Shfaqje te shqiptarët
Faqja 1 e 1
Shfaqje te shqiptarët
E rrallë, Zonja e Shkodrës u shfaqet besimtarëve
Mirazh apo ngjarje e vërtetë? Haluçina cione apo lidhje reale shpirtërore mes një adoleshenteje dhe Shenjtores së Shkodrës?! Në fakt, këto pyetje janë krejtësisht të papranueshme për famullitarin e Kishës së Shënkollit të Velipojës, por dhe për qindra besimtarë katolikë të kësaj komune. Ata pohojnë se kanë parë me sytë e tyre imazhin e Zonjës së Shkodrës, gjatë meshës së mbajtur në ditën e saj, me 15 gusht të këtij viti, në ambientet e kësaj kishe. Të shtangur nga kjo dukuri e veçantë fetare, shumëkush prej tyre është turrur duke prekur vendet ku është shfaqur Shenjtorja. Madje, famullitari Dom Marjan Ukaj thotë se disponon pamje filmike dhe fotografi të besimtarëve të “harlisur” nga kjo mrekulli. Ndërsa vetë Valmira Malaj, e cila ka përcjellë e para lajmin për rishfaqjen e Zonjës së Shkodrës, ka pranuar të rrëfehet vetëm në kishë. 19-vjeçarja nga fshati Gomsiqe e Re e Shkodrës, përgjatë rrëfimit i ka thënë famullitarit Ukaj, se që nga 18 korriku, Shenjtorja i është shfaqur plot 84 herë. Madje, vajza ka paralajmëruar se Zonja e Shkodrës, me të cilën në disa raste beson se ka komunikuar dhe me zë, do të rishfaqej dhe me 15 gusht. E ndërsa ka ndodhur e pabesueshmja, drejtues të Kishës së Velipojës kanë vënë në dijeni për këtë ngjarje dhe Arqipeshkvinë e Shkodrës. E ndërsa lajmi ka marrë dhenë, një nga mjekët e fshatit ka deklaruar se para disa kohësh adoleshentja Malaj ka pasur haluçinacione.
BESIMTARJA
Famullitari i Kishës së Shënkollit në Velipojë nuk është habitur, kur 19-vjeçarja Valmira Malaj i ka thënë se do të rrëfehej. Vetëm pak minuta më pas ai ka ndjerë t’i kalojnë të dridhura nëpër trup. Vajza ka treguar se më 18 korrik të këtij viti i është shfaqur imazhi i Zonjës së Shkodrës. “Nuk e dija se cila ishte. Në shfaqjet e mëvonshme Zonja e Shkodrës më tha se duhet të njoftoja besimtarët për rikthimin e saj”, - është shprehur besimtarja para Dom Marjan Ukajt. Ndërkaq, Malaj i ka thënë famullitarit se ka komunikuar 22 herë me zë me Shenjtoren, e cila do të rishfaqej sërish me 15 gusht.
MREKULLIA
Famullitari ka besuar në rrëfimin e Valmira Malajt, ndaj u ka dhënë lajmin gjithë besimtarëve të zonës. “Vajza ka lidhje të vërteta shpirtërore me Shenjtoren. Ajo nuk mund të sajojë një rrëfim të tillë, pasi nuk kishte njohuri dhe as që e dinte se kush ishte Zonja e Shkodrës. Dëshmitë e saj janë autentike”, - thotë famullitari Dom Marjan Ukaj. Ai shprehet se Zonja e Shkodrës ka lënë mesazhe të qarta për vajzën, për vetë atë, si dhe besimtarët katolikë. Të habitur tejet dhe në pritje të mrekullisë, besimtarët kanë mbushur përditë kishën e Velipojës. Më 15 gusht, teksa mbahej mesha, 19-vjeçarja është ngritur në këmbë. Në çast, rreth 300 besimtarë kanë parë t’u shfaqet tetë herë në vende të ndryshme Zonja e Shkodrës. Ky fakt pohohet nga mjaft besimtarë, të cilët shprehen se e kanë pare figurën e Zojës së Shkodrës në forma të ndryshme si: Me duar para duke u lutur tek altari, tek muri, me rruzare në duar; me Krishtin; me dy engjëj në sup etj.
MESAZHET
Besimtarja Valmira Malaj i ka thënë famullitarit se Zonja e Shkodrës i ka dhënë disa mesazhe. Dom Marjan Ukaj tregon se vajza i ka kërkuar foto të njerëzve të sëmurë në këtë zonë. “Kanë qenë tre raste të tilla dhe ato foto më pas janë zhdukur, ndërsa të sëmurët janë përmirësuar. Ato janë persona që vajza nuk i ka njohur dhe jetojnë larg vendit të banimit të saj”, - pohon Ukaj. Ky i fundit sqaron se adoleshentes i ka thënë Zonja e Shkodrës të lutet për tre persona që ishin në rrezik. Pikërisht këta persona kanë pësuar një aksident, por i kanë shpëtuar rrezikut për jetën. Gjithashtu, Ukaj shton se mesazhet e Zonjës së Shkodrës që ai beson se i ka transmetuar përmes vajzës, janë që Kisha e Shënkollit në Velipojë është një vend i shenjtë dhe i bekuar; të hiqen shapkat në kungim, mesazhi i paqes, si ngritja e grupeve të rinjsh misionarë që të kujdesen për të sëmurët në çdo shtëpi.
Brikena Shllaku

Admin- 1132
Re: Shfaqje te shqiptarët
Shën Maria shfaqet në Libohovë
Në malin e Buretos, gjetja e një guri të rrallë nga ana e një gjahtari, ka molepsur të gjithë banorët e zonës, si dhe disa prijës fetarë.
Një gjahtar nga Libohova e Gjirokastrës, gjatë gjuetisë në shpatet e pjerrëta të malit të Buretos, që ndodhet mbi qytetin historik të Libohovës, ka gjetur rastësisht një gur të rrallë, ku mbi të është pikturuar një ikonë e njohur në botën kristiane, ajo e Shën Mërisë me Krishtin në duart e saj, një objekt i rrallë përreth së cilit njerëzit kanë nisur të falen dhe të ndezin qirinj.
Dyzetegjashtëvjeçari Shpëtim Beqo, nga lagjja Hoxhallarë e Libohovës, vendbanimi më afër shpateve të thepisura të qytetit historik të Libohovës ku është gjendur ikona, një njeri i pasionuar pas gjuetisë, objekteve antike dhe një mjeshtër i rrallë i artizanatit të gurgdhendjes, thotë se këtë gur e ka gjetur rastësisht 7 vjet më parë, ndërsa ishte duke gjuajtur thëllëza në shpatet e Buretos.
"Ishte herët në mëngjes kur kisha dalë për gjueti dhe më doli përpara një thëllëzë e vetme. U habita, sepse qeni nuk lehu si zakonisht kur binte në erë të thëllëzave dhe se nuk më ka qëlluar të përballem me një thëllëzë të vetme, pasi këto shpezë të malit gjithmonë shfaqen në tufë dhe asnjëherë të vetme. Në mes gurëve të përroit nga vendi ku u ngrit thëllëza pashë gurin me figura të pikturuara. Më habiti, ndaj e mora me vete", tregon poseduesi i gurit "ikonë", libohoviti Shpëtim Beqo.
Guri me figurën e rrallë të Panajasë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë njerëzve që e kanë parë. Madje, besimtarë të krishterë dhe bektashianë, pa dallim, kanë nisur vitet e fundit që të falen, të luten dhe të ndezin qirinj përpara gurit të rrallë.
Nëse do ta shikosh dhe lexosh me vëmendje gurin e Panajasë, thotë poseduesi i saj, Shpëtim Beqo, do të gjesh aty të vizatuar nga Zoti legjendën e vjetër të krushqve të Libohovës. "Sipas kësaj legjende, që tregohet edhe sot e kësaj dite, krushqit libohovitë u nisën drejt shpateve të Buretos për të marrë një nuse në Voshtinë, qytet që ndodhet matanë kufirit të sotëm me Greqinë. Të lodhur nga ngjitja e shpateve malore dhe të mërdhirë nga temperaturat e ulëta, krushqit qëndruan për të marrë frymë dhe fuqi në zallin e përroit të Kathizmës dhe të mekur shanë Zotin dhe Panajanë, por pas kësaj sharjeje ata mbetën të ngrirë në zallin e përroit, pikërisht në vendin ku unë gjeta "Gurin e Panajasë", rrëfen Shpëtimi.
Për një soditës të thjeshtë të kësaj mrekullie, sikurse besojnë banorët e trevës, është mjaft e vështirë për të përshkruar figurat e shumta që shfaqen në pjesën e sheshtë dhe për t‘i interpretuar ato. Figura është një lloj grafike, bardh e zi, ku edhe e bardha edhe e zeza janë prej gur stralli. Prerja e tërthortë e gurit të çuditshëm është një lloj konglomerati me gurë stralli të shumëngjyrshëm. Nuk ka asnjë dyshim që në këtë figurinë gjithçka është e përbërë prej gur stralli. Ajo që çudit soditësit dhe besimtarët është figura në pjesën e sheshtë të gurit. Një herë mund të dallosh Shën Mërinë me Krishtin në duar, e në një version tjetër mund të konstatosh një gji gruaje me thithkën që buron qumësht. Në një plan tjetër dallon siluetën e bebes në bark të nënës dhe disa pamje të tjera që mund të interpretohen me ngjarje historike të njerëzimit.
Guri i rrallë, i gjetur në shpatet e Buretos, dhe që ruhet me një fanatizëm të rrallë nga pronari i tij, Shpëtim Beqo, ka tërhequr vëmendjen e shumë besimtarëve dhe më shumë se atyre, të disa njerëzve të veshur me uniformat fetare, ç`ka duken si prijës besimtarësh. "Kanë ardhur këtu në shtëpinë time për të blerë ‘Gurin e Panajasë‘ priftërinj dhe hoxhallarë, por unë as e kam shitur dhe as kam për ta shitur ndonjëherë. Dy priftërinj nga Janina që erdhën të parët për ta blerë më dhanë në fillim 22 mijë dhrahmi, pastaj e rritën "pazarin" deri në 40 mijë dhrahmi, por unë nuk pranova dhe nuk pranoj të shes shenjat e Perëndisë", tha për gazetën "Shqip" pronari i gurit, Shpëtim Beqo.
Natyra ka ofruar një ikonë të rrallë me pamjen e Shën Mërisë dhe një libohovit nuk pranon që ta shesë. Ky është lajmi për sot.
Nga Gazeta Shqip

Similar topics
» Histori me entitete
» Nje shfaqje UFO ne radar
» Wahabizmi te shqiptarët
» Të huajt për shqiptarët
» Xhindët te shqiptarët
» Nje shfaqje UFO ne radar
» Wahabizmi te shqiptarët
» Të huajt për shqiptarët
» Xhindët te shqiptarët
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi