EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtëpia misterioze ku nuk vlejnë ligjet e fizikës!

Shko poshtë

Shtëpia misterioze ku nuk vlejnë ligjet e fizikës!  Empty Shtëpia misterioze ku nuk vlejnë ligjet e fizikës!

Mesazh  Siroco 12.07.15 13:17

Vendi misterioz gjendet në Santa Kruz, Kaliforni. Bëhet fjalë për një shtëpi të pazakonshme ku uji rrjedh përpjetë, topat rrotullohen përpjetë dhe njerëzit e shkurtër janë po aq të gjatë sa më të gjatit sepse mund të kërrusen për 45% pa u rrëzuar poshtë. Duket që ligjet normale të gravitetit këtu nuk funksionojnë.

Shtëpia misterioze ku nuk vlejnë ligjet e fizikës!  20140527143234-shtepia-e-cmendur-ku-nuk-vlejne-ligjet-fizike-m

Shtëpia misterioze ku nuk vlejnë ligjet e fizikës!  20140527143235-shtepia-e-cmendur-ku-nuk-vlejne-ligjet-fizike-2

Ky vend është një stan i madh që gjendet në kodër. Njerëzit vijnë për ti parë vendet e çuditshme të sendeve. Një pjesë e madhe e vizitorëve shpesh e humbin baraspeshën ndërmjet këtyre katër mureve.

Ky vend misterioz është zbuluar në vitin 1939, kur është dashur të përdoret për të ndërtuar një shtëpi verore, por të gjitha mjetet janë sjellë çuditshëm. Njerëzit që kanë qenë aty kanë thënë që një forcë misterioze i shtyn për ta humbur baraspeshën. Pronarët kanë hequr dorë nga plani i tyre dhe një vit më pas kanë hapur vendin si atraksion turistik.

Pse ndodh kjo?

Spjegimi më i thjeshtë dhe më logjik është që forma e mureve, çatia dhe dyshemeja nuk përshtaten me njëri-tjetrin dhe truri ynë krijon iluzione optike dhe i përdor vijat horizontale dhe vertikale për të vendosur çfarë është poshtë, e çfarë lart. Kështu, truri ynë gabon sepse nuk ka një vijë horizontale të përcaktuar.

Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi