EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e Budizmit

Shko poshtë

Historia e Budizmit Empty Historia e Budizmit

Mesazh  Neo 22.04.11 22:29

HISTORIA E BUDIZMIT

536-476 p.e.s.: Buda = Sidarta Gautama

Ai ishte nje figure historike, nje princ ne Indine veriore, Buda ishte titulli i tij "i zgjuari".
Kur u ballafaqua me semundjen, plakjen dhe vdekjen, ai iku nga pallati dhe familja e tij per te kerkuar shpetimin nga vuajtja.

Me ne fund gjeti edhe rrugedaljen, edhe nje rruge per ta arritur, dhe ua mesoi te tjereve.
Kohezgjatja e mesimdhenies se tij publike ishte 30 x ajo e Jezusit.

Mesimet e tij kryesore [qe do te shpjegohen me vone] jane:
- Kater te vertetat fisnike
- Udha e tetefishte
- Tri karakteristikat
Se pari formohet Budizmi i llojit Teravada = Budizmi jugor.

180 p.e.s. - 100 i e.s
.: Fillimet e Budizmit te llojit Mahajana (= vetura e madhe)
Per dallimet midis ketyre rrymeve shih tabelen me poshte.

100: Sutra e Lotosit [sutra = shkrimi i shenjte budist]

Deri me tani, qellimi ka qene te behesh nje "arhat", dmth. te arrish ndricimin dhe te hyjsh ne nirvane, duke dale jashte ciklit te vuajtjes.

Ndersa ketu thuhet qe nirvana e arhateve eshte vetem nje gjendje pergatitese.
Qellimi eshte te behesh bodisatva, nje njeri plot meshire, qe u ndihmon te gjitheve dhe qe eshte betuar te hyje ne nirvana vetem pasi jane shpetuar te gjithe.

Sipas Budes, zinxhiri i rilindjeve kushtezohet nga nje zinxhir arsyesh me 12 pjese, qe jane te varura nga njera-tjetra. Njerezit e burgosur ne te duhet te ndihmohen nga bodisatvat.
Njeriu i virtytshem duhet te zhvilloje praxhna (kuptimi i se vertetes) dhe upaja (mjete te shkatheta).

120: Nagarxhuna, themeluesi i shkolles Madjamaka
Ai dekonstrukton te gjitha konceptet e meparshme.
Sipas tij, nirvana dhe samsara [cikli i berjes dhe cberjes i botes sone] jane njesh.
Ato varen nga njera-tjetra dhe kushtezohen nga njera-tjetra.
E verteta pertej tyre eshte zbrazetia - e kuptuar pozitivisht - e quajtur shunjata.

~ 320: Shkolla Citamatra (= vetem vetedija) = Jogacara (= praktika e joges)
U themelua nga Asanga dhe Vasubandu.
Quhet edhe "Shkolla e natyres se Budes" = Tatagartagarba.
Sipas kesaj shkolle, nirvana gjendet ne gjithcka (pra, edhe ne samsara), dhe secili ka brenda vetes natyren e Budes.
Shkrimi kryesor eshte Sutra Avatamsaka.
Mbi kete shkolle bazohet shkolla kineze Hua-Jen.
Citamatra ka ndikuar edhe Budizmin Zen / can.
Nje imazh i famshem eshte rrjeti i gureve te cmuar te perendise indian Indra: Jeta, rrjeti i Indres, eshte nje rrjet qe e perfshin gjithe universin. Nyjet e tij jane gure te cmuar, ku secili gur pasqyron te gjithe guret e tjera...

Shekulli i VI-te: Shkolla e Vendit te Paster
Sipas kesaj shkolle, Budat kane themeluar nje parajse qiellore te quajtur Sukavati.
Ende nuk eshte clirimi i plote, por nga ky vend i paster, njeriu mund ta arrije nirvanen shume lehte.
Ndimohet nga Buda Amitaba (sanskritisht) apo Amida (japonisht). Besimtaret i luten dhe kendojne emrin e tij.
Murgu Shan-Tao (613-681) ka qene vendimtar per perhapjen e ketij besimi.
Ndersa per Budizmin Zen (Japoni) apo Can (Kine), praktika qendrore eshte meditimi.

Shekulli i VIII-te: Budizmi Vaxhrajana (= vetura e xhevahirit)
Kjo rryme, qe u zhvillua nga Mahajana, por qe shpesh konsiderohet e mevetesishme, eshte Budizmi tantrik [ku energjia luan nje rol te madh] i Tibetit.

E.Wilson


Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi