EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse të vdekurit vijnë në ëndrrat tona?

Shko poshtë

Pse të vdekurit vijnë në ëndrrat tona? Empty Pse të vdekurit vijnë në ëndrrat tona?

Mesazh  Albaniaa 18.07.13 8:48

Dr. Mark Blagrove është profesor i psikologjisë në Universitetin e Swansea dhe studion “ëndrrat” nëpërmjet hulumtimeve dhe eksperimenteve shkencore…
Blagrove shpjegon se çfarë janë në realitet ëndrrat, si personaliteti ynë ndikon mbi ato që shohim në ëndrrat tona, si dhe i referohet shkaqeve kur njerëzit tanë të dashur, që kanë ikur nga kjo jetë, na vizitojnë në ëndrrat tona!!!

Çfarë pasqyrojnë ëndrrat tona?
Mark Blagrove: “Shumica e ëndrrave janë të lidhura me të tashmen dhe me situatën që po jetojmë dhe ndodhemi sot. Është e mundshme gjithashtu, që ëndrrat mund të zbulojë informacione në lidhje me ngjarjet e të shkuarës. Por më e mundshme është fakti se ëndrrat mund të na informojë në lidhje me situatën aktuale dhe me ngjarje të cilat ne nuk e dimë se po ndodhin.
Për shembull, një ëndërr mund të na zbuloj ndjenjat tona reale që kemi për një person të posaçëm, që në realitet, në vetëdijen tonë mund të mos e kemi kuptuar ose nuk duam ta pranojmë”.
Karakteri ynë ndikon mbi ëndrrat?

Mark Blagrove: “Personaliteti i çdo njeriu, gjithashtu mund të ndikojë në ëndrrat e tij. Njerëz me karakter krijues, zakonisht shikojnë ëndrra të çuditshme me kohëzgjatje më të madhe me komplikacion të theksuar dhe emocione intensive. E rëndësishme është gjithashtu dhe niveli i ndryshëm i gjumit. Disa herë ndodhemi në gjumë të thellë, ku nuk shikohet ndonjë ëndërr, ndërsa herë të tjera ndodhemi në nivele të gjumit aktiv, ku dhe vihen re lëvizje sysh dhe truri është shumë aktiv. Në këtë rast ëndrrat tona shtohen”.
Pse të vdekurit vijnë në ëndrrat tona?Mark Blagrove: “Shkencërisht nuk është faktuar asnjë mënyrë komunikimi me të vdekurit ndërsa jemi zgjuar. Por, dëshira e fuqishme për të parë qoftë dhe një herë të vetme një njeri shumë të dashur që ka vdekur, është kaq e madhe saqë mund të ndikojë në ëndrrat tona. Tej dëshirës, ekziston dhe fuqia e zakonit, e përditshmja që jetojmë me këta persona, e cila ka gjasa të vij në ëndrrat tona në formë kujtese. Kur të zgjohemi nga kjo ëndërr kemi nevojë të pranojmë se nuk ishte krijesë e trurit tonë, por takim –qoftë dhe në ëndërr- me njeriun tonë të dashur”.
A mundet që një i vdekur të na përcjellë mesazhe ndërsa ne jemi në gjumë?
Mark Blagrove: “Padyshim që kjo shqetëson së tepërmi shkencëtarët. Pra, pretendimet e shumë njerëzve që ëndërrojnë një të vdekur dhe ai u transmeton atyre mesazhe për ngjarje që do të ndodhin në të ardhmen. Nga ana e një shkencëtari, i vetmi shpjegim logjik është se personi që ëndërron ka tashmë një ide të zhvillimeve të së ardhmes. Kështu që, ai vet i rrëfen vetvetes së tij nëpërmjet të vdekurit, informacione që ka fshehur në nënndërgjegjen e tij. Më vjen keq, por nuk disponoj fakte shkencore që me të vërtet të vdekurit vijnë nga bota tjetër në ëndrrat e të gjallëve dhe madje t’ju zbulojnë atyre ato çka do të ndodhin në të ardhmen. Jam i detyruar të interpretoj raste të tilla duke u bazuar në psikologji dhe jo në bazë të metafizikës. Ajo çka unë propozoj është që herën tjetër kur të ëndërroni një njeriun tuaj i cili ka vdekur, jepuni shumë rëndësi gjithçka që ai do t’ju thotë: janë gjëra të cilat nuk guxoni t’ia thoni vetes suaj kur jeni zgjuar, ndërsa ia zbuloni ato vetvetes gjatë natës nëpërmjet një njeriu të vdekur!”/alb-observer.com/




avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi