EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjumi i mirë varet nga stili juaj i jetesës

Shko poshtë

Gjumi i mirë varet nga stili juaj i jetesës Empty Gjumi i mirë varet nga stili juaj i jetesës

Mesazh  Luli 04.05.15 13:06

Gjumi i mirë varet nga stili juaj i jetesës Bigstock-Beautiful-Caucasian-woman-waki-67521343

Kur ndiheni të lodhur, ju keni kapacitet zero për të menaxhuar stresin.

Gjumi është i rëndësishëm për qëndrueshmëri fizike e psikologjike, shëndetin, përqëndrimin mendor dhe ekuilibrat emocionalë. Thjesht mendoni se sa e vështirë është të qëndroni të qetë pas një nate pa gjumë, kur çdo gjë të duket më e vështirë se sa është në realitet.  Vetëm gjumi e shtyn trupin të bashkëpunojë me çfarëdo që ju del përpara.

Ja disa veprime që duhet të ndërmerrni për një gjumë më të mirë:

Spostoni zakonet tuaja të mëngjesit

Është e rëndësishme ta ktheni gjumin cilësor në një prioritet, që do të thotë të flini më mirë dhe më gjatë. Bëjeni këtë dhe çdo gjë në jetën tuaj do të rrjedhë pa probleme.

Zakonet  tuaja, stili i jetesës, ndikojnë shumë në atë se sa mirë flini.

Ndaj do të ishte mirë të bëni disa ndryshime, përshembull të përmirësoni gjumin tuaj përmes këtyre udhëzimeve:

Vendosni orare të rregullta gjumi

Duket e thjeshtë por nuk është edhe aq sepse rutina ju përfshin duke komanduar trupin tuaj se kur duhet të bini në gjum dhe kur do të zgjoheni. Të shkosh në krevat dhe të zgjohesh në të njëjtën orë, çdo ditë, do ta mbajë orën tuaj biologjike të qëndrueshme. Bëjini vetes një nder duke e ngulitur në mendje se çdo gjë që po bëni, mund të presë deri nesër.

Përdorni një gjysmë ore për tu përgatitur për fjetje

Është thelbësore të lejoni trupin tuaj të zbrazë gjithë ngarkesën e ditës, përpara se koka juaj të prekë jastikun. Mos u shqetësoni kur pagjumësia ju mbërthen, ndonëse ju doni gjumë.  Konsideroni si të nevojshme një banjë të nxehtë për të relaksuar muskujt ose dëgjoni muzikë të lehtë. Bëni çdo gjë që ju relakson e largon prej ditës që kaloi.

Ndaloni së bëri gabime thelbësore mbi gjumin

45 përqind e Amerikanëve thonë se ata vuajnë nga mungesa e gjumit ose gjumi i keq, sipas Fondacionit Kombëtar për Gjumin. Mos harroni që  gjumi është baza e menaxhimit të stresit dhe balancës emocionale, por në padijeni ju bëni zgjedhje që sabotojnë gjumin tuaj.
Ju nuk duhet të ushtroheni para kohës së gjumit. Çdo stërvitje  që e bën zemrën tuaj të shtojë ritmin, duhet shmangur gjatë mbrëmjes.
Në vend të kësaj provoni në mbrëmje të bëni joga.

Ridimensiononi mendimet tuaja

Mendoni se njerëzit e suksesshëm nuk kanë nevojë për shumë gjumë ose që gjumi nuk është një burim i rëndësishëm? E gabuar! Sepse këto mendime ulin vigjilencën tuaj ndaj gjithçkaje.

Kujtojini vetes se gjumi ju ndihmon të rimblidhni energjitë, kështu që ju do të jeni të aftë të bëni të gjitha gjërat e nevojshme për arritje e sukses.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi