EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtatë arsye pse një shkencëtar beson në Zot

4 posters

Shko poshtë

Shtatë arsye pse një shkencëtar beson në Zot Empty Shtatë arsye pse një shkencëtar beson në Zot

Mesazh  M986 06.11.12 20:47

Shtatë arsye pse një shkencëtar beson në ZOT

Nga: A. Cressy Morrison, Ish Kryetar i Akademisë së Shkencave të Nju Jorkut

Ne ende jemi në agimin e epokës së shkencës, ndërsa çdo shtim i dritës së këtij agimi po nxjerr në pah gjithnjë e më shumë veprën e një Krijuesi të Urtë. Kemi bërë zbulime të jashtëzakonshme; me një shpirt të përulësisë shpirtërore dhe me besim të mbështetur në dituri ne po i afrohemi gjithnjë e më pranë vetëdijesimit mbi Zotin.

Sa më përket mua, janë shtatë arsye për besimin tim:

Arsyeja e parë: Përmes ligjit të palëkundshëm matematikor ne mund të dëshmojmë që kjo gjithësi e jona është projektuar dhe është ekzekutuar me një zgjuarsi të jashtëzakonshme inxhinierike.

Të supozojmë se i keni dhjetë monedha në xhep, të gjitha të shënuara me numra prej një gjer në dhjetë, të cilat i përzieni mirë. Tash mundohuni t’i nxirrni me radhë nga njëshi gjer tek dhjetëshi një pas një secilën herë duke kthyer monedhën e duhur në xhep dhe duke i përzier përsëri të gjitha monedhat. Matematikisht dihet se shansi juaj për tërheqjen e monedhës me numrin një është një në dhjetë; për tërheqjen e njëpasnjëshme të njëshit dhe dyshit është një në 100; për tërheqjen e njëshit, dyshit dhe treshit është një në 1000; e kështu me radhë; ndërsa shansi juaj për tërheqjen e njëpasnjëshme të të gjitha monedhave nga njëshi gjer tek dhjetëshi, do të arrinte shifrën e pabesueshme prej një në dhjetë miliardë.

Me të njëjtën logjikë, sa kondita ekzakte janë të nevojshme për jetën në tokë të cilat me gjasë nuk kanë mundur të ekzistojnë rastësisht në raporte të duhura. Toka rrotullohet rreth boshtit të vet me një shpejtësi prej 1000 miljesh në orë (rreth 1600 km/h) në ekuator; sikur të rrotullohej me shpejtësi prej 100 miljesh në orë, ditët dhe netët tona do të kishin qenë dhjetë herë më të gjata sesa tash, ndërsa dielli i nxehtë sipas të gjitha gjasave do të kishte përcëlluar vegjetacionin për çdo ditë të lume përderisa gjatë netëve të gjata do të ishte ngrirë çfarëdo filizi i cili eventualisht do të kishte mbijetuar ditën e gjatë.

Pastaj dielli – burimi ynë i jetës, në sipërfaqen e vet ka një temperaturë prej 10,000 gradësh fahreinheit (rreth 5538 gradë celsius), ndërsa toka jonë është tamam aq larg sa ky “burim i jetës” të na ngrohë pikërisht sa mjafton dhe jo më tepër! Sikur dielli të kishte dhënë vetëm gjysmën e rrezatimit të tanishëm, ne do të kishim ngrirë, ndërsa po të na kishte nxehur edhe një herë më shumë, ne do të ishim pjekur.

Pjerrësia e tokës me një kënd të pjerrët prej 23 shkallësh – na i mundëson stinët e vitit; sikur toka të mos kishte qenë në këtë kënd të pjerrët, avujt e oqeaneve do të kishin ikur në veri dhe në jug, duke na formuar akuj në madhësi të kontinenteve. Sikur hëna, të supozojmë, të kishte qenë vetëm 50,000 milje larg nesh (rreth 80,467 km) dhe jo aq sa është në të vërtetë, baticat do të kishin qenë me aso përmasash gjigante saqë të gjitha kontinentet do të ishin përmbytur dhe atë dy herë në ditë; madje edhe bjeshkët do të ishin gërryer brenda një kohe të shkurtër. Sikur korja e tokës të kishte qenë vetëm për tri metra më e trashë sesa që është, nuk do të kishte më oksigjen, pa të cilin do të shuhej jeta shtazore. Sikur oqeani të kishte qenë vetëm edhe pak metra më i thellë, atëherë dyoksidi i karbonit së bashku me oksigjenin do të ishin absorbuar dhe nuk do të kishte më jetë bimore.

Nga këta shembuj dhe nga një varg shembujsh të tjerë, na bëhet e qartë se shanset që jeta në planetin tonë është e rastësishme të mos jenë madje as një në miliarda e miliarda.

Arsyeja e dytë: Zotësia e jetës për të realizuar synimin e saj është manifestim i një Zgjuarsie Gjithëpërfshirëse.

Akoma asnjë njeri nuk e ka kuptuar se çka është në të vërtetë jeta. Jeta nuk ka as masë as dimensione – por ka forcë; rrënja në rritje e sipër arrin ta plasaritë edhe shkëmbin. Jeta ka ngadhënjyer mbi ujin, dheun dhe ajrin, duke i nënshtruar elementet dhe duke i detyruar të njëjtat që të shpërbëhen apo t’i riformojnë kombinimet e tyre.

Jeta si një skulptore e vërtetë u jep trajtë të gjitha gjallesave; si një artiste e shkathtë projekton secilin gjeth të çdo peme, u jep ngjyrë secilës lule. Jeta është një muzikante e cila ka mësuar secilin zog si ta këndojë këngën e vet të dashurisë, insektet si ta thërrasin njëri tjetrin përmes muzikës së tingujve të tyre të larmishëm. Jeta është një kimiste sublime, e cila u jep shije frutave dhe erëzave, ndërsa aromën trëndafilit, duke e shndërruar ujin dhe acidin karbonik në sheqer apo në lëndë drunore, ndërsa njëkohësisht duke e liruar oksigjenin të cilin gjallesat e kanë frymë të jetës.

Paramendoni një pikë pothuaj të padukshme të protoplazmës, të tejdukshme, xhelatinoze, të aftë për të lëvizur dhe për të thithur energjinë e diellit. Një qelizë e tillë e vetme si një pikël e tejdukshme vese mban në vete farën e jetës e cila ka fuqinë e shpërndarjes së jetës tek çdo qenie e gjallë, pavarësisht sa e madhe apo e vogël mund të jetë ajo. Fuqia e një pikle të tillë është më e madhe sesa bota jonë bimore, shtazore dhe njerëzore, sepse e tërë jeta rrjedh prej saj. Natyra nuk e krijoi jetën; shkëmbinjtë e zjarrtë dhe deti pa kripë nuk ka mundësi të kenë plotësuar kushtet e nevojshme.

Kush, pra, e solli këtu?

Arsyeja e tretë: Urtësia e botës shtazore flet papërmbajtshëm për Krijuesin e Mirë që u mbolli instinktin krijesave të vogla të pashpresa.

Salmoni i ri kalon disa vjet në det, pastaj kthehet prapë në lumin e vet dhe duke udhëtuar përpjetë anës së njëjtë të lumit në të cilin derdhet përroi ku kishte lindur. Kush e kthen atë prapa në mënyrë aq precize? Sikur ta bartni salmonin në një përrua tjetër, ai menjëherë do ta kuptonte se i është shmangur kursit të udhëtimit të tij dhe do të çante rrugën e vet teposhtë rrjedhës derisa do të arrinte rrjedhën kryesore të lumit e pastaj përsëri do t’i kthehej përpjetë rrymës së lumit me qëllim të përmbushjes së saktë të fatit të vet të pashmangshëm.

Akoma më e vështirë është zgjidhja e misterit të ngjalave. Këto krijesa mahnitëse posa të arrijnë pjekurinë migrojnë nga pellgje dhe lumenj gjithandej botës – ndërsa ngjalat evropiane kalojnë mijëra kilometra oqean – të gjitha me një synim të përbashkët – arritjen e thellësive të thepisura pranë ishujve Bermude. Aty ngjalat çiftohen për t’u shumuar dhe pastaj vdesin. Të vegjlit e porsalindur pa pasur fare idenë se ku janë, të rrethuar nga egërsia e ujit, megjithatë, nisen sërish prapa dhe ia dalin ta gjejnë rrugën jo vetëm gjer tek bregu prej nga kishin ardhur prindërit e tyre por edhe deri tek pellgjet e vogla, lumenjtë dhe liqenet e origjinës së tyre. Kurrë asnjë ngjalë amerikane nuk është kapur në Evropë sikur që asnjë ngjalë evropiane nuk është kapur në ujërat amerikane. Natyra madje ia ka shtyrë për një vit a më shumë ngjalës evropiane arritjen e pjekurisë me qëllim të kompensimit të udhëtimit të saj të gjatë. Kush e shtyn atë për t’u drejtuar?

Arsyeja e katërt: Njeriu posedon diçka më shumë sesa vetëm instinktin shtazor – fuqinë e mendjes

Asnjë kafshë tjetër nuk ka dëshmuar kurrë se është e aftë që të numërojë deri në dhjetë, apo qoftë edhe të kuptojë domethënien e numrit dhjetë. Po qe se instinkti është si një notë e vetme muzikore e flautit, sado e bukur megjithatë kjo notë është e kufizuar, derisa truri i njeriut përmban të gjitha notat e të gjitha instrumenteve të orkestrës. Nuk ka nevojë të humbim më shumë kohë rreth kësaj pike të katërt me radhë; duke iu falënderuar mendjes njerëzore ne mund të kridhemi në mendime rreth mundësisë se jemi ata që jemi vetëm ngase kemi pranuar një xixë nga Zgjuarsia Universale.

Arsyeja e pestë: Përgatitja për tërë jetën del në shesh në dukuri siç është mrekullia e gjeneve

Aq të imta janë gjenet saqë sikur të ishte e mundur vendosja në një vend e të gjitha atyre të cilat janë përgjegjëse për të gjithë njerëzit e gjallë, atëherë të gjitha ato gjene do të zinin vend më pak sesa një gishtëz. Përkundër kësaj, po këto gjene ndodhen në çdo qelizë të gjallë dhe janë çelësi i të gjitha karakteristikave dhe veçorive të njerëzve, të kafshëve dhe të bimëve. Gishtëza është një vend i vogël për të bërë vend të mjaftueshëm për të gjitha karakteristikat individuale të pothuaj tre miliardë njerëzve1. Megjithatë, faktet flasin vetë.

Mu këtu nis evolucioni – në qelizë, në qenien e cila mban në vete këto gjene. Fakti që një gjen ultra-mikroskopik në mënyrë absolute mund ta drejtojë tërë jetën në tokë paraqet një shembull të zhdërvjelltësisë së thellë dhe të një përgatitjeje e cila mund ta ketë burimin e vet vetëm në Zgjuarsinë Krijuese; asnjë hipotezë tjetër nuk do të kryente punë.

Arsyeja e gjashtë: Përmes ekonomisë së natyrës ne jemi të shtrënguar të kuptojmë se vetëm urtësia e pafund ka mundur të parashikonte dhe të përgatiste një bujqësi kaq të zgjuar.

Shumë vjet më parë në Australi mbillej një lloj kaktusi i cili shërbente si një gardh mbrojtës. Duke mos pasur fare insekte armiqësore në Australi, ky lloj kaktusi së shpejti filloi të rritej në mënyrë të jashtëzakonshme; një shtrirje e tillë alarmuese vazhdoi derisa kjo bimë mbuloi një zonë të gjerë dhe të gjatë sa Anglia, duke i detyruar banorët të braktisnin qytetet dhe fshatrat e tyre dhe duke ua shkatërruar fermat e tyre. Duke kërkuar mbrojtje, entomologët (zoologë që merren me studimin e insekteve) kërkuan tërë botën dhe në fund gjetën një insekt i cili ushqehej ekskluzivisht me kaktus dhe nuk hante asgjë tjetër. Ky lloj insekti do të shumohej në mënyrë të lirë sepse nuk kishte armiq në Australi. Kështu, insekti në fjalë brenda një kohe të shkurtër mposhti kaktusin, prandaj sot ky lloj i dëmshëm i kaktusit është zhdukur – e me të edhe insekti përveç një mbetjeje të vogël mbrojtëse e cila mjafton për ta mbajtur nën kontroll të vazhdueshëm kaktusin.

Kësi lloj kontrolli dhe ekuilibri ekziston gjithandej. Për çfarë arsye insektet të cilat shumohen shpejt nuk mbizotëruan botën deri më tani? Për arsye se insektet nuk i kanë mushkëritë tona; ato marrin frymë përmes tubave. Por kur insektet rriten më të mëdha, tubat e tyre nuk rriten në proporcion me masën e tyre trupore. Mu për këtë kurrë nuk ka pasur insekte me masë të madhe; ky kufizim i rritjes së tyre i ka mbajtur ato nën kontroll. Po të mos ishte siguruar një kontroll i tillë fizik, njeriu nuk do të kishte mundur të ekzistonte. Imagjinoni të përballeni me grerëz në madhësi të luanit!

Arsyeja e shtatë: Fakti që njeriu mund të konceptojë idenë mbi Zotin është vetvetiu një provë unike.

Konceptimi i Zotit lind nga një aftësi hyjnore e njeriut, të cilën nuk e posedojnë krijesat tjera në botën tonë – aftësia të cilën ne e quajmë imagjinatë. Përmes fuqisë së saj, njeriu dhe vetëm njeriu mund të konstatojë ekzistimin e gjërave të padukshme. Janë të pakufizuara horizontet të cilat i hap fuqia e imagjinatës; vërtet, me shndërrimin e imagjinatës së përsosur të njeriut në njëmendësi shpirtërore, ai mund të shohë qartë në të gjitha dëshmitë e krijimit dhe qëllimit të vërtetën madhështore se qielli është gjithçka dhe kudo; se Zotin e gjejmë kudo dhe në gjithçka por askund më afër sesa në zemrat tona.
M986
M986

"The hawk and the dove must become one in wisdom"

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtatë arsye pse një shkencëtar beson në Zot Empty Re: Shtatë arsye pse një shkencëtar beson në Zot

Mesazh  Tanki 06.11.12 21:55

Zoti egziston ndersa Fet me duken te gjitha shpifje !!!
Tanki
Tanki

Njeriu në krahasim me mendimet e tij, është sikur se një gotë prej qelqi i zhytur në fundin e oqeanit.

46


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtatë arsye pse një shkencëtar beson në Zot Empty Re: Shtatë arsye pse një shkencëtar beson në Zot

Mesazh  Flavius 07.11.12 16:25

Njeriu nuk duhet te besoje ne fe por ne Zot.Fete vetem e largojne njeriun nga Zoti.
Flavius
Flavius

79


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtatë arsye pse një shkencëtar beson në Zot Empty Re: Shtatë arsye pse një shkencëtar beson në Zot

Mesazh  Huit 11.11.12 14:00

edhe une ndaj te njenjtin mendim me parafolesit pasi besoj ne dicka superiore inteligjente, persa i perket feve ato sot keqperdoren per interesat te ngushta................!
Huit
Huit

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtatë arsye pse një shkencëtar beson në Zot Empty Re: Shtatë arsye pse një shkencëtar beson në Zot

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi