Fati ynë
+5
Elizza
Nikolaos
fero
agro1
Xhemajl
9 posters
Faqja 1 e 1
Fati ynë
Fati ynë krijohet nga vetë ne
Ky koncept i dualitet sipas këtij Ligji po ashtu paraqitet edhe në ne. Në ne janë dy të kundërtat. T’i quajmë ato si UNI i ulët dhe UNI i lartë. UNI i lartë është ai çka ne jemi në realitet. Disa këtë e quajnë si inteligjencë e paskajshme, nënvetëdije kreative apo dritë hyjnore. Në fakt, kjo është pjesa e jonë irracionale e energjisë më të sofistikuar që quhet DASHURI.
Nga shumë paraqitje të lexuesve tanë të nderuar në formë të letrave që permanent marr në adresën time elektronike, pa dyshim, dominon brenga e tyre për të ardhmen dhe frika e fuqishme në mes kundërshtish së dëshirave dhe realitet, synimeve jetësore dhe mundësive praktike etj. Kjo shkakton shqetësime të ndryshme psikologjike të cilat si të vetëdijshme shprehen në formë të pasigurisë, depresionit, stresit, apo formoma tjera jonormale të gjendjes së çrregulluar shpirtërore.
Shkaktari kryesor dhe i vetëm i të gjitha këtyre brengave dhe shqetësimeve, nuk gjendet jashtë, ashtu sikur mendojmë shumica prej nesh, por çelësi i zgjidhjes së suksesshme të tyre fshihet në brendinë e qenies tonë; në procesin e të menduarit, dhe mënyrës së qasjes së gabuar ndaj saj në praktikë.
Urtësia më e vjetër e mendjes njerëzore është e thjeshtë: “NIHE VETVETEN”, dhe, ne, përmes këtij cikli artikujsh qo do t’i publikojmë në vazhdime, do të tentoj t’ju ndihmoj sado pak lexuesve tanë pikërisht në këtë qëllim.
Tanimë as për shkencën tonë oficiale nuk është enigmë dhe as diçka misterioze fakti se, fatin njeriu vetë e krijon dhe esenca e saj kreative qëndron pikërisht në mënyrën e të menduarit tonë. Në realitet, mendimet tona janë ato që krijojnë të ardhmen tonë por, pak kush prej ne është në gjendje që pikërisht këtë proces të natyrshëm funksional, në mënyrë të vetëdijshme ta kontrolloj dhe ta vej nën shërbimin e nevojave vetjake praktike të realitetit objektiv.
Përmes këtij cikli shkrimesh, qëllimi ynë i kësaj qasjeje teorike është pikërisht ky, që të arrihet një shkathtësi e tillë, por, fillimisht, të gjithë patjetër duhet ta kemi një njohuri elementare për vetë procesin e veprimit të ndërlikuar të të menduar që zvilohet pandërprerë në ne si funksion.
Të ja nisim nga e para! Nga jeta! Nga vetë njohuria e vetëdijesuar“Unë jam!”.
Si funksionon jeta?
Nga të gjitha krijesat që jenë prezentë si ekzistenca në natyrë, njeriu konsiderohet si gjallesë më e avancuar dhe më e përsosur i tërë këtij procesi të përgjithshëm evolutiv që ne do ta quajmë si realitet objektiv. Edhe pse jemi materialisht si trup, përveç kësaj, ne ndërrohemi edhe nga shpirti i pavdekshëm hyjnor dhe procesit tjetër që zhvillohet ndërmjet, e të cilin në forma të ndryshme e quajmë: njohje, vetëdijesim, koshiencë, proces i të menduarit, etj. Në fakt, ne si qenie e gjallë në këtë realitet, jemi të ndërtuar si triadë: TRUP-MENDJE- SHPIRT.
Trupi fizik në të cilin gjendemi ka të limituar ekzistencën e vetë. Ai dikur do të vdes, por ne si qenie spiritualë do ta vazhdojmë ekzistencën tonë në përherësi. Shpirti jonë qëndron pas personalitetit që ne tentojmë t’ia pasqyrojmë botës, e, në të vërtetë, ne nuk jemi personalitet. Ne jemi shpirti jonë. Ne jemi etnitet jo-fizik, qenie nga drita e cila vibron me një frekuencë të caktuar.
Në përgjithësi, të gjithë ne jemi një dhe të njëjtë – pjesë të një tërësie të pandashme. Unë, ju dhe kushdo qoftë tjetër jemi të ndërtuar nga substanca e njëjtë gjithëpërfshirëse energjetike që është UNIVERSUMI. Dhe jo vetëm ne, por edhe gjallesat tjera së bashku me jo gjallesa. Të gjithë pra jemi pjesë e atij kreatori që e quajmë ZOT. Kur thash se të gjithë ne buromë nga krijuesi ynë Zoti, nuk mendoj në Zotin si botëkuptim religjioz . ZOTI, p
r të cilin këtu lexoni, përfaqëson çdokënd dhe gjithçka, pa marrë parasysh në bindjet e ndryshme individuale religjioze dhe politike të çdonjërit në veçanti.
Ne lëvizim dhe ekzistojmë në një hapësirë të pakufishme të energjisë e cila është gjithçka dhe çdo gjë, duke mos e vërejtur atë lëvizje dhe prezencë pikërisht për shkak të madhësisë kolosale të saj; mu njësoj sikur nuk vëreni se toka lëviz në hapësirë edhe pse çdo ditë qëndroni në të.
Nëse të gjithë jemi një, atëherë na lind pyetja se si shfaqemi në trupësa të ndryshëm. Trupi i jonë, karrika ku ulemi, toka ku lëvizim pandërprerë janë të ndërtuara nga e njëjta energji që e ndërton Universin tonë. Kjo energji është sasia gjigante e substancës e cila është e organizuar që të prezantohet mu ashtu sikur na prezantohet. Nëse pyetemi se pse ne nuk vërejmë se jemi pjesë e një tërësie të pafund, për këtë ekzistojnë 3 arsye të fuqishme:
1. Tërësia është shumë e madhe që ta vërejmë ne që jemi vetë në të. Meqë jemi vetë në brendësinë e asaj tërësie kolosale, perspektiva e jonë nuk lejon që ta vërejmë atë. Ta zëmë, nëse jemi brenda një shtëpie ne nuk mund ta dinë si duket ajo shtëpi nga jashtë derisa nuk dalim ta shikojmë nga jashtë.
2. Marrëdhëniet në mes të pjesëzave të tërësisë patjetër shkaktojnë pasoja dhe këto pasoja kanë efektin e vonesës së shprehjes së tyre në realitetin tonë objektiv (fizik). Kjo vonesë quhet KOHA Prandaj, edhe pse ne jemi shkaktarët e saj të drejtpërdrejtë, paraqitja e pasojës do të shfaqet tek më vonë Ky efekt i vonesës në mes të veprimit dhe pasojës është më se e qëllimshme si Ligj, sepse, në të kundërtën, do të kishim një HAOS të vërtetë. Merrni me mëndë sikur çdonjërit prej nesh të na realizohet çdo gjë çfarë ne kërkoj në mendje për atë moment?!
Të gjitha këto ligjshmëri që veprojnë në univers janë Zoti dhe fuqia e prezencës së tij të përhershme kudo dhe çdo kund. Zoti për ne është dashuri dhe dritë. Aty ku nuk është Zoti, ne jemi të braktisur në zbrazësinë e errësirës. Drita dhe errësira janë kundërshti, e kundërshtitë ekzistojnë që të na krijojnë kontrastet dhe këto na ndihmojnë në realizimin e eksperiencës e cila quhet JETË.
Pikërisht kjo është baza apo themeli hyjnor i veprimit të atij ligji universal në natyrë i cili quhet Ligji i të kundërtave.

UNI i ulët, na është i njohur si EGO dhe kjo po ashtu është pjesa e jonë e tërësisë, e cila, si e kundërta e UNIT të lartë, mbështetet në FRIKËN. E, frika është paradoks i dashurisë, pra, energjisë pozitive universale hyjnore.
UNI i ultë është pikërisht ajo gjendje e jona shpirtërore kur UNI i lartë nuk tregon prezencë. Kjo lejon energjisë së padëshirueshme negative që, në mes tjerash, të dominojë me vetëdijen apo koshiencën tonë. UNI i ultë dhe UNI i lartë janë segmente të kundërta të një tërësie të përjetimit tonë që quhet VETËDIJE apo KOSHIENCË.
Ky dualitet i vetëdijes sonë, në realitet, është vetëm një iluzion dhe ai ekziston që ta keni mundësin ta vrojtoni vetveten. Ta njihni prezencën, sepse njohja e një realiteti gjithnjë përkon në krahasimin me të kundërtën tjetër të saj antagoniste. Diçka, pra, ekziston ashtu, duke u krahasuar me një tjetër që nuk është ashtu.
Meqë, unë, ju, dhe të gjithë ne të tjerët jemi një, atëherë çdo veprim i ynë patjetër se influencohet edhe tek të tjerët. Është ky një shkëmbim në brendi të tërësisë. Në të bënë pjesë, edhe ajo çfarë mendoni në këtë çast.
Kuptohet, kjo influencë shprehet në proporcion me energjinë e cila qëndron prapa veprimit të saj konkret. Andaj, assesi nuk do të thotë që vetëm një mendim i yni do ta ndryshoj botën, por sigurish se ai si pasoj efektive do të ndikoj në rrethin më të ngushtë.
Ja edhe një shembull praktik për këtë: Patjetër se ju ka ndodhur që në ndonjë situatë të veçantë, keni qëlluar në afërsinë e prezencës së ndonjë personi negativ. Kujtohuni, si jeni ndjerë në atë moment? Në të kundërtën, kur në rrethin e prezencës suaj rastësisht është paraqitur ndonjë person pozitiv, aty ka ndodhur reflektimi i fuqishëm i energjisë pozitive dhe ju jeni ndjerë të këndshëm dhe pa dyshim i disponuar.
Mendimet tona janë energji dhe në përputhshmëri me këtë konstatim, një grup mendimesh të përqendruara në një drejtim e kanë fuqinë më të madhe depërtuese, dhe kjo energji do të jetë e kapshme nga të tjerët varësisht nga kualiteti i përmbajtjes së saj: pozitive apo negative. Edhe emocionet tona janë energji ne...
Për fund, të jemi pra pak sa më konkret! Pa qen e tepruar ta përsërisim edhe një herë, të gjithë jemi energji e cila shtrihet kudo, pa kufi, e deri në Univers. Ku dallohemi në mes veti?
Thjesht, nga frekuenca e energjisë tonë. Ne, pra, jemi individualitet varësisht nga frekuenca e kualitetit të energjisë tonë që e rrezatojmë. Kjo frekuencë është KODI ynë individual në këtë realitet dhe pikërisht pse ky kod permanent ndryshon dhe transformohet si qëllim, quhet JETË.
Thjesht, qëllimi i jetës është eksperienca e cila arrihet përmes ndryshimit dhe transformimit të pandërprerë që zhvillohet në ne si proces i veprimit të Ligjit universal të të kundërtave...
Nga Adnan Abrashi
Vazhdon
(Në vazhdimin e ardhshëm: Si funksionon procesi ynë mental?)

Xhemajl- 187
Faleminderit.
Faleminderit! Pres me padurim, postimin e ardhshem. Faleminderit.
Edituar për herë të fundit nga agro1 në 18.08.10 0:10, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : Gabim Emrin)
agro1- 17
Re: Fati ynë
Si funksionon procesi mental
Sikurse konstatuam në numrin e kaluar, çdo gjë ekziston rreth nesh, që është në ne dhe që del prej nesh, është energji. Andaj edhe mendimet tona, pa marrë parasysh çfarë përmbajtje ato kanë, janë vetëm energji dhe asgjë tjetër.
Truri si një instrument tejet i përsosur fizik, energjinë që është kudo prezente rreth nesh ka për detyrë që ta interpretoj atë.
Konkretisht, ajo përmes transformimit të saj, energjinë prezentë e shndërron në njohje, ose ndryshe, vetëdijesim apo koshiencë e të kuptuarit racional. Fuqia e mendimeve tona dhe mbresa e kualitetit të përjetimit, shumë do të varet nga sasia e energjisë së shpenzuar në momentin e krijimit të saj.
Kjo energji që e ndërton dhe ia përcakton nivelin e frekuencës së cilësisë dhe sasisë së një mendimi si përjetim, quhet EMOCION. Sikur mund ta kuptojmë nga konstatimi i mësipërm, mendja jonë është një aparat me ndihmën e së cilës mundemi të bëjmë dy gjëra: e para, ta komentojmë energjinë që na rrethon, dhe e dyta, ta shfrytëzojmë atë si një kompjuter të përsosur që do të na i zgjidhi të gjitha problemet tona me të cilat ballafaqohemi në jetë.
Që në start të këtij shtjellimi, patjetër duhet ta dimë se ne nuk jeni mendja e jonë. Ne nuk jemi mendimet tona dhe nuk duhet të identifikohemi me to. Ne jemi qenie hyjnore dhe shkëndija e Zotit në ne. Prandaj, problemi kyç i të gjitha brengave tona me të cilat ballafaqohemi në realitetin objektiv, qëndron pikërisht në veprimin e gabuar të identifikimit tonë me mendimet tona.
Ne, kohën më të madhe zakonisht e kalojmë në fantazime dhe ëndërrime e jo në përjetimin real të unit tonë të vërtetë. Dallimi në mes të fantazisë dhe përjetimit të UN”-it të vërtetë në ne, është në cilësi dhe mënyrën e qasjes . Nëse ne në mendimet tona gjithnjë mendojmë për gjërat e së kaluarës, si dhe për ato gjëra që presim të na ndodhur në të ardhmen, atëherë kemi të bëjmë me FANTAZINË.
Pse kjo mënyrë e të menduarit quhet fantazi apo ëndërrim (me sy çelë) ? Sepse, duke e bërë atë ne vetëm mendojmë në të kaluarën dhe për të ardhmen, ashtu që, në këtë lëvizje mendimesh, e formojmë ndjenjën e ekzistimit të KOHËS. E koha, nuk është asgjë tjetër, veçse lëvizja e mendimeve në mes të së kaluarës së shkuar dhe të ardhmes që presim të vije.
UNË-i jonë i pastë e njeh vetëm të tashmen dhe pikërisht fokusimi dhe përqendrimi i mendimeve tona në përjetimin e së tashmes, gjegjësish momentit, na bënë të jemi në nivelet e kapshmërisë mentale të frekuencave të larta hyjnore.
Andaj, me mendimet tona ne duhet të jemi përherë në të tashmen. Tash, tani, dhe vetëm tani. Vetëm në këtë gjendje mentale neve na vihet në dispozicioni inteligjenca e paskajshme e cila e dinë zgjidhjen për të gjitha problemet tona; e cila plotëson të gjitha dëshirat dhe synimet tona; e cila na bënë të mbajmë mend çdo gjë dhe të jemi të sigurt në vete...
Sikur edhe konstatuam nga shkrimi i kaluar, mendja e jonë (jo truri) si tërësi funksionale vepron si qift i dy të kundërtave: mendja e vetëdijshme dhe mendja e pavetëdijshme.
Mendja e vetëdijshme ka katër role esenciale të funksionimit:
1. ROLIN REGJISTRUES - Me këtë funksion, përmes pesë shqisave tona fizike, ajo e regjistron realitetin e jashtëm objektiv;
2. ROLIN ASOCIATIV- Çdo gjë që ne e regjistrojmë me pesë shqisat tona , përmes procesit të asociacionit e bëjmë krahasimin e saj me eksperiencat tona të kaluara;
3. ROLIN VLERËSUES – Pas procesit të asociacionit si vazhdimësi dhe duke u mbështetur tek eksperiencat e kaluara, ne më tej fillojmë ta vlerësojmë atë ngacmim;
4. ROLIN VENDIMMARRËS – Kurë ngacmimi i caktuar është vlerësuar, pason vendimmarrja, gjegjësisht aksioni si veprim.
Mendja e juaj e ka për detyrë ta ruaj versionin ekzistues të realitet të përjetuar si eksperiencë
Nëse kishim bërë një krahasim, do të vërenim se versioni i juaj i realiteti, sigurisht do të ndryshon nga versioni im ekzistues. Dhe jo vetë me timin, por edhe të gjithë të tjerëve.
Mendja e pavetëdijshme incizon çdo gjë çfarë ne përcjellim me vëmendje përmes shqisave. Po ashtu, ajo i ka të ruajtura të gjitha eksperiencat tona nga e kaluara si dhe çfarë mendojmë dhe kemi gjykuar ne për to. Në fakt, aty është ruajtur çdo gjë çfarë i kemi thënë vetes së bashku me reagimet tona emocionale..
Të gjitha këto procese mentale janë kryekëput subjektive. Konsiderohen si subjektive, sepse ato janë vetëm versioni i vizionit tonë mbi realitetin dhe assesi çfarë është në të vërtetë realiteti. Andaj, për shkak të natyrës subjektive të përjetimit të eksperiencave tona të ndryshme, ato duhet konsideruar se janë vetëm tona dhe na përkasin neve dhe vetëm neve.
Përveç mendimeve të ndryshme, mendja e nënvetëdijshme, po ashtu i përbën në vete të gjitha shprehitë tona të krijuara. Shprehia është veprimi të cilën e kemi mësuar njëherë dhe duke e përsëritur shpesh, ajo na është shndërruar si reagim automatik mental.
Kur ne atë e kemi instaluar në vete si diçka për t’i shërbyer nevojave dhe kërkesave tona të mirëfillta, atëherë atë duhet konsideruar si një efekt tejet produktiv, por, më së shpeshti, shprehitë tona krijohen si negative duke na u bërë barrë e madhe dhe pengesë serioze në jetë.
Lidhja e UNI-të pastër hyjnor me proceset tona mentale
Mendja jonë e nënvetëdijshme, përveç funksioneve të saja që i theksuam më lartë, ajo si vazhdimësi është e lidhur edhe me UNË-in tonë të pastër i cili në të vërtetë është, shpirt, inteligjencë e paskajshme, mendje kreative, Univers, energjia hyjnore, apo, thjesht, vetë Zoti në ne.
Si ekzistence në ne, UNI mbështet funksionimin e katër proceseve tjera të natyrshme mentale:
1. Mbajtja e vetëdijesimit tuaj në nivelin ekzistues.- Kjo do të thotë se çfarëdo imazhi e kemi krijuar me parafytyrimin tonë të qartë dhe kjo është absorbuar në nënvetëdijen tonë, ajo me çdo kusht do të realizohet në planin fizikë-material;
2. Zgjidhja e probleme të parashtruara. Ajo bënë kontrollin e bankës së eksperiencave të deponuara në të dhe na alarmon për marrjen e vendimeve dhe veprimeve të caktuara. Nga praktika e jonë e të gjykuarit ekziston një paragjykim se, ne, edhe kur ta zgjidhim një problem në kokë, mendojmë se këtë punë e ka bërë mendja e jonë, e në të vërtet, mendja vetëm e ka regjistruar sinjalin si energji dhe e ka transferuar atë si vetëdijesim;
3. Meqë UNI ynë si vazhdimësi më tej është i lidhur me nivelet tjera më të larta të ekzistencës, në ne është burim i pashtershëm i energjisë jetësore apo vitale që na mbanë të gjallë dhe funksional në jetë;
4. Parashtrimi para vetes tonë i synimeve jetësore dhe forca cytëse e orientimit të përqendrimit tonë kah realizimi i tyre. Ne patjetër duhet t’i kemi synime tona në jetë, edhe pse në momente të caktuara, ndonjëherëë mendojmë se nuk i kemi. Në realitet, mosekzistimi i synimeve vetjake do të thotë kontributi ynë në realizimin dhe përmbushjen e synimeve të të tjerëve.
Sistemi i besimit dhe i filtrimi mental
Pas marrjes përmes shqisave të një ngacmimi të caktuar nga jashtë, sikur thamë më parë, menjëherë angazhohet sistemi asociativ i krahasimit me eksperiencat e mëparshme të njohura për ne, pas së cilës marrim vendimin e duhur për vlerësim adekuat duke e shprehur në formë të veprimit si reagim.
Pikërisht, gjersa vepron sistemi i procedurës asociative tek ne, ajo për vlerësimin e ngacmimit të arritur, si kriter vlerësues shfrytëzon eksperiencën e kaluar në formë të sistemit të besimit të krijuar.
Meqë, përmes shqisave në mendjen tonë gjatë ditës arrijnë shumë informata, në tërësinë e procedurës tejet të përsosur mentale, ekziston edhe një sistem i veçantë seleksionues i cili quhet “SISTEMI I FILTRIMIT” dhe ajo vepron në bazë të kritereve të krijuara më parë nga ne.
Edhe pse gjatë një dite shqisat tona pranojnë shumë informata, sistemi i adaptuar i filtrimit, i ndërtuar në bazë të kritereve të sistemit tonë të krijuar me kohë të besimit, përzgjedh vetëm ato më të nevojshme . Si shembull, nëse pini një lloj të duhanit, ju do të regjistroni shumë njerëz që pini atë lloj; nëse nuk e doni sportin, do të hasni në shumë individë dhe situata që janë në përputhshmëri me qëndrimet tuaja... Këtë pra e bënë sistemi ynë automatik i filtrimit.
E vëreni tani! Mu sistemi i gabuar i besimeve tona , i cili me kohë në ne ka krijuar filtra të ndryshëm të përzgjedhjes për mendjen tonë, përcakton edhe çfarë fati do të kemi në të ardhmen.
Mendimet e gabuara në ne krijojnë emocione të caktuara dhe ato si figura të forta asociative, nga inteligjenca e jonë e paskajshme, tentojnë patjetër të realizohen në planin fizik.
Këtu pra qëndron edhe çelësi i mënyrës ton të të menduarit dhe fatit që e kimi sot si realitet!
VAZHDON
(Në vazhdimin tjetë: "UNI i pastër dhe EGO-ja si pengesë gjatë realizimit të dëshirave dhe synimeve tona jetësore")
Adnan Abrashi

Kuptimi i EGO-s në ne
Që ta kemi më të kuptueshme ego-në në ne, me këtë rast, na duhet që edhe një herë si përkujtim, t’i kthehemi triadës tanimë të njohur të ndërtimit tonë qenësor: trup-mëndje-shpirt.
Kuptohet, kjo ndarje teorike ka për qëllim vetëm ofrimin didaktik të të kuptuarit të materies konkrete, sepse, realisht, të gjitha këto forma ekzistojnë së bashku dhe funksionojnë si një tërësi të pandashme.
Andaj, në këtë raport, misioni i trupit fizik është të jetë i vrojtuari, shpirtit metafizik, të jetë vrojtuesi, ndërsa mendja funksionale nënkupton procesin e të vrojtuarit.
Mu sikurse kontakti shpirtëror me realitetin psikik, ndërmjetësohet përmes procesit mental i cili na shpaloset si njohje apo vetëdijesim, po ashtu edhe kontakti i drejtpërdrejtë i vetëdijes me nënvetëdijen tonë, ndërmjetësohet nga EGO-ja si ndërlidhëse, apo, ndryshe, më mirë të themi si filtër, censor, roje porte, etj.
Që ta kemi më të kuptueshme këtë raport, ta marrim edhe një shembull abstrakt matematikor. Të gjithë ne e dimë se një edhe një bëjnë dy, por nëse përdorim një logjik më të stërholluar në këtë përsiatje, do të vërejmë se një dhe një duhet të bëjnë tre e jo dy.
Është kështu, sepse ndërmjet njëshit të parë tek, dhe njëshit të dytë të tek, ekziston edhe një hapësirë e cila i ndanë ato në mes. Nëse këtu si pjesëmarrëse do të llogaritet edhe hapësira ndarëse në mesë, në këtë matematikë, në vend të shumës së përfituar dy, duhet të kemi rezultatin tre. Njësoj, si metaforë e ngjashme është edhe ego-ja jonë, e cila si veprim funksional, qëndron në mes të vetëdijes dhe pavetëdijes sonë.
Në esencë, ajo, që në krijim, është një funksion i natyrshëm dhe ekzistimi i saj ka rol të formësimit të individualitetit tonë si qenësi në realitetin material. Ego-ja, pra, na mundëson që të jemi të vetëdijshëm për “UNË JAM”, prandaj, shpesh konsiderohet si PERSONALITET.
Në fakt, ajo edhe prezanton personalitetin ton si shprehje e individualitet specifik dhe është e ndërtuar nga të gjitha veprimet që ne i kryejmë, duke ndikuar që rrethi të na dalloj si identitet në vete. Më konkretisht, ego-ja është damkosja e jonë si vetvetja para të tjerëve.
A thua, pse na shërben ego-ja dhe si është krijuar ajo?
Që në lindje, ego-ja, në mënyrë të natyrshme gjenetikisht është e instaluar si prezencë funksional në ne. Roli esencial i saj është, në rend të parë, ruajtja ekzistenciale e vetëqenësisë tonë.
Në të përmes kodeve gjenetike si instinkte, janë të gravuara nevojat tona ekzistenciale, si bie fjala, ato fiziologjike - për trashëgimi dhe ruajtje të racës, (nevoja për seks), fizike - për vetëmbrojtje (sulmi-kundërsulmi), psikologjike (shoqërim me të tjerët...), biologjik (ushqim, pije...), etj..
Trysnia tejet e fortë e këtyre instinkteve në vetëdijen tonë, krijon eksperienca të caktuara psikologjike, të cilat, gjatë jetës si përsëritje, shndërrohen në shprehi të pa vetëdijshme të veprimit automatik.
Nëse, ne, gjatë formimit tonë jetësor si personalitet, me vëmendje nuk jemi të përqendruar më shumë në unë-in tonë, atëherë, ego-ja merr funksionin e vetë të dominimit dhe komandimit me ne.
Duke na udhëhequr pa u penguar nga uni, ajo gjithnjë forcohet, dhe, nga një kompleks i trysnive të natyrshme instiktive, gradualisht fillon të na shfaqet si pangopësi me të arriturat tona të gjertanishme.
Gjithnjë fillon të kërkoj shumë dhe më shumë deri në pakufi, duke na shndërruar në një ndjenjë të shpeshtuar të pakënaqësisë psikologjike ndaj të gjitha të arriturave tona jetësore.
Në realizimin e qëllimeve të veta, ego-ja disponon edhe me mekanizma të vetë të fuqishëm të veprimit dhe ndikimit. Nga këto mekanizma, si më kryesoret janë: shkaktimi në ne dyshimit dhe frikës. Pastaj, pakënaqësisë me të mirat materiale që kemi; lakmia të kesh edhe më tepër, xhelozia pse dikush është më i mirë dhe ka më shumë se ti, etj.
Nëse, me këtë sqarim, bëjmë një digresion dhe marrim shembuj të ndryshëm nga biografia e profetëve religjioz, do të vërejmë se, ata, para se të formësohen si hyjnorë dhe të përzgjedhurit e Zotit , së pari është dashur t’i nënshtrohen spastrimi fizik, mental dhe shpirtëror nga dominimet e forcës së ego-s mbi ta. Fillimisht, çdonjëri prej tyre, ka abstenuar deri 40 ditë nga ushqimi.
Në këtë gjendje të agjërimit, ata me sukses i kanë përballuar të gjitha sfidat psikologjike të presionit të ego-s mbi ta, duke e nënshtruar atë para unë-it të tyre të pastër hyjnor. Ushtrimi i papenguar i këtij komunikimi, dhe zbehja e ashpërsisë së dominimit të ego-s si censor, filtër, apo roje porte në mes, ju ka ndihmuar që pa pengesa të vullnetshme të kenë qasje në nivelet më të larta të shtresave shpirtërore hyjnore. Me këtë arritje, ata përmes predikimit të urtë, kanë tentuar që këtë eksperiencë t’ia përcjellin edhe bashkëkohësve tjerë që i ndiqnin me besnikëri.
Pra, sinonimi i engjëllit dhe djallit, është pikërisht prezenca dhe dominimi i ego-s në ne (si djall), nga njëra anë, dhe unë-it të pastër hyjnor që shprehet përmes intuitës (si engjëll), nga ana tjetër.
Si përfundim, edhe një konkretizim për sqarim. “Ego”është termin i përbashkët për të gjitha aspektet negative të personalitetit tonë. Ajo, në fakt, është tog i energjive dhe ndikimeve negative në ne dhe në momentin kur unë-i ynë nuk është prezent.
Duke u formuar si shprehi, ajo gjithnjë dominon, dhe lejon energjive tjera negative me të cilat tërhiqet reciprokisht që edhe ata të familjarizohen në psiken (mentalen) tonë. Me kohë, të gjitha këto ndikime, krijojnë në ne mënyra të gabuara të të menduarit, si dhe sisteme të gabuara të besuarit.
Sa herë që diçka si: mendim, synim, apo dëshirë e jona mentale nuk përputhet me standardet e kallpeve të saja cilësore, ajo menjëherë angazhon në veprim sistemin e vetë të fuqishëm mbrojtës, sikurse është frika dhe dyshimi.
Pra, ego-ja jeton me ndihmën e figurës së idealizuar për veten që e ka krijuar, duke e ushqyer permanent këtë bindje të rrejshme me pangopësinë dhe ndjesinë e tendencës së fuqishme në ne, e cila, në drejtim të kënaqjes së kërkesave të saja të shfrenuara, është përherë e gatshëm për veprim.
Këtë tendencë të veprimit të ego-s ne e interpretojmë si dëshirë dhe nevojë e jona dhe identifikohemi tërësisht me të. E, në fakt, ne jemi ne, e jo ego-ja në ne.
EGO-ja si pengesë dhe UNË-i ynë i pastër gjatë realizimit të dëshirave dhe synimeve tona jetësore.
Ashtu sikur thamë edhe më sipër, ego-ja qëndron si filtër apo roje e portës në mes të koshiencës si veprim dhe proces në ne, nga njëra anë, dhe komunikimit tonë me unë-in e pastër dhe hyjnor, nga ana tjetër.
Kur një dëshirë apo synim i yni, gjatë rrugës së kalimit në nënvetëdije, me sukses e përballon pengesën e filtrimit të ego-s si censorë, atëherë, të jemi të bindur se, nuk ekziston kurrfarë dëshire e jona në jetë, e cila nuk mundet të realizohet në praktikë.
Mosrealizimi që shpesh na ndoll i dëshirave tona në praktikë,qëndron pikërisht në pa depërtueshmërinë e tyre përtej filtrit të ego-s, gjer tek inteligjenca e paskajshme e unë-it tonë të pastër dhe hyjnor.
Prandaj, çdo mendim i yni i nënshtruar kriterit të ego-s: përmes frikës dhe dyshimit, përmes lakmisë se tepruar dhe xhelozisë, përmes oreksit për lloj-lloj ushqimi me sasi të tepruar, jetës së shfrenuar dhe të pangopshme seksuale...etj., na bënë që si rezultat veprues të kemi fat të keq në praktikë, apo mossukses në realizimin e shumë dëshira tona të mirëfillta në jetë.
Vetëm, ta përkujtojmë shkurt atë funksion të natyrshëm të unë-it tonë të pastër, i cili qëndron përherë vigjilent dhe në gatishmëri të plotë për ta përmbush çdo kërkesë apo dëshirë që me sukses ka depërtuar deri në hapësirat e fushëveprimit të tij.
Meqë, në këto hapësira vjen në shprehje koha, atëherë, edhe materializimi i tyre në praktikë paraqitet me vonesë dhe varet kryekëput nga fuqia mentale e energjisë së angazhuar në formë të dëshirës apo synimit të caktuar.
Niveli i intensitetit të fuqisë së përqendruar veprues të kësaj energjie në cak, quhet vullneti, i cili me forcën e vetë të madhe depërtuese, i then edhe “gardianët” më besnik të ego-s. Mekanizmat e veprimit të vullnetit janë bindja dhe besimi në suksesin e qëllimit dhe dëshirës, të cilët, në asnjë mënyrë nuk i nënshtrohen frikës dhe dyshimit që eventualisht do t’i aplikoj ego-ja në çfarëdo rasti konkret.
Andaj, të gjitha ngjarjet të papritura dhe të pakontrolluara që na ndodhin në jetë, sado që të jenë të këndshme apo të pakëndshme për ne, e që, zakonisht, ato i perceptojmë si fate të këqija apo të mira, në fakt, nuk janë asgjë tjetër, veçse arritja e momentit përkatës kohor të remizimit të mendimeve tona të mëparshme mentale në praktikë.
Ato realitete si ngjarje, në çfarëdo natyre qofshin të shprehura në praktikë (mirë-keq), në momentin e krijimit mental të tyre, kanë qenë të pasuruara me energji depërtuese të vullnetit dhe besimit të fuqishëm, andaj, ego-ja si filtër apo censor, nuk ka mundur t’i pengoj që të depërtojnë gjer tek unë-i ynë i pastër. .
Vazhdon ..
(Tema e ardhshme: “Cila është rruga e drejtë që ta kemi krijimin e fatit në duart tona)

Fati eshte i shkruar me anë të simboleve astrologjike ne hartën qiellore të lindjes. Secili ka harten e tij unike nga te tjeret.
Astrologjia thote: "sigurisht qe planetët ndikojnë, por jemi ne që vendosim!"
Ja kështu shkruhet fati, në mënyrë natyrore simbolike

Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: Fati ynë
Sa per mendimin qe "fatin e bejme ne" nuk jam dakort. Fati yne ndikohet nga shume rrethana qofshin ato sociale dhe natyrore. Bie fjala, per shembull, jemi duke ecur rruges dhe perpara na del nje makine e na perplas, c'faj kemi ne kete rast? ose kur nje rrufe i bie nje peme dhe pema bie e na prish shtepine, perseri c'faj kemi ne? ose rastet e vullkaneve dhe termeteve e tsunameve si ai ne Japoni e ne Haiti kur njerezit paten fat te keq, c'faj paten ata?
Pra ne kete rast fatin nuk e bejme ne, por natyra. Nga natyra jemi krijuar dhe natyra ne udheheq, ajo e ka ne dore fatin tone. Ajo luan rolin kryesor.
Pra ne kete rast fatin nuk e bejme ne, por natyra. Nga natyra jemi krijuar dhe natyra ne udheheq, ajo e ka ne dore fatin tone. Ajo luan rolin kryesor.
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: Fati ynë
Keshtu si thua ti ne kemi nje jete te varur, natyra kur te don mund te na vras.Po te ishte keshtu personalisht nuk do kisha vullnet per jetese, duke u frikesuar se fati im eshte ne doren e dikujt tjeter sdo te mund te beja asnje gje(gjithmon duke u frikesuar qfare do te nodh ketu qfar ketu).Une mendoj se fati yne te gjithin e kemi ne ne dore, i gjithi krijohet nga ajo qfar mendojm.Nikolaos shkruajti:Sa per mendimin qe "fatin e bejme ne" nuk jam dakort. Fati yne ndikohet nga shume rrethana qofshin ato sociale dhe natyrore. Bie fjala, per shembull, jemi duke ecur rruges dhe perpara na del nje makine e na perplas, c'faj kemi ne kete rast? ose kur nje rrufe i bie nje peme dhe pema bie e na prish shtepine, perseri c'faj kemi ne? ose rastet e vullkaneve dhe termeteve e tsunameve si ai ne Japoni e ne Haiti kur njerezit paten fat te keq, c'faj paten ata?
Pra ne kete rast fatin nuk e bejme ne, por natyra. Nga natyra jemi krijuar dhe natyra ne udheheq, ajo e ka ne dore fatin tone. Ajo luan rolin kryesor.
Kujdes me mendimet e tua, sepse ato behen fjale....kujdes me fjalet, sepse ato behen veprime...kujdes me veprimet, sepse ato behen zakone... kujdes me zakonet, sepse ato behen karakteri yt... dhe kujdes me karakterin tend, sepse ai behet Fati yt...!
Xhemajl- 187
Re: Fati ynë
E kam pare qe ti perdor shume filozofira ketu, une kam nje gje, flas thjesht dhe qarte. Ketu nuk ka vetem intelektualë por ka dhe popull te thjeshte, prandaj tregohu pak me i thjeshte. Per mendimin tim nuk eshte ashtu siç e mendon ti, por secili eshte i lire te mendoje ate qe ka ne llogjiken e vet.
Te pershendes!
Te pershendes!
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: Fati ynë
Nikolaos shkruajti:E kam pare qe ti perdor shume filozofira ketu, une kam nje gje, flas thjesht dhe qarte. Ketu nuk ka vetem intelektualë por ka dhe popull te thjeshte, prandaj tregohu pak me i thjeshte. Per mendimin tim nuk eshte ashtu siç e mendon ti, por secili eshte i lire te mendoje ate qe ka ne llogjiken e vet.
Te pershendes!
Po pra ti ke mendimin tend ndersa une kam mendimin tim, dhe si duket nuk mund te ndyshohen.
Te pershendes edhe un!
Xhemajl- 187
Re: Fati ynë
Nikolaos shkruajti:Sa per mendimin qe "fatin e bejme ne" nuk jam dakort. Fati yne ndikohet nga shume rrethana qofshin ato sociale dhe natyrore
..................
Nga natyra jemi krijuar dhe natyra ne udheheq, ajo e ka ne dore fatin tone. Ajo luan rolin kryesor.
Unë si Akrep, s'mund ta kapërdijë këtë:
Kur thua "fati ynë ndikohet nga shumë rrethana qofshin sociale apo natyrore..." - kam përshtypjen se po bini në kundërshtim me fjalinë e fundit: "natyra udhëheq me ne..."
Unë shtroj si pyetje: Nëse natyra do të udhëhiqte me ne, çfarë është roli ynë në jetë dhe për çfarë do të na shërbente vullneti i lirë për të zgjedhur?! Të gjithë do të kërkonim një parashikim të yjeve, të cilët mbase në momentin kur shikohen mund edhe të mos ekzistojnë. Dhe do të prisnim që të realizohet fati sipas asaj që kanë parashikuar yjet apo astrologjia.
Me sa kam vërejtur unë, për një parashikim të ardhmes, ju kërkoni datën e lindjes dhe orën... unë ju pyes: Sa njerëz kanë të njëjtën datë lindjeje dhe të njëjten orë? A do të thotë kjo se të gjithë ata që kanë lindur për një moment kanë fatin e njëjtë? Si e shpjegoni ju rastin kur binjakët janë të një gjinie, por janë karaktere krejtësisht të ndryshme? ...
dhe si rrjedhojë çfarë kuptimi do të kishte jeta nëse do të gjindeshin dy persona të njëjtë?
Dhe një gjë: nëse për një parashikim të fatit shfrytëzoni vetëm datën e lindjes dhe orën, them se jeni larg parashikimit të saktë.
Pse?!
Ta zëmë se janë 10 000 000 shqiptarë. Nëse pak llogarisim, mund të kemi 27397 persona mesatarisht që festojnë ditëlindjen për një ditë.
Por, jo të gjithë festojnë ditëlindjen e 1, 2 apo 20, a 30... nëse këtë numër (27397) e pjestojmë me 65 që do të ishte numri mesatar i viteve te jetës, do të kemi rreth 421 persona që mbushin vitet e njëjta...
Por, përveç datës ju kërkoni edhe orën e lindjes:
Nëse numrin 421 e pjestojmë me 24 orët e ditës, atëherë do të kemi rreth 17 individë vetëm shqiptarë që kanë lindur brenda një ore e një dite, që sipas asaj që ju parashikoni do të duhej ta kishin fatin e njëjtë.
Kur thashë jeni larg parashikimit të saktë, më intereson a përdorni ndonjë tjetër burim të parashikimit (si intuita), sepse përndryshe me kaq unë do ta barazoja parashikim astrologjik me të gjitha parashikimet tjera. Njëkohësisht duke mos nënvlersuar ndikimin e planeteve dhe yjeve në ne, e kam shumë të qartë ndikimin e tyre, por nuk janë i vetmi faktor dhe këtu pajtohem me pjesën e parë të mendimit tënd, duke shtuar edhe faktorë tjerë!
Elizza- 195
Pergjigje
Fort e nderuar Elizza! me vjen aq mire qe m'i beni keto pyetje sepse jane pyetje me vend dhe qellojne drejt e ne shenje. Kam deshire qe t'i lexojne te gjithe pergjigjet e mia.
1) se pari dua te te them se qarkullon nje thenie qe thote: " ASTROLOGJIA ESHTE E SAKTE POR VARET SESA I AFTE ESHTE ASTROLOGU QE TA INTERPRETOJE SI DUHET ATE".
Me kete dua te them qe une nuk e mbaj veten si nje astrolog profesionist dhe kam frike se ndoshta do te kete edhe mangesi ne pergjigjet qe do te kthej, por meqe jam drejt asaj rruge, sepse une jam akoma i ri , besoj se ne te ardhmen do zbuloj akoma edhe me shume ne kete fushe te lashte sa vete jeta.
Gjuhet e huaja si anglishtaj, frengjishtja , italishtja, dhe greqishtja me kane ndihmuar shume te studjoj ne menyre private kete fushe, ne fillim me libra te huaj dhe se fundmi me internet.
Une nuk e studjoj astrologjine per faktin qe me pelqen te parashikoj te ardhmen, sepse po te ishte keshtu do te studjoja te gjitha fushat e parashikimit sic jane falli me letra, filxhani, leximi i dores etj. Por une nuk i besoj ketyre te fundit, i besoj vetem astrologjise sepse vetem ajo me ka bindur. Me ane te astrologjise kam zbuluar me shume per veten time, per njerezit e mi etj.
Vetem astrologjia eshte natyrore, ajo kerkon studim, llogaritje ekzakte, analiza por dhe intuite, ndersa falli dhe filxhani kerkon vetem intuite, gje qe mund ta beje edhe nje njeri pa shkolle. Ne vendet me te zhvilluara ka universitete astrologjike si ne Angli, France, Kanada, SHBA, Australi e me gjere, e si mund te hidhen poshte keto universitete?
Ne te gjitha fushat e parashikimit vetem astrologjia afrohet me shkencen sepse ajo merret me llogaritje te sakta matematikore, astronomike, ndertime hartash etj. Por po e leme me kaq perkufizimin e saj dhe vazhdojme me pyetjet e tjera qe me ke bere.
2) Se dyti une nuk thashe qe vetem natyra ka rol kryesor ne jeten e njeriut, por edhe rrethanat e jashtme, lloji i prindit qe ka, kultura e prindit (me shkolle -pa shkolle). Kur them se fatin tone e ka ne dore natyra, une i referohem planeteve, Henes dhe Diellit.
Per shembull, nese dikush lind i shemtuar, e kush e ka fajin ketu? vet personi? - Jo. Fajin e ka data e lindjes dhe planetet qe ndikojne drejtperdrejt te ky person ne momentin e lindjes. Per mendimin tim 60% te fatit e kane ne dore planetet dhe Dielli, 20% e kane rrethanat dhe 20% e ka vet njeriu. Ja perse fati nuk eshte tek te gjithe njerezit 100% njesoj.
Por te garantoj se personat qe kane lindur ne te njejeten date, ne te njejten ore dhe ne te njejtin vend (sepse vende te ndryshme kane ore te ndryshme) kane pothuajse te njejten sjellje, te njejten pamje ne 90% te rasteve. Sigurisht qe ka edhe binjake qe ndryshojne me njeri-tjetrin por ne perqindje shume te ulet.
Ata qe kane kete ndryshim (sidomos te pamjes fizike) ndodh ngaqe njeri ka lindur ne fund te nje shenje Ashendent dhe tjetri ndersa po hynte shenja pasardhese Ashendent. Sepse ne astrologji 4 minuta = me nje grade ne zodiak. Pastaj varet dhe nga Hena dhe pozicioni i saj por kjo do shume faqe shpjegim.
3) Pse dy njerez qe jane binjake nuk kane te njejtin fat kur kane lindur ne te njejat grade dhe kur kane pamje te njejte?- Une personalisht duke pasur binjake ne rethin familjar, dhe duke qene arsimtar (ku kam pasur rastin te merrem me shume tipa femijesh dhe datelindje), e kam studiuar edhe kete rast.
Marrim nje shembull: Nese per shembull ne nje dite te caktuar, Hena hyn ne shtepine e peste te personave ne fjale (qe jane binjake), ku njeri supozohet qe eshte ne shtepi dhe nuk del nga shtepia dhe tjetri eshte jashte saj duke bere xhiro me shoket dhe mund te kene ngjarje te ndyshme shpjegohet ne kete menyre se pse ndodh kjo?
Ne astrologji shtepia e peste konsiderohet si shtepia e krijimtarise, dashurise, argetimeve, lojrave dhe kur Hena futet ne kete shtepi i ben njerezit ose te kene raste te reja romantike, ose te kene raste per t'u argetuar dhe luajtur ose te nisin te krijojne dicka.
Pra duke lidhur Henen me fushat e shtepise se peste. E shikon qe nese njeri nga binjaket mund te jete duke bere nje njohje te re romantike atje jashte, tjetri ketu ka nisur te krijoje dicka, ose po argetohet ne shtepi me gjera te tjera.
Pra argetimi dhe kenaqesia shfaqen tek te dy, pavaresisht qe mund te duken ngjarje te ndyshme. Keshtu ndodh edhe ne raste te tjera. Te tregoj nje rast tjeter: Ne astrologji shtepia e nente eshte shtepia e udhetimeve te largeta, e vendeve qe lidhen me jashte shtetit, e gjuheve te ketyre vendeve.
Nuk e di sa me ke kuptuar, por po te jesh afer dhe te bisedojme drejtperdrejt jam i bindur qe do me besosh e do me japesh te drejte sepse njerezit qe kam perreth perpara se te njihen me dike e pyeson se cfare shenje je, sepse jane ndikuar shume nga keshillat e ia astrologjike.
4) Astrologjia nuk na i thote gjerat 100% ashtu sic i presim ne. Astrologjia ka kufijte e saj. Per shembull, ajo nuk na tregon emrin e personit me te cilin do lidhemi apo do martohemi, apo do takojme ne nje dite te caktuar.
Astrolgjia na thote si do te jene marrdhenenit e pergjithshme me te, ku jane difektet, ku calon puna, ne cilat rrethana nuk perputhemi, tregon periudhat e krizave. Tregon momentet pozitive dhe ato negative. Tregon se kur duhet nisur dicka per te ecur mire, ose kur nuk duhet te marrim iniciativa sepse fati mund te jete kundra nesh.
Tregon se kush mund te martohet vone apo heret, tregon se cilat jane semundjet per te cilat priremi, tregon se kur duhet nisur femija per te lindur djale apo vajze. Ne 60% te saj ajo eshte shume e sakte per parashikime, dhe ne 90% eshte e sakte per te pershkruar personalitetin dhe karakterin tone.
Ngjarjet e perditshme varen edhe nga rrethanat ne 20% te rasteve, si? per shembull nese nje person i lindur ne te njejten dite, date, ore dhe minut me nje person tjeter pro qe ka familje te ndryshme, ketu ndikojne familja, per shembull, njeri femije mund te kete familje autoritare dhe me shkolle dhe tjetri familje te cthuruar dhe pa shkolle, pavaresisht qe kane daten dhe orene e njejte. Por te garantoj se edhe pse ngjarjet mund te duken te ndryshme ne jeten e tyre, ata do te kene te njejten ndjesi, te njejten lumturi, te njejten merzi apo cfaredoqofte ajo.
se fundmi "Planetet sigurisht qe ndikojne, edhe fort madje, por jemi ne qe duhet te marrim nje vendim". Edhe pse ndoshta jo 100% e sakte, te garantoj se astrologjia eshte shume ndihmuese ne jete, me shume se feja, ajo te ndihmon per te bere zgjedhjen e duhur qofte ne dashuri, qofte ne profesion dhe kudo.
Me kete po e mbyll, por jam i sigurt qe kam lene shume gjera pa thene.

Edituar për herë të fundit nga Nikolaos në 21.04.11 19:14, edituar 1 herë gjithsej
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
pergjigje
tani dua t'ju pyes une Elizza per te ta kthyer me te njejten "monedhe" (pa keqkuptime):
po ti Elizza, ku bazohesh qe shpjegon endrrat? a ka mundesi te me tregosh rreth kesaj fushe. Une personalisht nuk u besoj fare interpretimeve te tyre, besoj se disa endrra jane parashikuese, por nuk mendoj se eshte dikush aq i afte sa mundet te kape sinjalin dhe domethenien e tyre.
Kete e them pasi ne shtepi ka dy libra endrrash dhe asnjeri nuk me ka thene gjera te sakta. Keshtu qe mendoj se fusha ime astrologjike eshte shume me e forte se fusha e endrrave persa i perket parashikimeve.
Astrologjia merr per baze daten dhe oren personale, levizjet e planeteve, Henes dhe Diellit (jo yjeve, sic pretendohet). Ndersa endrrat nuk e di nese mund te kete ndonje shpjegim te sakte interpretimi i tyre. Dhe sa per astrologjine une kam shkruar dy libra rreth kesaj fushe, njeri me 240 faqe e tjetri me 500.

Po e prisja një reagim të tillë prej jush! Pikërisht këtë bëjnë personat kur mendojnë se po 'sulmohen', mjafton t'i hedhësh një fjalë dhe prite reagimin e tyre. Nuk ishte qëllim sulmi.
Do të përgjigjem shkurt, pasi nuk është tema për ëndrra:
Mbase astrologjia jote bazohet ne datën e lindjes, lëvizjet e planeteve, henën e diellin, ëndrrat burojnë nga dimensione tjera, sipas shkencës nga nënvetëdija, sipas fesë nga shpirti ose Zoti.
Interesimi për ëndrra ka qenë i hershëm sa edhe vetë njeriu. Qysh 1300 vjet p.e.s. egjiptianët kishin një libër me më se 2000 komentime të ëndrrave. Libra të tillë kishin edhe popujt tjerë si: babilonasit, asirianët, grekët, persianët etj. Endrrat përfshihen edhe në fushën e psikologjisë, pastaj parapsikologjisë... Psikologë e psikoanalistë janë marrë me to si: Alfred Mori, K. G. Jungu, S. Frojdi, Merakli, Bergsoni, Kellven Holli, Palumbu etj... Vitet e fundit janë bërë shumë eksperimente edhe në laboratore... Ishte Frojdi i pari që i futi edhe në shkencë, me këtë u pajtua edhe Jungu se ëndrrat janë rruga mbretërore deri te nënvetëdija... Në fenë islame, ëndrrat konsiderohen 1/46 pjesë e profetësisë. Ka libra me bazë fetare e shkencore për to, por nuk mjafton një libër apo dy a tre. Madje për interpetim ka rëndësi edhe ndikimi i hënës, i kohës, i motit, shkaqet patologjike, ndjenjat gjatë ëndrrimit, ndjenjat pas zgjimit, mendimet që i sjell ëndrra, ndikimet e jashtme, ndikimet nga e kaluara dhe gjithashtu edhe simbolet. Unë vetëm komentoj simbolet, nuk hy në thellësi dhe shpesh jap alternativa, që ëndrruesi t'i lidh vetë elementet që kanë të bëjnë me të. Por, zotri posa shihni ju një datë e keni të qartë se çfarë tipi është personi, përafërsisht e njëjta është me ëndrra, posa lexon simbolet ose dëgjon, (një ëndërr ka më shumë se një simbol), të cilët i lidh një element ose më shumë. Pikërisht ai elementi e jep edhe thelbin e ëndrrës, i cili plotësohet me të tjerët.
Të gjitha ëndrrat nuk interpretohen dhe përgjithësisht janë çështje subjektive dhe shpesh interpretimi është vetiak.
Çështja e besimit në to është personale, ndërsa cila fushë është më 'e fortë'... ju shikoni kah qielli, ndërsa unë kah vetja, kah potenciali i pashtershëm, kah dimensionet tjera... Unë s'e 'nënçmoj' Astrologjinë, dhe para se ta bëni ju këtë, duhet ta njihni mirë një fushë për të thënë 'vlen' apo' nuk vlen'... Endrrat që unë shoh janë absolutisht të sakta dhe të njerëzve që njoh, e për tjerët...s'mund të them gjë... Profeti Muhamed a. s. ka thënë: "Mjafton që secili prej jush të këshillohet me ëndrrën e vet".
Sa për shkrimin e librave - Urime për kuantitetin, sa për kualitet: s'e di...

Sa per autoret qe ti permende me siper qe jane marre me endrra jam ne dijeni dhe une dhe mund te them di dicka edhe une nga kjo fushe, por nuk me bind asnje fushe tjeter e parashikimit sa astrologjia. Me ke thene nje verejtje me perpara: "qe une bie ne kundershtim me veten time". Nje gje dua te them Elizza, e para qe ke rene ne kundeshtim me vetveten je ti, pse? sepse perpara se te publikoja une informacione astrologjike, ke qene ti ajo qe ke publikuar horoskope gjate vitit 2010 dhe tani po na del kundra astrologjise duke bere edhe pyetje "sulmuese" ndaj saj. Kjo do te thote qe ti ke rene ne kundershtim me veten ne kete rast. Apo ato horoskope "fallso" i vendose sa per te mbushur faqet, ashtu kot? Dhe sa per cilesine e librave te mi, te keshilloj t'i lexosh! Nje komplimet po te bej, vertet shenja e akrepit jane psikologë te lindur dhe ju shkon shume fusha e endrrave, sepse kjo kerkon edhe psikologji, pervec intuites.
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: Fati ynë
Pse duhet ta marrësh si sulm? Mbase unë desha të di më shumë rreth astrologjisë. Edhe te komenti i parë kam thënë se e kam të qartë ndikimin e saj, madje të thashë se për një interpretim më të thellë të ëndrrave merret parasysh edhe ndikimi i hënës... Plus kësaj: Astrologjia deri dikund është e saktë edhe në përshkrimin e karakterit dhe të personalitetit të njeriut... Unë nuk jam kundër, nëse do t'ju kushtoje pak rëndësi detajeve do ta vëreje, por sidoqoftë të përshëndes dhe të falenderoj për kohën dhe mundin!
Paqe!
Paqe!
Elizza- 195
Re: Fati ynë
ok, te kuptoj plotesisht dhe me fal qe mora si sulm. Meqenese jemi te dy te fushes se parashikimit, nuk duhet te kemi kontradikta te ketij lloji.
Te pershendes!
Te pershendes!
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Fati!
Ne ditet e sotme, ne te cilat gjithçka e me shume po perfeksionohet rreth gjitheçkaje po arrihet nje perfundim...
Por nje gje qe ende eshte e paqarte, eshte ajo se fati a eshte i caktuar nga Zoti, apo ne jemi ata te cilet vendosim per kete?
Cili eshte mendimi juaj per kete?
Te diskutojme gjatesisht...

Valtoni- Dija eshte Pushtet!
39
Re: Fati ynë
Nuk e dija qe ishte diskutuar me pare kjo teme.
Ne fakt kerkova mendimin e te tjereve se vet nuk i kam shume te qarta mendimet.
Ndonjehere mendoj se jemi ne vet qe e percaktojme fatin tone, jane vendimet qe ne marrim ne jete, te cilat te cojne ne nje rruge ne nje perfundim, te cilat vulosin fatin tone. Po sic eshte thene dhe me pare jane dhe mendimet e tona,
Nuk jam shume e bindur per faktin se ben njeriu pasi une kam nje mendim metaforik per jeten, per fatin e cdo njeriu.
E kam pare gjithmone si rrenjet e pemeve fatin e njeriu del nga nje trung, pra egzistenca jone, deri ne momentin qe ne jemi te pavetdijshem per te marre vendime, do te jemi gjithmon trungu i cili fatin ia percaktojne te tjeret. Pasi rritemi dhe jemi ne gjendje te marrim vet vendimet tona, para cdo vendimi ne kemi 2-3 ose dhe me shume rruge per te marre, e cila ka rrjedhen e saj ka fatin e saj ne te gjithmone keshtu do jete ne cdo vendim qe njeriu do te kete.
E dini pse e kam kete mendim pasi mendoj njerizit, veten time qe po te kthejne koken mbrapa shikojne qe kane ecur ne nje rruge te vetme, e cila kishte shume degezime rruges, dhe mendon si do te ishte jeta ime po te kisha bere ate te kisha shkuar aty.
Nuk e di ne jam treguar shume e qarte...

nert- 63
Re: Fati ynë
A di si eshte fati sipas mendimit tim,fatin ne nuk e kontrollojm dot,ne as veten nuk e kontrollojm vetem nje pjese te saj e kontrollojm,fati eshte i krijuar dhe nuk mund ta modifikojm,ne mund ta ndryshojm vetem at pjese qe na eshte lejuar ta ndryshojm.
warinmyhart- Im waiting raing
3
Fati nuk ndryshohet sipas mendimit tim!!!
Fatin e ka shkruar KRIJUESI kshu qe ne nuk mundemi
zoti e di me se miri
zoti e di me se miri
IndigoStar- So mote it be !
786 369️????????️الله
Knowing is Good, but knowing Everything is Better
Making Good Man Better
Family comes first
21
Similar topics
» Numrat dhe fati
» Numerologjia – numrat dhe fati
» Fati nga dhembet e Ujkut
» Patkonjtë e kalit dhe Fati !
» Fati përmes monedhës
» Numerologjia – numrat dhe fati
» Fati nga dhembet e Ujkut
» Patkonjtë e kalit dhe Fati !
» Fati përmes monedhës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi