EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Simbolizmi i numrave ne enderra

Shko poshtë

Simbolizmi i numrave ne enderra Empty Simbolizmi i numrave ne enderra

Mesazh  Jon 15.07.08 0:34

Simbolizmi i numrave ne enderra

Simbolizmi i numrave në ëndërr, që ka angazhuar së tepërmi fantazinë filozofike të shekujve të hershëm, ka fituar një interes të ri prej kërkimeve analitike të Freudit dhe të shkollës së tij.

Në materialin e ëndrrave, që përmbajnë numra, ne nuk mund zbulojmë arsyetime të vetëdijshme mbi lidhjet simbolike midis numrave, po rrënjët e pavetëdijshmen të simbolizmit të numrave.

Numri shtatë (7) thotë se është numër i forcave misterioze dhe mistikës.

Në të kaluarën ia kanë mveshë vetitë ezoterikë. Shtatëshet, thuhet, i tërheq okultja dhe kënaqen në jetën e begatë të brendshme, janë imagjinatave dhe mendjemprehtë.

Edhe Faraoni i sheh 7 lopë të majme dhe pastaj shtatë lopë të ligshta.
Ashtu çfarëdo objekti apo njeriu që shfaqet bashkë me të tjerët, për një numër kompleks 7, manifeston kënaqësinë e plotë të vetes, realizimin e arritur.

Ndërtesa: nëse ëndërroni sikur ecni brenda në një pallat (ndërtesës), do të thotë se perspektivat tuaja do të përmirësohen. Për një vajzë mund të parashikohet një martesë.

Në veçanti, në se pallati është shumë i lartë, aspiratat janë të paarritshme; në se është lartësia mesatare, duhet vetë, të presësh për pak kohë para se t’i çosh në përfundime të gëzueshme projektet e tua, që kërkojnë mjaft orvatje dhe djersë, kurse njerëzit tjerë ta kanë zili.

Për këtë arsye hyrja në ndërtesë e ka kuptimin e spiunllëqeve, ndërsa dalja është shenjë shpëtimi.

Kurse lifti përkatësisht ashensori, nëse po ngjiteni, shumë shpejt do të fitoni vend të mirë dhe pasuri.

Kurse spitali, paraqet dëshirën për të kërkuar ndihmë dhe ngushëllim duke gjetur kështu alibi për pazotësinë për të zgjidhur ngjarjet negative të jetës, si dhe uri dhe varfëri do të kesh.

Po ashtu mund të jetë parandjenjë për një vdekje misterioze dhe pse pa agoni. Po qe se ndërlidhim me numrin shtatë do të çlirohesh nga një pozitë e vështirë.

Ndërsa ju ndjeheni tejet e lumtur në botën tjetër, nuk është asgjë tjetër përveç dëshirës për t’u tjetërsuar – ikje, nga telashet me të cilat ballafaqohi, por me një orvatje dhe këmbëngulësi do t’ia arrini t’i mposhtni jo vetëm frikët por edhe problemet, por me mençuri që i kishte edhe Faraoni me 7 lopët e majme dhe 7 thata.

Njerëzit kërkojnë magjinë në jetën e përditshme, në universin fizik, kërkojnë mrekullitë, engjëjt dhe fuqitë e mbinatyrshme.

Por, virtualisht, nuk ka prova të kësaj magjie, edhe pse s'mund të themi me siguri se ajo nuk ekziston.

E pakuptueshme, por e vërtetë dhe e prekshme është magjia e transformimit të vetvetes në planin psikologjik, ndryshimi i zakoneve dhe kushteve, të mësuarit e dashurisë, kuptimit të qartë, jetesës në gëzim dhe lumturi dhe madje edhe përjetimit të bashkimit me pjesën tjetër të universit.

Fuqitë që mund të na ndihmojnë vërtet të kuptojmë se kush jemi dhe ku duam të shkojmë gjenden brenda nesh. Ata fshihen në botën magjike që ne vizitojmë çdo natë, botën e jashtëzakonshme, të paparashikueshme, misterioze dhe udhërrëfyese të ëndrrave.

Forcat e fuqishme misterioze biologjike të organizmit tonë që na çojnë drejt rritjes, që na shërojnë plagët, që luftojnë sëmundjet tona gjithashtu nxisin motorin krijues të ëndrrave tona.

Duke kuptuar qëllimin e thellë dhe madhështinë imagjinuese të ëndrrave tona ne zbulojmë një burim pothuaj të pashtershëm me frymëzim krijues, me mprehtësi psikologjike dhe udhëzues shpirtëror.

Kur mësojmë të kuptojmë dhe të jetojmë me ëndrrat tona, ne zhvendosemi nga konfuzioni dhe iluzioni drejt fuqizimit dhe ndriçimit të mendjes.

Nga Don Nosh Gjolaj
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi