EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ëndërra

Shko poshtë

Ëndërra Empty Ëndërra

Mesazh  Neo 09.01.09 0:05

ËNDËRRA

Njerëzit janë të prirur të shohin ëndërra dhe të punojnë duke ëndërruar dhe sajuar (thurur) ëndërra me fije të ndryshme të jetës, kudo dhe kurdoherë .

Ashtu janë të mësuar dhe të krijuar disa njerëz.Këto ëndërra kanë veti dhe karakteristika të veçanta për jetën e njeriut.

Njeriu ëndërron dhe fantazon edhe kur nuk është në gjumë.Ai dëshiron të ushqejë trurin me ëndërra, të punojë dhe të lëvizë me ëndërra nëpër shtigjet e jetës.

Këta njerëz quhen “ëndërragji”. Në shpirt dhe në zemër e kanë folenë e ëndërrave. Ata mëndojnë se me ëndërrime e kanë më lehtë ta ndërtojnë dhe ta përciellin hapin e jetës.

Kësi soi vetëm i bëjnë vetit qef, sepse më ëndërra nuk ndërtohet jeta. Këto ëndërrime gjatë punës dhe angazhimeve, njeriun nuk e ndihmojnë, por e pëngojnë ardhmërinë dhe ngritjen e veprimtarisë së tij intelektuale dhe njerëzore.

Ëndërrat fluturojnë në horizontin e mëndjes së njeriut, shkundin krahet në hapësirën e gjerë të fantazisë dhe pa pritmas lëndojnë krahët e ardhmërisë për jetë më të mirë dhe reale të njeriut.

Në këto momente fluturimi i tyre (ëndërrave) vështirësohet dhe me droje bije poshtë nga ishin nisur më parë. Tani njeriu lëviz si thnegla në rrafshin e ftohur të jetës .

Ëndërrat zakonisht janë dy farësh: ëndërrat në gjumë dhe ëndërrat zgjuat që dallojnë njera me tjetren.Kjo e fundit nuk e vlen të sajohet, është e panatyrshme – artificiale dhe pengon përspektiven e njeriut.

Mirëpo ëndërrat janë të pranishme përherë në jetën e përditëshme të njeriut, si natën, si ditën – më tepër kur flejmë, shpeshherë pa dëshirën e njeriut.

Ato (ëndërrat) shpeshherë i ngjajnë rrezeve të diellit që nxejnë zemrën dhe driçojnë shpirtin, i ngjajnë natyrës të mbushur me lule dhe erë të këndësshme, qingjave që lodrojnë në livadhin e dëshirave rinore kur vie stina e pranverës, pyllit me drunjë të gjatë deri në qiellin e lartë të pafund të jetës, gjetheve të pemëve të këputura nga era e vjeshtës që fryen furishëm, zogjëve që cicirrojnë mbi degët e qershisë dhe të bojlisë, ujit që buron dhe gurgullon nën gurët e kafshuar nga dhëmbët e kohës dhe të ngrirë nga ftohtësia e borës që bie…

Ëndërrat në netët e thurura me fijet e errësirës

Këto ngjajshmëri kanë një histori të veçantë në fushëbetejën e jetës së njeriut.

Ato (ëndërrat) trazojnë shpirtin dhe zemrën e njeriut, shpeshherë, pa prit e pa kujtuar çelin (ndiçojnë), por edhe errësojnë horizontin e fytyrave të njerëzëve.

Kështu ato (ëndërrat) të trembin në befasi dhe ashiqare të trazojnë mëndjen dhe të zgjojnë nese je në gjum, pa prit e pa kujtuar.

Kjo ngjan, më tepër kur nata është e thurur me fijet (pejtë) e errësirës, kur nuk doken yjët as hëna në qiellin e kaltër, kur shpendkeqët fluturojnë në hapsirën e erësuar dhe ndjellin fatkeqësinë e njeriut, kur egërsirat e malit lëvizin , ulurojnë pa frikë dhe pa droje ...

Sa vështirë është të shohësh ëndërra të këtij lloji. Në këto momente njerëzit i kap frika prej territ dhe lëvizjeve të padëshirueshme të këtyre qenjëve të netëve të mbuluara me perdet e errësirës të lëshuar mbi natyrën e hapur të kohës së shkuar.

Atëherë njerëzit duke mënduar se frikën do ta kalojnë më lehtë bijnë në gjum, Flijnë, flijnë dhe nuk dëshirojnë të zgjohen deri sa të zhduket errësira, të lind dielli dhe të ikin shpëndkeqët dhe egërsirat. Mirëpo përseri i kap frika duke fjetur, në ëndërr.

Këcejnë nga shtrati dhe bijnë në tokë : të frikësuar , të ndjerësitur , të lodhur, të raskapitur…

Vonë e kuptojnë se ishin në ëndërr . Në këto momente ndalen dhe kërkojnë ndihmë nga të tjerët e pranishëm, vonë fillon këndellja e tyre…

Ëndërrat që tëngërliten në thellësinë e lumit të jetës

Ëndërrat çdo natë janë të pranishme, por ato nuk reflektohen me ngjyra të njëjta të jetës.

Ka ëndërra të bardha, të përziera me ftohtësinë e borës që bije në natën e errët të dimrit, ëndërra të kuqe të përziera me brushën e dashurisë dhe të lumturisë rinore, ëndërra të zeza të thurura nga lamshi i hidhët i kohës së shkuar dhe ëndërra me ngjyra të përziera :bardh, kuq dhe zi .

Kur përzihen këto ngjyra të ëndërrave njeriu nuk e gjen rrugën, është i humbur dhe tani vështir e ka të gjejë lehtë rrugën e jetës dhe të veçojë ngjyrat e përziera të jetës .

Disa nga këto ëndrra tërngëliten lehtë, tëposhtës, marrin turr dhe bijnë në thellesinë e lumit të jetës që gjarpëron dhe rokullis guralecat e mbetur nga koha e shkuar.

Disa të tjera (ëndërra) fluturojnë në qiellin e kaltër të jetës , marrin forma të ndryshme, ashtu siq është jeta e njeriut, kur flen dhe zgjohet prej gjumit.

Disa njerëz gjithnjë frikohen dhe nuk dëshirojnë të bëjnë krahasimin e ëndërrave me perspektiven dhe ardhmërinë e tyre dhe të merren me ëndërra pa arsye dhe pa nevojë .

Ata i përkasin njerëzve që dëshirojnë ta shikojnë punën e vet, jetën reale dhe nuk merreen me punën e të tjerëve .

Por frika dhe trazimi nga ëndërrat kanë rrënjët thellë në shpirtin e njeriut, nuk e lënë të qetë, si natën kur flejnë, si ditën kur janë zgjuat, prandaj detyrohen pa dëshirën e tyre të merren me përmbajtjen e tyre : herë në favor të tyre, herë në dëm të tyre - sipas ëndërrës që ka parë dhe ka përjetuar…

Përplasja në fushën e ëndërrave

Ëndërrat janë më tepër shqetsuese, se sa në të kundërten, në veçanti kur paraqiten gjatë gjumit të rëndë.

Njeriu i lodhur dhe i trazuar gjatë punës së përditëshme, ndonjëherë dinjëteti dhe karakteri i tij është prekur pa ndonjë arsye, është rënduar pa pritur e pa kujtuar nga të tjerët.

Këto shqetësime (probleme) vështirë i ka ti menjanojë dhe ti zbusë në shpejtësi. Duhet pasur durim derisa të menjanohen.

Në këto momente mungon fuqia, arsyeja dhe dituria, shpeshherë - tani lëvizjet e jetës përplasen në fushën e andërrave dhe nxisin pa arsye hapin e njeriut për të ecur pa orientim të duhur.

Kjo ngjan si ditën ashtu edhe natën, por nata ka karakteristika të veçanta për njeriun.

Natën njeriu më tepër e kalon në gjumë, por nese është i lodhur, i trazuar, vështirë e ka që të bëjë gjumë të rehatshëm. Kur e merr gjumi, papritmas dëgjohet kërhama, pengesa në frymëmarje shtohet .

Shënjat e jetës së tij kanë ndryshuar dhe kanë marrë kahje tjetër.Rotullohet herë në një anë, herë në anën tjetër duke dëshiruar të jetë në ëndërr.

Këto ëndrra tani janë disa farësh.

I njgjajnë jetës së përditëshmë të njeriut : jetës në familje, jetës në fushë, jetës në arë , jetës në shoqëri dhe jetës kudoqoftë .

Në këto raste njeriu herë lavron fushën (arën) e jetës, herë e lenë ndjerrë, herë hudhë farën e zgjedhur të ardhmërisë me duartë e plasaritura të peshës që e rëndon, herë shetit rrugëve të panjohura të jetës, herë, hypur në kal, herë në gomar, here në shpinën e të tjerëve …

Shalimi dhe kalirimi i këtyre (shtazëve dhe njerëzve) është interesant, kur e shikojnë të tjerët .

Kur kalëron kalin vrapi i kalit është i shpejt, Njeriu në këto momente lavderohet që po kaliron me kal dhe si me krih po fluturon.

Por kur i hip në qafë njeriut mbetet i shtanguar dhe i neveritshëm.… Ndërsa kur i hyp gomarit, këmbët i prekin në tokë, mëgjithatë gomari ka një shpejtësi specifike dhe papritmas e rrëxon në fushë të vrapimit .

Rrëzimi nga shpina e gomarit është karakteristike, shpeshherë me thyrje të gjymtyrëve të trupit.

Kjo shetitje dhe rrëxim me lëndim nga gomari e zgjon nga gjumi dhe kupton se kishte qenë ëndërr. Ofshan, merr frymë thellë …

Ëndërra ka disa karakteristika të veçanta, prandaj nuk është lehtë të kuptohet dhe të realizohet.Secili mundohet të analizojë dhe të realizojë ëndërrën.

Ajo e trazon zemrën dhe shpirtin e njeriut , shpeshherë dhe e mbulon realitetin e jetës me pluhurin e kohës së shkuar...

Hilmi Saraçi
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi