Treguesit kryesorë të një rrëmbimi të mundshëm
Faqja 1 e 1
Treguesit kryesorë të një rrëmbimi të mundshëm
1.Ankth i pashpjegueshëm dhe paaftësia për t'u relaksuar pas përjetimeve të përvojave të pazakonta.
2.Një reagim i fortë paniku para objekteve të caktuara, foto, tregime, filma ose prezentime tjera të takimeve të afërta me Alienët.
3.Pagjumësi të vazhdueshme pas një ngjarje shumë të pazakontë ose makthe të këqija lidhur me UFO-t, Jashtëtokësorët apo kontakte të afërta.
4.Periudha të gjata të kohës së kaluar duke menduar apo fantazuar (ëndrrat shumë të gjalla) në lidhje me jashtëtokësorët, UFO-t ose takime të afërta.
5.Sjellje e çuditshme mbi UFO-t dhe Jashtëtokësorët, për shembull lexoni çdo gjë që ju keni mundësi rreth kësaj teme.
6.Jo disponimin të mirë apo nervozizëm të pashpjegueshëm pas disa ngjarjeve jonormale.
7.Simptoma fizike apo shenja karakteristike të një takimi të afërt.
8.Ndjenja e një zbrazëtie të pashpjegueshme në memorie (Koha e Humbur) pas një ngjarje jo normale.
9.Lindja e një ndjenje antisociale apo ndarje nga komuniteti.
10.Ndjen një zgjim drejt një vetëdije të re kozmike dhe prerspektivë të re univerzale, të cilat shpesh lindin në mendimet e çdo dite..
11.Një ndjenjë e papritur prirje për të "mbledhur "fakte" nga ata të cilët kanë jetuar një IR4 dhe të përpiqeni për të ditur gjithçka rreth tyre, ose përjetoni papritur një tërheqje për jashtëtokësorët dhe një familjaritet me ta.
12.Ndjenja e pranimit të mesazheve telepatik nga jashtëtokësorët apo nga dikush që vazhdimisht dërgon intuita të veçanta.
13.Ndjenja e ndarjes së "hapësirës mendore" me një jashtëtokësorë.
14.Theksohet shfaqja e fuqive psikike (ESP), ose tashmë ekzistojnë, duke shënuar një rritje të këtyre fuqive.
15.Tërheqja drejt një spiritualitetit apo praktike fetare të bazuar në sintezën mes natyrës dhe Forcës Supreme të Jetës, dhe arsyeja e respektimit të të gjitha formave të tjetës, sepse kjo është pjesë e vetes.
16.Dëshira për të parë jashtëtokësorët me të cilët kemi pasur kontakte më parë.
17.Një ndjenjë obsesive se ka një mision për të kryer, të fituara gjatë takimeve të afërta, edhe në qoftë se kjo është e paqartë dhe shkëputur në nënndërgjegje.
18.Një shtytje e fortë për të shkuar në një vend të caktuar, duke ndjerë pranë një takim ose duke u prekur nga një arsye e panjohur (të cilat më pas mund të jenë si një takim i afërt).
19.Ndjenja e një trashëgimie jashtëtokësore, sepse ne e kemi një ide për të ardhmen e Tokës, ose për shkak se ne kemi një trashëgimi të përbashkët gjenetik me Alienët, apo një farë mënyre, ne kemi një prind biologjik Alien, apo sepse keni ndjenjën e të lindurit "diku tjetër".
20.Ndjenja se vet fati ynë është, ashtu si për jashtëtokësorët, në një galaktikë tjetër, ose ndjenja shtytëse për t'u bashkuar me "shtëpinë" e vërtetë, në një planet jashtëtokësorë që jashtëtokësorët ju kanë treguar.
© explorerunivers
Jon- 1159
Similar topics
» Filmohet rrembimi nga Alienet
» Mësime kryesore të Budizmit
» Në vitin 2045, njerëzit nuk do të jenë specia kryesore në botë
» Mësime kryesore të Budizmit
» Në vitin 2045, njerëzit nuk do të jenë specia kryesore në botë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi