EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Falli me pasqyrë

Shko poshtë

Falli me pasqyrë Empty Falli me pasqyrë

Mesazh  Admin 16.01.09 15:04

Falli me pasqyrë (Pikepamje evangjeliste)

Ekzistojnë disa libra okulte lidhur me përdorimin e pasqyrës për të bërë parashikime dhe magjira.Magjistarët e pasqyrës, duke përdorur një pasqyrë, mund të përpiqen të shërojnë ose të përndjekin dikë, të kurojnë njerëzit në distancë etj.

Pasqyra përdoret shpesh për të zbuluar gjëra që i interesuari nuk i di dhe kërkon t'i dijë, për të zbuluar krime, ose për të bërë diagnozën e sëmundjeve të rënda dhe mund të lidhet me shumë fenomene që ndodhin në botë. Nuk përdoret vetëm pasqyra si mjet, po edhe sfera kristali, copa kristali dhe ne përgjithësi, objekte që reflektojnë dritën. Ka madje nga ata që përdorin edhe sipërfaqen e ujit për këtë qëllim.

Origjinën e përdorimit të pasqyrës dhe kristalit në përgjithësi për këto qëllime,e gjejmë qindra vjet më parë. Madje edhe në përalla, gjejmë motivin e përdorimit të pasqyrës. Pasqyra zë po ashtu një vend në mysticizëm. Thuhet se Jakob Boemi arriti në pikat më të larta të mendimit të tij duke medituar mbi një sferë xhami, si ato që përdorin këpucarët për të përqëndruar dritën.

Nga pikëpamja psikologjike, vëzhgimi i kristalit, gjatë, e në mënyrë të përqëndruar, shkakton autosugjestionim e autohipnozë dhe mund të çojë në zgjimin e disa proceseve subkoshiente. Ka të dhëna se, kjo formë e parashikimit të fatit,ve në veprim forca që janë subkoshiente.

Duke qënë se këto forca nuk vihen nën kontrollin e ndërgjegjes, ato mund t'ia hapin lehtë rrugën fuqive që janë jashtë nesh. Jo më kot, Pavli thotë se ne, nuk luftojmë kundër mishit e gjakut,po kundër frymëve të liga të ajrit (Letër Efesianëve 6:12). Po japim disa shembuj përsëri për ta ilustruar këtë formë falli.

Shemb.37 Një fermer kishte shumë kokë dhën.Një ditë u zhdukën shumë nga dhentë dhe nuk gjendej se ku ishin. Fermeri vajti tek një fallxhor që përdorte objekte kristali,i cili kishte emër se mund të zgjidhte çdo problem që i vihej përpara, dhe i kërkoi ndihmë.Fallxhori vajti në dhomën e tij dhe qëndroi atje për ca kohë. Pastaj u kthye atje ku ishte fermeri dhe i tha:" Merr rrugën e parë që del nga ferma, kthehu djathtas dhe pastaj ngjitju kodrës.Në majë është një shkëmb i madh, atje janë delet". Fermeri bëri si i tha fallxhori dhei gjeti delet.

Shemb.38 Një fermer vajti tek një fallxhor dhe i tha se një natë më parë i kishin vjedhur lopën, e iu lut ta ndihmonte për ta gjetur. Fallxhori vajti në dhomën e tij dhe u përqëndrua mbi pasqyrën. Pastaj u kthye dhe tha:"Lopën e ke në fermën në Holzerjoerg. Është në stallë prapa nja dy turrave me kashtë. Merr nja tre katër veta dhe një polic me vete. Ca të hyjnë në shtëpi, ca të venë direkt në stallë." Burri bëri si i tha fallxhori dhe e mori lopën përsëri.

Shemb.39 Një natë u dogj garazhi i dikujt, bashkë me makinën e tij. Ky person, cili nuk ishte besimtar, dyshoi se zjarri ishte vënë me qëllim dhe lajmëroi policinë.Hetimet e policisë nuk dhanë ndonjë rezultat. Pas kësaj,personi vajti tek një fallxhor.

Fallxhori u mbyll në dhomën e tij për rreth njëzet minuta, pastaj doli nga dhoma gjysmë e errët duke mbajtur në dorë pasqyrën, ia zgjati personit dhe i tha: "Ky është që i ka vënë zjarr garazhit".

Personi mbeti i shokuar, se fytyra që pa në pasqyrë, ishte ajo e një ish shoku të tij të klasës. "S'është e mundur", tha ai. "Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin. "Pasqyra nuk gënjen", tha fallxhori. Tek po dilte jashtë personi, fallxhori shtoi si rastësisht: "Edhe diçka tjetër, do të vdisni së shpejti".

Pas kësaj personi vajti të takojë ish shokun e tij të klasës dhe duke e vënë përballë me faktin i tha:"Ke dorë ti tek zjarri në garazh?" Shoku hezitoi, dha në fillim përgjigje konfuze dhe pastaj e pranoi fajin. Kur e pyeti pastaj për arsyen, ai i rrëfeu se kishte qënë gjithnjë shumë xheloz për suksesin e shokut të vet, se atij vetë nuk i kishte ecur në profesion. Ai iu lut pastaj shokut që të mos e nxirrte të vërtetën dhe i premtoi ta zhdëmtonte për garazhin e t'ia zëvendësonte makinën. Dhe kështu bëri.

Pas katër javësh, në mes të natës, pronari i garazhit bërtiti me të madhe. E shoqja u zgjua,ndezi dritën dhe pa se i shoqi po përpëlitej. Lajmëroi menjëhere urgjencën dhe të shoqin e shtruan në klinikën universitare të qytetit. Atje qëndroi dhjetë ditë pa ndjenja dhe e ushqenin me serume.

Gjatë kësaj kohe,një grup besimtarësh luteshin për të. Pas dhjetë ditësh, pacienti erdhi përsëri në vete dhe tregoi atë që i kishte ndodhur para se të humbiste ndjenjat. Kur kishte bërtitur atë natë, kishte parë në një si ëndërr ose gjysmë ëndërr, ca figura të tmerrshme djajsh që i qenë afruar dhe përpiqeshin ta zvarrisnin në skëterrë.

Gjatë këtyre çasteve, atij i kish dalë para syve gjithë faji i jetës së tij të kaluar. Kishte parë përsëri zjarrin dhe fallxhorin. Figurat e zeza që e zvarrisnin në humnerën e zezë i thanë se e kishte mbushur kupën e mëkatit dhe tani duhej të kryqëzohej për fajin e tij. Pastaj ai kishte përjetuar kryqëzimin me vuajtje e dhimbje të tmerrshme.

Pas këtyre torturave që dukeshin pa fund, figurat e zeza ishin zhdukur përsëri. Pastaj kish filluar t'i lehtësohej gjendja dhe kishte ardhur përsëri në vete. Më vonë, mësoi nga doktori se kishte qënë dhjetë ditë pa ndjenja.

Pas kësaj ngjarjeje, personi ndryshoi krejt. Më parë ai nuk kish dashur të dinte për Biblën,po pas kësaj, filloi të ndjekë shërbimin e së djelës dhe orët biblike në kishën lokale. Ishte shumë aktiv dhe sillte çdo të djelë në kishë edhe shumë nga fqinjët e tij me makinën e vet.

Ndonëse parashikimet dhe gjetjet e shumë fallxhorëve janë shpesh konfuze dhe të dyshimta, shëmbujt që pamë tregojnë se disa prej tyre mund të marrin një informacion të saktë nga pasqyra. Në të dy shembujt e parë nuk e di si vajti puna më tej, po rasti i tretë është shumë domethënës.

Unë mendoj se personi, kur dëgjoi nga fallxhori se do të vdiste shpejt, ra viktimë e një sugjestionimi. Duket se historia me ish shokun e tij të klasës e kishte prekur thellësisht. Mendimet i ishin përqëndruar tek shoku dhe te ky veprim i shëmtuar. Në këtë fazë, ndërgjegjja e tij nuk ishte e përqëndruar dhe subkoshienca ishte aktive.

Çasti kur fallxhori bëri parashikimin ishte shumë i përshtatshëm që parashikimi të zinte vend në subkoshiencën e tij. Semundja që pasoi nuk ishte parashikim në kuptimin e vërtetë të fjalës. Duke përdorur terminologjinë e Zukerit, mund të themi se nuk ishte aq një veprim mistik ose parashikim i fatit, sesa një veprim magjik e induktiv.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi