Shenja më e mirë Zodiake
Faqja 1 e 1
Shenja më e mirë Zodiake
Dashi (21 mars – 20 prill), po, po, ai është. Zbuloni vetitë që e bëjnë më pozitivin:
Shenjë që element e ka ZJARRIN
Planeti dominues: MARSI
Nënshenja: GAFORRE
Ai është fillimi i gjithçkahi. SIMBOL I FILLIMIT.
Personat që mbajnë këtë shenjë horoskopi, çojnë jetë më dinamike se shenjat tjera. Janë të prirur për aksion, luftë, afirmim. Kanë edhe agresivitet në vetvete. Në jetë ecin me devizën “unë i pari”, “unë ekzistoj”, “unë jetoj” (unë, unë, unë…). E kjo mund të manifestohet edhe si veti konstruktive, edhe si veti destruktive.
Nëse manifestohet si veti destruktive, atëherë personi dëshiron “krejt ose kurrgjë”, anon kah ekstremiteti, ka tendenca për konflikt, fanatizëm, egoizëm, munges të madhe tolerance. Dashi s’e duron dot qetësinë e monotoninë, meqë vuan nga “aksioni kronik”. Ai është kampion i fillimit të gjërave, qoftë në planin fizik apo në atë intelektual. Por, e ka të metë të njohur se shpesh nuk iu shkon gjërave deri në fund.
Domethënë, nuk i arrin qëllimet, sepse pa e kryer njërën punë, ndërkohë veç kur shohim se ia ka filluar tjetrës. Pa e përfunduar njërën rrugë, e ka marrë rrugën tjetër. Përgjithësisht, personi DASH nuk i beson të rëndomtes. Ai është pionier i modës, kreator, i krijuar për luftë. I dëshiron reahjet, luftimet, së paku në të zbrazët. E dëshiron rrezikun, aventurën. Janë kamikazë.
Inteligjencën e ka intuitive; reagon pa menduar gjatë.
Kah fundi i jetës bëhen më mendimtarë, më të urtë, pajtohen edhe të jenë “të klasës së dytë”. Janë njerëz të ekstremeve: Ose donë, ose urrejnë, kur nuk iu shkon për huji. Kur donë – donë, kur urrejnë – e apostrofojnë atë. Kanë besim të madh në vetvete, kjo iu ndihmon që t’i mohojnë vështirësitë.
KARAKTERISTIKA TJERA TË TYRE JANË:
Dëshirojnë të jenë të parët, të sundojnë (si të gjitha shenjat e zjarrit). Shpesh janë shkurtpamës; ose “qelaven” herët; ose thihen; gratë e ndërrojnë tenin.
Marsi i ndjek deshtë, duke i bërë ta duan jetën plot aksione dhe të harxhojnë sasi të mëdha energjish dhe nervash. Marsi i bën vetëmohues, të pafrikësueshëm, luftarakë dhe agresivë.
Mund të jenë edhe artistë, por nuk janë shenjë artistike. Dashi është shenjë sunduese.
Kënaqen në udhëtime, ndërrime të përjetshme.
Janë entuziatë dhe aksionarë. E duan fjalën kryesore, si dhe rolin udhëheqës.
Megjithatë, sjelljet e tyre janë të sinqerta.
Janë të prirur të jenë prind të mirë dhe të moralshëm.
Edhe gratë e kësaj shenje MARSI i shtyn të jenë agresive, mashkullore; shpesh bëhen shefe, drejtoresha, gjë që i privon nga femërorja tipike, butësia, emotiviteti.
TË LINDUR NË KËTË SHENJË: Kanti, Dekarti, Bizmarku, Hitleri, Van Gogu, Goja, Rafaeli, Bodleri, Zola, Krushqovi, Jesenini, Klaudia Kardinale…
KOMBINIMET:
Me PESHOREN – respekt i dyanshëm.
Me SHIGJETARIN – të lumtur së bashku
Me LUANIN – jetë epshore intensive, por nuk preferohet (përpos kontakteve të shkurtëra)
Me GAFORREN, AKREPIN, PESHKUN – fare…
ASPEKTE SHËNDETËSORE: Nuk sëmuren, as që kanë kohë për të; por, janë të prirur të marrosen. Zakonisht kurrë nuk sëmuren, sidomos me sëmundje infektive e kronike.
Ilaçi më i mirë për ta, sidoqoftë, është gjumi. Pika të dobëta të tyre, megjithatë, mund të jenë: koka, sytë, veshët, dhëmbët. Janë pacientë të papërshtatshëm, kurrë s’e kryejnë terapinë deri në fund.
Zattoo- 600
Similar topics
» Karakteristikat e shenjave
» Slloganet intelektuale zodiake
» Ana e errët e çdo shenje zodiake
» Dasma te shenjat Zodiake
» Pikat e dobeta te shenjave Zodiake
» Slloganet intelektuale zodiake
» Ana e errët e çdo shenje zodiake
» Dasma te shenjat Zodiake
» Pikat e dobeta te shenjave Zodiake
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi