Parashenjat sekrete të vdekjes, sipas budizmit tibetan
Faqja 1 e 1
Parashenjat sekrete të vdekjes, sipas budizmit tibetan
Shenjat e largëta të vdekjes së mundshme mund të tregohen edhe kur vuajmë nga ndonjë sëmundje e veçantë. Shenjat e tilla mund të paraqiten nga 6 deri 3 muaj para ardhjes së vdekjes dhe ndahen në tri lloje: shenja trupore, shenja mendore dhe shenja në ëndrra.
Ato nuk dmth se medoemos do të vdesim, por nëse vijnë pa ndërprerë, atëherë sipas budizmit kjo dmth se vdekja me gjasë është e paevitueshme. Nëse i njohim këto shenja të largëta dhe kuptojmë se jemi duke i përjetuar, ato janë shenjë e dobishme e alarmit për përgatitjet e përforcuara për kalim në një trup të ardhshëm më të përshtatshëm (apo për lirim). Të mos harrojmë se këta janë njerëz që nuk iu ikin bisedave rreth vdekjes, sikur ne të tjerët. Ata nuk kanë frikë nga vdekja, meqë te ta, që nga lindja, janë të pranishme mësimet rreth shpirtit, karmës dhe reinkarnacionit.
Pesë elemente
Trupi përbëhet nga pesë elemente: eteri (hapësira), ajri (era), zjarri, uji dhe toka. Kur të fillojë procesi i vdekjes, ekuilibri midis këtyre elementeve bëhet joproporcional dhe, kur të ndodhë një gjë e tillë, atëherë mjekësia nuk mund të ofrojë kurrfarë ndihme. Disa parashenja janë më lehtë që të zbulohen në ditë të caktuara të kalendarit lunar.
Për shembull, zakonisht kur shtypim lehtë kapakët e mbyllur të syve, shohim ngjyra dhe dritë, nëse kjo nuk ndodh në ditën e parë të muajit lunar, atëherë kjo është shenjë se vdekja është afër.
Po ashtu, zakonisht në veshë dëgjojmë vibracione të lehta dhe rezonancë të zërit e, nëse mungojnë edhe këto, atëherë kjo është edhe një shenjë e ardhjes së vdekjes. Këto ishin parashenjat e jashtme.
Parashenjat e brendshme mund të paraqiten në ëndrrat e personit.
Zakonisht nuk mund t’iu besojmë ëndrrave, por parashenjat e vdekjes është vështirë të injorohen. Ndonjëherë personi vazhdimisht sheh ëndrra të këqija pak para se të zgjohet. Për shembull, disa net rresht sheh veten me rroba të zeza sesi zbret diku poshtë. Ndonjëherë ëndërron takimin me ndonjë kafshë dhe kalërimin teposhtë shpatit, apo gjendet në ndonjë vend të errët, ku çdo gjë bëhet e zezë. Ëndrrat e tilla mund ta paralajmërojnë vdekjen.
Ëndrrat dhe parashenjat e tjera
Po ashtu, nëse personi sëmuret rëndë dhe shpesh sheh ëndërr perëndimin diellit dhe lindjen e hënës në qiell, atëherë atij i janë ditët e numëruara.
Edhe 2 parashenja interesante janë:
Pasi të lahet personi, pjesa rreth zemrës është e thatë. Nuk dëgjohen më kërcitjet në nyja, sikur dikur.
Parashenjat sekrete të vdekjes janë të dukshme edhe në formë të ndryshimit të karakterit të personit.
Për shembull, ndonjë person i mirë dhe i butë mund të bëhet shumë i shqetësuar dhe i zemëruar. Kur budisti vëren gjërat e tilla, ai e di se vdekjen e ka afër.
Nëse personi nuk e ka arritur çlirimin gjatë kësaj jete, tani duhet të përqendrohet në praktikën shpirtërore, meqë koha e tij është duke kaluar, e për vdekje duhet të jetë mirë i përgatitur. Nëse i bën përgatitjet e duhura, atëherë ai ka shumë gjasa që ta arrijë çlirimin me rastin e vdekjes.
Marrë në përgjithësi, trupat e të gjitha qenieve të gjalla janë të përbërë nga 5 elemente kryesore. Fuqia e këtyre 5 elementeve zhvillohet dhe embrioni merr formë. Nga topi i vogël ngadalë zhvillohen duart, koka, etj. Pas lindjes, 5 elemente ende na ofrojnë mbështetje, e shkaku pse trupi fizik në fund shkatërrohet, është se zhduket fuqia e këtyre pesë elementeve. Kur të zhduket fuqia e elementeve, trupi vdes dhe fillon të kalbet.
(Kosova Sot)
Siroco- Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.
201
Re: Parashenjat sekrete të vdekjes, sipas budizmit tibetan
Në trupin tonë fizik ekzistojnë 5 fryma (prana) kryesore, të cilat kalojnë nëpër çakrat tona. Në momentin e vdekjes, pranat shpërbëhen. Ky proces përcillet me përvoja të jashtme, të brendshme dhe sekrete. Njëra nga 5 frymët kryesore quhet “gjithmonë ekzistuese”. Kur nuk funksionon si duhet, personi e humb aftësinë e tretjes së ushqimit.
Në atë etapë mund të pijë vetëm lëngje. Nxehtësia largohet nga duart dhe këmbët e tij dhe mbetet vetëm te zemra. Kur të ftohet edhe zemra, personi vdes.
Largimi i frymëve nga trupi e bën mendjen të paqartë dhe të hutuar. Personi fillon që të përjetojë halucinacione të ndryshme; është i shqetësuar dhe i frikësuar. Një gjë e tillë mund të ndodhë edhe gjatë jetës, kur një sasi e madhe e frymëve hyn në kanale të ngushta (“nadia”) në zemrën e njeriut.
“Fryma e zemrës”
Mjekët tibetianë këtë e quajnë “fryma e zemrës”. Njerëzit në atë gjendje janë nervozë dhe të frikësuar.
Kur të fillojë të zhduket fryma që ec teposhtë, puna e funksioneve të rëndomta automatike shuhet, sikur edhe kontrolli ndaj nevojave natyrore. Personi më nuk mund ta kontrollojë këtë, e mund të jetë edhe tepër e mundimshme. Kur fryma që ngjitet lart zhduket, personi nuk mund të marrë asnjë ushqim dhe pije dhe nuk ka mjaft ajër.
Kur personi të jetë afër vdekjes, fryma bëhet e çrregullt dhe e cekët. Vjen deri te ngufatja. Kur të zhduket fryma që i lëviz muskujt, trupi bëhet i palëvizshëm, si kufomë.
Çrregullimi i funksionit të çakrave dhe nadive fillon nga kërthiza. Pas zhdukjes së frymës që e mbështetë jetën, elementi i tokës shndërrohet në elementin e ujit. Ajo frymë krijon energji fizike në trup. Zhdukja e saj çon deri te shpërbërja e elementeve, gjë që përcillet me shenja të jashtme, të brendshme dhe sekrete. Shenja e jashtme është humbja e fuqisë trupore.
Paralizimi i trupit
Trupi bëhet tepër i rëndë dhe nuk mund të lëvizë. Qafa nuk mund ta mbajë kokën. Lëkura e humb ngjyrën. Fytyra e humbë shprehjen e vet. Në dhëmbë paraqiten pika. Fytyra duket e zbrazët. Parashenjat e brendshme flasin për gjenden e mendjes së personave, që janë duke vdekur. Vetëdija bëhet e paqartë. Personi ndihet sikur të jetë duke u fundosur në tokë. Zëri i personit vjen duke u dobësuar, sytë e humbin fokusin, rrotullohen dhe e vejnë në pah pjesën e bardhë. Njerëzit që praktikojnë budizmin presin shenja të fshehta, vizionet sikur tymi, iluzionet optike, etj, derisa të tjerët këtë nuk e vërejnë.
Pas kësaj shkatërrohet çakra e zemrës. Elementi i ujit zhduket në elementin e zjarrit. Shenjat e jashtme janë tharja e gojës dhe gjuhës.
Shenjat e brendshme tregojnë se personi është shumë i hutuar dhe sheh vizione të ndryshme. Personi herë i njeh të pranishmit, e herë nuk i njeh. Paraqiten halucinacione të ndryshme në pajtim me personalitetin e njeriut: njerëzit e këqij mund të shohin vizione të rrezikshme dhe të ndihen të frikësuar, e njerëzit me karmë më të mirë dhe me mendje më të qartë mund të përjetojnë vizione të mëdha. Në këtë moment shihet se sa e ka “ushtruar” personi shpirtin e vet.

Similar topics
» Historia e Budizmit
» Koncepti kryesor i Budizmit
» Mësime kryesore të Budizmit
» Pyetje dhe Përgjigje rreth Budizmit
» C'ti them Vdekjes!
» Koncepti kryesor i Budizmit
» Mësime kryesore të Budizmit
» Pyetje dhe Përgjigje rreth Budizmit
» C'ti them Vdekjes!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi