EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një nga çështjet matematikore në Doktrinën Sekrete

Shko poshtë

Një nga çështjet matematikore në Doktrinën Sekrete Empty Një nga çështjet matematikore në Doktrinën Sekrete

Mesazh  Jon 23.08.09 21:16

Një nga çështjet matematikore në Doktrinën Sekrete

Shkenca është, padyshim, ultramaterialiste në ditët tona, por, në një kuptim, gjen justifikimin e vet. Natyra in actu (në të vërtetë), duke vepruar gjithmonë ezoterikisht, e duke qenë, siç thonë Kabalistët, in abscondito (e padukshme), mund të gjykohet nga profani vetëm nëpërmjet paraqitjes së saj, që është gjithmonë e rreme në planin fizik. Në anën tjetër, natyralistët refuzojnë të shkrijnë fizikën me metafizikën, trupin me shpirtin e frymën, të cilat zgjedhin t’i anashkalojnë.

Kjo është çështje zgjedhjeje me disa, ndërsa pakica lufton dukshëm të zgjerojë pamjen e shkencës duke tejkaluar në terrenin e ndaluar të metafizikës, kaq e pashijshme për disa materialistë. Këta shkencëtarë janë të diturit e brezit të vet. Por puna e mrekullueshme që kanë bërë do t’u shkojë kot, gjersa të ngrejnë vellon e materies e të shohin përtej.

Tani që studiuan natyrën në gjatësi, thellësi e trashësi të kornizës fizike, është koha të lëvizin në plan të dytë e të kërkojnë brenda thellësive të panjohura për entitetin jetësor e real, për Sub-stancën, emrin e materies jetëshkurtër.

Njëri prej këtyre besimeve “degraduese” – në syrin e gjithë skeptikëve gjithëmohues – gjendet në idenë se Kozmosi, përveç banorëve objektivë planetarë, njerëzimeve në botë të tjera të banuara, është plot Ekzistenca inteligjente të padukshme. Të ashutquajturit Arkëngjëjt, Ëngjëj e Shpirtra të perëndimit, kopje të Dhyan-Chohans, Devat dhe Pirtis të lindjes, nuk janë realë por vetëm trillime.

Në këtë pikë shkenca qëndron e paepur. Për të mbështetur këtë pozicioni, përmbys ligjin e vet aksiomatik të uniformitetit në ligjet e natyrës, atë të vazhdueshmërië, dhe gjithë pasojat logjike të analogjisë në evolucionin e qenies. Masave të profanëve u kërkohet të besojnë se dëshmia e mbledhur nga Historia, që tregon edhe Ateistët më të vjetër, si Epikuri e Demokriti, besues në zota, është e rreme; dhe se filozofët si Sokrati e Platoni, që pohojnë ekzistencën e tyre, ishin gabuar e të çmendur.

Nëse qëndrojmë me mendimin vetëm në baza historike, nën autoritetin e legjioneve të të mençurve më të shquar, neoplatonistëve e mistikëve të të gjitha kohërave, nga Pitagora deri te shkecëtarët e profesorët e shquar të shekullit, të cilët refuzojnë “zotat” e besojnë në “shpirtra”, a duhen konsideruar këta autoritete si mendjefyçka e të çmendur si çdo fshatar Katolik Roman, i cili beson e i lutet shenjtorit të dikurshëm njerëzor apo Shën Mihalit? A nuk ka ndryshim mes besimit të këtij fshatari e atij të trashëgimtarëve perëndimorë të Kryqtrëndafiltëve e Alkimistëve të Mesjetës? A ishin Van Helmonts, Khunrathët, Paracelsusi e Agripa, nga Roger Bacon deri te St. Germain që të gjithë entuziastë të verbër, histerikë apo mashtrues, apo një dorë skeptikësh modernë – “liderët e mendimit” – që janë goditur nga verbëria e mohimit? Epo, ne themi se janë këta të fundit.

Duhet një mrekulli, një fakt jonormal në fushën e gjasave e logjikës, që një grusht mohuesish të jenë kujdestarët e së vërtetës, ndërsa milionat e besimtarëve në zota, ëngjëj e shpirtra, Teozofistë, Spiritualistë, mistikë etj. etj. të quhen jo më shumë se fanatikë të mashtruar e mediumë haluçinantë, e shpesh jo më lart se viktima mashtrimi.

Sado që variojnë në shfaqjet e tyre të jashtme e dogma, besimi në morinë e inteligjencave të padukshme të niveleve të ndryshme kanë të gjitha të njëjtën bazë. E vërteta e gabimet janë përzier në të. Hapësira e saktë, thellësia, gjerësia e gjatësia e mistereve të Natyrës mund të gjenden vetëm në shkencat ezoterike Lindore. Kaq të pafundme e të stërmëdha janë, sa vetëm shumë pak prej Nistarëve më të lartë – ekzistenca e të cilëve njihet vetëm nga një numër i vogël Mjeshtrash – janë të aftë të përthithin dijen.

E përsëri gjithçka gjendet aty, dhe, një nga një, faktet e proceset në punishten e Natyrës lejohen të gjejnë rrugën drejt shkencave ekzakte, ndërsa u jepet ndihmë e fshehtë individëve të rrallë të zgjidhin misteret e saj.

Në mbyllje të Cikleve të mëdhenj, lidhur me zhvillimin racor, këto ngjarje marrin formë. Ne jemi në fund të ciklit 5000 vjeçar të Aryan Kaliyuga; e mes kësaj kohe e 1897 do të ketë një të çarë të madhe në vellon e Natyrës, kur shkenca materialiste do të marrë goditje vdekjeprurëse.

Pa hedhur zhvlerësim mbi besimet aktuale, në të gjitha drejtimet, ne jemi të detyruar të ndajmë me vijë të trashë mes besimit qorr të zhvilluar nga teologjitë dhe njohjes si fryt i kërkimeve të pavarura të brezave të tërë adeptësh, pra, mes besimit e filozofisë.

Ka patur, mes gjithë kohërash, padyshim njerëz të mirë e të mësuar, të cilët u kultivuan në besime sektariane, por vdiqën mes bindjesh të ngurtësuara. Për Protestantët kopshti i Edenit është pika e parë e nisjes në dramën Njerëzore dhe tragjedia solemne në kulmin e Kryqëzimit, preludin e mijëvjeçarit të shpresuar. Për Katolikët Romanë, Satani është në bazë të Kozmosit, Krishti në qendër, e Antikrishti në kulm. Për të dyja palët, hierarkia e qenies fillon e mbaron me kornizat e ngushta të teologjive respektive: një Zot personal i vetëkrijuar që tringëllon me Halelujat e ëngjëjve të krijuar; e pjesa tjetër zota të rremë, Satan e mërzi.

Teozofia ecën në linja më të gjera. Që prej fillimit të Kohërave – në kohë e hapësirë në Globin dhe Epokën tonë – Misteret e Natyrës (aq sa racës sonë i lejohet të dijë) u mbajtën shënim nga nxënësit e të njëjtëve të padukshëm edhe sot “njerëzve qiellorë” në simbole e figura gjeometrike.

Çelësat kaluan nga një brez të urtësh në tjetrin. Disa prej simboleve kaluan nga lindja në perëndim nga Pitagora, i cili nuk ishte shpikësi i të famshmit “Trekëndësh”. Kjo figurë, bashkë me kubin e rrethin, janë më shumë përshkrime shkencore e shprehëse të rendit të evolucionit të Universit shpirtëror e fizik, sesa volume përshkruese të Kozmogonive e Gjenezave të nxjerra sheshit.

Dhjetë pikat gdhendur brenda atij “Trekëndëshi Pitagorean” vlejnë sa gjithë teogonitë e ëngjëllologjitë që kanë dalë ndonjëherë nga truri teologjik. Ai që i interpreton – ashtu siç duhet e me radhën e duhur – i dalin këto 17 pika (7 pikat matematikore janë të fshehura) serina e pandërprerë e gjenealogjive që prej njeriut të parë qiellor deri te ai tokësor.

E, ndërsa japin renditjen e Qenieve, shfaqin radhën e evoluimit të tyre në Kozmos, tokën tonë dhe elementët fillestarë që e formuan.

I lindur në thellësitë e padukshme dhe në gjirin e së njëjtës “Nënë” si të tjerat globe, ai që do të zotërojë misteret e Tokës sonë, do të njohë edhe të të tjerave.

Çdo lloj injorance, krenarie a fanatizmi mund të propozojë të kundërtën, por Kozmologjia Ezoterike mund të shfaqet pandarë nga filozofia e shkenca moderne. Zotat e lashtë, monadët – nga Pitagora te Leibnitz – dhe atomet e shkollës së sotme materialiste (huazuar nga teoritë e Atomistëve të vjetër grekë) janë vetëm njësi përbërëse, ose unitet i graduar si korniza njerëzore, që fillon në shpirt e përfundon në trup. Në shkencat okulte mund të studiohen të ndarë, por kurrë mjeshtërisht derisa të merren në lidhje reciproke gjatë cilkit-jetë dhe si një Njësi Universale përgjatë Pralayave (shpërbërjeve).

La Pluche flet sinqerisht, por jep një ide të varfër të aftësive të veta filozofike kur deklaron pikëpamjet personale për Monadin ose Pikën Matematikore. “Një pikë” thotë ai “është boll për të hedhur në zjarr gjithë shkollat e botës. Por çfarë nevoja ka njeriu të njohë atë pikë, qëkur krijimi i qenieve kaq të vogla është përtej fuqisë së tij? A fortiori (argument i një arsyeje më të fortë), filozofia vepron kundër probabilitetit kur, nga ajo pikë që shkrin e prish gjithë meditimet e saj, ajo supozon të çojë në gjenerimin e botës…”

Filozofia, gjithësesi, nuk mund të formojë dot konceptin e saj të një Perëndie logjike, universale e absolute nëse nuk do të kishte Pikë Matematikore brenda Rrethit që të bazonte spekullimet e saj. Është vetëm Pika e manifestuar, e fshehtë për kuptimet tona pas shfaqjes së saj paragjenetike në pafundësinë dhe panjohshmërinë e Rrethit, që mundësoi bashkërendimin mes filozofisë e teologjisë, me kusht që e fundit të braktisë dogmat e veta të papërpunuara. Dhe, sepse ka refuzuar kaq pamaturisht Monadin Pitagorean e figurat gjeometrike, prandaj teologjia Kristiane ka shtjelluar njeriun e vetëkrijuar e Zotin vetjak, Kokën tmerruese nga ku rrjedhin më dysh dogmat e Shpëtimit dhe Mallkimit.

Është kaq e vërtetë kjo, sa edhe ata klerikë që mund të ishin filozofë e njëherësh masonë, me interpretimet e tyre arbitrare, u ngecën urtakëve të lashtë idenë e çuditshme se “Monadi përfaqëson (me vetë këta) fronin e Perëndisë Fuqiplotë, vendosur në qendrën Qiellore për të treguar T.G.A.O.T.U. lexo “the Great Architect of the Universe (Arkitekti i Madh i Universit)”. Një shpjegim kurioz ky, më shumë masonik se saktësisht Pitagorean.

Siç “Hierogrami brenda Rrethit, ose Trekëndëshi barabrinjës” nuk nënkupton kurrësesi “ilustrimin e unitetit të Thelbit Hyjnor”; sepse kjo ishte bërë shembull nga plani i Rrethit të pakufishëm. Domethënia e vërtetë është Natyra triune e Substancës së parë të ndarë, ose bashkërealiteti i (manifestuar) Shpirtit, materies dhe Universit – “Biri” i tyre, që buron prej pikës (Logosi real ezoterik) ose Monadi Pitagorean. Fjala Monad do të thotë Unitet në kuptimin e saj të parë. Ata që nuk janë të paaftë të gjejnë ndryshimin mes monadit – Njësisë Universale – dhe Monadëve ose Unitetit të manifestuar, dhe gjithashtu mes Logos ose Fjala e gjithmonëfshehur apo të asaj të shfaqur, nuk duhet kurrë të përzihen me filozofi e jo më me Shkenca Ezoterike.

Nuk ka nevojë të kujtojmë lexuesit e edukuar për Thesis të Kantit, ku demonstronte Antinominë e dytë. Ata që e kanë lexuar e kuptuar, shohin qartë linjën që dallon Universin Ideal absolut me Kozmosin e manifestuar megjithëse të padukshëm.

Zotat e Monadët tanë nuk janë Elementë të vetë shtrirjes, por vetëm të realitetit të padukshëm që është baza e Kozmosit të manifestuar. As filozofia ezoterike, as Kanti e Leibnitz nuk do të pranonin kurrë se shtrirja mund të përbëhet prej pjesësh të thjeshta ose të pazgjatuara. Por teologofilozofët nuk e rrokin dot këtë. Rrethi dhe Pika, kjo e fundit tërhiqet e shkrihet me të parin, pasi rrjedhon tre pikat e para e i bashkon me viza, duke formuar kështu bazat e para noumenale të Trekëndëshit të Dytë në Botën e Manifestuar, kanë qenë gjithmonë pengesë e pakalueshme për fluturimet teologjike drejt dogmave Qiellore.

Në autoritetin e këtj Simboli Arkaik, një mashkull, zot vetjak, Krijuesi e Babai i të gjithëve, bëhet burim i dorës së tretë, Sefirotët të katërtit në radhën e zbritjes dhe në dorën e majtë të En-Soph. Pra, Monadi u katandis në një Mjet, një “fron”.

Monadi – vetëm rrjedhojë e reflektim i Pikës (Logos) në Botë fenomenale – bëhet, si kulm i trekëndëshit barabrinjëz të manifestuar, “Babai”. Ana e majtë ose vija është Duad, “Nëna”, konsideruar si principi kundërveprues, i keq (Plutark, De Placitis Placitorum); ana e djathtë përfaqëson Birin (“burrin e Nënës së vet” në çdo Kozmogoni, si një me kulmin); në vijën e bazës ndodhet plani Universal i Natyrës prodhuese, që njëson në planin fenomenal Babë-Nënë-Bir, siç këta ishin të njësuar në kulm, në botën e tejndjeshme. Prej shndërrimit mistik u bënë Katërsori – trekëndëshi u bë TREKATËRSHI.

Fizikantët që shohin Hapësirën thjesht si pasqyrim të mendjes sonë apo zgjatim i palidhur me gjërat në të, që Locke përcaktoi si të paaftë për rezistencë e lëvizje; materialisti paradoksik, që shikon vetëm boshllëk atje pasi nuk sheh materie, do ta refuzonte me përbuzjen më të madhe propozimin se “Hapësira është mendim substancial, (mesa duket) një Entitet i gjallë absolutisht i panjohshëm.”

Të tilla janë, gjithësesi, mësimet Kabalistike e filozofia Arkaike. Hapësia është bota reale, ndërsa jona e rreme. Është Uniteti gjatë gjithë pafundësisë së tij: në thellësinë e pafund si edhe në sipërfaqen e vet iluzive; sipërfaqe populluar me Universe fenomenale të panumërta, sisteme e botë vegimore. Megjithatë, për Okultistin Lindor, që është një idealist objektiv përfundi, në botën reale, e cila është një Njësi Forcash, ka një lidhje të të gjithë materies në plotësi, siç do të thoshte Leibnitz.

Kjo simbolizohet në atë që kleriku është altari me përmbajtjet e veta misterioze e kuptimet simbolike, brenda të cilave askush përveç klerikëve të shenjtë nuk duhet të hyjë. Në kohët e hershme të Krishtërimit ceremonia martesore ishte një mister e simbol i vërtetë. Tani, sidoqoftë, edhe vetë kishat kanë humbur kuptimin e vërtetë të këtij simbolizimi.

Marrë nga H.P. Blavatsky – Doktrina Sekrete
Përktheu Arben Orhani

mnvr.org
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi