-muajshe. Foshnjën dhe vajzën e tij më të madhe i kishte qëlluar me një bateri në kohën sa po i ruante.
"I thoni djalit tim se e dua shumë. Zoti ju bekoftë të gjithëve. Do të vazhdoj të eci me Zotin. Po ndjej se injeksioni ka filluar të reagojë. Nuk qenka aq keq”, tha Hernandez, i cili u ekzekutua në muajin mars.
Keith Steven Thurmond kishte vrarë ish-gruan e tij, bashkë me të dashurin e saj.
“Krejt çka dua të them është se jam i pafajshëm. Nuk e kam vrarë gruan time. Ju betohem në Zot se nuk e kam vrarë. Ngutuni pak, përfundojeni të gjithën. Po e ndjej injeksionin”, tha Thurmond. Ai u ekzekutua në fillim të këtij viti.
41-vjeçari George Rivas kishte vrarë një zyrtare policore, derisa ajo po mundohej ta parandalonte gjatë një vjedhjeje.
"Jam i gatshëm. Por, së pari do të doja t’i kërkoj falje familjes së zyrtares policore, jo për shkak që tani jam këtu, por për shkak që më në fund do të përfundoj gjithçka. Besoj që e keni merituar të përjetoni një përfundim të tillë. Gruas time, Cheri: të falënderoj shumë për shkak se ishte pjesë e jetës sime. Të dua tepër shumë. E falënderoj motrën time, miken, djalin, dhe gjithë familjen. Ju dua të gjithëve. Ju falënderoj për gjithçka në jetë. Gruas time: ruaje veten, do të të pres. Të dua. Jam i gatshëm të shkoj”, tha Rivas, i cili u ekzekutua në muajin shkurt.
38-vjeçari Rodrigo Hernandez ishte i burgosuri i parë i ekzekutuar në Teksas në vitin 2012. Ai kishte rrëmbyer një grua që kishte takuar në një vend-parkim, të cilën pastaj e kishte dhunuar dhe në fund e kishte vrarë.
"Jam i gatshëm. Dua t’ju them të gjithëve se ju dua. Ngritni kokat lartë Ne të gjithë jemi një familje, jemi njerëz të Zotit të gjithmadhërishëm. Jam i gatshëm”, tha Hernandez.

Pse njerezit,kur ju vjen fundi,nga denimi me vdekje ose para vdekjes,behen real...pse ndryshojn vetem ne ato qaste kur ska shpres me per jet...?
syri i art- Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...
100
Re: Fjalët e fundit, para vdekjes
Fjalët e fundit të shkrimtarëve shqiptarë para vdekjes
Shkrimtarë të njohur të botës së letrave para vdekjes së tyre kanë thënë fjalët e fundit: prekëse, mesazhe, himne, fatkeqësi, zhgënjim… ajo çfarë jeta dhe bota e tyre e brendshme shpirtërore ka grumbulluar për t’u shprehur në frymën e fundit.
Gjergj Fishta
23 tetor 1871- 30 dhjetor 1940
Shkrimtari i madh shqiptar i “Lahutës së Malcisë” vdiq më 30 dhjetor të vitit 1940 në spitalin civil të Shkodrës. Revista “MAPO” botoi para disa vitesh detaje të rëndësishme të ditëve të fundit të jetës së tij. Në studimin e Fr. Agustin Gemelli, shkruhet: “At Gjergj Fishta, pak para se të ndahej nga kjo jetë, pasi u la porosi rinisë françeskane të provincës shqiptare, e mbyllte testamentin e tij me këto fjalë: “Po vdes i kënaqur, sepse kam punuar për fe, për Atdhe e për provincën tonë”. Ndërkohë, sipas At Viktor Volajt, bashkëpunëtor i afërt i poetit, Gjergj Fishta para se të vdiste kishte përmendur nevojën për rishikimin e “Lahutës së Malcisë” dhe kishte përsëritur fjalën “i kryqëzuemi” në latinisht. Ai kishte kërkuar t’i pikturonin në murin përballë shtratit të tij skena nga “Gjyqi i fundit”. Edhe Patër Marin Sirdani, filolog e mik i poetit, shkruan në librin e përgatitur nga Benedikt Dema, se Fishta e mbylli testamentin e vetë me këto fjalë: “Po des konden (i kënaqur) përse kam punue për Fe, Atdhe e për Provincën tonë”. Ndërkohë Lasgush Poradeci shkruante se mesazhi i fundit i poetit Gjergj Fishta janë fjalët e tij thënë një françeskani që i qëndronte te koka në çastet e fundit. “Po vdes. Ju tash keni me mendue për salikim, por edhe kombi ka të drejtë për rreth meje”. Ndërsa italiani Enriko Grasi, që e kishte njohur nga afër poetin, duke folur për popullaritetin e tij në të gjitha shtresat e popullsisë, pohon se prej një të riu shkodran kishte dëgjuar se fjalët e fundit të shenjta të Fishtës kishin qenë: “jo për tjetër, por, sepse po lë armikun mbi truallin shqiptar, mua më vjen keq që më duhet të vdes”.
Faik Konica
15 mars, 1875- 15 dhjetor 1942
Për shqiptarin më të veçantë në historinë tonë, edhe vdekja ashtu duhet të ishte. Nuk e prishi rregullin Faik Konica në momentet e fundit të jetës së vetë. Është e shkruar nga studiuesi i njohur i tij, Nasho Jorgaqi, që një ditë më parë se t’i ndahej shpirti nga trupi, Konicës iu dogj kafeja në dhomën e tij. Dhoma iu mbush me tym dhe u deshën ca minuta të mira të vendosej normaliteti. Nuk më duket shenjë e mirë kjo, mësohet t’i ketë thënë Nolit. Por çudia nuk mbaroi këtu. Hëngri drekë të rëndë, një bërxollë shumë të madhe dhe kur mbaroi tha: Nuk do ha mish për tri ditë. Por në mbrëmje ai vdiq nga një atak në zemër. Megjithatë historia e fjalëve të fundit apo testamentit që ka lënë Konica nuk mbaron këtu. Deri më sot ekzistojnë dokumente dhe dëshmi që Konica të ketë lënë një testament, sipas të cilit nuk do ta treste dheu nëse nuk do ta varrosnin në atdhe. Këtë e ka përforcuar Fan Noli, i cili në disa letra dërguar Enver Hoxhës i ankohej se Faikun e kishte në “dollap”, domethënë në morg, dhe shteti shqiptar duhet të financonte varrimin në atdhe. Por Enveri e kishte shpallur armik me kohë Konicën dhe nuk e bëri këtë. Mbështetur në këtë dëshmi, në vitin 1995, eshtrat e Konicës rivarrosen në Shqipëri në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës. Mendohet se testamenti i është lënë Sejfulla Malëshovës dhe kjo është përmendur, por për hir të vërtetës, testamenti origjinal i tij nuk është botuar asnjëherë.
Fan Noli
6 janar 1882 -13 mars 1965
Një nga figurat më të mëdha të historisë së Shqipërisë, Fan Noli u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare në Fort Lauderdale, Florida, larg vendit të cilit i kushtoi jetën e tij. Më 13 mars të vitit 1965, në ditën e fundit të jetës, Noli kishte në dorë një libër me poezi të poetit francez, Alfred Devinji (Afred de Vigny) dhe po lexonte poemën “Vdekja e ujkut”. Sipas studiuesit dhe shkrimtarit Nasho Jorgaqi, Noli dha frymë në kopshtin e shtëpisë ku po lexonte poemën. Libri i Devinjit i kishte rënë nga dora, dhe ai kishte nënvizuar këto vargje:
“Rënkimi, vaji dhe lutjet janë të gjitha dobësi!
Detyrën bëj si burrë pa u epur kurrsesi
Në rrugën vetë fati që deshi të caktojë
Pastaj si unë, vuaj dhe vdis pa hapur gojë”.
Të gjithë studiuesit që janë marrë me fundin e jetës së Nolit, i mbajnë si testament këto vargje, të cilat nënvizoi Noli. Sipas Nolit, njeriu duhet të përballej në këtë mënyrë me vdekjen. Të vuante, të vdiste pa hapur gojë, gjë të cilën e dëshmoi edhe vetë në fundin e tij.
Lasgush Poradeci
27 dhjetor 1899- 12 nëntor 1987
“Shtërgu i fundit” iku nga kjo jetë në orën 3 pasdite të 12 nëntorit të vitit 1987. Një nga lirikët më të mëdhenj të letërsisë shqiptare, që i dhuroi Shqipërisë “Vallen e yjeve”, “Yllin e Zemrës”, e më tej bëri të flasin shqip “Eugjen Onjegin” i Pushkinit, lirikat e Lermontovit, poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miskieviçit, lirikat e Gëtes dhe poezi të Lanaut, Brehtit, Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj., u la në harresë dhe në mjerim të plotë pas vitit ’44. I diplomuari në Grac të Austrisë, ishte një përkthyes me normë, që po vdiste dalë e nga dalë nga indiferentizmi i shtetit. I ballafaquar çdo ditë me rrezikun e ndonjë internimi të mundshëm që kishte kapur shumë shokë të tij të letrave, ai stërmundohej për gjëra nga më të voglat. Një jetë e vështirë, që e kaloi në shtëpinë e tij me lagështirë, të papërfunduar, në Tiranë, e pjesërisht në shtëpinë e rrënuar të tij në Pogradec, i solli edhe sëmundjen që e çoi drejt vdekjes. “Kostandinë, bijë e babait, trupin tim edhe të vdekur ta shpiesh në Pogradec”, i thotë ai vajzës së tij të dashur që i qëndron tek koka. Pasi heshti pak e pyet: “Po a ke lekë ti, bijë e babkës, të më varrosësh mua atje?”. Këto janë fjalët e fundit të poetit të madh shqiptar që vdiq padrejtësisht si i vogël.
Petro Marko
25 nëntor 1915- dhjetor 1991
“Cila do të ishte fjala e fundit kur do të jepja shpirt? Tani mendoj si i gjallë dhe do të dëshiroja të isha i gjallë deri në çastin e fundit kur të thosha: Jetova kohën si një aktor që nuk e shprehu mirë pjesën e caktuar nga regjisori jetë…”, shkruan në një nga shënimet e tij të pabotuara më parë, gjeniu i Brezit të Humbur. Kjo është fjala e fundit që kishte dëshirë të thoshte ai. Një “Hasta la vista” vetëm prej Petro Markoje. E menduar deri në detaj dhe e trishtë, si subjektet e romaneve të tij. Apo ashtu si jeta e tij, që ishte e vetmja vepër e pashprehur mirë. Dhe kjo, jo për faj të tij. Një nga shkrimtarët më të vuajtur gjatë regjimit diktatorial, i mbylli sytë në dhjetor të vitit 1991, atëherë kur sapo po hapeshin perdet e një Shqipërie të lirë.
Teodor Keko
Shtator 1958 – gusht 2002
Dhe në fjalët e fundit Teodor Keko do bënte letërsi. “Në këtë botë nuk ka njerëz të përjetshëm, por kalimtarë. Është e vështirë ta pranosh vdekjen tënde, por ja që ajo është prezente dhe një ditë vjen, dhe atëherë pavdekësinë, pikërisht atë që lakmojmë, na e dhuron nëse e meritojmë ajo vdekje. Filozofi e komplikuar apo jo!”, këto ishin fjalët që shkrimtari njohur kishte thënë pak kohë para se të vdiste. I lindur më 2 shtator 1958, në një familje të shquar kineastësh, Teodor Keko që i vogël shquhet për humorin e hollë dhe shpirtin e rebeluar, cilësi këto që do të ridimensionoheshin me kalimin e viteve. Në vitin 1979, në moshën 19-vjeçare boton të parat poezi në gazetën letrare “Drita”, përcjellë me mjaft dashuri nga personaliteti i letrave shqipe Fatmir Gjata. Shkrimtari i njohur është shumë aktiv gjatë lëvizjeve demokratike në Shqipëri dhe zgjidhet deputet i Partisë Demokratike për dy mandate rresht. Në vitin 1996, i zhgënjyer largohet përfundimisht nga politika e drejtpërdrejtë dhe vendos të kontribuojë në demokratizimin e jetës si intelektual përmes fjalës në shtypin e shkruar. Pas një sëmundjeje të rëndë Teodor Keko vdes më 20 gusht 2002 nga një sëmundje e rëndë.
Dhimitër Shuteriqi
26 korrik 1915-21 korrik 2003
Shkrimtari i madh Dhimitër Shuteriqi lindi dhe vdiq ditën e hënë. Jetoi në tri periudha mbretërinë, socializmin dhe demokracinë. Ai mbi të gjitha i ka dhënë letërsisë kombëtare duke shkruar dhe historinë e saj. Por edhe më mbresëlënëse janë momentet e fundit të jetës së vetë. Bashkëshortja e tij, Myneveri, tregon se në një moment kur po i rrinin tek koka e gjithë familja, ai u shpreh se “ç’bukuri ish, që aty ishin të gjithë”. Por edhe më kuptimplotë se kjo, ishte ajo që tha shumë më gjerë dhe me brengë. “Ti, Mynever, e di si e kam shkruar historinë e letërsisë, me një brengë për tërë jetën”. Një fjali që nënkupton se shumë poetë dhe shkrimtarë që nuk iu lejuan t’i përmendte në atë libër, do të mbetet një brengë që do ta merrte me vete në varr. Por në të njëjtën kohë edhe një thirrje për letrarët shkrimtarët e historianët për të shkruar një vepër të plotë dhe të saktë të letërsisë. Për të gjitha këto, Dhimitër Shuteriqi punoi tërë jetën. Por nuk arriti që të plotësonte atë që mbante thellë në vete. Megjithatë, ato fjalë jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë mbeten si një këshillë e thënë me zë të ulët në vesh.
Nonda Bulka
(1906-1972)
Chri-Chri i mbylli sytë në orën 20:10 të mbrëmjes së datës 14 nëntor të vitit 1972. Prej kohësh ishte i sëmurë prej kancerit. Ai e dinte se ishte nisur në një rrugë pa kthim, por nuk e lëshonte veten. “Do ta mund demonin”, kujton ish-bashkëshortja e tij, Qefseri, fjalët që përmendte shpesh shkrimtari që prej vitesh kishte pushtuar zemrat e njerëzve. Që atëherë kur Nonda Bulka do të shkruante me nofkën e tij shpotitëse Chri-Chri. Aiështë një ndër shkrimtarët e parë të viteve `30 që me krijimet e tij solli kritikën e protestën e hapur kundër regjimit të Zogut, demaskimin e shoqërisë së prapambetur feudale, një qëndrim të prerë antiklerikal si dhe denoncimin e politikës imperialiste të kohës, motive këto që më pas u trajtuan pothuaj nga të gjithë autorët e rinj të viteve `30 e sidomos nga Migjeni. Megjithatë, sëmundja e rëndë shpeshherë ia ulte moralin. Në një letër dërguar miqve të tij, kur shkon të kurohet në Bukuresht shkruan: “Të dashur shokë, Sterjo, Zisa, Fate! L’inevitable, l’inexorable, l’ineluctable, l’irreparable …erdhi. (E paevitueshmja, e papërthyeshmja, e paluftueshmja, e pariparueshmja..). Po hyj edhe unë në listën e kandidatëve të 50000-ve që i venë pikë librit të jetës, çdo ditë në turmën e miliardave frymorëve që mbërthen globi..”. Me tej, duke e mbyllur letrën thotë: “P.S: Në hyrje të spitalit me shkronja të padukshme, po që duken është shkruar “Voi ch’entrate,Lasciate ogi speranza”
(Ju që hyni, braktisni çdo shpresë) Jo Dante, po K…(Kancer)”.

Vrasësit më mizorë në histori kanë pasur fiksimet e tyre. Fjalët e fundit të tyre, në disa raste tregojnë ndonjë nga arsyet që i çuan të kryenin vrasje.
1.Peter Kurten
Krimi: Vrasje/delikt seksual
Viktima të identifikuara: 9+
Metoda: Therje/çekan
Data e vrasjes së tij: 6 korrik 1931 (në moshën 48-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Gijotina
Fjalët e fundit: “Më thoni. Pasi ma preni kokën, a do të mund të dëgjoj, së paku një moment tingullin e gjakut tim se si rrjedh nga qafa ime? Kjo do të ishte kënaqësi që do të përfundonte të gjitha kënaqësitë”!
2.John Wayne Gacy
Krimi: Vrasje
Viktima të identifikuara: 33
Metoda: Ngufatje/Therje
Data e vrasjes së tij: 10 maj 1994 (në moshën 52-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Injeksion
Fjalët e fundit: “Më puthni në prapanicë”!
3.Aileen Wuornos
Krimi: Vrasje
Viktima të identifikuara: 7
Metoda: Luante prostitutën, plaçkiste dhe vriste me armë
Data e vrasjes së saj: 9 tetor 2002 (në moshën 46-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Injeksion
Fjalët e fundit: “Do të doja të them: notoj me gur e do të kthehem si në Ditën e Pavarësisë, me Jezuin, më 6 korrik, si në film, anije e të gjitha. Do të kthehem”!
4.James French
Viktima të identifikuara: 2 (ka vrarë edhe shokun e qelisë)
Metoda: Vriste motoçiklistin që e merrte kur kërkonte transport
Data e vrasjes së tij: 10 gusht 1966 (në moshën 30-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Karrigia elektrike
Fjalët e fundit: “Çka po mendoni për këtë titull: French fries (patate të skuqura)!
5.Robert Alton Harris
Krimi: Vrasje
Viktima të identifikuara: 2
Metoda: Armë zjarri
Data e vrasjes së tij: 21 prill 1992 (në moshën 39-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Dhoma e gazit
Fjalët e fundit: “Ndoshta je mbret, ndoshta je pastrues rrugësh, por ne të gjithë vallëzojmë me vdekjen”!
6.Thomas J. Grasso
Krimi: Vrasje
Viktima të identifikuara: 2
Metoda: Ngufatje
Data e vrasjes së tij: 20 mars 1995 ( në moshën 32-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Injeksion
Fjalët e fundit: “Nuk i mora shpagesat. Doja shpagesa. Dua që këtë mediat ta dinë”!
7.Manuel Pina Babbit (veteran)
Krimi: Vrasje/plaçkitje/sulme
Viktima të identifikuara: 1
Metoda: E panjohur
Data e vrasjes së tij: 4 maj 1999 (në moshën 50-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Injeksion
Kuriozitet: Gjatë pritjes së ekzekutimit, u dekorua për lëndim në Luftën e Vietnamit
Fjalët e fundit: “Po ua falë të gjithëve”!
8.Barbara Graham
Krimi: Vrasje
Viktima të identifikuara: 1
Metoda: Rrahje me revole/ngufatje
Data e vrasjes së saj: 3 qershor 1955 (në moshën 31-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Dhoma e gazit
Fjalët e fundit: “Njerëzit e mirë janë aq të sigurt se kanë të drejtë”!
9.Edward Kelly
Krimi: Vrasje
Viktima të identifikuara: 6
Metoda: Armë zjarri
Data e vrasjes së tij: 11 nëntor 1880 ( në moshën 25-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Varje
Fjalët e fundit: “E tillë është jeta”!
10.Amelia Dyer
Krimi: Vrasje
Viktima të identifikuara: 6 të lënduar, i përshkruhen mbi 400 (që të gjithë fëmijë)
Metoda: Ngufatje
Data e vrasjes së saj: 10. qershor 1896.
Metoda e vrasjes së saj: Varje
Fjalët e fundit: “S’kam çfarë të them”!
11.William Bonin
Krimi: Vrasje/sodomi/trazira
Viktima të identifikuara: 21-36
Metoda: Ngufatje
Data e vrasjes së tij: 23 shkurt 1996 (në moshën 49-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Injeksion
Fjalët e fundit: “I sugjeroj çdo personi që mendon të bëjë diçka të rënd dhe kundër ligjit, që së pari të shkojë në një vend të qetë dhe të mendojnë mirë”!
12.Peter Manuel
Krimi: Vrasje/dhunime
Viktima të identifikuara: 7-9
Metoda: Armë zjarri
Data e vrasjes së tij: 11 korrik 1958 (në moshën 31-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Varje
Fjalët e fundit: “Ngrini zërin e radios dhe do të shkoj i qetë”!
13.Dr. Marcel Petiot
Krimi: Vrasje/plaçkitje
Viktima të identifikuara: 27 + (hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore)
Metoda: Helmim (u premtonte strehë dhe ikje në liri)
Data e vrasjes së tij: 25 maj 1946 (në moshën 49-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Gijotina
Fjalët e fundit: “Zotërinj, e kam këshillën e fundit: Kthehuni, se kjo nuk do të jetë pamje e njëjtë”!
14.Gary Burris
Krimi: Vrasje/plaçkitje
Viktima të identifikuara: 1
Metoda: Armë zjarri
Data e vrasjes së tij: 20 nëntor 1997 (në moshën 40-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Injeksion
Fjalët e fundit: “Më teleportoni”!
15.Mario Benjamin Murphy
Krimi: Vrasje me pagesë
Viktima të identifikuara: 1
Metoda: Shufër hekuri/Therje
Data e vrasjes së tij: 17 shtator 1997 (në moshën 25-vjeçare)
Metoda e vrasjes së tij: Injeksion
Fjalët e fundit: “Sot është ditë e mirë për të vdekur. Po iu falë të gjithëve. Shpresoj t’iu fali edhe Zoti”!

gjilanasi- 361
Re: Fjalët e fundit, para vdekjes
Këshilla mbresëlënëse nga një 24 vjeçar i cili është në prag të vdekjes
Shumica prej nesh i kalojmë ditët jo duke i jetuar, por thjesht vetëm ekzistojmë si qenie.
Ne kemi kaq shumë gjëra përreth që na bëjnë të lumtur, por prapë se prapë ndihemi bosh brenda vetes. Ne ia lejojmë mendjes tonë që të na mbajë tërë natën zgjuar duke menduar për gjërat që nuk kanë vlerë.
Për ju ndoshta nuk ka fort rëndësi se si iu kalojnë ditët, por kjo këshillë e 24 vjeçarit që po vdes, do t’iu zgjojë nga gjumi.
Kjo është letra e tij:
Unë i kam vetëm 24 vjet dhe e kam zgjedhur kravatën time të fundit. Ajo kravatë është kravata që do ta vesh në funeralin tim pas pak muajsh. Ndoshta nuk më përshtatet me kostumin tim, por është perfekte për rastin në fjalë.
Diagnoza e kancerit erdhi shumë vonë për mua, të paktën para se ta mendoja një jetë të lumtur e të gjatë për veten. Mënyra e jetesës sime, ekzistenca ime ose diçka tjetër nuk do të kenë fare rëndësi sepse unë jetova pa bërë asgjë që kishte rëndësi.
Para se ta merrja lajmin për sëmundjen time, shumë gjëra ma okuponin mendjen.
Pastaj e kuptova se çka kam humbur duke u brengosur për gjërat që nuk kanë rëndësi, e duke i lënë anash ato që janë shumë të rëndësishme. Kështu që unë po ju shkruaj juve për një arsye egoiste. Dua t’i jap kuptim jetës sime duke e shpërndarë këtë konkluzion që e kam bërë për jetën në përgjithësi:
-Mos e harxhoni kohën tuaj duke bërë punën që nuk ju kënaq. Është më se e qartë se ju nuk mund të keni sukses në një punë që nuk e doni. Durimi, pasioni dhe dedikimi vijnë vetëm kur ju e doni atë që bëni.
Është budallallëk të frikësohesh nga opinioni i të tjerëve. Frika ju bënë të dobët dhe ju paralizon. Nëse e lini frikën të komandoj me ju atëherë do të bëhet keq e më keq çdo ditë, derisa të mos mbet asgjë nga ju, vetëm një figurë false e juaja. Dëgjojeni zërin tuaj të brendshëm dhe ndiqeni atë. Disa njerëz mund t’iu quajnë të çmendur, por disa do të ju mendojnë si një legjendë.
-Merreni kontrollin e jetës tuaj. Merreni përgjegjësinë e plotë për gjërat që i bëni. Evitojini shprehitë e këqija dhe përpiquni që të bëni jetë të shëndetshme
-Vlerësojini njerëzit përreth jush. Miqtë dhe të afërmit tuaj do të jenë gjithmonë një përkrahje e madhe dhe një burim i forcës dhe i dashurisë.
Unë nuk jam i mërzitur se po vdes, sepse pikërisht ditët e fundit të jetës time janë bërë më me kuptim. Unë vetëm refuzoj ta pranoj se nuk do t’i pres disa projekte të rëndësishme, të cilat me vite i kam pritur. Gjithashtu shpresoj se lufta në Siri dhe në Ukrainë të përfundoj sa më shpejt.
Ne nuk do të jemi pjesë e kësaj bote përgjithmonë. Jeta jonë është një tregim i shkurtër në këtë planet të bukur që përfundon tepër shpejt. Andaj, shijojeni kohën tuaj në këtë jetë, me pasionin më të madh. Bëjeni jetën tuaj interesante. Bëjeni të vlefshme!
Falemnderit
Shkruan Power of Positivity.com

Similar topics
» Fjalët e fundit para vdekjes të Steve Jobs...
» Letra e fundit para vdekjes
» Momentet e fundit para vdekjes
» CO2 shkaktar i perjetimeve te para vdekjes
» Pse rrufeja godet ne njerez?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi