EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A ekzistojnë Ufo-te !?

2 posters

Shko poshtë

A ekzistojnë Ufo-te !? Empty A ekzistojnë Ufo-te !?

Mesazh  Admin 07.01.09 0:41

A ekzistojnë UFO-te !?

UFO (sqt. OFP) është akronim për Unidentified Flying Object, që në shqip do te thotë objekt fluturues i paidentifikuar (OFP). Termi UFO përfshin çdo objekt fluturues te cilin shkencëtaret nuk kane arritur të identifikojnë.

Ne shume raste është bere fjale vetëm për dukuri siç janë: rënia e yjeve, kometat, ose dukuri te tjera natyrore, sinjalet e te cilave janë kapur keq nga satelitet për tu quajtur me pas UFO.

Me UFO përfshijmë çdo objekt ose krijese te çuditshme fluturuese por qe siç e shpjeguam me sipër termi përfshin pamundësinë për ti identifikuar dhe jo për ti përjashtuar nga fakti qe mund te jene dhe diçka tokësore.

Fjalët UFO dhe jashtëtokësorë nuk janë i njëjti koncept. USO (Underwater Submerged Objects). Disiplina e studimit te tyre quhet ufologji dhe cilësohet si pseudoshkence.

Shume fotografi ose vëzhgime, te cilësuara si UFO, janë marre nga njerëz te ndryshëm por edhe nga satelitet ushtarake.

Materialet janë video, fotografi por edhe dëshmi mbi rrëmbime te mundshme. Nuk ka ndeshur rralle qe ne mes tyre te këtë pasur edhe falso.

Ne dhjetor te 2005, një video e çuditshme e regjistruar nga ufologu amator, Pietro Bibolini u publikua ne internet nga burime anonime (te panjohura), dhe hapi serish debatin mbi UFO-t. Për shume njerëz këto filmime ishin prova e pamohueshme e ekzistencës se UFO-ve.

Historia

Ufoligjia moderne lindi më 24 Qershor 1947, kur Kenneth Arnold, nje pasanik amerikan, pohoi se kishte pare nga avioni i tij privat, 9 objekte te paidentifikuara, te ngjashme me disqet fluturuese,qe fluturonin ne afërsi te malit Rainer, ne shtetin e Uashingtonit.

Kjo dëshmi përqendroi vëmendjen e opinionit publik botëror mbi dukurinë UFO, duke i dhënë jete studimit e me pas pseudoshkencës se njohur si ufologji.

Qe nga fillimi i Luftës se Dyte Botërore, ka pasur shume dëshmi nga pilote te cilët pohojnë se gjate fluturimeve kane hasur ne prani te çuditshme ose janë shoqëruar ne fluturim nga objekte te panjohur te shndritshëm.

Këto u quajtën “Foo fighters” nga vete pilotet, te cilët thonin se këto objekte manovronin aq shpejt dhe me një shpejtësi aq te madhe saqë vinin seriozisht ne diskutim ligjet e fizikes ne ate kohe.

Sipas disa ufologeve italiane, rasti i pare i dokumentuar daton 11 Prill 1933 ne Milano. Menjëherë Mussolini reagoi me krijimin e Kabinetit RS-33.

Disa dokument te asaj epoke, aktualisht nen pronësinë e Qendrës Ufologjike Kombëtare, faktojnë se një UFO është përplasur ne afërsi te Milanos.

Më 7 Janar 1948, rreth orës 14.00 ne Madisonville (Teksas) shume njerëz panë një objekt te çuditshëm me drita te kuqe qe qëndronte pezull ne ajër.

Ky objekt u ndoq nga një skuadrilje avionësh te cilët nuk munden ta godisnin pasi ai u ngjit ne lartësi te madhe. Piloti qe u shkoi me afër ishte Thomas Mantell i cili gjatë komunikimit me radio dha përmasat e objektit.

Sipas versionit zyrtar, oficeri mbeti viktime për mungese oksigjeni. I njëjti burim konfirmoi se Mantell kishte pasur haluciancione sepse objekti qe ai kishte hasur ishte një ballon metereologjik i marines Sky Hook.

Një vend shume i famshëm ne këtë fushe është e “Area 51”(Zona51) nje territor ushtarak mbi te cilin është i ndaluar fluturimi. Pikërisht ne laboratorët e zonës ne fjale thuhet se ka dokumente me tepër vlera mbi ekzistencën e UFO-ve.

Ka dhe nga ata njerëz te cilët kane arritur deri aty sa te thonë se kjo baze ka studiuar vazhdimisht trupa qiellore dhe se është i vetmi vend ku gjendet kufoma e një jashtëtokësori.

Për shume skeptike UFO-t nuk ekzistojnë dhe çdo dukuri e mbiquajtur e jashtëzakonshme nuk është gjë tjetër vetëm eksperimenti i rradhes i shërbimeve ushtarake amerikane, si për shembull avionët Stealth te cilët karakterizohen nga forma te pazakonta.

Qeveria amerikane ka pasur gjithnjë një prirje për te mos dhënë informacione mbi ketë dukuri duke arritur deri aty sa te mos e përfshije zonën 51 dhe shume territore te ngjashme nëpër hartat gjeografike.

Kohet e fundit studiues te këtij fenomeni kane krijuar një emër te ri qe është UAP (Unidentified Aereal Phenomena) ne shqip dukuri ajrore e paidentifikuar.

Ky përkufizim i ri ka ardhur si pasoje e BOL (Ball of light, ne shqip sfere drite qe shpesh here kane ngatërruar studiuesit ndërkohe qe behej fjale për dukuri krejtësisht te shpjegueshme.

Rrëmbime

Sipas një versioni te ndryshuar te klasifikimit te bere nga astronomi Josef Allen Hynek, rastet e rrëmbimeve përkufizohen dhe si takime ne afërsi te tipit te IV.

Ky klasifikim është bere pasi ka pasur shume raste kur njerëzit kane deklaruar se janë rrëmbyer nga krijesa te çuditshme për qëllime studimi apo analizash.

Këto dëshmi janë konsideruar si te rreme pasiqë asnjëherë nuk janë shoqëruar me prova konkrete, megjithëse disa nga te rrëmbyerit janë paraqitur me vraga te cilat nuk i kishin pasur kurrë me parë.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A ekzistojnë Ufo-te !? Empty Re: A ekzistojnë Ufo-te !?

Mesazh  benardi 23.03.12 14:42

Don Phillips: “E dinim qe egzistonin objekte te kapura ne vitin 1947 ne Roswell”

Sipas artikullit te publikuar ne numrin e Majit 2010 te Muflon Ufo Journale, Ben Rich, drejtori i pergjithshem i lockheed Skunk Works, ka pranuar publikisht ne nje deshmi dhene pak kohe para se te vdiste ne shtratin e tij, se jashtetokesoret jane reale dhe se ushtaraket amerikan udhetojne neper yje.

Ajo qe ka thene mund te tingelloje si diçka e re, por kjo deshmi ne fakt eshte dhene me pare se te vdiste ne Janar te vitit 1995. Deklaratat e tij kane sherbyer per te shtuar besimin ne raportet qe thone se ushtaraket amerikane kane ne dispozicion objekte fluturues qe imitojne ato aliene.

Artikulli eshte shkruar nga Tom Keller, nje inxhinier aerospacial qe ka punuar si analist i sistemeve informatike per Laboratorin e Jet Propulsion ne NASA.

“Ne Skunkworks (Enti per kerkimin dhe zhvillimin e projekteve sekrete te NASA-s), ishim nje grup i vogel teper kompakt i perbere nga rreth 50 inxhiniere dhe projektues veterane dhe nga rreth 100 makinistesh eksperte dhe punetore te tjere. Pika jone e forte ishte ndertimi i objekteve fluturues te avancuar teknologjikikisht dhe me dimensione te vogla por me cilesi te larte per misione top secret.

Tashme ne disponojme mjetet per te udhetuar midis yjeve, por keto teknologji qendrojne te mbyllura ne sirtaret e projekteve te erreta dhe do te duhej nderhyrja e Zotit per t’i nxjerre prej aty dhe te perdoreshin per te miren e njerezimit. Gjithçka qe ju mund te imagjinoni, ne dime se si ta bejme.

Tashme ne kemi teknologjine per te shkuar direkt ku banojne jashtetokesoret. Jo, nuk do te duhet nje jete per ta bere kete. Ka nje gabim ne ekuacion. Ne e dime se kush eshte ky gabim. Tani kemi mundesine te udhetojme ne yje. Duhet te dini qe nuk do te pushtojme yjet duke perdorur shtytjen apo perberjen kimike. Gjithashtu duhet te zhvillojme nje teknologji te re shtytjeje. Ajo qe duhet te bejme,e shte te zbulojme se ku ka gabuar Ajnshtajni”.

“Besoj se se shpejti vezhgimet e UFO-ve tokesore do te jene baraz me vezhgimet e atyre jashtetokesore.” – John Andrews.

Dokument i Ben Rich, babai i teknologjise Stealth.

Kur pyeten Rich se si funksiononte teknologjia e UFO-ve, ai tha: “Me lejo te te pyes. Si funksionon ESP?”. Intervistuesi u pergjigj duke thene: “te gjitha pikat e hapesires dhe kohes jane te lidhura me njera-tjetren?”

Atehere Rich tha: “Pikerisht!”.

Ish drejtori i pergjithshem i Lockheed, Ben Rich, dinte per jashtetokesoret.

Ish drejtori i pergjithshem i Lockheed Skunk Works e dinte se UFO jashtetokesore ne Roswell influencoi modelet qe krijoheshin per objektet top secret te SHBA-ve. Sipas nje raporti te CNI News i Michael Lindemann, banues ne Colorado, informacionet e projektimit u perftuan nga ilustrimet hetimore dhe nga deshmite e deshmimtareve te shumte te pyetur nga William L. “Bill” McDonald.

Ne nje e-mail te dates 29 qeshor 1999, e drejtuar tek Lindemann, McDonald sjell nje pjese nga biseda me Harold Puthoff, themelues te programit “shikimi ne largesi” ne SHBA.

McDonald thoshte: “Mire Hal, vete e kerkove! Tani qe inxhinieri legjendar dhe drejtuesi i dezajnereve te modeleve te Testor Corporation ka vdekur, mund te them se ai ka pranuar personalisht lidhjen e projektimit midis UFO-s jashtetokesore ne Roswell dhe Avioneve Luftarake Ajrore pa pilote (Unmanned Combat Air Vehicles – UCAV)), ose ndryshe avionet spiune, te Joint Strike Fighters prodhuar nga Lockheed Martin dhe avionet Space Shuttle.

Andrews ishte nje mik i ngushte me Ben Rich, drejtor i Skunkworks – pasardhes i themeluesit Kelly Johnson, i famshem per F-117 Nighthawk “Stealth” fighter dhe F-19 Stealth Interceptor. Para se Rich te vdiste nga kanceri, Andrew i beri pyetjet e mia”.

Dr Ben R. Rich ish drejtor i Skunk Works ne Lockheed pranoi se:

1 – “Egizstojne dy tipe UFO-sh – ata qe kemi realizuar ne dhe ata qe ata nxjerrin ne fluturim. Nje pjese te njohurive tona e kemi marre nga ato qe kemi gjetur ne vendin e perplasjeve dhe kemi marre disa dhurata. Qeveria dinte gjithçka dhe qe prej vitit 1969 ishte pjese aktive ne ruajtjen e ketij informacioni. Pas “pastrimit” te realizuar nga Nixon çeshtja u mor nen administrimin e nje zyre drejtuesish nderkombetare te sektorit privat”.

2 – “Gati te gjitha projektet aerohapesinor “Biomorfike” ishin te frymezuar nga anija kozmike e gjetur ne Roswell, duke filluar prej Blackbird SR-71 ndertuar nga Kelly deri tek dronet aktuale, UCAV dhe objektet hapesinore”.

3 – Mendimi i Ben Rich ishte qe publikut nuk i duhej treguar (mbi UFO-t dhe jashtetokesoret). Mendonte se nuk mund te kontrollonte dot te verteten, asnjehere. Vetem gjate muajve te fundit te jetes se tij filloi te besonte se “grupi nderkombetar i drejtuesve” qe administronin “subjektin” ne fjale, mund te ishte nje problem shume me i madh per lirine e njerezve se sa prezenca apo vizitat e jashtetokesoreve ne toke.

Lindemann shton se “Bill McDonald i mori keto informacione nga Andrews qe nga viti 1994 deri en fund te telefonatave te tyre per Krishltindjen e 1998-s”. Lindemann nenvizon gjithashtu se “duhet te kemi parasysh se Dr. Ben R. Rich prezantoi ne konferencen publike te inxhiniereve dhe projektuesve aerohapesinore te vitit 1993 para se te rendohej semundja e tij dhe ne ate rast pranoi, ne prezence te drejtorit te MUFON ne Orange Country, Jan Harzan dhe shume te tjereve, se “Ne” (ose ndryshe kompleksi ushtarak/industrial i SHBA-se) dispononim teknologjine per te “udhetuar mes yjeve”.

Don Phillips, ish-USAF, inxhinier projektues per Lockheed Skunkworks dhe kontraktor i CIA-s, pranon se “UFO-t jane reale”

Don Phillips: “UFO-t ishin te medhenj dhe mund te fluturonin perpara dhe bllokoheshin papritur dhe te ktheheshin me 60, 45 dhe 10 grade dhe mepastaj te riktheheshin mbrapsht menjehere”. Gjate uljes se misionit Apollo, Neil Amstrong tha: “Jam ketu. Ata jane pikerisht nga ana tjeter dhe duke pare dimensionet e anijeve te tyre eshte e kuptueshme qe atyre nuk u vjen mire qe ne zbarkuam ketu”.

“Kur punoja me Kelly Jonson ne Skunkworks, firmosem nje akord me Qeverine ne te cilin deklaronim se do te ruanim sekretin mbi keto fakte”.

“Kerkimi mbi antigravitetin po perparonte. E dinim qe egzistonte nje objekt i kapur ne1947 ne Roswell, ata ishin reale. Dhe po, ne kemi kopjuar teknologjine e tyre. Dhe po, e beme qe te funksiononte. Te gjithe njiheshim me njeri-tjetrin nepermjet asaj qe quanim industri e padukshme. Mund ta quajme edhe si te zeze, shume te erret, ose te fshehur.

Njohja qe kam mbi keto teknologji vjen nga anija qe eshte kapur ketu. Nuk ekam pare anijen dhe as trupat, por patjeter qe njoh personat qe i kane pare. Nuk kishte asnje dyshim qe behej fjale per qenie te ardhura nga jashte planetit tone. Keta JT (Jashte Tokesore ose ET) jane te rrezikshem? Nese do te ishin, me armet qe disponojne mund te na kishin shkaterruar shume kohe me pare.

Ne morem teknologjine qe frymezoi mjetet per skanimin e trupit per te percaktuar semundjet ose problemet dhe ne çfare kushtet gjendej. Mund dhe te kurohemi nga keta skaner.

Mund t’ju garantoj personalisht se kemi punuar mbi ta dhe kemi disa versione qe mund te diagnostikojne dhe kurojne kancerin. Nje prej qellimeve qe kisha kur themelova shoqerine time ne 1998 ishte ajo te vazhdoja punen ne keto teknologji te cilat mund te pastronin ajrin dhe ta lironin nga toksinat dhe te ndihmonin ne uljen e nevojes per energji djegese fosile. Po, ka ardhur koha. Mund t’ju them se tashme e gjitha kjo ka filluar”.

benardi
benardi

36


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi