Njeriu i djegur nga alienët
Faqja 1 e 1
Njeriu i djegur nga alienët
Kanadezi Stephen Michalak është njëri ndër njerëzit e paktë që mund të thotë se është takuar me UFO-t, duke pasur shenjat e djegieve që e mbështesin rrëfimin e tij.
Në vitin 1967, mekaniku dhe gjeologu amator, Stephen Michalak, ishte duke shijuar fundjavën në parkun “Whiteshell”. Ai kishte dëgjuar se në një pjesë të këtij parku gjendeshin minerale të argjendit. Për këtë shkak, ai kishte shkuar një ditë në kërkim të këtij metali të çmueshëm. Deri në mesditë, ai bëri disa gërmime, por pa sukses.
Më pas, rreth orës 12:15, u dëgjua zëri i trembur i rosave. Kur shikoi se pse ishin frikësuar shpezët, Stephen pa dy UFO në formë cigareje, që binin me të shpejtë në tokë. Por, me tu ofruar, u pa se UFO-t kishin formë të disqeve. Nga disku që ishte lëshuar në tokë doli një blic i fortë i dritës, i cili i shkaktoi Stephenit djegie në trup.
Për fat të mirë, ai kishte syza, sepse përndryshe do t’i dëmtoheshin edhe sytë tepër shumë. Më pas UFO-t ikën, por djegiet mbetën.
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi