EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ç’kuptim kanë ngjyrat në ëndrrat tona?

Shko poshtë

Ç’kuptim kanë ngjyrat në ëndrrat tona? Empty Ç’kuptim kanë ngjyrat në ëndrrat tona?

Mesazh  Luli 03.11.14 15:21

Ç’kuptim kanë ngjyrat në ëndrrat tona? 28406810

Zakonisht, njerëzit i shikojnë ëndrrat “bardhë e zi”, por në ato raste kur i shikojnë me ngjyra, simbolika e tyre del më e qartë dhe shpjegohen më lehtë. Sipas një studimi të bërë kohët e fundit nga disa psikologë amerikanë, secila ngjyrë në ëndërr ka kuptimin e vet të veçante dhe tregon një gjendje të caktuar emocionale të atyre që e shikojnë.

Duke u nisur nga ngjyrat e sfondit ku zhvillohen ngjarjet në ëndërr, nga ato të interierit dhe të veshjes së “personazheve”, duke ditur kuptimin simbolik të secilës ngjyrë, mund të përcaktosh qëllimet dhe karakteret e atyre që të dalin në ëndërr. Psikologët amerikanë e kanë klasifikuar simbolikën e këtyre ngjyrave në këtë mënyrë:

1. E bardha – Tregon pafajësi dhe pastërti shpirtërore, fisnikëri, aftësi për ta ndarë gënjeshtrën nga e vërteta (vetëm në disa vende të Orientit, kjo ngjyrë është simbol i zisë dhe vdekjes. Po kështu, ajo simbolizon asketizëm dhe izolim).

2. Bojëqielli – Tregon se mbartësi i teshave ose ambientit rreth tij ka një perceptim mistik ndaj jetës. Kjo ngjyrë është njëkohësisht simbol besnikërie, shprese, qetësie shpirtërore, etj.

3. E verdha – Kjo ngjyrë është shprehje e optimizmit, shpresave, e arsyes dhe realizmit, por në ëndrrra simbolizon shpesh xhelozi, zili, ndarje. Është një ngjyrë që shpesh paralajmëron tradhti.

4. Ngjyra e blertë, jeshile – Simbolizon shërimin nga një e keqe, lulëzimin, qetësinë dhe ekuilibrin shpirtëror, por shpesh, ajo tregon se bartësi është ende i papjekur… Në rastet kur ka nuanca që anojnë për nga jeshilja e errët, kjo ngjyrë simbollizon regres, etje për t’u pasuruar në çdo rrugë.

5. Ngjyrë ari, okre, me shkëlqim dielli – Simbolizon inteligjencën, entuziazmin, lavdinë. Ajo është njëkohësisht simbol pjekurie dhe përvoje, aftësie për t’u orientuar në jetë, si dhe besim për stabilitet, madje edhe rritje të prestigjit.

6. Ngjyra kafe – Simbolizon aspektet materiale të jetës, racionalitet, deri diku, konservatorizëm, por ajo simbolizon njëkohësisht një njeri nostalgjik dhe melankolik. Jo rrallë, ajo tregon depresion, zhgënjim, vartësi…

7. E kuqja – Është ngjyra që tregon një qëndrim aktiv në jetë, simbolizon gjakun dhe zemrën, mirëpo shpesh paraqitet si simbol agresiviteti, urrejtjeje, pasionesh e rreziqesh dhe sidomos për disa gra, është simbol i “rënies dhe degjenerimit”.

8. Portokallia – Është simbol i lumturisë, i forcimit të shoqërisë dhe miqësisë, por nuk janë të rralla rastet kur parashikon etje për ndryshime, entuziazëm dhe ngrohtësi. Kjo ngjyrë tregon se mbartësi është i dhënë pas seksualitetit. Kur ajo është e ndezur, tregon se ai dëshiron të nxjerrë në pah vetveten.

9. Ngjyra e purpurt – Është ngjyrë karakteristike aristokratike, simbol i dinjitetit dhe pushtetit…

10. Ngjyrë trëndafili – Është simbol i ndjenjave të holla romantike, i modestisë dhe përpjekjeve për të ndihmuar të tjerët, simbol i iluzioneve, por nganjëherë, edhe simbol i veprimeve të nxituara dhe mendjelehta…

11. Ngjyra e argjendtë, e Hënës – Simbolizon qetësinë, përfytyrimet paranormale dhe intuitën e zhvilluar, por nganjëherë, mund të sjellë zhgënjim dhe iluzione pa baza.

12. Ngjyra gri – Kjo ngjyrë është simbol i melankolisë, indiferentizmit, i meditimeve që sjellin mërzi, i një alarmi të brendshëm shpeshherë të pajustifikuar, por edhe simbol i qëndrimit mosbesues, simbol i vetmisë dhe i dobësisë shpirtërore, sidomos kur kemi të bëjmë me flokë të thinjura, etj.

13. Ngjyra e kaltër e blu – Është simboli urtësisë dhe intuitës së zhvilluar, simbol i një statusi social të përcaktuar, simbol besimi, sinqeriteti dhe luajalizmi, simbol i një pozite të lartë në shoqëri, i pasurisë. Sidomos kur e shikojmë te makinat dhe veshmbathja me këtë ngjyrë, është simbol i shpresave dhe i besimit në të ardhmen.

14. Ngjyra manushaqe – Është simbol i vetmisë, vetëpërmbajtjes, por jo rrallë edhe simbol i vdekjes, i andrallave dhe shqetësimeve të mëdha, simbol i një fanatizmi që të largon nga të tjerët.

15 Ngjyra e zezë – Simbolizon agnosticizëm dhe fshehtësi mendimesh e veprimesh, simbol i një pushteti të fshehur, simbol i zyrtarizmit ceremonial, simbol i një shpirti sfidant dhe i një force të papërmbajtur seksuale, sidomos kur është i kombinuar me të kuqen. Simbol i hakmarrjes, sidomos tek ata që besojnë në fenë islame.

Nga studimet e fundit të psikologëve amerikanë del se intelektualëve dhe njerëzve të punës mendore, u shfaqen më shpesh ëndrra akromatike, domethënë, ëndrra në të cilat takohen ngjyra si e zeza, e bardha dhe grija. Krijuesve dhe njerëzve të ndjeshëm, me fantazi të ndezur, si rregull, u shfaqen më shumë ëndrra me ngjyra sa më të ndezura dhe, kur ato përzihen me njëra-tjetrën, ndryshon edhe qëndrimi emocional i objektit të ëndrrës. Ëndrrat me kontrastin bardhë e zi simbolizojnë ekstremet e qëndrimeve ndaj situatave në marrëdhënie me “personazhet” e ëndrrës. Ato shfaqen sidomos në rastet kur njeriu pëson zhgënjime në jetë.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi