Një nga çështjet matematikore në Doktrinën Sekrete!
Faqja 1 e 1
Një nga çështjet matematikore në Doktrinën Sekrete!
Shkenca është, padyshim, ultramaterialiste në ditët tona, por, në një kuptim, gjen justifikimin e vet. Natyra në të vërtetë, duke vepruar gjithmonë ezoterikisht, e duke qenë, siç thonë Kabalistët, in abscondito (e padukshme), mund të gjykohet nga profani vetëm nëpërmjet paraqitjes së saj, që është gjithmonë e rreme në planin fizik. Në anën tjetër, natyralistët refuzojnë të shkrijnë fizikën me metafizikën, trupin me shpirtin e frymën, të cilat zgjedhin t’i anashkalojnë.
Kjo është çështje zgjedhjeje me disa, ndërsa pakica lufton dukshëm të zgjerojë pamjen e shkencës duke tejkaluar në terrenin e ndaluar të metafizikës, kaq e pashijshme për disa materialistë. Këta shkencëtarë janë të diturit e brezit të vet. Por puna e mrekullueshme që kanë bërë do t’u shkojë kot, gjersa të ngrejnë vellon e materies e të shohin përtej. Tani që studiuan natyrën në gjatësi, thellësi e trashësi të kornizës fizike, është koha të lëvizin në plan të dytë e të kërkojnë brenda thellësive të panjohura për entitetin jetësor e real, për Sub-stancën, emrin e materies jetëshkurtër.
Njëri prej këtyre besimeve “degraduese” – në syrin e gjithë skeptikëve gjithëmohues – gjendet në idenë se Kozmosi, përveç banorëve objektivë planetarë, njerëzimeve në botë të tjera të banuara, është plot Ekzistenca inteligjente të padukshme. Të ashutquajturit Arkëngjëjt, Ëngjëj e Shpirtra të perëndimit, kopje të Dhyan-Chohans, Devat dhe Pirtis të lindjes, nuk janë realë por vetëm trillime. Në këtë pikë shkenca qëndron e paepur. Për të mbështetur këtë pozicioni, përmbys ligjin e vet aksiomatik të uniformitetit në ligjet e natyrës, atë të vazhdueshmërië, dhe gjithë pasojat logjike të analogjisë në evolucionin e qenies.
Masave të profanëve u kërkohet të besojnë se dëshmia e mbledhur nga Historia, që tregon edhe Ateistët më të vjetër, si Epikuri e Demokriti, besues në zota, është e rreme; dhe se filozofët si Sokrati e Platoni, që pohojnë ekzistencën e tyre, ishin gabuar e të çmendur. Nëse qëndrojmë me mendimin vetëm në baza historike, nën autoritetin e legjioneve të të mençurve më të shquar, neoplatonistëve e mistikëve të të gjitha kohërave, nga Pitagora deri te shkecëtarët e profesorët e shquar të shekullit, të cilët refuzojnë “zotat” e besojnë në “shpirtra”, a duhen konsideruar këta autoritete si mendjefyçka e të çmendur si çdo fshatar Katolik Roman, i cili beson e i lutet shenjtorit të dikurshëm njerëzor apo Shën Mihalit? A nuk ka ndryshim mes besimit të këtij fshatari e atij të trashëgimtarëve perëndimorë të Kryqtrëndafiltëve e Alkimistëve të Mesjetës?
A ishin Van Helmonts, Khunrathët, Paracelsusi e Agripa, nga Roger Bacon deri te St. Germain që të gjithë entuziastë të verbër, histerikë apo mashtrues, apo një dorë skeptikësh modernë – “liderët e mendimit” – që janë goditur nga verbëria e mohimit? Epo, ne themi se janë këta të fundit.
Duhet një mrekulli, një fakt jonormal në fushën e gjasave e logjikës, që një grusht mohuesish të jenë kujdestarët e së vërtetës, ndërsa milionat e besimtarëve në zota, ëngjëj e shpirtra, Teozofistë, Spiritualistë, mistikë etj. etj. të quhen jo më shumë se fanatikë të mashtruar e mediumë haluçinantë, e shpesh jo më lart se viktima mashtrimi.
Sado që variojnë në shfaqjet e tyre të jashtme e dogma, besimi në morinë e inteligjencave të padukshme të niveleve të ndryshme kanë të gjitha të njëjtën bazë. E vërteta e gabimet janë përzier në të. Hapësira e saktë, thellësia, gjerësia e gjatësia e mistereve të Natyrës mund të gjenden vetëm në shkencat ezoterike Lindore. Kaq të pafundme e të stërmëdha janë, sa vetëm shumë pak prej Nistarëve më të lartë – ekzistenca e të cilëve njihet vetëm nga një numër i vogël Mjeshtrash – janë të aftë të përthithin dijen.
E përsëri gjithçka gjendet aty, dhe, një nga një, faktet e proceset në punishten e natyrës lejohen të gjejnë rrugën drejt shkencave ekzakte, ndërsa u jepet ndihmë e fshehtë individëve të rrallë të zgjidhin misteret e saj.
Elfrida Dishmema
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Një nga çështjet matematikore në Doktrinën Sekrete
» Rrethi është formulë matematikore
» Sekrete nga thellësia
» Sekrete Ushtarake
» Shoqerite Sekrete
» Rrethi është formulë matematikore
» Sekrete nga thellësia
» Sekrete Ushtarake
» Shoqerite Sekrete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi