Çipa vdekjeprurese per te kontrolluar njerzit e se ardhmes
4 posters
Faqja 1 e 1
Çipa vdekjeprurese per te kontrolluar njerzit e se ardhmes
Vjen ajo qe pritej prej shume kohesh…SHBA ka si synim që deri më 2017-ën çdo individ i saj të jetë pajisur me RFID chip
Gjenerata e re RFID / GPS teknologjike i lejon instaluesit të aktivizojë një dozë vdekjeprurëse cianidi në çdo moment që ai e konsideron të nevojshme. Qeveria e SHBA-ve, ka si synim që deri më 2017-ën të ketë pajisur qytetarët e saj me RFID chip.
Sipas specialistëve, chip-i RFID, ka aftësi aktivizuese në distancë me anë të telekomandës, në çdo moment e çdo kohë.
Kjo teknologji, pas stadit eksperimental tashmë është e disponueshme për autoritetet përkatëse, si dhe është e pajisur me një sërë metodash dhe detajesh, që nga pulset magnetike deri tek mini-doza me cianid.
Niveli tjetër, në teknologjinë RFID i lejon qeverisë (dhe atyre të cilët e kanë ideuar, mbështetur dhe i favorizon ky projekt) të… ‘shfarosin’ apo të ‘vrasin’ cilindo duan kurdoherë.
Ky është një realitet i ri, për të cilin askush nuk mund të jetë i sigurt se qeveritë përkatëse të vendeve të tyre nuk do ta aplikojnë këtë metodë duke pajisur popullatën me chip-a të tillë.
Senati Amerikan, dëshiron dhe po programon të votojë një projektligj, i cili do të detyrojë të gjithë qytetarët amerikanë të pajisen me RFID chip.
Dhe kjo nuk do vonojë, pasi sipas tyre duhet që deri më 2017-ën të gjithë qytetarët amerikanë të jenë pajisur me të.
Equinox- 207
Re: Çipa vdekjeprurese per te kontrolluar njerzit e se ardhmes
Çipi nën lëkurë që shërben si pajisje identifikimi
Në kompleksin e zyrave të hapur rishtazi, Epicenter, në qendër të Stokholmit, punonjësit nuk kanë me nevojë për pajime identifikimi ose kode kalimi për të hapur dyert.
Së fundmi një mikrocip është implantuar në dorën e tyre dhe ky mikrocip luan edhe rolin e këtyre pajimeve.
Frekuenca e identifikimit radio, ose cipi RFID është i përbërë nga xham pyrex dhe përmban një antenë dhe mikrocip, pa patur nevojë për bateri.
Ai i lejon mbajtësit të hapë dyer, të operojë një fotokopje ose të shikojë në detajet e kontakteve përmes një smartfoni.
Bashkë themeluesi dhe CEO i kompleksit të zyrave hi tech, e cila është edhe shtëpi e kompanive inovative qoftë të vogla apo të mëdha, Patrick Mesterton, thotë se është vendndodhja ideale për të testuar një teknologji të tillë.
Cipi është i një madhësie sa një kokrrize orizi, është pothuajse 12 milimetra në madhësi.
Vendoset përmes një shiringe dhe dërgon një kod RFID, kështu që është një pajisje identifikimi që mund të komunikojë me objektet rreth jush.
Kështu që, këtu ju mund të hapni dyert duke përdorur cipin tuaj, ju mund të bëni printime të sigurta nga printerët tonë me cipin tuaj por ju mundet gjithashtu të komunikoni me telefonin tuaj mobil duke dërguar kartën tuaj të biznesit ndaj individëve që ju takoni, shpjegon ai.
Teksa rangu i përfitimeve aktuale që cipi ofron është veçanërisht i limituar, prodhuesit e tij thonë se synimi është të eksplorojnë përdorimet e mundshme dhe për të parë se si shërbimet dhe produktet mund të zhvillohen përreth kësaj teknologjie.
Shpresohet, që në të ardhmen, punonjësit e pajisur me cipin do të jenë të aftë të blejnë ushqimin në kantinë sikurse gjithashtu të bëjnë edhe kontrolle shëndeti.
Disa nga zonat e përdorimit në të ardhmen, mendoj unë, sikurse në cdo gjë sot, ku ju duhet të përdorni një kod ose një karte ose një celës, madje edhe në zona pagese.
Unë mendoj, gjithashtu, për arsye të kujdesit shëndetësor, se ju mund të komunikoni me doktorin tuaj dhe ju mund të merrni të dhëna mbi çfarë hani dhe mbi gjëndjen tuaj fizike, thotë Patrick Mesterton.
Sigurisht, që vendosja e cipit është tërësisht vullnetare dhe sipas prodhuesve të tij, tërësisht i sigurtë.
Por, nje çështje e tille ngre shqetësime mes grupeve të lirisë civile, të cilët shqetësohen se një teknologji e tillë nuk është e siguruar nga hakerët dhe mund të përdoret pa patur miratimin e përdoruesit për të gjurmuar vendndodhjen e tij dhe për të patur akses në informacione private.

Zattoo- 600
Re: Çipa vdekjeprurese per te kontrolluar njerzit e se ardhmes
Tronditëse: Më shumë se 30% e amerikanëve kanë çipa në trupin e tyre!
Në një studim tronditës, të bërë tash vonë, është konstatuar se 1 në 3 amerikanë të testuar, kanë në trupin e tyre një çip të identifikimit me anë të frekuencës së valëve të radios, apo shkurt RFID, duke mos pasur vetë haber për një gjë të tillë.
Në një publikim të Institutit të Uajomingut për teknologji, (WIT), thuhet se doktorët kanë testuar 2955 amerikanë nga vende të ndryshme të SHBA-së dhe nga shtresa të ndryshme shoqërore. Ata ishin zhveshur lakuriq dhe ishin analizuar se a janë në trup ndonjë çip RFID.
Përndryshe, këta çipa janë përdorur me të madhe në ekologjinë e kafshëve të egra, për të përcjellë kafshët dhe për t’i detektuar më lehtë, por tani del se dikush këtë çip ua ka implantuar edhe njerëzve. Athua kush? Dhe, për çfarë arsyesh?
Siroco- Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.
201
Re: Çipa vdekjeprurese per te kontrolluar njerzit e se ardhmes
Si shume e rite numrin e njerezve te paisur me R.F.I.D nese jaane 1 ne 3 i bie te jene me shume se 100.000.000 njerez dhe e gjitha kjo pa dijenine e tyre!??
Kam pershtypjen se ke hyre ne faqe te papergjegjeshme qe botojne te tilla brockulla. E mendon se cdo te ndodhte ne U.S.A po te ishte kjo statistike zyrtare. Kur atje per nje djegie nga kafeja e nxehte per te cilen nuk eshte paralajmeruar klienti i drejtohet gjykates. Pastaj emertimi "vdekjeprures" kush eshte vrare me mikrocip dhe sa milion eshte numri i tyre, perse i vrasin, duhet te kete nje arsye. Apo ashtu kot per qejf. ku i ke statistikat, ku e ke marre burimin e ketij informacioni. Te lutem shkruaj linkun.

elektronika- Pervoja me e bukur qe na eshte dhene per te jetuar eshte vete misteri i jetes.....
Kur linde, po qaje, dhe gjithe te tjeret rreth teje po qeshnin.....
Jetoje jeten, ne menyre te tille, qe kur te vije momenti i fundit,
ti te jesh duke qeshur dhe gjithe te tjeret rreth teje te jene duke qare..........
58
Similar topics
» Komplot per te kontrolluar historine
» Kush i konstruktoi Piramidat ?
» Mëdyshjet e të ardhmes
» Ritual - Parashikimi i se ardhmes me flakën e një qiriri
» Ushqimi i së ardhmes

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi