Gjëra të panjohura befasuese për meditimin
Faqja 1 e 1
Gjëra të panjohura befasuese për meditimin
Deri me tani është folur shume për meditimin dhe vlerat e tij, qe kryesisht janë përqendruar tek ulja e nivelit te stresit, te ankthit, ndikimi pozitiv ndaj depresionit dhe përmirësimin e përqendrimit. Por nëse do te vazhdojmë ta praktikojmë atë ne mënyrë te vazhdueshme, ajo do te na japë edhe te tjera avantazhe, 8 prej te cilave po i rendisim me poshtë.
1. Studimet me ane te rezonancës magnetike te kryera ne Harvard University kane evidentuar se pas një eksperience te pandërprerë dhe te vazhdueshme 8 javore te praktikave te meditimit, ne trurin e personave pjesëmarrës, qe ne këtë rast ishin studente, u vu re një zgjerim i materies gri (bashkësi neuronesh) ne zonat qe janë përgjegjëse për vetëdijen trupore. Ne te njëjtën kohe u vu re një zvogëlim i volumit te amigdala-s, një zone qe lidhet direkt me stresin dhe friken, si dhe zmadhim te materies gri ne zonën e korteksit prefrontal, përgjegjëse për disa funksione te njohjes, përqendrimit dhe aftësisë vendimmarrëse.
2. Një tjetër studimi i Universitetit te Wisconsin(USA) ne vitin 2013, tregoi se praktikimi i një faze intensive meditimi për 8 ore rresht është i mjaftueshme për te “shuar” aktivitetin e disa geneve te lidhura me origjinën e inflamacioneve. Një tjetër studim i vitit 2014 ka treguar se meditimi është ne gjendje te ndikoje edhe mbi aktivitetin e sistemit nervor simpatik, përmes lëshimit te disa substancave antiiflamatore dhe duke reduktuar sekretimin e substancave qe stimulojnë proceset inflamatore.
3. Një tjetër studim i Universitetit te Singaporit i botuar me pas edhe ne revistën PLos ONE, tregoi se një forme e veçante e meditimit, e praktikuar edhe nga murgjit tibetiane, është ne gjendje te çojë ne rritjen e temperaturës se trupit. Disa murgj nga Tibeti madje janë ne gjendje te rrisin temperaturën e trupit edhe ne ngricat -25 grade, duke mundësuar tharjen e çarçafëve te lagur me te cilat mbështillen.
4. Meditimi është ne gjendje te favorizoje lëshimin ne qarkullimin e gjakut te një substance kimike, oksidi nitrik, i cili provokon zgjerimin e enëve te gjakut dhe uljen e presionit arterial
5. Meditimi është gjithashtu ne gjendje te frenoje procesin e plakjes. Studime ne Universitetin e Kalifornisë, Davis, kane treguar se meditimi përmirëson aktivitetin e enzimës telomeraza, qe ndërton dhe zgjat telomerët, sekuenca te ADN-se qe ndodhen ne fund te kromozomeve. Prania dhe gjatësia e telomerëve ne një qelize është e lidhur drejtpërsëdrejti me jete gjatësinë saj.
6. Një studim i vitit 2006, tregoi se disa studente ishin ne gjendje për te zgjidhur probleme me më rendiment dhe saktësi pas një procesi meditimi, se sa pas një gjumi, apo shikimi ne televizor.
7. Skanimet e trurit te praktikuesve eksperte te meditimit dhe krahasimi me skanime te trurit te personave qe nuk e praktikojnë atë, kane treguar se te paret, te njëjtën përvojë dhimbjeje e përjetojnë me shume më pak vështirësi. Arsyeja ka te beje me reduktimin e lidhjeve mes korteksit anterior ku ndodhen qendrat e dhimbjes nga korteksi prefrontal, ku ndodhen qendrat e vetëndërgjegjësimit trupor. Pra edhe ne këtë rast, ata qe meditojnë nuk janë te privuar, apo imunizuar nga dhimbja, por ato janë ne gjendje ta lidhin atë me një komponent motiv, qe përkeqëson perceptimin e saj.
8. Praktikimi i meditimit, sikurse edhe te tjerave përvojave orientale si Yoga, është ne gjendje te zbusë simptomat e menopauzës, rënien e humorit, prishjen e gjumit, dhimbje te ndryshme muskulore tek femrat.
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Thesaret e panjohura të njerëzimit
» 7 fakte befasuese per Nikola Tesla-n
» Stresi ne jeten e perditshme dhe lidhja me Meditimin
» Gjëra që nuk i dini për ëndrrat
» Si manipulohen masat e gjera
» 7 fakte befasuese per Nikola Tesla-n
» Stresi ne jeten e perditshme dhe lidhja me Meditimin
» Gjëra që nuk i dini për ëndrrat
» Si manipulohen masat e gjera
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi