Numrat dhe fati
Faqja 1 e 1
Numrat dhe fati
Besohet se numri si shifër nuk shpreh vetëm sasinë, por në vete përmban edhe porosinë e forcave mistike, andaj çdo numër, përveç se ka cilësi të ndryshme, ka edhe frekuenca të caktuara rrezatuese energjetike.
Një llogaritje e moçme e karaktereve të njerëzve është edhe numerologjia. Sipas kësaj llogaritje astrologjike kuptojmë se secili person fshihet prapa ndonjërit nga numrat prej një deri në nëntë. Në mënyrë shumë të thjeshtë, secila datë e lindjes mund të zbritet në një numër njëshifror, i cili i tregon rrugën e jetës suaj dhe zbulon vetitë tuaja të mira dhe të këqija, por edhe si silleni ndaj njerëzve të tjerë. Madje, mund ta krahasoni numrin tuaj me atë të partnerit, apo të njerëzve që ju rrethojnë, për ta parë përputhshmërinë mes jush.
1-2-3-4-5-6-7-8-9
Si të llogaritet numri i rrugës jetësore?
Mblidhni numrat që i jep ditëlindja juaj. Për personin që ka lindur më 15 shtator 1981 mbledhja duhet të bëhet në këtë mënyrë: 1+5+9+1+9+8+1= 34. Pastaj mblidhni shifrat e këtij numri: 3+4=7. Shuma e fituar tregon se cilës rrugë jetësore i takoni, pra rrugës 7. Nëse shuma edhe pas dy mbledhjeve del një numër më i madh së 9, atëherë vazhdoni mbledhjen derisa të fitoni numrin njëshifror…
Domethënia e përgjithshme e numrave
1 – udhëheqës autoritar që e kalon çdo pengesë. Perfeksionist që kërkon shumë, si nga vetja ashtu edhe nga të tjerët. Me besnikëri qëndron pas planeve që ia ka parashtruar vetes, duke mos u kujdesur për mendimet e të tjerëve. Shpesh ka nevojë të përmbajë depërtueshmërinë e tij, megjithatë nën sipërfaqen e jashtme të vrazhdë fshihet një shpirt goxha i butë.
2 – njeri paqësor, por që i urren urdhrat. Kur i jepet rasti e pëlqen dembelinë. Vetitë e çmuara: imagjinata dhe kreativiteti. Ëndërrimtar i papërmirësueshëm. Kur gjërat nuk i ecin sipas planit është idhnak dhe i pakënaqur.
3 – lëvizës dhe revolucionar me tërë qenien e tij. Është person i shoqërueshëm dhe pa brenga, por nganjëherë pak i frikësuar. Të metat më të mëdha: naiviteti, xhelozia dhe optimizmi i tepruar.
4 – këmbëngulës dhe punëtor i vyer. Njeri i vendosur, aktiv dhe besnik, por nëse gjërat nuk i shkojnë siç ka planifikuar mund të shndërrohet në person të dhunshëm. Është person logjik, i organizuar, metodik dhe besnik, edhe pse në brendinë e tij ka vend për brenga.
5 – ëndërrimtar i pasionuar, dashnor i përkryer, por lehtë u nënshtrohet çrregullimeve psikologjike. E urren rutinën dhe punën e mundimshme.
6 – zemërmirë dhe sharmant, ka dell të zhvilluar për drejtësi. Është i gatshëm edhe për sakrifikim. Ka kualitete për të qenë politikan i suksesshëm. Është i butë me ata që i do, por vështirë fal dhe harron.
7 – i rezervuar, i matur dhe shumë inteligjent. Ëndërrimtar, hetues dhe mendimtar që ka burime të pashtershme. Është i gatshëm edhe të mashtrojë vetëm për të pasur sukses. Po ashtu, është edhe zemërgjerë dhe egocentrik.
8 – trim dhe energjik, por ka sukses vetëm atëherë kur ia arrin të kontrollojë oreksin goxha të madh personal. Është person që lufton për të drejtën dhe gjërat e çmuara. Edhe pse për nga natyra është person optimist, nganjëherë është i fshehtë dhe i mbyllur në vete.
9 – luftarak, trim, i pavarur deri në fund, por që, nganjëherë, ka nevojë edhe për ndihmë. Ia del me sukses në çdo gjë që kërkoni nga ai. Është i zgjuar, energjik, plot epsh, por nuk është sentimental, siç mund të duket në shikim të parë.
Numerologjia e dashurisë
1 – jeni të pavarur, impulsiv dhe spontan. Dëshironi që vetë të arrini te suksesi. Në planin sentimental ju udhëheq pasioni, ju doni ose nuk doni, dhe silleni në harmoni me këtë. Keni nevojë që të jeni krenar me partnerin tuaj (por, edhe pse ju atë vetë e zgjidhni, keni vështirësi kur duhet t’i bëni disa lëshime, të sakrifikoni pak liri, ndaj më tepër e doni partnerin pak më të bindur). Duke qenë se jeni të guximshëm dhe dinamikë, ju jeni forca lëvizëse e perandorit.
2 – ju e dini se çfarë do të thotë koketim, tërheqshmëri, “dashuri e përjetshme”. Pasi që jeni të butë, krejtësisht sensibilë, jeni të aftë t’u përshtateni të tjerëve dhe t’u bëni shërbime. Vërtet, është vështirë të jetoni të vetmuar dhe keni nevojë që me dikë ta ndani fuqinë e ndjenjave. Jeni të hapur ndaj rrethit dhe dëshironi që me te të jetoni në harmoni, ndaj ndiqeni vetëm një rrugë: rrugën në të cilën zemra ju drejton.
3 – i pushtoni të tjerët me natyrën tuaj artistike dhe imagjinative, me shpirtin tuaj të gjallrishëm, brilant dhe me kuptimin për humor, por edhe me nevojën vetjake për të qenë të pavarur. Mbi të gjitha e doni lirinë. Jeni shpirtgjerë dhe plot pasion në dashuri, e i frikësoheni vetëm monotonisë sentimentale, e cila mund t’ua ngulfasë jetën tuaj. Për ju dashuria duhet të jetë lojë sentimentale. Në të kundërtën, ju asaj nuk i dorëzoheni. Thjesht, duhet t’jua ofrojë lirinë dhe të mahnitet me ju.
4 – lidhjet kalimtare, flirtet për një ditë, nuk janë për ju. Ju jeni të dashur, me sens, të butë (madje edhe kur këtë e fshihni dhe jeni të përmbajtur e të rezervuar), ndaj për dashuri ju nevojitet siguria, sinqeriteti, respekti – juve ju ndjell ndershmëria, bota e ndjenjave, e kurrsesi marrëzitë gjithfarëshe. Jeni posesivë dhe besnikë (sipas rregullit) , prandaj hiquni dashurisë në shikim të parë, pasioneve që mund të shpërthejnë dhe të shuhen.
5 – nëse flasim drejt, për ju nuk do të mund të thuhej se jeni prej atyre që fluturojnë nëpër retë dhe ëndrrat dashurore. Çfarë dëshironi ju? Lirinë, aventurën, udhëtimet, miqësitë dhe atë që është e re. Keni temperament të vrullshëm, jeni të padurimshëm dhe energjikë, ndaj çdo gjë te ju ndodh papritur dhe spontanisht. Çdo gjë do të dëshironit të provonit, t’i ndani gëzimet tuaja jetësore, dhe pasi që me magnetizmin dhe sharmin tuaj të lindur i tërhiqni të tjerët, ju mendoni se çdo minutë dashurie meriton të jetë i përjetuar.
6 – gjashtëshi është numër i harmonisë dhe dashurisë. Keni natyrë romantike dhe të mbrojtur, ndaj jeni të gatshëm të jepni shumë për të mundur ta përjetoni qetësisht dashurinë tuaj (në këtë rast dashurinë do të duhej ta shënonim me shkronja të mëdha). Ju magjeps bukuria, kurse e ndillni dhe e ngashënjeni atë me butësinë tuaj dhe ndjeshmërinë e theksuar. Nga ana tjetër, ju nevojitet të jeni të qetë, të mbrojtur, sepse lidhjet e paqëndrueshme lehtë ju nxjerrin nga ekuilibri.
7 – shtatëshja, numri i fshehtësive, e bën edhe shpirtin tuaj misterioz; nuk i tregoni lehtë ndjesitë tuaja. Jeni temperament i llojit të vet, të pavarur (mbase edhe të vetmuar) dhe për ju joshja e polit tjetër nuk do të thotë se duhet të jetë intelektuale. Në të vërtetë, ju mund të dukeni indiferent, por në thellësi të shpirtit jeni sensitivë dhe në ju vlojnë ndjenjat. Ju nuk thoni lehtë: “Të dua!”, këtë e tregoni në tjetër mënyrë. I mbetet partnerit tuaj që ta zbulojë fshehtësinë tuaj, të depërtojë në atë mister.
8 – tetëshi, numri i fuqisë, jua jep edhe dëshirën e fuqishme, ndaj tërheqshmëria juaj ndihet në rrethin tuaj. Për ju përvetësimi në dashuri nuk është “cikërrimë”: kur doni, doni intensivisht. Për nga karakteri jeni besnik, të hapur dhe të plotë; ndjenjat i keni të drejtpërdrejta dhe me ju partneri e di se çfarë duhet bërë. Kur ju jeni në pyetje, pasioni dhe besnikëria duhet ta nënkuptojnë njëra-tjetrën, sepse ju nuk përfillni asgjë që është gjysmake.
9 – nëntëshi, numri i fundit, është numër i idealizimit. Jeni shpirtmëdhenj, të durimshëm, zemërgjerë. Nuk jeni “romantikë” në dashuri, por jeni sentimental (a e vëreni dallimin?). Keni nevojë që të tjerët t’ua konfirmojnë dashurinë të cilën ndiejnë. Jeni shumë intuitivë, psikologë, lehtë i përvetësoni të tjerët dhe njerëzit kanë besim në ju. Për nga karakteri jeni joshfrytëzues, i doni njerëzit dhe për ju dashuria nuk është vetëm bashkëjetesë, por edhe bashkëpunim.
Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Similar topics
» Numerologjia – numrat dhe fati
» Fati ynë
» Numrat Fibonaçi
» Lexojeni fatin nga numrat
» Numrat e Fatit
» Fati ynë
» Numrat Fibonaçi
» Lexojeni fatin nga numrat
» Numrat e Fatit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi