EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Islanda “ringjall”mitologjinë!

Shko poshtë

Islanda “ringjall”mitologjinë! Empty Islanda “ringjall”mitologjinë!

Mesazh  Equinox 03.02.15 22:47

Islanda ndërton tempullin e parë të Zotave pas 1000 vjetësh

Islanda “ringjall”mitologjinë! Repp2010

Islanda është  gati që të ndërtojë tempullin e saj të parë të perëndive skandinave që nga koha Vikingëve.

Një variacion modern mbi paganizmin skandinav ka lulëzuar  vitet e fundit, jo sepse njerëzit besojnë tregimet e mbinatyrshme, por sepse ata i shohin tregimet mitologjike të saj si një ‘metaforë’ për jetën.

“Unë nuk besoj se dikush beson ende në një njeri me një sy, i cili i hipën një kali me tetë këmbë“, – tha Hilmar Örn Hilmarsson, kryeprifti i Ásatrúarfélagið.

“Ne i shohim tregimet si metafora poetike dhe një manifestim i forcave të natyrës dhe psikologjisë njerëzore“, theksoi ai.

Anëtarët tani do të jetë në gjendje që t’i luten Thorit, Odinit dhe Friggut publikisht në tempull. Tempulli i mitologjisë skadinave, ndryshe e njohur si Norse do të jetë rrethor dhe  me kube, i vendosur në një kodër me pamje nga kryeqyteti islandez, Rejkjavik.

Paganizmi skandinav është lënë mënjanë nga krishterimi një mijë vjet më parë, por antarët e Ásatrúarfélagiðs  janë trefishuar në dekadën e fundit dhe tani numërojnë  nga 2400 deri  në 330,000  të popullsisë së vendit.

Në tempulli do të bëhen ceremoni martesore dhe  funerale dhe  do të respektohet “Blot”,  një rit tradicional në të cilin njerëzi pijnë  për perënditë duke përdorur një bri para se të zhvillojnë një festë.

Ata kanë vendosur të mos praktikojnë therjen e kafshëve, ose “kurbanin”  të njohur ndryshe, sepse  thjesht sjell shumë probleme.

/J.H
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi