Gjëra që vetëm personat e vetmuar mund t’i kuptojnë
3 posters
Faqja 1 e 1
Gjëra që vetëm personat e vetmuar mund t’i kuptojnë
Në një botë në të cilën fjala shoqëri duket se qaset në çdo emër të përveçëm, ka ende persona stoikë që i rezistojnë kësaj prirjeje. Prandaj, pavarësisht se disa mund të na duken të pakuptueshme, le të shohim së bashku se cilat janë gjërat që vetëm njerëzit e vetmuar mund t’i kuptojnë…
Personat e vetmuar jetojnë dhe mendojnë ndryshe nga personat e tjerë, të cilët përkrahin marrëdhëniet shoqërore. Nëse do të ishe një njeri i vetmuar, atëherë do të ndodhte të mendoje ose të veroje si më poshtë:
1. Kur dikush do të akuzonte si një njeri antisocial ti do ta merrje si një kompliment.
2. Sa herë që do të merrje një tren ose autobus, do të vëreje se aty nuk do të kishte asnjë njeri që do të mund të të njihte për të bezdisur me biseda të kota, për të shtyrë kohën.
3. Dëshira më e madhe e jetës tënde do të ishte që të gjeje një punë të cilën mund ta bënit nga shtëpia.
4. Kontaktin fizik gjatë bisedave mund ta quaje si “vepër penale”
5. Do të ëndërroje një botë më të mirë ku të gjithë do ta donin atë.
6. Kur dikush do të akuzonte se nuk i je përgjigjur një mesazhi do të shtireshe sikur e ke telefonin e prishur. Ose gënjen duke i thënë se je grabitur nga një bandë e trafikantëve të “Zimbabvesë”.
7. Zoti yt i vetëm do të ishte qetësia.
8. Ndonjëherë do të mendoje se sa e bukur është bota, ndërsa personat do t’i kujtoje më pak.
9. Kur dikush do të “bënte gati” një takim, do të ndieje një lloj lehtësie të pakrahasueshme
10. Interneti do të ishte dimensioni yt i ri real dhe gjithçka e jashtme do të dukej si virtuale.
11. Kur dikush do të të pyeste se kë frekuenton, do të përgjigjeshe me kast: “Game of Thrones”!
12. Një mbrëmje fundjave mbi divan duke parë serialin tënd të preferuar, do të vlente më shumë se mijëra festa.
13. Kur të ishe duke “lundruar” në vetminë tënde të ëmbël dhe të merrje papritur një telefonatë nga një shok/shoqe, do të dëshpëroheshe shumë, sepse do të prishej qetësia.
14. Nuk do të përgjigjeshe pothuajse kurrë në telefon kur nuk do ta ndieje ta bëje këtë gjë.
15. Kur të dilje mbrëmjeve do ta kaloje kohën duke menduar se sa fantastike do të ishte sikur të ishe në shtëpi.
16. Kur të shkëmbeheshe në rrugë me ndonjë që e njeh, do të shtireshe sikur nuk e ke parë kurrë më parë.
17. Nëse dikush do të ndalonte në rrugë do të hiqeshe si një binjak/e i/e vetvetes për të mos pasur të bësh fare me atë njeri.
18. Nuk do të arrije të largoheshe nga shtëpia pa vënë kufjet në vesh për të dëgjuar muzikë.
19. Në kontekstet shoqërore ndryshimi mes teje dhe një shurdhmemeci do të ishte shumë i vogël.
20. Nëse dikush nuk do të ftonte në ndonjë festë do ta falënderoje ngrohtësisht.
21. Bisedat me vetveten do të dukeshin më interesante sesa ato me të tjerët.
Vetmia
Studime të thelluara nga filozofë, psikologë, sociologë e hulumtues të profileve të tjera, vënë në pah se vetmia dhe izolimi nuk janë çështje që çrrënjosjen me prezencë në turmë. Thjesht të jesh i rrethuar me njerëz nuk e ndjek ndjenjën e vetmisë dhe të izolimit. Ajo bën të harrohet për një moment vetmia, por nuk e çrrënjos atë.
Jetojmë në kohë të shpikjeve të përditshme të cilat mundësojnë marrëdhënie ndërnjerëzore në të gjithë botën pa luajtur aspak nga vendi: telefonat, celularët, interneti… janë në prani dhe në shërbim të njeriut. Kontakti me familjen, ose për çështje afariste e profesionale, kudo që të jemi, është i lehtë dhe i përnjëhershëm. Aftësia për të kontaktuar kudo që të jemi, në fushë, mal, plazh e gjetiu, është privilegj i kohës dhe gjeneratës sonë. Jemi dëshmitarë të një mundësie të jashtëzakonshme për lidhje humane. Njeriu i shekujve të kaluar nuk pati as përafrisht këtë privilegj tonin.
Megjithatë, studime të ndryshme tregojnë se në shoqërinë bashkëkohore, numri i atyre që vuajnë nga vetmia është tejet i madh. Por si mund të ndodhë që në këtë kohë, kur të gjithë jemi të lidhur me telefona e satelitë komunikues që lundrojnë mbi kokat tona, të krijojmë varfërim marrëdhëniesh? Që absurdi të jetë akoma më i prekshëm, e për ilustrim, duhet të përmendim edhe mundësitë më të ngrohta të kontaktimit: avionë, vetura dhe të gjitha mjetet e tjera për qarkullim, i japin njeriut aftësinë të ndiejë afërsinë fizike të atyre që dëshiron të ketë në momente të caktuara. Pra si arriti vetmia të bëhet një “epidemi”?
Duket se “begatia” teknike që lehtëson aq shumë komunikimin të shndërrohet në një plogështi për afërsi më ata që janë gjeografikisht pranë. Në vendet më të zhvilluara industrialisht, kjo dukuri është më e përhapur se në vendet tjera. Studimet tregojnë se në SHBA 60% e të rinjve nuk dinë emrin e fuqitë: ata as kanë përgjigje se ku mund, në rast nevoje, të lypin ndihmë. Fenomen ky i panjohur në shekujt e kaluar. Në botën moderne planeti është zvogëluar aq shumë sa njeriut i nevojiten vetëm disa orë për të shkelur tokat dikur më të largëta, por që nga ana tjetër, ky planet i mbështjell me turma njerëzish, mposhtet nga vetmia dhe izolimi.
Ankthi nga vetmia merr përmasa shqetësuese, aq më tepër kur ky ankth, çon në izolim dhe shëndeti preket në përgjithësi. Zvogëlohen aftësitë për zgjidhje të çështjeve të përditshme, zvogëlohet hapësira për informim e me këtë ngushtohen rrugëdaljet nga gjendja e ankthit dhe pezmatimeve të tjera shpirtërore. Njeriu ka nevojë për të shtrënguar dorën e tjetrit, ka nevojë për buzëqeshje, për ndërrim fjalësh. Keni vërejtur fytyrat e njerëzve kur ia shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit, përjetim i mrekullueshëm apo jo? Po kur dy persona ndërrojnë përqafime?
Po dora humane mbi sup? Njeriu është qenie shoqërore dhe mungesa e kohës së industrializuar duket se luan rolin më të madh në zvogëlimin e mundësive për kontakt, e pra, edhe mundësive për t’u kujdesur për tjetrin, për të zgjatur dorën drejt dorës, për t’u argëtuar bashkë, për të krijuar miqësi e për t’u kujdesur për të.
gjilanasi- 361
Re: Gjëra që vetëm personat e vetmuar mund t’i kuptojnë
Te jesh i vetmuar dhe te ndihesh i vetmuar ka nje dallim shume te madh.
Elizza- 195
Re: Gjëra që vetëm personat e vetmuar mund t’i kuptojnë
Nuk jam dakord me ato qe thuhen ne materjalin me lart .Kto jane vetem mendime te nje njeriu ne boten ku ne jetojme ,mendime pa asnje lloj vlere
The Punisher- 44
Similar topics
» A mund të postoni gjëra rreth palmistrisë?
» Amuletet, talismanet dhe hajmalit
» Si manipulohen masat e gjera
» Gjëra të panjohura befasuese për meditimin
» Tërësisht shkencë
» Amuletet, talismanet dhe hajmalit
» Si manipulohen masat e gjera
» Gjëra të panjohura befasuese për meditimin
» Tërësisht shkencë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi