Si të përballemi me problemet tona?
Faqja 1 e 1
Si të përballemi me problemet tona?
Kur flisje për mënyrën se si mjeshtra të ndryshëm budistë i kanë shtuar një shije personale mësimeve të Budës, nisa të pyes veten nëse do të jetë dikush tjetër që do ti shtojë vizionit tënd shijen e vet personale. Duket gati e pamundur ti shtosh diçka të re një vizioni që përmban pothuaj gjithçka që mund të gjendet mbi tokë.
Duket gati e pamundur, por kurrë e ardhmja nuk mund të parashikohet. E ardhmja mbetet e hapur. Ajo që sot duket e pakonceptueshme, nesër mund të bëhet e mundur. Nuk arrihet kurrë në pikën kur e ardhmja mund të konsiderohet e mbyllur. Kjo është domethënia e ndërlikuar e një ekzistence të përjetshme. Do të jetë shumë e vështirë, sepse unë nuk jam i kufizuar në një rrugë të veçantë, në këndvështrimin filozofik. Jam mjaft i gjërë për të patur kundërthënie, dhe kam bashkuar në vizionin tim për jetën gjthçka ka ndodhur mbi tokë sa i përket evolucionit të vetëdijes.
Kështu, nëse sheh mbrapa, të gjithë do të duken pak më të varfër; deri edhe ata më të mëdhenjtë dhe më të fuqishmit do të të duken të kufizuar. Por je duke parë në të kaluarën e jo në të ardhmenqë është krejtësisht e paparashikueshme. Do vazhdojnë të ndodhin gjëra, dhe do shtohen gjëra të reja. Unë nuk jam një stacion i fundëm; jam i ngjashëm me lumin, që vazhdon të rrjedhë, duke ftuar cdo lum tjetër të bashkohet me të. Gjthçka çfarë ju kam dhënë do të mbetet e paprishur, por do të pasurohet gjithnjë nga ezhvillimi i ardhshëm i njeriut, sepse është një fenomen i i hapur. Nuk jam profeti i fundit, apo mesi i ndonjë tradite. Unë jam një fillim, jo fundi, i një pikëpamjeje për jetën dhe problemet e saj krejtësisht të reja, që fton çdolloj gjëje, të konceptueshme apo jo, të jetë e ftuara ime. Kështuqë ke të drejtë.
Duket shume e vështirë, por ekzistenca është kaq e gjërë dhe mundësitë janë të pafundme, pra nuk mund të thuhet që ka ardhur çasti të ndalojmë. Nuk do të vijë kurrë, nuk ka pika e as presje. Jeta nuk njeh pika dhe prejse; shkon përpara, gjithnjë e më paërpara, dhe do të vazhdojnë të shtohen gjëra që as nuk i njohim. Dhe kështu është mirë. Dua të them po ju jap diçka të gjallë, që do vazhdojë të rritet, do të ketë rritjen e vet edhe përtej nesh. Nuk po ju jap një gjë të vdekur,sipas traditave të vjetra. Ja pse kristianët kanë kaq shumë frikëqë shkenca mund të zbulojë ndonjë gjë tjetër që kundërshton Biblën.
Myslimanët kanë shumë frikë nëse dikush thotë gjëra që kundërshtojnë Kuranin. Por këta janë në fakt armiqtë e progresit, armiqtë e jetës. Unë nuk jam kështu. Jam vetëm një mik, një fillim i përulur, një realitet i gjallë në të cilin çdo ditë vijnë gjëra të reja, ekstza të reja, hapësira të reja; jam i aftë ti përfshij të gjitha pa patur frikë nga progresi. Nëse një gjë nuk shkon, unë jam gjithnjë i gatshëm ta lë të lirë, dhe të jem gjithnjë në anën e së vërtetës. Ka dy lloje njerëzish: Një lloj janë ata që duan që e vërteta të jetë gjithnjë në anën e tyre: egoistët, arrogantët. Kurse lloji tjerë që duan gjithnjë të jenë në anën e së vërtetës, me çdo çmim; se mund të humbin diçka, janë gati, por nuk munden të mos jenë në anën e së vërtetës. Këta janë të përulurit, këta janë shenjtorët e vërtetë mbi tokë, dhe si këta kanë ekzistuar shumë pak.
Më fol pak për takimin e burrit të “brendshëm” më gruan e “brendshme”, a është e mundur kjo gjë në këtë botë, dhe nëse është e mundur si mund të arrihet?
Burri dhe gruaja e “bredshme” nuk arrihet nëse nuk arritur majën më të lartë.; nëse nuk arrin tek mbivetëdija kozmike nuk e dallon, vetëm në atë lartësi, dualitetet takohen dhe mund të provosh eksperiencën orgazmike të takimit. Pak nga pak bëhesh i vetëdijshëm për dy polet të kundërta që lëvizin së bashku në harmoni, si në një vallëzim, por kjo nuk është një gjë që e sheh në rrugë, por vetëm në fund të udhëtimit.
Të kërkoj cilësinë time kryesore duket një teknikë e mirë. Është sikur unë të kem pranuar gjithmonë se ka disa “gjëra të shpifura” në dollapin tim, dhe në caste të caktuara marr vrull për ti eleminuar apo për të vëzhguar me vetëdije maksimale njërën prej tyre. Në 48 orët e fundit, në përpjekjen time për ti individualizuar me saktësi, zbulova se hapja e dollapit dhe përdorimi i fenerit në brendësi do të thotë në vetvete, ti kthej ato në skelete të pafuqishme. Sigurisht duke i krahasuar këto skelete me probleme, në vënd që vetëm ti vëzhgoj, nga konkrete si dicka që nuk është e gjallë. Osho, është iluzion apo është kaq e lehtë?
Shumë nga problemet tona janë akoma të tilla sepse ne nuk i kemi vëzhguar kurrë, nuk i kemi fokusuar kurrë sytë tonë mbi to për të krijuar një ide se çfarë këto probleme janë. Është si të tregosh një histori. Ishte natë me hënë të plotë dhe një hajdut kishte vjedhur një sasi të madhe florinjsh. Natyrisht kishte frikë. Vraponte, papritur ndjeu hapa prapa tij. Ndodh gjithnjë; nëse vrapon në errësirë, dëgjon hapat e tu dhe të duket sikur dikush po të ndjek. Kur hajduti pa mbrapa, shikoi në fakt vërtetë dikë që e ndiqte: ishte hija e tij.
Por ai nuk ishte në gjendje të kuptonte për çfarë bëhej fjalë. Problemi i tij ishte ai të ikurit nga ndjekësi. Kështuqë hajduti vrapon edhe më shpejt, por vuri re që edhe ndjekësi vraponte edhe ai më shpejt. Duke parë mbrapa që ai ishte fill pas tij. I shkreti ishte i lodhur, i lodhur për vdekje, dhe për më tepër nuk ishte çliruar nga hija. I shaktërruar u hodh në një hije peme ku nuk binte drita e hënës dhe kontrolloi rrethe rrotul duke kerkuar ku shkoi ndjekësi: një cast më parë ishtë shumë afër, pikërisht pas tij. Mori zemër, pa rrotull, pa arritur ta shihte; por më pas doli nga hija e pemës dhe ndjekësi ishte përsiri pas tij. Por këtë here nuk mund të gënjehej më, u kthye dhe e pa. Nuk kishte asnjeri ishte hija e tij.
Shumë nga problemet tona – ndoshta pjesa më e madhe – ekzistojnë sepse nuk i kemi parë kurrë në fytyrë, nuk i kemi përballur kurrë; por ti shmagësh do të thotë ti kesh frikë dhe ti japësh atyre energji, sepse do të thotë si i ke pranuar si probleme. Pranimi që ti i bën një problemi është vetë ekzistenca e tij. Jashte vëmendjes tënde problemet nuk ekzistojnë. Kështu nëse hap dollapin tënd dhe me fener sheh skelete, do të zbulosh se janë të vdekur. Sketet janë të palëvizshëm, por të gjithë kanë frikë prej tyre. Është një gjuë shumë e çuditshme. Nuk ke frikë nga të gjallët që mund të të dëmtojnë, munden deri edhe të vrasin – dhe të gjithë kanë në brëndësi të trupit një skelet – deh janë gjallë gjithsesi. Është një gjë shumë e çuditshme.
Por nëse një ditë papritur gjendesh përballë një skeleti të mjerë pajetë, ndjehesh i terrozuar. Çfarë mund të të bëjë një skelt? Është më mirë ti lësh gjërat të shkojnë. Në fakt ti në fillim i fsheh, dhe rri hipokrit – nuk i nxehur, nuk urren njeri, nuk bën as këtë as atë; por e gjithë kjo akumulohet në brendësi. Janë të gjitha gjëra të vdekura, nuk kanë energji të tyren, vetëm po ua dhe ti vetë. Ti je burimi i energjisë. Gjithçka që ndodh në jetë ka nevojë për energji. Nëse ndërpret një burim energjie… me fjalë të tjera është ajo që e quaj identifikim; nëse nuk identifikohesh me diçka, ajo diçka vdes mënjëherë, sepse nuk ka energji të vetën.
Të mos identifikohesh me problemin është pamja tjetër e të vëzhguarit?
Vlerëso bukurinë e të vëzhguarit dhe aftësinë e madhe të saj për të transformuar. Vëzhgo çdo gjë, dhe do të shohësh menjëhërë se nuk ka asgjë është thjesht një skelet pa jetë që nuk mund të të bëjë keq. Por ti i jep energji, projekton energji mbi të. Në këtë pikë një skelet që nuk mund të të bënte asgjë, tani mund edhe të të vrasë, mund të provokojnë një atak në zemër; fillo ti shmangesh dhe i ke dhënë jetë, i ke dhënë forcë. Jepi jetë gjërave të bukura. Mos ia dhuro jetën gjerave të tmerrshme. Nuk ke shumë kohë a shumë energji për të ikur. Me një jetë kaq të shkurtër, me një fuqi kaq të vogël, është idiotësi të biesh në trishtim, në zemërim, në urrejtje, në zili. Përdore energjinë tëndë për të dashur, për të krijuar, përdore për miqësinë, për meditimin; bëj diçka me këtë energji në mënyrë që të të çojë më lart. Sa më lart të shkosh, aq më shumë burime energjie të hapen. Në hapësirën e vetëdijes, je i ngjashëm me një zot. Por ne nuk lejojmë që kjo të ndodhë. Biem poshtë, në hapësira gjithnjë e më të errëta, ku bëhemi gati “të vdekur që marrin frymë”. Gjithçka është në dorën tonë.
Pak kohë më parë kam kuptuar se nuk reagoj ndaj situatave por ndaj personave, kështu nëse dikush që më pëlqen bën diçka, kjo nuk më shqetëson, por nëse dikush që nuk më pëlqen bën të njëjtën gjë, mendoj:”Sa të gjë të shëmtuar bëri”. Në nivel intelektual kam kuptuar arsyen pse disa njerëz nuk pëlqejnë, është se reflektojnë disa cilësi nga unë të cilat do doja ti injoroja.Shpresoja që ngadalë do arrija ta pranoja këtë fakt të pakëndshëm në thelësi, dhe që gjykimet e mia do të ishin zhdukur si për mrekulli pa patur nevojë ta përballja atë që është e pakëndshme brënda meje. Fatkeqësisht deri tani nuk ka ndodhur. Vazhdoj të reagoj ndaj disa personave, dhe nganjëherë gjej vështirësi deri edhe të kujtohem që ta çoj energjinë time drejt vëzhgimit dhe drejt gjykimit. Jam kënaqur duke thënë:”Nuk mund të bëj asgjë, ec përpara për të vëzhguar”, por duke parë që vëzhgimi im është kaq i dobët dhe po shpenzoj shumë kohë për të, pyes veten në mund të më sugjerosh ndonjë hile që mund të më ndihmojë?
Nuk ka hile, e as kurthe sepse të vëzhguarit është rruga më e shkurtër për ndriçimin. Kështuqë çështja e hileve nuk ndihmon aspak. Asnjë hile nuk mund të të ndihmojë. Hilet shkojnë nëse je duke laujtur me letra, por nuk mund të bësh hile me ekzistencën, nuk mund të bësh hile me jetën. Nëse ti do një rrugë më të gjatë, mund ta gjejmë; sepse është e mundur të të tregoj gjëra jo thelbësore, ose si të thaush të kota, dhe kështu rruga është më e gjatë. Religjionet kanë bërë pikërisht këtë. E kanë bërë rrugën shumë të gjatë, në mënyrë që të mos kësh mundësi të arrish brenda një jete: sepse do duheshim shumë jetë. Ishte një strategji e klerikëve pa principe për të gënjyer njerëzit, sepse nëse thua se mund të mbërrihet në këtë cast, atëherë lind pyetja: E pse nuk ke mbërrituar akoma: ndoshta nuk do, ndoshta do të presësh edhe pak, apo do të mbarosh më parë diçka tjetër, apo mendon se ndriçimi është gjëja e fundit e jetës në radhën e rëndësisë.
Dhe i gjithë mundi yt shkon për të bërë gjëra banale dhe të zakonshme të jetës. Mund të ketë nga ata që e provojnë dhe nuk munden ta mbërrijnë. Atëherë kleriku është në bela, sepse edhe ai është po aq larg sa ata. Me qenë klerik për të është vetëm profesion, nuk është sikur të ishte një kërkimtar. Dhe ti mund të filloje ta pyesje: “pse nuk ndodh?” Dhe ai nuk do të ishte në gjendje të përgjigjej sepse edhe ai nuk e di çfarë është, çfarë e pengon dhe çfarë e ndihmon. Dhe gjëja më e thjeshtë për të është të thotë: Është një rrugë shumë e gjatë. Do të ndodhë pas shumë jetësh, kështuqë mos u ngut, nuk është diçka që mund ta kesh tani. Vazhdo të punosh dhe të lutesh ; kur të jetë koha e duhur, do të ndodhë”. Kjo ishtë një shpjegim i klerikut për tu mbrojtur. Të vëzhgosh është rruga më e shkurtër. Për të mbërritur nuk duhen shumë jetë. Nuk varet nga koha, por më shumë nga intensiteti i dëshirimit, nga etja jote; kur ke etje për të vërtetën – si të ishte çështje për jetë a vdekje – vendos të gjitha energjitë e tua në këtë çast, dhe porta do të të hapet patjetër. Dhe kujtohuni të mos bëni kurrë hile nëse ke të bësh me realitetin, sepse kështu nuk do të arrish kurrë askund.
E vërteta e thjeshtë është se të vëzhgosh është rruga më e shkurtër; nuk mund të bëhet edhe më e shkurtër?
Të vëzhgosh është ajo që pritet prej teje… mundohu të kuptosh, në të vërtetë nuk pritet asgjë. Ndërkohë ti po i vëzhgon gjërat, e di çfarë do të thotë të vëzhgosh. Sheh një ndeshje futbolli, sheh TV, sheh një film. E di ndërkohë çfarë do të thotë të shohësh, nuk ka nevojë ta thuash: e njëjta gjë aplikohet tek ajo çfarë sheh në ekranin e mendjes tënde. Mbyll sytë dhe lër që mendja jote të funksionojë si ekrani i një kinemaje apo televizioni; çdo gjë që kalon në mendje, ti mbeshtesh një vëzhgues, nuk bën asgjë, as nuk gjykon. Kjo është mrekullia e vetme që njoh: ndërsa vëzhgimi yt bëhet gjithnjë e më i qëndrueshëm, ekrani boshatiset. Në pak kohë të do jetë vëzhguesi por nuk do të ketë asgjë për tu vëzhguar, ekrani do të jetë krejt bosh. Dhe kur vëzhguesi lihet krejt i vetëm, nis e vëzhgon vetveten, sepse kjo është natyra e tij: të vëzhgojë. Dhe të vëzhgosh vetveten është gjëja më e madhe që mund të ndodhë në jetën e dikujt. Gjithçka tjetër ndodh falë kësaj: ekstaza, heshtja, paqja, dhe së fundi vjen të shkuarit deri përtej këtyre përvojave dhe të qëndruarit në esencën e pastër të vetes. Kush ka mbërritur këtë esencë të pastër ka realizuar atë që është misioni i jetës njerëzore.
Marrë nga libri i Osho Rajneesh: “Transmetimi i Llambës”, Kapitulli 23
Përktheu: Valter Vego
gjilanasi- 361
Similar topics
» Në gjumë, problemet zgjidhen më mirë
» Pse të vdekurit vijnë në ëndrrat tona?
» Pse të vdekurit vijnë në ëndrrat tona?
» Si mund ti kontrollojme endrrat tona?
» A ndikon hëna tek humori apo veprimet tona?
» Pse të vdekurit vijnë në ëndrrat tona?
» Pse të vdekurit vijnë në ëndrrat tona?
» Si mund ti kontrollojme endrrat tona?
» A ndikon hëna tek humori apo veprimet tona?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi