Falli me letra - Kartomancia
2 posters
Faqja 1 e 1
Falli me letra - Kartomancia
Falli me letra - Kartomancia
Pikepamje Evangjeliste
Historikisht përdorimi i letrave për të parë fatin ndeshet që në kohë shumë të vjetra. Madje Romakët vetë përdornin një sistem me tabela të vogla me simbole të gdhendura. Letrat e para shfaqen në shekullin e tetë. Teknika e të parit të fatit nëpërmjet letrave është shumë e thjeshtë.
Disa letra kanë një farë kuptimi, për shembull shtata e zemrave është letra e dashurisë, dhjeta e zemrave tregon realizimin e një dëshire, dhjeta spathi është letër e mbarë etj. Me 52 letra mund të krijohen me mijëra kombinacione. Le të shohim problemet kryesore që lidhen me fallin e letrave nëpërmjet disa shembujve.
Shemb.6 Një evangjelist Gjerman mbajti një leksion në të cilin foli kundër fallit dhe hedhjes së letrave. Pas leksionit, një nga shërbyesit e kishës që kish ndjekur leksionin, iu afrua evangjelistit dhe i tha: "Çfarë synon me këtë kritikë kundër hedhjes së letrave? Edhe unë vetë hedh fall me letra. Është një mënyrë e padëmshme për të kaluar kohën". Këtu mund të shtojmë edhe një tjetër shembull nga Zvicera.
Shemb.7 Një pastor zviceran organizoi një pazar. Në të përfshiheshin edhe disa kioske të vogla me përmbajtje, figura e motive nga përalla të ndryshme. Një nga këto kioske kishte një tabelë ku qe shkruar: "Këtu mëson fatin". Dikujt nga pleqësia e kishës nuk i pëlqeu kjo gjë dhe foli me pastorin.
Si shpjegim iu tha se "Është thjesht një lojë pa zarar". Ndërkaq, një djali që vajti tek kiosku i fatit iu tha se do të pësonte një aksident me biçikletë javën e ardhshme. Dhe vërtet pas ca ditësh aksidenti ndodhi dhe djali theu këmbën. Një vajze, po në këtë kiosk, iu tha se" Mësuesi nuk të ka me sy të mirë" dhe vajza vuajti shumë shpirtërisht nga kjo gjoja mungesë simpatie e mësuesit të saj.
Të dy shembujt tregojnë se falli me letra nuk mund të thuhet se është i padëmshëm. Të dy fëmijët u bënë viktima të sugjestionimit. Të dy pastorët janë viktima të teorive racionaliste në arsimin universitar,i cili përmban shumë boshllëqe në fushën e magjisë(sundimi i materies nëpërmjet mendjes ose shpirtit) dhe mandisë (artit të parashikimit të fatit).
Në rast se falli me letra nuk është thjesht një marifet për të fituar para, po ka të bëjë me të vërtetë me aftësi mbinormale, atëhere telepatia (të lexuarit e mendimeve) dhe komunikimi subkoshient duhet të luajnë këtu një rol të rëndësishëm.Le të shohim një shembull që e qartëson çështjen.
Shemb 8. Një vajzë gjashtëmbëdhjetëvjeçare shkoi tek një fallxhore letrash. Donte të dinte se sa kohë duhej të priste derisa të takonte burrin e saj të ardhshëm. Fallxhorja e pa drejt e në sy dhe i tha: "Vëllai jot ka kaluar një aksident të rëndë me motoçikletë vitin e kaluar, në mos gabohem?"! "Po" u përgjigj vajza. "Nëna vuan nga zemra, apo jo?" "Po" u përgjigj vajza përsëri."Këto kohë nuk i ke punët mirë me babanë!" "Po", tha vajza,"po nga i dini të gjitha këto"? " Nga letrat", tha gruaja. Në të vërtetë ajo kishte dhuntinë e rallë të telepatisë dhe ia kishte lexuar vajzës mendimet.
Në këtë pikë ku kishte arritur biseda, fallxhorja kishte fituar besimin e plotë të klientes së re e cila i mori thëniet e dykuptimshme të fallxhores si të vërteta dhe filloi me mendjen e saj të përpiqet për realizimin e tyre. Si pasojë e supersticionit, iu nënshtrua domosdoshmërisë së plotësimit të parashikimit. Siç thotë edhe Bibla:"Sipas besimit tënd do të të bëhet". Meqë iu thanë me saktësi gjëra të së kaluarës, i filloi në subkoshiencë procesi i realizimit të së ardhmes.
Një tjetër formë e fallit me letra mbështetet në aftësitë e fallxhorit si medium. Fjala medium vjen nga latinishtja dhe do të thotë "mes". Këtu është fjala për aftësi të çuditshme të disa njerëzve për të përshkruar ose shpjeguar ngjarjet në një formë që i kapërcen fuqitë e pesë shqisave të njeriut. Le të shohim për këtë shembullin e një fallxhoreje.
Shemb 9. Kur e intervistuan një herë një fallxhore, ajo tha se ndërsa i shpjegonte fatin dikujt,ndjente se ishte nën një fuqi të çuditshme. Një frymë e mbulonte dhe ajo ndjehej e detyruar të thoshte gjëra për të cilat nuk kishte pasur dijeni që më parë. Ishte një lloj ndjenje sikur të ishte e pushtuar nga dikush, po pasi bënte parashikimin e fatit, kthehej përsëri në një gjendje fare normale.
Një shembull të ngjashëm gjejmë edhe tek Veprat e Apostujve,
16:16-18. Pavli ishte me mision në Filipi. Çdo ditë e ndiqte pas një vajzë që kishte aftësi të shikonte të ardhmen. Ajo i shkonte pas duke bërtitur: "Këta burra janë shërbëtorë të Perëndisë të më të lartit, dhe iu predikojnë rrugën e shpëtimit." Po pse Pavli ishte i pakënaqur me thëniet e saj dhe pse e pengonte që të fliste?
Përgjigjja është se apostulli e kuptoi menjëherë se fuqia parashikuese te kjo vajzë nuk vinte nga Perëndia. Ai iu drejtua vajzës dhe urdhëroi: "Në emër të Jezu Krishtit të them të dalësh prej saj". Dhe menjëherë vajza u çlirua nga fuqitë e saj parashikuese e prej fallxhoreje. Kjo ngjarje në periudhën e hershme misionare të kishës është shumë domethënëse.
Së pari mësojmë se ekzistojnë fuqi dhe aftësi të vërteta parashikuese dhe se jo gjithçka është mashtrim. Vajza kishte thënë të vërtetën. Dijen e saj ajo e kishte marrë nga fuqi demoniake. Vëmë re gjithashtu se parashikimi i fatit mund të marrë ndonjëherë edhe një ngjyrim fetar. Shumë herë bota okulte kamuflohet nën ngjyra kristiane. Po apostulli Pavël e dalloi menjëherë burimin e kësaj fuqie parashikuese. Ai vetë kishte aftësi t'i dallonte frymët.
Në këtë rast shfaqet edhe autoriteti i tij spiritual si përfaqësues dhe misionar i Krishtit. Emri i Jezuit ishte dhe është po aq i fuqishëm sa të gjitha fuqitë e botës së errësirës të marra sëbashku. U shfaq fitorja e plotë e Ungjillit mbi botën pagane të sunduar nga demonët. Nën emrin e Jezuit u thyen prangat dhe zinxhirët. Njeriu i shtypur u bë i lirë. Elementët e ndryshëm që përfshin kjo histori i ndeshim në forma të ndryshme në parashikimin e fatit.
Ndihma Pastorale interesohet më tepër për pasojat e parashikimit të fatit tek njerëzit dhe mënyrën e kapërcimit të tyre, sesa me analizën shkencore të vetë fenomenit.
Le ta shohim këtë me disa shembuj.
Shemb 10. Gjatë një seance ndihme e këshillimi, një studente rrëfeu se kishte shqetësime të ndryshme psiqike. Kishte ankth nga provimet, kishte simptoma paralize dhe mungesë përqëndrimi. Dukej sikur ishte krijuar një shkëputje midis aftësive të saj emocionale dhe intelektuale. Si e pyetën, ajo pranoi se kish vajtur shpesh të shikonte fatin me letra. Edhe prindërit, edhe gjyshërit e saj kishin vajtur në fallxhorë.
Shemb 11. Një person që ishte dipllomuar nga një universitet kristian, kishte zakon të hidhte letra për vete, për familjen dhe antarë të kishës.Si vdiq ai, e shoqja u bë alkoolike. Shtëpia e tyre ishte e mbushur gjithandej me shishe pijesh alkoolike. Përveç kësaj, gruaja filloi të merret me magji të bardhë dhe kështu vazhdonte traditën okulte të të shoqit.Po ashtu edhe vajza ndoqi traditën e prindërve.U lidh edhe ajo me bestytnitë e nënës. Kur vajti 17 vjeç vajza u sëmur psiqikisht dhe e mbyllën në çmendinë. Magjia dhe supersticioni shkatërruan tërë familjen.
Shemb 12. Një besimtar kristian më tregoi për kohën e shërbimit në ushtri. Kishte qënë nënoficer në një njësi ku eprori hidhte fall me letra. Në fillim nën oficeri kundërshtoi që t'i hidhnin fall, po pastaj bëri si i tha eprori.Ai i tha se do të merrte një lajm vdekjeje edhe ca para brenda një kohe të shkurtër. Dhe vërtet, të nesërmen mori lajmin e vdekjes së xhaxhait dhe pas pesë ditësh një shumë parash.
Zakonisht prindërit nuk i dërgonin kurrë para, dhe ky kishte qënë një rast i veçantë. Pas kësaj nënoficeri filloi të ketë depresione dhe kishte vështirësi të lutej. Kishte vajtur tek një besimtar dhe i kishte kërkuar ndihmë. Pasi ky i fundit ishte lutur për të e i kishte vendosur duart mbi kokë, shqetësimet i ishin zhdukur fare.
Këto shembuj kanë të bëjnë me probleme të ndryshme. Grupi i parë i pyetjeve që lindin ka të bëjë me parapsikologjinë ose psikologjinë. Me parapsikologji kuptojmë shkencën që merret me eksperiencat përtejshqisore të jetës së njeriut. Ky komandant ushtarak, kishte vërtet aftësi për të parashikuar të ardhmen?
Kjo nuk del qartë nga shembulli. Se mund që nënoficeri të kishte dijeni për sëmundjen e rënde të të ungjit dhe gjithashtu, mund edhe të ketë ndodhur që ai vetë të kishte ushqyer shpresa se prindërit do t'i dërgonin ndoshta një dhuratë meqë ishte ngritur në përgjegjësi. Në këtë rast eprorit të tij i është dashur vetëm një forcë mbishqisore, ose një aftësi telepatike për ta kapur këtë informacion, kështu që nuk do të kishim aspak të bënim me një forcë të vërtetë parashikuese.
Pyetjet e dyta që lindin kanë karakter mjekësor. Shqetësimet që pësoi nënoficeri u shkaktuan vërtet nga kjo eksperiencë me parashikimin e fatit, apo ekzistonte predispozicioni për një semundje emocionale dhe mendore që qëlloi të shfaqej në periudhën e eksperiencës me fallin e letrave? Mos ngatërrohet rastësia me shkakun? Apo mos është marrë shkaku gabimisht si pasojë?
Këto janë pyetjet që shtron psikiatria, shkenca e semundjeve mendore dhe emocionale. Prapa problemeve mjekësore qëndrojnë çështje themelore biblike e teologjike. Shumë mjekë dhe teologë kundërshtojnë mundësinë që praktikat okulte të mund të shkaktojnë shqetësime nervore e psiqike dhe të dëmtojnë besimin e individit. Shtrohet akoma edhe pyetja mbi ekzistencën e fuqive të tjera në botë ose fuqive demoniake, veprimi i të cilave ka pasoja mbi jetën e njeriut.
Pothuaj pa përjashtim, të gjithë psikiatrët i konsiderojnë përshkrimet e njerëzve të marrosur në Dhjatën e re si raste të rënda të histerisë. Ka edhe shumë teologë që ndjekin këtë linjë dhe e trajtojnë rastin e njeriut të pushtuar nga demoni si një semundje ose të metë. Ka mjaft teologë që nuk pastrohen dot nga ciflat racionaliste të teologjisë së tyre liberale.
Ndër ta janë veçanërisht gjithë pasuesit e teologjisë së Bultmanit. Këta i kapërcejnë krejtësisht faktet e vërteta të rrëfimeve biblike. Nuk kanë asnjë organ perceptues për ndodhitë që përshkruan Bibla. Një prostitucion shpirtëror me rryma filozofike të së kaluarës dhe të së tashmes, i ka bërë të pandjeshëm ndaj Frymës së Shenjtë. Është vërtet irrituese kur shikon se si edhe një teologe nga Bazeli, e cila zhvillon mjaft mirë citate dhe mendime nga Dhjata e re në librin e saj me titull "Shpëtim dhe Shërim", e quan parashikimin e fatit thjesht një defekt njerëzor.
Ky është rezultati i influencës së dyshimeve psikiatrike. Është e vërtetë se në Dhjatën e re na përshkruhen raste që mund të quhen semundjesh ose të metash e që shërohen, po flitet ama edhe për ata të pushtuar nga demonë që çlirohen nëpërmjet emrit të Jezu Krishtit. Gruaja e re në Filipi me frymë parashikuese nuk kishte defekt ose të metë, po ishte nën sundimin e një fryme demoniake.
Prandaj edhe Pavli nuk e shëroi duke vënë duart mbi të e duke u lutur, po urdhëroi frymën e papastër që të dilte jashtë saj në emrin e Jezu Krishtit. Sipas terapisë që zbaton Jezui dhe nxënësit e tij në secilin rast, sqarohet edhe shkaku i sëmundjes së pacientit. Për ata që vuanin nga sëmundje fizike, zbatohej vënia e duarve dhe lutja, kurse frymëve të papastëra dhe demonëve iu kundërvihet forcë e autoritet dhe urdhërohen të dalin jashtë nga personi.
Duke u kthyer përsëri tek aspekti mjekësor, vemë re se Bibla ka mendim të ndryshëm nga psikiatria moderne.Megjithatë edhe mjekësia duhet të pranojë se shumë semundje mendore kanë një element magjik. Kjo duket në bisedat me shumë skizofrenë të cilët thone se janë të përndjekur nga një magji ose të magjepsur.
Nuk duhet ta kapërcejmë faktin se në shumë raste, magjia është shkaku primar dhe shqetësimet psiqike, pasoja. Nuk mund të hidhen poshtë 20 000 raste të mbledhura e të studiuara me kujdes. Përveç kësaj, edhe parapsikologët tanë, si psh Dr Bender në Universitetin e Fraiburgut, flasin për semundje që kanë rrjedhur si pasojë praktikash okulte. Psikoza medium është vetëm një rast.
Praktika e ndihmës dhe këshillimit pastoral tregon se spiritizmi, magjia, falli, shpesh shkaktojnë shqetësime që mund të provohen edhe nga ana mjekësore. Përveç kësaj, pothuaj në çdo rast del në pah se edhe besimi i individit pëson goditje të renda. Kjo tregon se origjina e goditjes është së pari e një natyre shpirtërore, ashtu siç na e thotë edhe Shkrimi i Shenjtë.
Prandaj edhe për trajtimin e këtyre shqetësimeve, pastori ose diakoni që si besimtar kristian beson Biblën, është personi më i kualifikuar. Pas tij, një ndihmë e mundshme mund të merrej edhe nga një psikiatër që është edhe besimtar.

Admin- 1132
Re: Falli me letra - Kartomancia
Falli me letra
Pikepamje Evangjeliste
Përdorimi i letrave për të parashikuar fatin, është një praktikë shumë e përhapur. Ka disa forma të hedhjes së letrave. Një tip falli është ai thjesht për të mashtruar e marrë para. Ka pastaj një formë telepatike të parashikimit të fatit, pastaj forma medium që mbështetet në aftësi demoniake mbishqisore.
Ja disa shembuj:
- Një grua 49-vjeçare më tregoi historinë e familjes së saj. Vjehrra e saj dhe i shoqi ishin katolikë. E vjehrra ishte edhe fallxhore e njohur. I shoqi dhe fëmijët kishin shqetësime të ndryshme. Kishin depresione dhe kriza nervash. Vetë gruaja ishte e influencuar nga sjellja e të vjehrrës dhe e të shoqit. Kur donte të shkonte në kishë, i vinte për të vjellë dhe kishte dhimbje të forta koke. Përpara se t'i vdiste e vjehrra, iu desh t'i shërbente asaj për disa javë. Vdekja e saj ishte e tmerrshme. Në fjalimin e vdekjes, pranë varrit, prifti e përcaktoi atë si "shenjtore", sipas atyre që i kishin treguar të afërmit e saj.
- Gjatë një bisede këshilluese, një burrë i ri tregoi se ishte martuar me vajzën e një fallxhori. E vjehrra e tij kishte disa aftësi të çuditshme. Nëse në familje bëhej ndonjë sherr dhe ai nuk mbante anën e të vjehrrës, kjo e fundit, pas kësaj ia bënte jetën vrer. I kruhej tërë trupi dhe i dukej sikur e kishin goditur kudo. Nuk i gjendej karar. Iu desh shumë kohë që të gjente shkakun e këtyre shqetësimeve. E vjehrra gjithashtu parashikonte fatkeqësitë e ndryshme. Një herë ajo i tha: "Sonte natën, një ushtar do të bjerë nga dritarja dhe do të vritet." Në fillim ai nuk e besoi, po pas ca ditësh, gazeta fliste për një aksident të tillë që kishte ndodhur pak ditë më parë. Ajo gjithashtu parashikonte se ç'letër e rëndësishme kishte për të ardhur dhe se çfarë do të thuhej në të. Burri i ri kishte mbetur i shokuar nga kjo grua dhe bisedoi me një psikiatër. Në fund të vjehrrën e shtruan në një klinikë nervash me rekomandimin e një komisioni mjekësor. Po edhe pas kësaj, burri vazhdoi të vuajë nga kruarjet e goditjet dhe nuk i gjendej asnjë derman.
- Një vajzë e re vajti tek një fallxhore letrash. Fallxhorja i tha se do të bënte një fëmijë të paligjshëm me dikë dhe ky person pastaj do ta braktiste. Pas një viti ajo lindi një fëmijë ilegal, babai i të cilit ishte student. Nga ai moment, ajo filloi të vuajë nga mendimi se ai do ta braktiste atë dhe fëmijën.

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Similar topics
» Falli
» Falli me pasqyrë
» Falli i Dorës - Pikepamje Evangjeliste
» Gjuhë & letra shqipe
» Letra e fundit para vdekjes

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi