Pasardhës të alienëve?
4 posters
Faqja 1 e 1
Pasardhës të alienëve?
Ky vit ka qenë viti i teorive të guximshme sa i përket anës shkencore, të paktën për atë pjesë të origjinës tonë. Së fundmi një grup astronomësh thonë se kanë zbuluar provën që vërteton se kemi prejardhje aliene.
Milton WainWright i Universitetit të Shefildit në Angli së bashku me ekipin e tij kapën në stratosferë me anë të balonave një mikroorganizëm krejt të ndryshëm me ata që jetojnë në tokë, ujë dhe në atmosferën e afërt të planetit tonë.
Ata e pagëzuan mikroorganizmin me emrin “qeliza e dragoit”. Baza e ndërtimit të “qelizës” është krabon dhe oksigjen, që përjashton mundësinë që të jetë një derivat i ndonjë hiri vullkanik.
Wainwright thotë se organizmi nuk ka asnjë ngjashmëi me organizmat e tjerë në tokë. Kjo, sipas tij së bashku me lajmet e fundit nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS), ku austronautët thonë se kanë hasur në organizma të çuditshëm të ngjashëm me planktonet në sipërfaqjet e jashtme të stacionit, përforcojnë teorinë se jemi “pasardhës të jashtëtokësorëve”.
Teoria ëshë goxha e guximshme dhe si e tillë ka mjaft kundërshtarë. Një pjesë e madhe e studiuesve pyesin: pse të besojmë se mikroorganizmat e kapur në stratosferë dhe në pjesën e jashtme të ISS kanë ardhur nga hapësira e thellë dhe jo nga Toka?
Pyetja vështirë se mund të marrë një përgjigjje shkencore, por ajo që dihet është se nga organizmat e njohur deri më tani në tokë, asnjëri nuk mund të ambientohej në mungesë të oksigjenit ose ujit.
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Pasardhës të alienëve?
Pak Humor !!!
Siroco- Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.
201
Re: Pasardhës të alienëve?
Mund te kete nderhyrje ne ADN porjo erotizem se do kishim SIDA qe nga ajo kohe dhe do ishim zhdukur.
Dimitrov Xhunga- 100
Similar topics
» Pentagoni kundër alienëve
» Projekt për zbulimin e Alienëve
» Tregon prova për vizitat e alienëve
» Ndarja e kuptimit mes ufove dhe alieneve
» NASA e ka fshehur gjetjen e alienëve në Hënë
» Projekt për zbulimin e Alienëve
» Tregon prova për vizitat e alienëve
» Ndarja e kuptimit mes ufove dhe alieneve
» NASA e ka fshehur gjetjen e alienëve në Hënë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi