EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fundi i botës në 16 Mars 2880

Shko poshtë

Fundi i botës në 16 Mars 2880 Empty Fundi i botës në 16 Mars 2880

Mesazh  Odin 12.10.13 0:51

Fundi i botës në 16 Mars 2880

Fundi i botës në 16 Mars 2880 Funddi

Me dhjetëra herë janë përfolur data të ndryshme për fundin e jetës së planetit tonë.

I quajtur ndryshe “Armaggedon”, fundi i ekzistencës së jetës të Tokës parashikohet edhe nga të gjithë librat e shenjtë, në të cilët bazohen fetë tradicionale.

Vetëm në vitet e fundit, thashethemet se kur do të vinte fundi kanë bërë që të përfshihen nga paniku me miliona njerëz në të gjithë botën, në fillim me fundin e fiksuar në datën 2000 apo atë të 21 dhjetorit 2012, e këto janë vetëm disa prej pak datave të përfolura.

E megjithatë, shkencëtarët e NASA-s tashmë janë më të sigurt se kurrë më parë, se “Apokalpsi” mund të ndodhë pas nëntë shekujsh, në datën 16 Mars të 2 880.

Në këtë përfundim, grupi i ekspertëve arriti pas monitorimit të një asteroidi, trajektorja e të cilit ndiqet që prej vitit 1950.

Trupi qiellor në fjalë qarkullon prej nuk dihet se kur brenda galaksisë sonë në një trajektore rreth Diellit, por në datën e paralajmëruar, trajektorja e tij me atë të Tokës përputhen tërësisht.

Nuk përjashtohet që përllogaritjet të kenë ndonjë gabim, por kjo mundësi është shumë e ulët dhe shanset që 16 marsi 2880 të jetë realisht dita e fundit e ekzistencës së planetit janë shumë më të besueshme se në thashethemet që kanë qarkulluar mbi bestytëni të bazuara tek parashikues si Nostradamusi apo kalendari i fiseve maja.

Me gjerësinë e një kilometri dhe një shpejtësi prej 50 mijë kilometrash në orë, nëse do të godasë Tokën, me shumë gjasa asteroidi do ta bënte këtë në Oqeanin Atlantik.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi