Nga do i vijë fundi botës
Faqja 1 e 1
Nga do i vijë fundi botës
Botës tonë do i vijë fundi- kjo dihet me siguri. Por se kur do të ndodhë dhe çfarë do e shkaktojë, kjo nuk është debatuar ndonjëherë. Ndaj një raport i përgatitur nga Global Challenges Foundation ka zbuluar se cilët janë 12 variantet prej nga do të vijë fundi i botës.Studimi është përgatitur në bashkëpunim me Institutin për Njerëzimin në Universitetin e Oksfordit.
Më poshtë 12 variantet.
- Ndryshimet klimaterike:
Me një rritje temperaturash prej vetëm 4 gradë ose më shumë, do ketë thatësira, uri dhe trazira sociale në shumë rajone. Në raport thuhet se këto ndryshime mund të sjellin kolapsin e njerëzimit.
- Armët bërthamore:
Edhe pse rreziku është ulur ndjeshëm që pas Luftës së Ftohtë, sërish lufta atomike nuk përjashtohet. Se sa shpejt ndryshojnë gjërat, e ka treguar situata në Ukrainë.
- Sëmundjet:
Një pandemi mund të sjellë fundin e njerëzimit. Viruset ndryshojnë shumë shpejt dhe mund të kthehen në një vrasës global. Për shkak të lëvizjeve të shpeshta të njerëzve, rreziku është më i madh.
- Katastrofat ekologjike:
Dikur ekzistonte frika e madhe nga “vdekja e pyjeve”. Për fat akoma kjo frikë nuk është materializuar. Megjithatë njerëzit po e sulmojnë gjithmonë e më shumë ekosistemin global.
- Rënia e sistemeve globale:
Se sa të paqendrueshme janë tregjet financiare, e mësuam në vitin 2008. Për shkak të lidhjes shumë të ngushtë mes bankave, sipërmarrjeve dhe shteteve, rreziku për një kolaps global është shtuar ndjeshëm.
- Asteroidët:
Ky është skenari klasik i fundit të botës. Por është një rrezik i provuar. 65 milionë vjet më parë asteroidi rrënoi dy të tretat e jetës në planet dhe zhduku dinosaurët.
- Supervullkani:
Kur një mal ka poshtë tij mijëra metra kub me nxehtësi, atëherë flitet për supervullkanin. Hiri i tij mund të errësojë planetin dhe të ulë ndjeshëm temperaturat. Nga një shpërthim i tillë në Sumatra para 70 mijë vitesh, mbijetuan shumë pak nga paraardhësit tanë. Një shpërthimi i tillë sot do ishte apokaliptik.
- Vrasës nga laboratori:
Biologjia sintetike shihet si një nga vrasësit më të mëdhenj në planet. Bakteret apo viruset e modifikuara gjenetikisht, nuk do ishin një rrezik vetëm për njerëzit, por edhe për kafshët e bimët.
- Nanoteknologjia:
Me të mund të arrihen shumë gjëra, paralajmërojnë shkencëtarët. Por një skenar janë edhe disa makina të vogla, Nanobots, që mund të gjuajnë çdo gjë të gjallë në planet. Nëse do përdoret për armatim, mund të jetë fatale.Kompjuterët dhe robotët: Këta po bëhen gjithmonë e më të pranishëm në shoqëri. Por inteligjenca e lartë e tyre mund të mos kontrollohet në një të ardhme të afërt.
- Një rrezik i panjohur:
Kurrë nuk mund të parashikosh të ardhmen. Ndaj është e vështirë të bësh prognoza. Ndaj një variant është një rrezik krejt i panjohur.
- Lufta:
Konfliktet vazhdojnë të shkatërrojnë pjesë të tëra të planetit. Aty ku kishte një shtet, tani ka separatistë apo ekstremistë fetarë. Ndaj lufta mbetet një rrezik i madh për t’i dhënë fund njerëzimit.
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Si do ti vije fundi universit?
» Si do t’i vijë fundi universit, dhe a do të mbijetojë ndonjë gjë?
» Fundi i rendit të ri botëror
» Fundi i botës në 16 Mars 2880
» Tibeti - Fundi i kohes
» Si do t’i vijë fundi universit, dhe a do të mbijetojë ndonjë gjë?
» Fundi i rendit të ri botëror
» Fundi i botës në 16 Mars 2880
» Tibeti - Fundi i kohes
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi