EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sekreti i UFO-ve, zbulohen dokumentet e Forcës Ajrore amerikane

Shko poshtë

Sekreti i UFO-ve, zbulohen dokumentet e Forcës Ajrore amerikane Empty Sekreti i UFO-ve, zbulohen dokumentet e Forcës Ajrore amerikane

Mesazh  gjilanasi 26.01.15 20:13

Sekreti i UFO-ve, zbulohen dokumentet e Forcës Ajrore amerikane 80489216_51970887

Historiani amator John Greenewald ka kaluar gati dy dekada duke kërkuar informata nga qeveria amerikane lidhur me UFO-t. Kohët e fundit, ai ka publikuar në internet, më shumë se 100.000 faqe të dokumenteve të hetimeve të Forcave Ajrore të SHBA-ve. Këtu janë pesë gjëra që duhet t’i dini për studimin e ashtuquajtur Projekti i Librit Blu, që u ngrit nw vitet ’40 për të studiuar UFO-t..


1. Projekti i Librit Blu kishte një mision të madh

Origjina e këtij projekti ambicioz mund të gjurmohet në qershor të vitit 1947, thotë studiuesi i UFO-ve Alejandro për BBC. Redaktori i revistës “Open Minds” rrëfen se një biznesmen i respektuar dhe një pilot Kenneth Arnold, ishin duke fluturuar mbi Washington kur hasën disa objekte të paidentifikuara fluturuese. Ky incident i profilit të lartë, së bashku me disa të tjerë, si ulja e një objekti të paidentifikuar në Roswell dhe New Mexico, në të njëjtin vit, bëri që Forcat e Armatosura të ngrinin një organ hetimor për këtë mister. Ky mision u quajt Projekti i Librit Blu, dhe ai investigoi 12, 618 shenja UFO-sh në dy dekada.


2. Projekti u krijua në një kohë kur publiku ishte tepër i shqetësuar

Projekti për studimin e UFO-ve u krijua menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, dhe kishte për qëllim të ndalte përhapjen e shqetësimit publik, në lidhje me një numër në rritje raportesh për UFO-t. Edhe pse sot flitet jo seriozisht, shenjat e UFO-ve janë diskutuar në nivelet më të larta të qeverisë në vitet 1940 dhe 1950.

“Çështja u mor shumë seriozisht atëherë, thotë Rojas, pasi shefat e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës pretendonin se ky ishte një fenomen i vërtetë, dhe madje edhe kongresmeni Gerald Ford paralajmëroi se kjo çështje duhet hetuar”.

Në 1966-n u krijua një komitet i veçantë i Forcave Ajrore, i cili më vonë nxori një raport se nuk kishte gjetur asnjë dëshmi për aktivitetin e UFO-ve. Projekti u mbyll zyrtarisht në vitin 1969.


3. Shumë çështje të këtij projekti mbetën të pazgjidhura

Edhe pse kishte shumë burime të besueshme, nga marina deri tek pilotët ushtarakë dhe civilë që raportonin se kishin parë UFO, shumica e rasteve të hetuara nga projekti ishin fenomene të shkaktuara nga moti, apo balona dhe avionë që në dukje ngjanin me UFO-t. Në Seattle, Washington, në prill të 1956-s, një dëshmitar përshkroi se kishte parë një "objekt të rrumbullakët, të bardhë”. Hetuesit më vonë dolën në përfundimin se ai ishte një meteor dhe e mbyllën rastin.

Sekreti i UFO-ve, zbulohen dokumentet e Forcës Ajrore amerikane VIGqgt1l


4. Disa nga enigmat e projektit nuk mund të shpjegohen kaq lehtë

Më shumë se 700 raste të ndjekura nga studimi, nuk mund të shpjegohen nga hetuesit. Në shumë raste nuk ka të dhëna apo dëshmi të mjaftueshme. Por ka dhe nga ato raste të mbyllura nga hetuesit që ngrenë më tepër pyetje, se sa marrin përgjigje për UFO-t.

Një oficer i policisë në 1964-n në Socorro, New Mexico, ndaloi së ndjekur automjetin e një të dyshuari, pasi pa një objekt të çuditshëm që ngjante me një avion.

Oficeri e ndoqi objektin, të cilin e përshkroi si një emblemë të çuditshme të kuqe, dhe pa të zbrisnin në tokë dy qenie që ngjanin me fëmijë nga madhësia e trupit. Më pas objekti u zhduk duke lënë shenja në tokë. Pas gjithë këtyre dekadave, ende nuk ka asnjë shpjegim për këtë mister.


5. Ka ende informacion për të zbuluar aktivitetin e UFO-ve

Edhe pse historiani Greenewald ka grumbulluar një sërë dokumentesh të qeverisë, ai thotë se ka ende shumë të dhëna në të cilat, ai dhe publiku nuk kanë akses, pra janë të fshehta.

"Unë mendoj se Projekti i Librit Blu është thjesht maja e ajsbergut", thotë historiani, duke shtuar se ai do të vazhdojë të kërkojë më shumë informacion nga qeveria e SHBA-së.

"Ka shumë sekrete pas komploteve, pas skandaleve. Ka gjithmonë diçka që duhet t’i shkosh nga pas”.

/Shekulli/
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi