Si manipulohen masat e gjera
3 posters
Faqja 1 e 1
Si manipulohen masat e gjera
Manipulimi (lat. Manipulation)[1] është ndikimi i vetëdijshëm, vënje dorë në diçka ; ndërbërje.
Manipulimi eshte menyra shkencore e te bameve (shtimjet e kontrolluara pa genjeshtra).
Në shkencat shoqërore dhe Publicistik zakonisht përdoret si kritikë për një veprim të drejtuar me ndikim nga jashtë që i drejtohet një grupi apo personi i cili nuk është apo është pjesërisht në dijeni që te dhenat orientuese shpijen në ineres të vepruesit (Manipulatori).
Manipulimet në radhë të parë ndërmerren në fushat e lëvizjeve ekonomike dhe politike. Për shkak publiciteti (afirmimi) teke niveleve më të ulta socio-psikologjike, para së gjithash behet mbështetja me informacione të zgjedhuara, (Spastrimi) ose pengimi deri tek ardhja tek informacione (Zhagitja).
Aspektet për të arritur do me thënje (rendesi) e prestigj social nëpërmjet paraqitjes si Përpjekje në raste të gjendjeve nevoje të veçata (Shtimja, Motivimi) duke i afëruar informacione tërheqëse. Ndikimi i proceseve të manipulimit merret si një gjendje ekzistuese ndërnjerzore pasi që ai shkonë deri në sferën private dhe bëhet pjesë e planifikimit të saj.
Përderisa në Greqin dhe Romën antike fusha e manipulimit kufizohej në fjalë në 200 vitet e fundit me zhvillimin teknik të shpërndarjes së informacionit paralelisht janë zhvilluar edhe metodat e manipullimit duke përfshirë ndikimin me metoda që vijnë na shkencat shoqërore.
Manipulimi gjendet në lidhje të ngusht me përhapjen e ideologjive dhe lëvizjeve revulucionare të shekullit XVII dhe XIX si dhe partitë e dalura nga to, gjatë kësaj kohe barra kryesore e manipulimit biente në mjete e informimir të cilat mund të ndikonin në krijimin e mendimit të shoqërisë.
Me krijimin e Psikologjisë, hapen mundësit e kërkimeve sidomos në lëminë e struktures gjenetike dhe psikromozomeve. Njohurit mbi lidhjet gjenetike dhe reagimet pozitive apo negative të njerzëve hapnin gjithnjë e më shumë mundësit e ndikimit në trashëgimtarët, në vetëdijen dhe veprimet e tyre.
Veprimet e sotit me manipulimin dhe mundësit e vërteta për manipulim janë shpesh qështje të rëndësishme kritike kulturore e shoqërore.
Në kërkimin e manipulimit përpos shkencave sociologjik edhe të sjelljes janë edhe shkencat e informimit dhe kumunikimi, estetika dhe shkenca gjuhësore e manipulimit. Bërja dhe krijimi i motive të sigurta kundër manipulimit është detyrë kritike e Pedagogjisë.
Nga Wiki
Jon- 1159
Re: Si manipulohen masat e gjera
“ARTI” I MANIPULIMIT ME MASA
Filozofi Antik Grek Sokrati, dikur i ka mësuar nxënësit e vetë se gjatë kërkimit të së vërtetës, rruga e vetme përmes së cilës duhet të shkohet, është, kur, së pari, të analizohet dhe vihet në pyetje çdo bindje që e kemi mbështetur fortë gjer në atë moment.
Nëse një besim konkret i kalon të gjitha testet e evidencës, deduksionit dhe logjikës, atëherë, ajo ide mund të përqafohet si e vërtetë. Në të kundërtën, e njëjta duhet mohuar, ndërsa, më pas, bartësi i saj duhet ta pyes veten se çka e ka nxitur atë që gjer në atë moment të mendoj ashtu.
Fatkeqësisht, ky princip sokratian, te ne nuk aplikohet sa duhet as në shkencat shoqërore empirike, e lere më në bindjet dhe mënyrën e të menduarit të masave tona të gjëra popullore. Mendoj se mu këtu qëndron edhe esenca e realitetit tonë shoqëror-politik që ne e kemi sot në Kosovë. Pikërisht, tek fenomeni i besueshmërisë së tepruar ndaj një autoriteti politik publik, pa e vlerësuar se sa ai ka të drejtë , e më së paku analizuar në mënyrë të urtësuar qëllimet e kurdisura politike të atij veprimi në prapavijë.
Te ne, sa më shumë të shajnë dhe kritikojnë, je aq më i vlefshëm si personalitet, sepse, thjesht, ti je aktual dhe prezent kudo në opinion.
Prandaj edhe zanati i politikanit në këso rrethana është më i kërkuar dhe më i preferuar në Kosovë. Sepse, në këtë realitet të mentalitetit tonë publik, nuk është edhe aq vështirë të bëhesh politikan i suksesshëm. Mjafton vetëm të dish t’i trillosh mirë gënjeshtrat; të janë pak sa të kripura ato, vetë të besosh fuqimisht në përmbajtjen e tyre (ta bësh renën dhe vetë të kujtosh se është pënime) dhe të ushtrosh t'i thuash bukur ato para opinionit. Më pas, kur gënjeshtra të zbulohet, e që edhe dikur patjetër do të zbulohet, vetëm duhet ta dish teknikën e largimit të vëmendjes së opinionit nga ajo e rëndësishmja, kah diçka tjetër e parëndësishme. Në këtë drejtim të shërbejnë mirë mediet pro qeveritare në dispozicion.
Ato çdo ditë do të transmetojnë se gjendja dhe situata te ne është e mirë dhe nuk ka vend për panik dhe shqetësim. Përmes tyre shohim se kjo te ne është “lule – dritë” sepse ka edhe më keq gjetiu. Pastaj...në to kemi edhe muzikë, filma, telenovela...Kështu, fitohet përshtypja se nëse je gjallë, shyqyr që je gjallë, e për ata që kanë vdekur, shyqyr që nuk janë këtu me ne.
Ata ekspertë, që e njohin psikologjinë e sjelljes sociale në masa, e dinë mirë se në terminologjinë profesionale, besimi i tepruar dhe jo kritik i masës së gjerë ndaj informatave të prezantuara autoritare publike, si fenomen shoqëror, quhet sindroma “leming”.Çka nënkupton në realitet ky sindromë psiko-social i sjelljesh tonë shoqërore?
Lemingët janë një lloj i minjve të vegjël, të cilët, fare pa angazhuar instinktin e vlerësimit vetjak për rrezik, verbërisht i përcjellin sjelljet dhe veprimet e minjve tjerë. Kështu, kur njëra prej tyre hidhet nga lartësia në greminën pa shpëtim vdekjeprurës, ashtu në varg veprojnë të gjithë anëtarët tjerë të grupit. Ky fenomen krahasues, gjatë analizën së gjendjeve psiko-sociale të sjelljes së njerëzve në shoqëri, në psikologji njihet si sindroma “leming”.
Për njeriun LEMING, në krahasim me popullaritetin e personalitetit qe e thotë një ide, logjika e shëndosh e cila duhej të qëndron prapa atij besimi, fare nuk ka rëndësi dhe nuk është në veprim. “Lemingu”, që të besoj fuqishëm në diçka, mjafton që predikuesi i saj të ketë autoritet, edhe pse, në të kundërtën, ky autoritet mund të jetë i dyshimtë.
Mekanizmi më i përshtatshëm i manipulimit të elitës sunduese me masat e gjëra popullore, që kanë prirje të shprehur kolektive të sindromës “leming”, e thamë edhe më sipër, janë mediet.
Në vazhdim, do t’ua prezantoj një shembull tjetër, që më bindshëm do t’ju vërtetojë këtë konstatim:
Edvard Bernays, magnat dhe udhëheqës i rrjetit më të fuqishëm global informativ “CBS” në SHBA, përndryshe, nipi i themeluesit të famshëm botëror të psikanalizës Sigmund Frojd, në një fragment të veprës së vetë të titulluar “PROPAGANDA”, kishte shkruar:
“Kur të arrijmë ta kuptojmë mekanizmin dhe motivet e vetëdijes grupore, tek atëherë është e mundur të kontrollojmë dhe të udhëheqim me masat ashtu sikur na konvenon neve, e, që, për këtë, ata fare të mos jenë në dijeni… Një manipulim i vetëdijshëm dhe inteligjent me shprehitë e organizuara dhe opinionin publik të masave, është element tejet i rëndësishëm në një shoqëri demokratike.
Ata që manipulojnë me këtë element të padukshëm të shoqërisë, formojnë një qeveri të fshehtë e cila është fuqia që realisht sundon në pushtetin tonë… gati në të gjitha aspektet të jetës sonë të përditshme, pa marrë parasysh se a ka të bëj me sferat e politikës apo biznesit, me sjelljen tone sociale apo të të menduarit etnik, ne dominohemi nga një numër relativisht të vogël njerëzish…të cilët i kuptojnë proceset mentale dhe sjelljet sociale të masave. Mu këta janë ata që tërheqin litarët e çdo gjëje që e kontrollon vetëdijen e opinionit”
Besoj se pas këtij citimi nuk ka nevojë për ndonjë koment shtesë?
“Leming” efekti, në një shtet të drejtë dhe vërtet demokratik, mund të ndikojë pozitivisht në përparimin dhe zhvillimin e mirëfilltë të asaj shoqërie. Andaj, shikuar më thellësisht dhe anën tjetër të medaljes, lemingiteti si fenomen shoqëror, gjatë procesit të ruajtjes dhe zhvillimit të një bashkësie njerëzore, është një virtyt i vlefshëm dhe i nevojshëm i sjelljes sociale, por, sikurse çdo fenomen tjetër natyror, edhe ky mund të keqpërdoret.
Ky keqpërdorim posaçërisht është i shprehur tek rastet, kur shteti si aparat i fuqishëm i sundimit me masa, gjendet në duart e njerëzve të gabueshëm dhe amoral, nëse në atë shoqëri mungon liria e vërtetë e mendimit dhe e shprehjes, nëse vepron roli dominues i medieve servile të cilat vetëm për pak para të mbijetesës, i shërbejnë me devotshmëri asaj ane të gabuar që është në pushtet, etj.
Në bashkësitë e organizuara shoqërore që njihen vërtetë si shtete demokratike, ndonjëherë me mënyra të ndryshme manipuluese, mund të vijnë në pushtet edhe grupe apo individ të gabuar, të cilët, përmes po këtij “leming” efekti, do të tentojnë të instalojnë ndonjë formë antidemokratike të qeverisjes.
Por, në ato shtete, një sistem mandatar i ligjshëm zgjedhor, i jep mundësi popullit të vetë, që, posa ta nuhasin këtë manipulim, të reagojnë përmes mosdhënies së besimit në zgjedhjet e ardhshme. Bile-bile, nën mundësinë e realizimit të presionit për mbajtjen e tyre të parakohshme.
Këtu në Kosovë, është diçka tjetër, sepse, duhet pranuar haptas se ne nuk kemi shtet. Sepse ne nuk kemi liri as demokraci të vërtetë, prandaj, ky sindromë i natyrshëm psikologjik i masave, gjithnjë keqpërdorohet krejtësisht për qëllime të tjera.
Adnan Abrashi

Per mua manipulimi me i keq eshte ai kur e di dhe e pranon, pastaj harron dhe jonormalja behet normale.
Equinox- 207
Re: Si manipulohen masat e gjera
1 - Strategjia e Devijimit
Elementi thelbësor i kontrollit dhe manipulimit, strategjia e devijimit është që të largojë vëmendjen e publikut nga çështjet e rëndësishme dhe ndryshimet e vendosur nga elitat politike dhe ekonomike, me një breshëri të vazhdueshme dhe informacione të parëndësishme me heqjen e vëmendjes.
Strategjia e devijimiti është gjithashtu thelbësore për të parandaluar interesin publik në njohuritë e domosdoshme siç janë fushat e shkencës, ekonomisë, psikologjisë, neurobiologjisë dhe kibernetikës.
"Mbajtja e vëmendjes së publikut me anë të devijimit, i largon ata nga problemet reale sociale, duke u marrë me çështjet me të vërtetë të parëndësishme. Mbani publikun të zënë, të zënë, të zënë, duke mos pasur kohë për të menduar, të kthehet në fermë me kafshët e tjera. "
(Pjesë nga " Armët e heshtura për luftëra të qeta")

2 - Krijohen probleme dhe pastaj ofrohet zgjidhja
Kjo metodë është quajtur edhe "problem-reagim-zgjidhje".
Së pari krijojmë një problem, një "situatë" që pritet të gjenerojë nga reagimi i publikut, në mënyrë që ky vetë të kërkojë masat që dëshirojmë që ai të pranojë.
Për shembull: lejojmë të zhvillohet dhuna urbane, apo organizojmë sulme të përgjakshme, që në fund publiku të kërkojë ligje të sigurisë publike në dëm të lirisë së tij.
Ose krijojet një krizë ekonomike që ajo të pranohet si një rënie e keqe dhe e domosdoshme e të drejtave sociale që ka si qëllim shkatërrimin e shërbimeve publike.

3 - Strategjia e degradimit
Për ta bërë të pranueshme një masë të papranueshme, thjesht e aplikoni atë gradualisht, "duke e degraduar" gjatë një periudhe prej 10 vjetësh.
Në këtë mënyrë kushtet socio-ekonomike rrënjësisht të reja janë vendosur në vitet 1980-1990. Papunësisa masovike, pasiguria, fleksibiliteti, zhvendosjet, pagat, kaq shumë ndryshime që në qoftë se do të ishin aplikuar në mënyrë brutale do të kishte shkaktuar një revolucion.

4 - Strategjia e shtyrë (e vonuar)
Një tjetër mënyrë për të pranuar një vendim jo popullor (në dëm të popullit) është që ta paraqesë atë si "dhimbshëm, por të domosdoshëm", duke e kërkuar pëlqimin e publikut të sotëm për një aplikim në një kohë të ardhme.
Kjo është gjithmonë më e lehtë, pra të pranohet një sakrificë për të ardhmen sesa një sakrificë në të tashmen.
Së pari, sepse përpjekje e sakrificës nuk kërkohet menjëherë. Së dyti, sepse publiku ka tendencë të shpresojë në menyre naive se "çdo gjë do të jetë më mirë nesër" dhe sakrifica e kërkuar mund të shmanget.
Së fundi, kjo i le kohë publikut që të mësohet me idenë e ndryshimit dhe ta pranojnë atë kur të vjen momenti i zbatimit.
Një shembull i kohëve të fundit është futja e euros dhe humbja e sovranitetit monetar dhe ekonomik që janë pranuar nga vendet evropiane në 1994-1995 në zbatimin e saj në vitin 2001. Një tjetër shembull akordet shumëpalëshe FTAA që Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur në vitin 2001 për vendet e kontinentit amerikan, megjithëse i hezituar, u aplikua në 2005.

5 - Adresimi ndaj publikut me një ton foshnjor
Shumica e reklamave të destinuara ndaj publikut të përgjithshëm përdorin fjalime, argumente, personazhe me karakter dhe në veçanti një ton foshnjor, shpesh të afërta me idiotësi, sikur shikuesi të ishte një foshnje ose një me të meta mentale.
Rasti tipik: fushata e TV për kalim në euro ("euro dita").
Sa më shumë që ne kërkojmë të mashtrojmë shikuesin, aq më shumë ne do t’i përshtatim atij një ton foshnjor. Pse?
"Nëse i adresohemi një personi sikur ai të ishte 12 vjeç, atëherë, për shkak të sugjestimit, ai do ketë me një probabilitet të madh, një përgjigje ose një reagim jokritik si një person 12 vjeç. "

6 - Thirrja emocionale në vend të reflektimit
Thirrja emocionale është një teknikë klasike për të anashkaluar analizën racionale, pra sensin kritik të individit.
Përveç kësaj, përdorimi i gjendjes emocionale hap derën e pavetëdijes në mënyrë që të vendsosen ide, dëshira, impulse, sjellje ose frikë ...
Thirrja emocionale është një teknikë klasike për të anashkaluar analizën racionale, pra sensin kritik të individit.
Përveç kësaj, përdorimi i gjendjes emocionale hap derën e pavetëdijes në mënyrë që të vendsosen ide, dëshira, impulse, sjellje ose frikë ...
Jon- 1159
Re: Si manipulohen masat e gjera
7 - Mbajta e publikut në injorancë dhe marrëzi
Të bëhet në atë mënyrë që publiku të mos jetë në gjendje të kuptojë teknologjinë dhe metodat e kontrollit dhe të skllavërisë e tij.
"Cilësia e arsimit e dhënë për klasat më të ulëta duhet të jetë e llojit më të varfër, në mënyrë që hendek i thellë i injorancës që izolon klasat e ulëta nga ato të larta të jetë e pakuptueshme për klasat e ulëta."
(Pjesë nga " Armët e heshtura për luftëra të qeta")
Të bëhet në atë mënyrë që publiku të mos jetë në gjendje të kuptojë teknologjinë dhe metodat e kontrollit dhe të skllavërisë e tij.
"Cilësia e arsimit e dhënë për klasat më të ulëta duhet të jetë e llojit më të varfër, në mënyrë që hendek i thellë i injorancës që izolon klasat e ulëta nga ato të larta të jetë e pakuptueshme për klasat e ulëta."
(Pjesë nga " Armët e heshtura për luftëra të qeta")
Jon- 1159
Re: Si manipulohen masat e gjera
8 - Të inkurajohet publiku që të zhytet në mediokritet
Të inkurajohet publiku që të pranojë si "cool" të qenit vulgar, idiot dhe i parsimuar..
Të inkurajohet publiku që të pranojë si "cool" të qenit vulgar, idiot dhe i parsimuar..
Jon- 1159
Re: Si manipulohen masat e gjera
9 - Të zëvendësohet revolta me fajësi
Të bësh që ndividi të besojë se ai është vetë përgjegjës për fatkeqësinë e tij, për shkak të mungesës së inteligjencës, aftësisë, përpjekjeve...
Pra, në vend që të revoltohet kundër sistemit ekonomik, individi vetë-zhvlerësohet dhe fajësohet, duke kaluar në një depresion, një nga efektet e të cilave është ndalimi i veprimit.
Dhe pa veprim, nuk ka revolucion! ...

10 - Të dini për individin më shumë se sa ai për veten e tij
Gjatë 50 viteve të fundit, përparimi i shpejtë i shkencës ka hapur një hendek në rritje midis dijes publike dhe asaj që është në pronësi dhe që përdoret nga elitat në pushtet.
Me anë të biologjisë, neurobiologjisë dhe psikologjisë së aplikuar, "sistemi", ka arritur një njohuri të avancuar të qenies njerëzore, si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht.
Sistemi nga kjo ka arritur për të njohur më mirë individin mesatar se ai veten e tij.
Kjo do të thotë se në shumicën e rasteve, sistemi ka më shumë kontroll dhe më shumë pushtet mbi individin se sa ai mbi vetëveten .

Nje manipulim tjeter qe perdoret, eshte edhe ai qe çdo person i njohur nga publiku qe thekson se mediat manipulojne masat, denigrohet dhe quhet i çmendur.
Flavius- 79
Similar topics
» Gjëra që nuk i dini për ëndrrat
» Gjëra që duhet të dimë për të ardhmen
» 43 gjëra që nuk i dinit për Hënën e plotë
» Hena
» Gjëra të panjohura befasuese për meditimin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi