Në vitin 2045, njerëzit nuk do të jenë specia kryesore në botë
Faqja 1 e 1
Në vitin 2045, njerëzit nuk do të jenë specia kryesore në botë
Në më pak se 30 vjet, ekziston mundësia që raca njerëzore të përkulet përpara një specie të re që do të sundojë botën, robotit. Për këtë, ka mjaft shkencëtarë të cilët janë të shqetësuar për zhvillimin që po merr teknologjia në fushën e inteligjencës artificiale.
Fizikanti Louis Del Monte thotë se ai beson se në të ardhmen, inteligjenca do të jetë pjesë e makinerive dhe robotëve të cilët do të jenë më të zgjuar se raca njerëzore.
Deri në fund të këtij shekulli, tha Del Monte për “Business Insider ", pjesa më e madhe e racës njerëzore do të mund të përdorë makineritë. Këto makineri do të bëjnë përparime në teknologjinë mjekësore, dhe për pasojë njerëzit do të kenë më shumë kohë të lirë në dispozicion.
“Shqetësimi që unë ngre është se këto makineri do të na shohin ne, si një specie e paparashikueshme dhe e rrezikshme”, theksoi fizikani.
"Njerëzimi është i paqëndrueshëm, krijon luftëra, ka armë që mund të zhdukin botën dhe bën viruse kompjuterike", tha ai.
Asnjë nga këto nuk është domosdoshmërish një tipar ideal për një fqinj të mundshëm si roboti. Del Monte paralajmëron se makineritë inteligjente mund të pohojnë pavarësinë e tyre.
Makineritë e së ardhmes do të rriten gjithnjë e më shumë, dhe do të marrin përsipër punët e njeriut. Komuniteti shkencor është mjaft i shqetësuar për këtë fakt, pasi sipas tyre mund të krijohen makineri më të zgjuara se njeriu.
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi