Ç'bëhet me ne?!
5 posters
Faqja 1 e 1
Ç'bëhet me ne?!
Ç'bëhet me ne?!
Ne të gjithë jemi të varur nga etiketat, nga mendimi i të tjerëve për ne, nga ego jonë...nga gjithçka!... Pse e lejojmë? - Që të na pranojë rrethi, një shoqëri e rrejshme apo që padroni (ego) jonë të jetë i kënaqur me veprimet tona?
A e keni vërejtur deri ku shkon verbëria e një personi? A e keni vërejtur se sa qesharak bëhet një person vetëm e vetëm që ta pranojë një shoqëri?... Mendoni po t'ju thotë dikush: "Jeni një gjeni!" Çka do të bëni ju? Për atë Dikush-in ju do të krijoni respekt të rrejshëm, do ta çmoni, do ta doni e do ta nderoni, por Vetes i keni bërë një gropë. Gjithmonë ju do të ndjeheni në siklet që ta arsyetoni atë "gjenialitet". Ju kaplon frika se mos ndoshta do të bëni diçka që do ta zbehte imazhin që Dikushi ka krijuar për ju, madje edhe në mungesë të tij ju vazhdoni të jeni qesharak, keni frikë edhe nga mendimet tuaja, keni turp nga egoja juaj, jeni 'të tmerruar' nga një fjalë.
Por, ç'bëhet kur ju quajnë të çmendur?! A do të filloni të çmendeni vetëm se dikush ju tha se jeni i tillë?... Patetike! Sa shumë kanë ndikim fjalët në ne... Në fakt s'do të duhej të kishin fare. Ato janë vetëm ajo çka të tjerët shohin në një moment në ju! Ju nuk jeni ata!
Nuk duhet lejuar të ngjiteni për fjalë që thonë të tjerët, për imazhet që të tjerët kanë për ju, nuk duhet menduar për mendimet e tyre apo për mospranimet e tyre... Ne kemi mundësinë të jemi të lirë nga çdo ndikim i jashtëm. Duhet ta shqyrtojmë çdo gjë që vjen nga jasht e jo ta gëlltisim sikur të ishte një ëmbëlsirë.
Me dorën në zemër, të gjithë duam të çmohemi nga të tjerët, të na duan e të na vlersojnë, por kjo është një varshmëri, si droga, sepse do t'i shohim të tjerët vetëm si paterica për të arritur tek ajo çka duam.
Sikur të kërkoja ta përshkruani veten me pak fjalë, si do ta bëni?... "Unë jam Dr., Mr., Akademik, sportist, artist, inxhinier, shkenctar..."
Por, kujt i bën kjo?! Ç'rëndësi ka?!
Ju mbase mund të jeni Dr., e unë vetëm një paciente, por a ju bën të jeni në pozitë më të lartë se unë? Absolutisht jo!
...
Kam njohur njerëz të pasur e të varfër, të suksesshëm e dështak, të rinj e pleq, të famshëm e lypsarë... por shumë rrallë në sytë e tyre kam vërejtur shkëlqimin e rrezeve të lumturisë. Nëse lumturia është për të gjithë, atëherë pse njerëzit zgjedhin mjerimin?! Mbase mund ta krijojmë fatin tonë vetë, pse s'e bëjmë ashtu si duam? Nëse është i shkruar pse s'e pranojnë ashtu si është?!...
Nëse do ta krahasoja jetën me lojën, atëherë ne jemi të luajturit (topi), përderisa lojtarë janë të tjerët. Programi i të tjerëve është mishëruar në ne, sa po të përpiqet dikush të ndërhyj, ne bëhemi të marrë, madje jemi në gjendje edhe të luftojmë për të... Qëllimi i secilit, do të duhej të ishte liria e natyrshme, luajtja e lojës së vetë sipas rregullave të veta, vallëzimi i valles së vetë, këndimi i këngës së vetë, shkrimi i librit të vetë... jo atyre të imponuara në ne. Duhet ta kemi lirinë e natyrshme, duhet ta kontrollojmë jetën tonë, duhet ta shohim realitetin me sytë tanë jo si na kanë mësuar përmes nocioneve e fjalëve, duhet ta përjetojmë vetë, ta ndjejmë vetë... sepse kohë të gjatë kemi qenë marioneta të të tjerëve, e kemi bërë sipas kodeve shoqërore, kulturore, fetare...
Eshtë e dhimbshme të hapësh sytë, është e dhimbshme të kuptosh, është e dhimbshme të rrënosh, por është e domosdoshme. Të heqësh dorë nga të gjitha iluzionet, nga ego, nga ajo që të tjerët e quajnë normale është sikur të heqësh lëkurën jo këmishën!
Duhet ta shohim dritën që ta dimë çka është, duhet vetë të prekim shkëmbin që ta dimë se është i fortë, duhet t'i shijojmë vetë frutat për ta ditur shijen, përndryshe kot na thonë të tjerët çka duhet bërë e si janë gjërat, nëse nuk biem në kontakt me realitetin... Kontakti me realitetin është kuptueshmëri e plotë!
Në fund ju them miqësisht se:
Jeta është një dhuratë, si një fije shkrepse, mund ta shfrytëzosh vetëm një herë. Prej teje varet a do të duash të ndezësh qirinj apo do ta lësh të përfundojë në hi!

Elizza- 195
Re: Ç'bëhet me ne?!
Shume i bukur ky shkrim ne te lexuar , por shume i veshtire ne jete per tu zbatuar.
dedi- 1
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi