Rendi botëror sipas Henry Kissingerit
4 posters
Faqja 1 e 1
Rendi botëror sipas Henry Kissingerit
Kissingeri argumenton kundër valës së historisë. Ai ankohet se ndarja mes politikës së brendshme dhe politikës së jashtme po shkon drejt zhdukjes.
Por njerëzit nëpër botë thjeshtë nuk janë gati që të rrinë e të vështrojnë gjenocidin në Ruandë apo masakrat në Bosnje, pa lëvizur gishtin në emër të parimit të mos-ndërhyrjes. Zhvillimi i “Të drejtës për të mbrojtur”, që nga ndërhyrja e Perëndimit në Kosovë në vitin 1999 do të thotë që debati ka evoluar dhe sistemi vestfalian po shkon drejt varrosjes. Ka më shumë gjasa që në të zhvillojmë një sistem tonin, se sa të rikthehemi, siç sugjeron Kissingeri, në një rend botëror të të kaluarës
Henry Kissinger është pothuajse unik në politikën bashkëkohore, në kombinimin e intelektit të thellë dhe një përvoje të jashtëzakonshme si burrë shteti. Libri i tij më i fundit është po aq autoritar sa gjithë të tjerët, ndonëse goxha më i shkurtër – më pak se gjysma e klasikut të tij, “Diplomacia”.
Nëse ligjet e natyrës vlejnë, ky do të jetë me shumë gjasë libri i tij i fundit – Kissinger është 91 vjeç – dhe Rendi Botëror është një përpjekje për të bashkuar të gjithë veprën e jetës së tij, në një koncept teorik. Libri është “veshur” si një kërkim për një rend të ri global që mund të përfshijë të gjithë rendet ekzistues rajonalë. Por ai është, në fakt, një përpjekje për të justifikuar gjithçka që ai ka bërë – nga Kina në Vietnam, si diplomat apo si Sekretar Shteti – apo ka argumentuar, gjatë pothuaj shtatë dekadave të fundit.
Kissingeri galopon nëpër historinë europiane nga viti 474 p.e.s deri në ditët e sotme, në vetëm 84 faqe. Për të, momenti i kthesës ka qenë Paqja e Vestfalisë e vitit 1648, që i dha fund luftës 30-vjeçare mes katolikëve dhe protestantëve me një marrëveshje që shtetet nuk do të ndërhynin më në punët e brendshme të njëri-tjetrit. Në vend të kërkimit për një sistem universal, si një Kinë Imperiale apo në Islamin e hershëm, Europa zhvilloi një sistem pluralist shtetesh që konkurronin mes tyre. Rendi ndërkombëtar po ruhej përmes një ekuilibri të fuqive. Më e rëndësishmja, Vestfalia ndau politikën e jashtme nga politika e brendshme.
Kapitujt e mëpasshëm mbulojnë konceptin e rendit botëror në Islamin e hershëm – “në të njëjtën kohë një shtet, një super shtet shumëetnik dhe një rend i ri botëror” – në Persi, në Azi dhe në fund në qasjen amerikane – “e bindur se parimet e saj të brendshëm ishin natyrshëm universalë”.
Vende-vende, libri duket “i prishur” pak prej një përpjekjeje që ta përditësojë “fort” me shtesa të minutës së fundit, si për shembull përparimi i ISIS, ndërkohë që vlera e vërtetë e librit qëndron pikërisht në perspektivën historike të Kissingerit. Gjithashtu, ai është më pak bindës sa i përket parashikimeve që bën për të ardhmen e secilit kontinent, e që tentojnë të reduktohen në një listë pyetjesh.
Kissinger argumenton se tani ndodhemi në një pikë kthese historike. SHpërbërja e Bashkimit Sovjetik nuk solli fundin e historisë, dhe pranimin e përgjithshëm të vlerave perëndimore. Në vend të kësaj, rendi ynë botëror liberal po sfidohet prej fuqive të reja. Kissingeri sheh rrezikun kryesor teksa fuqia në ngjitje, Kina ecën drejt përplasjes me fuqinë e status quo-së, SHBA-në, ashtu sikurse Gjermania bëri me Britaninë në fillimin e shekullit 20. Kina, thotë, ai, refuzon rolin që i është atribuar nga një sistemi ndërkombëtar që ajo nuk e ka skicuar, dhe ajo nuk pranon rregulla, në hartimin e të cilave nuk ka patur asnjë rol.
Ai beson se e vetmja mënyrë për të shmangur përsëritjen e historisë, qëndron në krijimin e një lloji të ri marrëdhëniesh mes fuqive të mëdha, bazuar në sistemin e Vestfalisë dhe ekuilibrin e fuqive, që tani duhet të zbatohet globalisht dhe jo vetëm rajonalisht.
Megjithatë, ajo që e bën librin interesant, nuk është ky argument sipërfaqësor por nënteksti, teksa Kissingeri përpiqet që të justifikojë tre temat e mëdha që kanë dominuar mendimin dhe veprën e jetës së tij.E para është gara në diplomaci mes realistëve dhe idealistëve. Heronjtë e zgjedhur prej tij, përfshirë Richelieu-në, Tayllerand-in dhe Metternich-un si dhe Teddy Rooseveltin, e bëjnë të qartë se cili është qëndrimi i tij. Kissingeri përçmon Uilsonin, themeluesin e “degës” idealiste të politikës së jashtme amerikane.
Kissingeri beson se idealizmi i tepruar në politikën e jashtme është i rrezikshëm: ‘Recetat morale pa e vrarë mendjen për ekuilibrin… kanë prirjen që të çojnë ose drejt kryqëzatave, ose drejt një politike të pafuqishme”. Kissingeri ilustron besimin e një jete tek Realpolitika, përmes një kritike të qasjes së Perëndimit ndaj Pranverës Arabe, ku ai mendon se u treguam jo të mençur teksa u udhëhoqëm prej idealizmit.
Tema e dytë është magjepsja e Kissingerit pas ekuilibrit të fuqive si një sistem për menaxhimin e marrëdhënieve mes shteteve, temë e punimit të tij të parë si një akademik i ri mbi Kongresin e Vienës, i cili ka prodhuar periudhën më të gjatë të paqes në Europë. Kissingeri beson se ky nuk është vetëm një sistem i përshtatur për Europën e shekullit 19, por një sistem i pakohë dhe universal.
Sigurisht, triumfi më i madh i politikës së jashtme që mban firmën e atij vetë ka qenë zhvendosja e ekuilibrit të fuqive në drejtim të Amerikës, duke e larguar Kinën prej Bashkimit Sovjetik në vitin 1972.
Tema e tretë është parimi i mosndërhyrjes, që ndodhet në themel të sistemit vestfalian. Kissingeri flet me admirim për funksionimin e sistemit në Azinë moderne, që do të thotë se dallimet mes shteteve zgjidhen përmes ndërveprimit të heshtur diplomatik dhe jo përmes luftës (ai nuk përmend koston e tolerimit të diktaturave të tmerrshme). Kissingeri thekson vlerësimin e madh që ka për Xhorxh Bushin e ri, por më tej kritikon politikat e tij intervencioniste në Afganistan dhe Irak.
Kissingeri i argumenton në mënyrë brilante të gjithë këto tema. Por në fund, është e vështirë të biesh dakord me të, që një rend i ri botëror kërkon të kthehemi pas në sistemet e shekujve 18 dhe 19. Bota ka ndryshuar – ai as nuk e përmend terrorizmin, një prej sfidave më të mëdha të botës së sotme. Nuk është e lehtë as të biesh dakord me relativizmin e tij moral. Ai dëshiron të shmangë një garë globale të ideologjive – por ne pikërisht këtë kemi, dhe rendi botëror kinez nuk është aspak i njëjtë me tonin. Të rinjtë nëpër botë mund të blejnë produkte kinezë, por ata nuk do të donin të jetonin nën një sistem kinez.
Kissingeri argumenton kundër valës së historisë. Ai ankohet se ndarja mes politikës së brendshme dhe politikës së jashtme po shkon drejt zhdukjes. Por njerëzit nëpër botë thjeshtë nuk janë gati që të rrinë e të vështrojnë gjenocidin në Ruandë apo masakrat në Bosnje, pa lëvizur gishtin në emër të parimit të mos-ndërhyrjes. Zhvillimi i “Të drejtës për të mbrojtur”, që nga ndërhyrja e Perëndimit në Kosovë në vitin 1999 do të thotë që debati ka evoluar dhe sistemi vestfalian po shkon drejt varrosjes. Ka më shumë gjasa që në të zhvillojmë një sistem tonin, se sa të rikthehemi, siç sugjeron Kissingeri, në një rend botëror të të kaluarës.
Jonathan Powell
The Telegraph

Jon- 1159
Re: Rendi botëror sipas Henry Kissingerit
Rendi botëror: Refleksione për kombet dhe kursin e historisë
Në vitin 1961, kur isha një pedagog ende i ri në moshë, i telefonova Presidentit Harry S. Truman, kur ndodhesha në Kansas City për të mbajtur një fjalë. Pyetjes se cila ishte gjëja që e kishte bërë më shumë krenar gjatë presidencës së tij, Trumani iu përgjigj: “Që i mposhtëm totalisht armiqtë tanë dhe më pas i afruam në komunitetin e kombeve. Më pëlqen të mendoj se vetëm Amerika do të mundej ta bënte një gjë të tillë”. I vetëdijshëm për fuqinë e madhe të Amerikës, Trumani krenohej mbi të gjitha me vlerat e saj njerëzore dhe demokratike. Ai dëshironte të mbahej mend, jo aq shumë për fitoret e Amerikës, se sa për aftësinë e saj për të bërë të tjerët për vete.
Të gjithë pasardhësit e Trumanit kanë ndjekur njërin prej versioneve të kësaj narrative dhe janë krenuar me tipare të ngjashëm të përvojës amerikane. Dhe përgjatë pjesës më të madhe të kësaj periudhe, komuniteti i kombeve që ata synonin të mbështesnin ka reflektuar një konsensus amerikan – një rend bashkëpunues e në zgjerim të pandalshëm të shteteve, që zbatojnë rregulla dhe norma të përbashkëta, që përqafojnë sisteme ekonomikë liberalë, që heqin dorë nga pushtimet territorialë, respektojnë sovranitetin kombëtar, dhe adoptojnë sisteme qeverisjeje me pjesëmarrje, dhe demokratikë. Presidentët amerikanë të të dy krahëve kanë vazhduar t’u bëjnë thirrje qeverive të tjera, shpesh herë me shumë forcë dhe elokuencë, që të mbështesin ruajtjen dhe forcimin e të drejtave të njeriut. Në shumë raste, mbrojtja e këtyre vlerave nga SHBA dhe aleatët e vet ka sjellë ndryshime të rëndësishme në gjendjen e njerëzimit.
Megjithatë, sot, ky sistem i “bazuar mbi vlerat” përballet me sfida. Thirrjet e vazhdueshme drejtuar shteteve të tjerë që “të bëjnë pjesën e tyre”, të luajnë sipas “rregullave të shekullit 21”, ose të jenë “aktorë të përgjegjshëm” në një sistem të përbashkët, reflekton faktin që nuk ekziston një përcaktim i pranuar nga të gjithë, për sistemin e të kuptuarit se cili do të ishte “kontributi i duhur”. Jashtë botës perëndimore, rajonet që kanë luajtur një rol minimal në formulimin fillestar të këtyre rregullave vënë në dyshim vlefshmërinë e tyre në formën e tanishme, dhe e kanë bërë të qartë se do të punonin për t’i modifikuar ato. Kështu, ndërkohë që “komuniteti ndërkombëtar” kërkohet më me këmbëngulje sot, se sa në çdo epokë tjetër, ai nuk paraqet një seri të qartë apo të dakordësuar objektivash, metodash apo limitesh.
Epoka jonë është në një kërkim këmbëngulës, ndonjëherë pothuajse të dëshpëruar, të një koncepti të rendit botëror. Kaosi kanoset krah për krah me një ndërvarësi të paprecedentë: në përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë, shpërbërjen e shteteve, impaktin e shkatërrimeve mjedisorë, vazhdimin e praktikave gjenocidiste, dhe përhapjen e teknologjive që kërcënojnë ta shtyjnë konfliktin përtej kontrollit apo të kuptuarit të njeriut. Metodat e reja të aksesit dhe komunikimit të informacionit i bashkojnë rajonet si kurrë më parë dhe i projektojnë ngjarjet në nivel global – por në një mënyrë që pengon reflektimin, duke u kërkuar udhëheqësve që të rregjistrojnë reagime të çastit, në një formë të shprehëshme vetëm në sloganë. A jemi përballë një epoke kur forcat përtej kontrollit të çfarëdolloj rendi, përcaktojnë të ardhmen?
LLOJET E RENDIT BOTEROR
Asnjë “rend global”, me të vërtetë i tillë, nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Ai që quajmë rend në kohën tonë është skicuar në Europën Perëndimore pothuajse katër shekuj më parë, në një konferencë paqeje në rajonin gjerman të Vestfalisë, që u zhvillua pa përfshirjen, madje edhe pa dijeninë e shumicës së kontinenteve apo qytetërimeve të tjerë. Një shekull konfliktesh sektarë dhe trazirash politike në Europën Qendrore kish arritur kulmin në Luftën Tridhjetë Vjeçare të 1618-1648-ës – një konflikt i madh ku erdhën e u përzien mosmarrëveshjet politike dhe fetare, palët ndërluftuese përdorën “luftën totale” ndaj qendrave të populluara, dhe ku pothuajse një e katërta e Europës Qendrore gjeti vdekjen prej luftës, sëmundjeve apo urisë. Pjesëmarrësit e rraskapitur u takuan për të përcaktuar një seri marrëveshjesh që do të ndalnin gjakderdhjen. Uniteti fetar kishte pësuar frakturë prej mbijetesës dhe përhapjes së Protestantizmit; diversiteti politik ishte i natyrshëm në numrin e njësive politike autonome që kishin luftuar për një barazim. Kështu, në Europë kishim përafërsisht gjendjen e botës së sotme: një shumëllojshmëri njësish politike, asnjëra aq e fuqishme sa të mposhtë gjithë të tjerat, shumë prej tyre mbështetëse të filozofive dhe praktikave të brendshme që binin ndesh mes tyre, në kërkim të rregullave neutralë për të rregulluar sjelljen e tyre dhe zbutur konfliktin.
Paqja e Vestfalisë reflektonte një ujdi praktike me realitetin, jo një vështrim moral unik. Ajo mbështetej mbi një sistem shtetesh të pavarur që frenoheshin të ndërhynin në punët e brendshme të njëri-tjetrit, dhe që kontrollonin ambiciet e njëri-tjetrit përmes një ekuilibri të përgjithshëm të fuqive. Asnjë pretendim për të vërtetën apo sundimin universal nuk kishte mbizotëruar në grindjet e Europës. Në vend të tij, secilit shtet i ishte caktuar autoritet sovran mbi territorin e tij. Secili do të pranonte si realitete, strukturat e brendshme dhe vokacionet fetarë të shteteve të tjerë dhe nuk do të sfidonte ekzistencën e tyre. Me një ekuilibër të fuqive që tashmë perceptohej si i natyrshëm dhe i dëshirueshëm, ambiciet e sundimtarëve do të vendoseshin në kundërpeshë me njëri-tjetrin, dhe të paktën teorikisht do të zvogëlonin shtrirjen e konflikteve. Ndarja dhe shumëllojshmëria, një aksident i historisë së Europës, u shndërrua në shenjën dalluese të një sistemi të ri të rendit ndërkombëtar, me pikëpamjen e vet të dallueshme filozofike.
Në këtë kuptim, përpjekja europiane për t’i dhënë fund këtij konflikti i dha formë dhe ishte një tregues i hershëm i sensibiliteteve modernë: ajo kufizonte gjykimin mbi absoluten në favor të praktikes dhe ekumenikes; ajo synonte të distilonte rendin, prej shumëllojshmërisë dhe vetëpërmbajtjes.
Negociatorët e shekullit 17 që hartuan Paqen e Vestfalisë nuk mendonin se po hidhnin themelet për një sistem të zbatueshëm globalisht. Ata nuk bënë asnjë përpjekje për të përfshirë Rusinë fqinjë, e cila në atë kohë po rikonsolidonte rendin e saj pas makthit të “Kohës së Telasheve”, duke iu përmbajtur parimeve që binin dukshëm ndesh me ekuilibrin e Vestfalisë: një sundimtar i vetëm absolut, një ortodoksi fetare e bashkuar, dhe një program zgjerimi territorial në të gjithë drejtimet. Po kështu, edhe qendrat e tjera të pushtetit nuk e shihnin marrëveshjen e Vestfalisë (për aq sa kishin njohuri për të) si të përshtatshme për rajonet e tyre.
Ideja e rendit botëror u zbatua në një shtrirje gjeografike, aq sa njihej nga burrat e shtetit të kohës – një model i përsëritur në rajone të tjerë. Kjo ndodhte kryesisht sepse teknologjia mbizotëruese në atë kohë nuk nxiste, madje as nuk lejonte veprimin e një sistemi të vetëm global. Pa mjete për të ndërvepruar me njëri-tjetrin në mënyrë të vazhdueshme dhe pa një kuadër për matjen e fuqisë së një rajoni kundrejt një tjetri, secili rajon e shihte rendin e tij si unik dhe i quante të tjerët “barbarë” – të qeverisur në një mënyrë që për rendin ekzistues dhe projektet e tij mund të shihej vetëm si kërcënim. Secili e quante veten një model për organizimin legjitim të të gjithë njerëzimit, dhe imagjinonte që, duke qeverisur atë që kishte para vetes, në fakt po përcaktonte rendin e botës.
Në anën tjetër të pjesës Euraziatike, Kina ishte qendra e konceptit të saj hierarkik dhe teorikisht universal të rendit. Ky sistem kishte funksionuar prej disa mijëvjeçarësh – ai kishte ekzistuar atëherë kur Perandoria Romake qeveriste Europën si një e tërë – dhe bazohej jo mbi barazinë sovrane të shteteve, por në pakufishmërinë e supozuar të shtrirjes së Perandorit. Në këtë koncept, sovraniteti sipas kuptimit europian nuk ekzistonte, sepse ndikimi i Perandorit shtrihej mbi “të gjithë ata që jetonin nën qiell”. Ai ishte maja e një hierarkie politike dhe kulturore, të dallueshme dhe universale që rrezatonte, prej qendrës së botës në kryeqytetin kinez, në drejtim të të gjithë njerëzimit. Ky i fundit klasifikohej me shkallë të ndryshme barbarësh, që dalloheshin pjesërisht nga zotërimi i shkrimit kinez dhe institucioneve kulturorë (një kozmografi që mori fund në epokën moderne). Kina, në këndvështrimin e saj, do të vendoste rendin në botë kryesisht duke shkaktuar frikë të përzier me nderim tek shoqëritë e tjera, me madhështinë e saj kulturore dhe bollëkun ekonomik, duke i tërhequr në marrëdhënie që mund të përdoreshin për të arritur objektivin e “harmonisë nën qiell”.
Në pjesën më të madhe të rajonit mes Europës dhe Kinës, mbizotëronte koncepti i ndryshëm universal i Islamit për rendin botëror, me vizionin e tij të një qeverisjeje unike hyjnore që bashkonte dhe paqësonte botën. Në shekullin e shtatë, Islami ishte lëshuar në drejtim të tre kontinenteve, në një valë të paprecedentë ekzaltimi fetar dhe ekspansioni imperial. Pasi bashkoi botën arabe, duke marrë edhe mbetjet e perandorisë romake dhe nënshtruar perandorinë perse, Islami arriti të qeverisë Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore, pjesë të mëdha të Azisë dhe pjesë të Europës. Versioni i tij i rendit universal e konsideronte Islamin të destinuar që të zgjerohej në “mbretërinë e luftës”, si i quante ai të gjithë rajonet e populluar nga jobesimtarët, deri kur e gjithë bota të ishte një sistem unitar, i sjellë në harmoni prej mesazhit të Profetit Muhamed. Ndërkohë që Europa ndërtonte sistemin e saj shumështetëror, Perandoria Otomane me qendër në Turqi ringjalli këtë pretendim për një qeverisje të vetme legjitime dhe përhapi supremacinë e saj në zemër të Arabisë, në Mesdhe, Ballkan dhe Europën Lindore. Ajo ishte e vetëdijshme për rendin ndërshtetëror që po lindte në Europë; e konsideronte jo një model, por një burim ndarjesh që mund të shfrytëzohej për ekspansionin otoman drejt perëndimit. Sic i paralajmëronte Sulltani Mehmet Pushtuesi qytet-shtetet italianë që praktikonin një version të hershëm multipolariteti në shekullin 15: “Ju jeni 20 shtete… jeni në mosmarrëveshje mes jush… Duhet të ketë vetëm një perandori, një fe, dhe një sovranitet në botë”.
Ndërkohë, përtej Atlantikut, në “Botën e Re” po hidheshin themelet e një vizioni të spikatur të rendit botëror. Ndërkohë që në Europë zienin konfliktet sektarë dhe politikë të shekullit 17, kolonët Puritanë ishin nisur të shlyenin Planin e Zotit me një “porosi në shkretëtirë”, që do i çlironte nga strukturat ekzistuese të autoritetit (dhe në këndvështrimin e tyre, të korruptuar). Atje, ata do të ndërtonin, siç predikonte Guvernatori John Winthrop në vitin 1630 në bordin e një anije që ishte nisur për në vendbanimin e Massachusettsit, “një qytet mbi kodër”, që do të frymëzonte botën përmes drejtësisë së parimeve të tij dhe forcës së shembullit të tij. Në këndvështrimin amerikan për rendin botëror, paqja dhe ekuilibri do të vinin natyrshëm, dhe armiqësitë e vjetra do të liheshin mënjanë – sapo kombeve t’u jepej e njëjta e drejtë parimore në qeverisje, si ajo që kishin amerikanët në të tyren. Kështu, detyra e politikës së jashtme nuk ishte aq shumë ndjekja e një interesi specifik amerikan, se sa kultivimi i parimeve të përbashkët. Me kalimin e kohës, SHBA do të bëheshin mbrojtësi i domosdoshëm i rendit që krijoi Europa. Megjithatë, edhe pse SHBA dhanë ndihmën e tyre në këtë përpjekje, ambivalenca vazhdoi – sepse vizioni amerikan konsistonte jo në përqafimin e sistemit europian të ekuilibrit të fuqive, por në arritjen e paqes përmes përhapjes së parimeve demokratikë.
Nga të gjithë këta koncepte për rendin, parimet vestfalianë janë, deri në momentin e shkrimit të këtij libri, e vetmja bazë përgjithësisht e pranuar e asaj çfarë ekziston prej rendit botëror. Sistemi vestfalian u përhap nëpër botë si korniza e një rendi ndërkombëtar të bazuar në shtetet, që shtrihej në shumë qytetërime dhe rajone sepse, teksa kombet europianë zgjeroheshin, ata merrnin me vete edhe projektin e rendit ndërkombëtar. Ndërkohë që shpesh herë ata neglizhonin që të zbatonin konceptet e sovranitetit në kolonitë dhe popujt e kolonizuar, kur këta popuj nisën të kërkojnë pavarësi, e bënë këtë në emër të koncepteve të Vestfalisë. Parimet e pavarësisë kombëtare, shteteve sovranë, interesit kombëtar dhe mosndërhyrjes rezultuan argumenta efikasë kundër vetë kolonizatorëve gjatë luftërave për pavarësi dhe mbrojtje, për shtetet e sapoformuar.
Sistemi vestfalian, tashmë global – ai që në biseda quhet komuniteti botëror – është përpjekur të frenojë natyrën anarshiste të botës, me një rrjet strukturash ndërkombëtare organizative dhe ligjore, të krijuara për të nxitur tregtinë e hapur dhe një sistem financiar të qëndrueshëm ndërkombëtar, krijuar parime të gjithëpranuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, dhe vendosur limite për zhvillimin e luftërave, kur këto ndodhin. Ky sistem shtetesh tani përfshin çdo kulturë dhe rajon. Institucionet e tij kanë ofruar kuadrin neutral për ndërveprimin mes shoqërive të ndryshme – në një masë të madhe të pavarur prej vlerave të tyre respektive.
Megjithatë, parimet vestfalianë po sfidohen nga të gjithë anët, ndonjëherë në emër të vetë rendit botëror. Europa është nisur drejt shkëputjes nga sistemi që po vetë e krijoi dhe po kalon në një koncept të sovranitetit të bashkuar. Dhe ç’është më ironikja, ndonëse Europa krijoi konceptin e ekuilibrit të fuqive, ajo ka kufizuar në mënyrë të vetëdijshme elementin e fuqisë në institucionet e saj të reja. Pasi ka zvogëluar kapacitetet e veta ushtarake, Europa ka pak hapësirë për të reaguar kur shkelen normat universale.
Në Lindjen e Mesme, xhihadistët në të dy anët e ndarjes Sunitë-Shiitë shkatërrojnë shoqëritë dhe shpërbëjnë shtetet, në kërkim të vizioneve të një revolucioni global, të bazuar mbi versionin fondamentalist të fesë së tyre. Vetë shteti – si edhe sistemi rajonal i ngritur mbi të – është në rrezik, i sulmuar prej ideologjive që hedhin poshtë kufizimet e tij si të paligjshme dhe prej militantëve terroristë që, në shumë vende, janë më të fortë se sa forcat e armatosura të qeverisë.
Azia, në disa drejtime më i suksesshmi i rajoneve që ka adoptuar konceptet e shtetit sovran, ende i kujton me nostalgji konceptet alternativë të rendit dhe vazhdon të ziejë prej rivaliteteve dhe pretendimeve historikë, si ata që tronditën rendin e Europës një shekull më parë. Pothuajse çdo shtet e konsideron veten “në ngjitje”, duke i shtyrë mosmarrëveshjet në kufijtë e konfrontimit.
SHBA-të, herë kanë mbrojtur sistemin Vestfalian, e herë kanë kritikuar kushtet e tij të ekuilibrit të fuqive dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme si imoralë dhe të vjetëruar, dhe herë të tjera i kanë bërë të dyja bashkë. SHBA vazhdon të theksojë rëndësinë universale të vlerave të saj në ndërtimin e një rendi botëror paqësor dhe rezervon të drejtën t’i mbështesë globalisht. Megjithatë, pasi është tërhequr prej dy luftërave gjatë dy brezave – ku secila ka nisur me aspirata idealiste dhe mbështetje të gjerë publike dhe ka përfunduar në traumë kombëtare – Amerika e ka të vështirë të përcaktojë marrëdhënien mes fuqisë (ende shumë e madhe) dhe parimeve të saj.
Të gjithë qendrat e mëdha të fuqive praktikojnë elementë të rendit Vestfalian në një farë mase, por askush nuk e konsideron veten mbrojtësin e natyrshëm të sistemit. Të gjitha po kalojnë ndryshime të brendshëm të rëndësishëm. A munden rajonet me kultura, histori, dhe teori tradicionale rendi kaq të shumëllojshme, të mbrojnë me sukses legjitimitetin e cilitdo sistem të përbashkët?
Suksesi në këtë përpjekje do të kërkojë një qasje njerëzore që respekton edhe shumëllojshmërinë e kushteve njerëzore, edhe kërkimin e lirisë nga njeriu. Rendi në këtë kuptim duhet të kultivohet; ai nuk mund të imponohet. Kjo është sidomos e vërtetë në një epokë të komunikimit të çastit dhe një fluksi politik revolucionar. Cdo sistem i rendit botëror, që të jetë i qëndrueshëm, duhet të pranohet si i drejtë – jo vetëm nga udhëheqësit, por edhe nga qytetarët. Ai duhet të reflektojë dy të vërteta: rendi pa liri, edhe nëse mbështetet në ekzaltimin momental, me kalimin e kohës krijon kundërpeshën e tij; megjithatë, liria nuk mund të sigurohet apo ruhet pa një kornizë të rendit që ruan paqen. Rendi dhe liria, që ndonjëherë përshkruhen si pole të kundërt në spektrin e përvojës, duhet të kuptohen si të ndërvarur. A munden udhëheqësit e sotëm të ngrihen mbi urgjencat e të përditshmes, për të arritur këtë ekuilibër?
Shkëputur nga Parathënia e librit më të fundit i Henry Kissingerit: “Rendi Botëror: Refleksione mbi karakterin e kombeve dhe kursin e historisë”
PerkthimiI: Ermal Gjinaj

gjilanasi- 361
Re: Rendi botëror sipas Henry Kissingerit
“Cuius regio, eius religio” nuk mjafton
Duke marrë shkas nga “Rendi i ri Botëror…” i Kissinger-it
Në librin e tij të fundit “Rendi Botëror: Refleksione mbi karakterin e kombeve dhe rrjedhën e historisë”, Henry Kissinger, si jo pak të tjerë perpara tij, evidenton si moment vendimtar apo kthese, Paqen e Vestfalisë (Westfalien) të vitit 1648, që i dha fund luftës 30-vjeçare mes katolikëve dhe protestantëve, përmes një marrëveshjeje që garantonte se shtetet nuk do të ndërhynin më në punët e brendshme të njëri-tjetrit.
Kissingeri sheh si të vetmen mënyrë për të shmangur përsëritjen e historisë, krijimin e një lloji të ri marrëdhëniesh mes fuqive të mëdha, bazuar në sistemin e Vestfalisë dhe ekuilibrin e fuqive, për t’u zbatuar globalisht dhe jo vetëm rajonalisht. Në fakt që me nënshkrimin e traktatit që vendosi paqen, ky mundi të zbatohej vetëm rajonalisht. Është e vetëkuptueshme se për mesin e shekullit të shtatëmbëdhjetë, përfshirja e pjesës tjetër të botës së njohur, thënë ndryshe kolonitë apo territoret e kolonizueshme, ishte e e pakonceptueshme.
Edhe pse për Jonatan Powell të The Telegraph “… Ka më shumë gjasa që në të zhvillojmë një sistem tonin, se sa të rikthehemi, siç sugjeron Kissingeri, në një rend botëror të të kaluarës”, Vestfalia përbën padyshim një kthim kursi, një thelb për gjeopolitikën që njohim sot, dhe burimin thelbësor të së drejtës ndërkombëtare. Por mbi të gjitha, një rezultat absolutisht për të mos u harruar. Dhe për Kissinger-in, vetë aktor kryesor i disa zhvillimeve shumë të rëndësishme ndërkombëtare të viteve të shkuara, Vestfalia është një shembull i mirë për t’u ndjekur.
Paqja e Westfalisë pati disa pasoja të menjëhershme. E para i dha fund konfliktit që përgjakte Evropën në ato vite. Rivizatoi hartën gjeopolitike të Evropës, në terma shtetformimi dhe kufinjsh të këtyre shteteve. Krijoi dy shtylla thelbësore: ruajtjen e ekuilibrit të fuqive dhe respektin absolut për sovranitetin kombëtar të shteteve që i përkisnin sistemit, nga i cili ata do të përjashtoheshin, për shembull, vendet jo evropiane … ato të kolonizueshme.
Së fundmi, me Vestfalinë, Evropa e kuptuar si një grupim shtetesh, arriti të marrë përparësi ndaj krishtërimit. Pavarësia e shteteve do të përbënte thelbin e sistemit që prej atij momenti historik. Koncepti i një Evrope të krishterë, në formën e një monarkie universale gravituese rreth binomit Romë-dinastia Habsburge, do të zbehej në mënyrë të pakthyeshme.
Jo fort larg ekuilibrit të vendosur midis fuqive të atëhershme evropiane, parimi i respektimit të sovranitetit të shteteve, është një nga mekanizmat themelore të rendit që lindi me Vestfalinë. Rezultati është një koncept themelor i politikës moderne: lindja e konceptit të interesit nacional, atij të shtetit (ragion d’État).
I vënë shpesh në pikëpyetje, edhe pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, parimi i mosndërhyrjes do të jetë për tre shekuj e gjysmë një nga të paktët, në mos i vetmi, ligj i shenjtë i politikës ndërkombëtare.
Ishtë pikërisht për të shmangur luftëra të reja, bazuar në shumëllojshmërinë e besimeve fetare, dhe masakra pa dallim, që arkitektët e paqes, vendosën këtë parim, i cili në fillim ishte bazuar në idenë e vjetër të cuius regio, eius est religio (Ajo që është feja e sundimtarit, është dhe e gjithë popullit).
Për këtë arsye, në parim, një siguri më e madhe dhe stabilitet i brendshëm dhe i jashtëm. Duke ruajtur integritetin e politikës shtetërore – por jo domosdoshmërisht atë territorial – paqja do t’i lejonte aktorët e ndryshëm të krijonin aleanca të reja. Kjo lojë aleancash, që ndërtohen e prishen me një shpejtësi habitëse, do të shërbente për të garantuar ekuilibrin e përgjithshëm të sistemit. Përdorimi i forcës mbetet padyshim shumë i kufizuar.
Siç nënvizohet, sa herëështë e rastit, por këtë herë dhe nga ish sekretari i shtetit Kissinger, harta gjeopolitike hartuar në vitin 1648, mbetet në thelb e njëjtë me ditët e sotme, të paktën në vijat e saj të përgjithshme, çka thekson punën e jashtëzakonshme e bërë nga negociatorët e atëhershëm të paqes. Por njëri nga ata, ndoshta më thelbësori, ishte kardinali italian e ministri francez, Mazarini (Mazzarino). Per më të shumtët, ai mbetet i famshëm për ngjitjen e shpejtë në pushtet, si dhe për rolin e rëndësishëm në politikën e brendshme, luajtur prapa skene.
Pikërisht në veprimtarinë e tij, lidhur me negociatat dhe paqen e arritur në Vestfali, dhe në filozofinë që udhëhoqi këtë veprimtari duhet gjetur qasja e instrumenti, i duhur edhe në kohët e sotme, me qëllim zgjidhjen deri në masa të konsiderueshme të konflikteve apo vatrave të nxehta.
Në gjykimin e disave, kjo veprimtari është për t’u konsideruar si fillimi i mirëfilltë i ekonomisë politike.
Në një artikull të disa viteve më parë, Pierre Beaudry shpjegon se si në themel të Traktatit të famshëm, ishte në fakt një kurs i ri i vendosur nga kardinali Mazarin, i cili u emërua në vitin 1642 Ministër i Parë i Francës. Mazarini imponoi një politikë ekonomike proteksioniste, dhe një shfrytëzim të mirë-orientuar për sa i përket parasë publike, për të realizuar të cilën, thirri ekonomistin Jean-Baptiste Colbert. Politika intervencioniste e Colbert-it i kundërvihej modelit liberal që kishte marrë shtat globalisht, përmes veprimtarisë së oligarkive tregtare anglo-holandeze.
Mazarin-mignard“Përfitimi i tjetrit”, që përfaqësoi një element kyç të qasjes së re të Mazarinit, duhet kuptuar pra, si krijimi i mundësive ekonomike për të cilat shtete të ndryshme do të ishin njësoj të interesuara, pa marrë parasysh dallime kulturore dhe politike.
Për të kurorëzuar perpjekjet e tij, me Traktatin e 1648, Mazarini u kujdes, për shembull, të mblidhte informacione të rëndesishme mbi rrugët tregtare të Evropës Qendrore, në veçanti ato të lumenjve të krahinave gjermane, duke ideuar e duke vënë në jetë një sërë planesh për të zgjeruar tregtinë Veri-Jug, në veçanti nëpërmjet aksit të lumit Rein, bllokuar nga interesat e veçanta të fisnikërisë lokale. (Që nga koha e Karlit të Madh, kjo arterie ka pasur nje rëndësi të madhe në zhvillimin ekonomik të Evropës kontinentale).
Që gjatë negocimit në qytetin e Munster-it në vitin 1642, Mazarini përmes emisarëve të tij, arriti të sigurojë me shkrim deklarata si këto: “Që sot e tutje, përgjatë dy brigjeve të Rinit dhe në provincat ngjitur, tregtia dhe transporti i mallrave në tranzit duhet të jetë të lirë për të gjithë banorët, dhe në lumin Rin nuk do të lejohet të vihet asnjë barrë fiskale, tatim ose përjashtim i çdo lloji.
Po në të njëjtën kohë Kardinali filloi ndërtimin e kanaleve të mëdha në Gjermani dhe mori masa të tjera për të forcuar qytetet e vendosura më mirë, për të vazhduar tregtinë në rrugët ujore. Kjo punë e madhe e infrastrukturës ekonomike dhe tregtare u shtri gjer në Danub, aq sa të shtynte Colbert-in të konsideronte ndërtimin e një kanali për të lidhur Rhein-Main-in me Danubin, me qëllim zgjerimin e zhvillimit për të gjithë rajonin e Ballkanit.
Kështu ndodhi që princët gjermanë dhe forcat e tjera politike të implikuara, arritën të kuptonin më konkretisht konceptin e “benefitit të tjetrit”, rishqyrtuan besnikërinë e tyre ndaj Perandorit Habsburg dhe mundësuan marrëveshjen e shumë-dëshiruar të paqes. Ata nuk e bënë këtë për arsye taktike, politike apo fetare, por për shkak se ndërkohë ishte hapur një mundësi e vetme për zhvillimin, e cila përbënte një mënyrë për të mbijetuar.
Kjo ndërhyrje strategjike por me konotacione qartësisht ekonomike nën ritmin e parimit të benefitit të të tjerëve (interesit më të gjerë rajonal – do të thuhej më mirë sot) shërbeu për të krijuar terrenin e përshtatshëm e për të stimuluar zgjidhjen, pikërisht në prag të një zhvillimi të koordinuar për të gjithë zonën e përfshirë, e që do t’i hapte rrugë zhvillimit ekonomik edhe më tej, post zgjidhjes që qëndrueshme (për të mos u ngatërruar me konceptin e sotëm modern që lidhet me një tipologji të caktuar zhvillimi) duke motivuar vendim-marrjen që në fazat më kritike.
Është evidente se konfliktet nuk janë asnjëherë të njëjtë me njëri-tjetrin – aq më tepër kur bëhet fjalë për kontekste të ndryshme kohore apo gjeografike dhe praktikat ndërkombëtare përveç se konvencionet kanë evoluar e janë bërë superpjellore – por do të ishte me shumë vlerë, ndryshe nga ç’është bërë deri tani, të nxirrej në pah më fort ky aspekt i të shumëpërfolurës Paqe e Vestfalise dhe i rolit të saj.
Sido që të jetë, një qasje e tillë e inspiruar nga një ndërhyrje e ngjashme me atë të Kardinalit, me implikacione ekonomike pozitive e të prekshme, për t’u realizuar në terma afatshkurtër apo e orientuar drejt “integrimit” – koncept më tipik i kohës sonë – mund të jetë një rrugëdalje për sa i përket konflikteve shumë afër nesh. Mosndërhyrja mund të jetë një tjetër instrument zgjedhje, në mos për të përcjellë zhvillim ekonomik, kur bëhet fjalë për vatra të ndezuar, më larg se rajoni.
Por edhe pa ofruar zgjidhje, duket se formula të vjetra vlejnë ende për konflikte të reja.
Nga Andi Qinami

Zattoo- 600
Re: Rendi botëror sipas Henry Kissingerit
Rendin botëror e arrijmë nëpërmjet kaosit apo mençurisë?
Henry Kissinger është Sekretari i Shtetit më i famshëm dhe më përçarës që kanë pasur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara. Në këtë intervistë, ai diskuton librin e tij të ri nëpërmjet eksplorimit të krizave të kohës tonë, nga Siria në Ukrainë, dhe limitet e fuqisë amerikane. Ai thotë se, veproi në përputhje me bindjet e tij në Vietnam. Henry Kissinger duket më i ri se 91 vitet e tij. Është i përqendruar dhe miqësor, por gjithashtu edhe i vëmendshëm, i gatshëm në çdo kohë që të mbrojë veten ose t’i shmangë me ashpërsi pyetjet tejet kritike. Sigurisht, kjo nuk do të shkaktonte kurrfarë habie. Ndërsa intelekti i tij është gjerësisht i respektuar, trashëgimia politike është kontradiktore. Në vite, janë bërë orvatje të pësëritura për ta gjykuar për krime lufte.
Nga 1969 deri në 1977, Kissinger shërbeu nën Presidentët Richard Nixon e Gerald Ford, fillimisht si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare dhe më pas si Sekretar Shteti. Në këto role, ai ka mbajtur gjithashtu përgjegjësi të pjesshme për bombardimet me napalm në Vietnam, Kamboxhia dhe Laos; vrasjet apo plagosjet e dhjetëra mijëra civilëve. Gjithashtu, Kissinger mbështeti grushtin e shtetit që rrëzoi Salvador Allende në Kili dhe është akuzuar se ka pasur dijeni për komplotet vrasëse të CIA-s. Dokumente të deklasifikuara vetëm pak javë më parë, tregojnë se Kissinger kishte përgatitur plane sekrete për të kryer goditje ajrore kundër Kubës. Ideja u hodh poshtë, pasi demokrati Jimmy Carter u zgjodh në 1976. Prapëseprapë, Kissinger mbetet një njeri, prania e të cilit shpesh është e mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë, ku ai vazhdon që të këshillojë presidentë dhe sekretarë shteti deri në ditët tona.
Pak në vitet e para të Kissinger linte të nënkuptonte ngjitjen meteorike të tij në politikën amerikane. I lindur Heinz Alfred Kissinger në Fürth të Gjermanisë në vitin 1923, familja hebreje e tij më pas të shkonte në Shtetet e Bashkuara në 1938. Pas Luftës së Dytë Botërore, Kissinger u kthye në Gjermani, për asistuar në gjetjen e ish-anëtarëve të Gestapos. Më pas, studioi për Shkenca Politike dhe u bë Profesor Harvard në moshën 40-vjeçare. Ditët e fundit, botoi librin e 17-të të tij, një vepër me titullin aspak modest "World Order". Kur po përgatiteshim të uleshim për këtë intervistë, ai kërkoi që "rendi botëror" të ishte kryetema e bisedës. Pavarësisht rrënjëve gjermane dhe faktit që lexon “Der Spiegel” çdo javë në iPad-in e tij, Kissinger preferon që të flasë në anglisht. Pas 90 minutave së bashku në New York, Kissinger thotë se ka rrezikuar kokën me gjithçka na ka thënë. Por, sigurisht, një njeri si Kissinger e di me saktësi se çfarë do dhe çfarë nuk do të thotë.
-Dr. Kissinger, kur shikojmë në botë sot, ajo duket me e ngatërruar se kurrë më parë: me luftëra, katastrofa dhe kaos kudo. A është vërtet bota sot në një çrregullsi më të madhe se kurrë më parë?
Duket se është. Ka kaos që na kërcënon, nëpërmjet përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë dhe terrorizmit ndërkufitar. Tani kemi fenomenin e territoreve të paqeverisura dhe kemi parë në Libi, për shembull, se një territor i paqeverisur mund të ketë një impakt të madh ndaj rrëmujës në botë. Shteti si njësi është nën sulm, jo në çdo pjesë të botës, por në shumë pjesë të saj. Por në të njëjtën kohë dhe kjo duket të jetë një paradoks, kjo është hera e parë që njeriu mund të flasë ndonjëherë rreth një rendi botëror.
-Çfarë doni të thoni me këtë?
Për pjesën më të madhe të historisë, realisht deri në kohërat më të fundit, rendi botëror ka qenë një rend rajonal. Kjo është hera e parë, që pjesë të ndryshme të botës mund të ndërveprojnë me çdo pjesë të saj. Kjo e bën të nevojshëm një rend të ri për botën e globalizuar. Ama nuk ekzistojnë rregulla të pranuara universalisht. Ekziston pikëpamja kineze, pikëpamja islamike, pikëpamja perëndimore dhe, në një farë mase, pikëpamja ruse dhe këto realisht nuk janë gjithmonë të pajtueshme me njëra-tjetrën.
-Në librin tuaj, ju shpesh nënvizoni Traktatin e Paqes së Vestfalisë të vitit 1648 si një sistem referencë për rendin botëror, si rezultat i Luftës 30-vjeçare. Pse një traktat që i përket më shumë se 350 viteve më parë do të ishte akoma i rëndësishëm sot?
Paqja vestfaliane u realizua, pasi pothuajse çereku i popullsive europianoqendrore humbi jetën prej luftërave, epidemive dhe urisë. Traktati bazohet mbi nevojën për të rënë në një marrëveshje me njëri-tjetrin, jo në një lloj moraliteti superior. Vende të pavarura vendosën që të mos ndërhyjnë në punët e shteteve të tjera. Ata krijuan një balancë force, e cila na mungon sot.
-A kemi nevojë për një Luftë 30-vjeçare tjetër për të krijuar një rend botëror të ri?
Dëgjo, kjo është një pyetje shumë e mirë. Ne e arrijmë rendin botëror nëpërmjet kaosit apo urtësisë? Njeriu duhet të mendojë se, proliferimi i armëve bërthamore, rreziqet e ndryshimeve klimaterike dhe terrorizmit do të krijonin një axhendë të përbashkët të mjaftueshme. Kështu që do të shpresoja se mund të jemi të zgjuar sa duhet për të mos e pasur një luftë 30-vjeçare.
-Atëhere le të flasim për një shembull konkret: Si duhet të reagonte Perëndimi ndaj aneksimit rus të Krimesë? A keni frikën se një gjë e tillë mund të nënkuptojë se në të ardhmen kufijte nuk janë më të palëvizshëm?
Krimeja është simptomë, jo shkak. Veç kësaj, Krimeja është një rast special. Ukraina ka qenë pjesë e Rusisë për një kohë të gjatë. Nuk mund ta pranoni parimin, se çdo vend mund t'i ndryshojë kufijtë dhe të marrë krahinën e një vendi tjetër. Por nëqoftëse Perëndimi është i ndershëm me vetvete, ai duhet të pranojë se janë bërë gabime nga ana e tij. Aneksimi i Krimesë nuk qe lëvizje drejt pushtimit global. Nuk qe Hitleri që hyri në Çekosllovaki.
-Po çfarë qe atëhere?
Njeriu duhet t'i bëjë vetes këtë pyetje: Putini shpenzoi dhjetëra miliarda dollarë më Lojërat Olimpike Dimërore të Soçit. Tema e këtyre Lojërave ishte që, Rusia është një shtet progresist i lidhur me Perëndimin nëpërmjet kulturës dhe kështu që supozohet se do të jetë pjesë e tij. Kështu që nuk do të kishte aspak kuptim që një javë pas mbylljes së Lojërave Olimpike, Puti do të merrte Krimenë dhe fillonte një luftë për Ukrainën. Kështu që njeriu duhet ta pyesë veten se pse ndodhi një gjë e tillë?
-Ajo çka po thoni është se Perëndimi ka të paktën një lloj përgjegjësie për keqësimin e situatës?
Po, këtë po them. Europa dhe Amerika nuk e kuptuan impaktin e këtyre ngjarjeve, duke filluar me negociatat rreth marrëdhenieve ekonomike me Bashkimin Europian, duke u kulmuar në demonstratat e Kievit. Të gjitha këto dhe impakti i tyre duhet të kishin qenë subjekti i një dialogu me Rusinë. Kjo nuk do të thotë se reagimi rus qe i përshtatshëm.
-Duket sikur e kuptoni shumë Putinin. Por a nuk po bën ai saktësisht atë që po e paralajmëroni, duke krijuar kaos në Ukrainën Lindore dhe duke kërcënuar sovranitet?
Sigurisht. Por, Ukraina ka pasur gjithmonë një domethënie speciale për Rusinë. Qe gabim mos kuptimi i saj.
-Marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Rusisë janë më tendosura tani nga sa kanë qenë në dekada. A duhet të jemi të preokupuar rreth perspektivës së një Lufte të Ftohtë të re?
Sigurisht që ekziston ky rrezik dhe ne nuk duhet ta injorojmë. Mendoj se një rifillim i Luftës së Ftohtë do të ishte një tragjedi historike. Nëqoftëse një konflikt është i shmangshëm, në një bazë që reflekton moralitet dhe siguri, njeriu duhet të përpiqet që ta shmangë.
-Por a nuk e detyroi vendosjen e sanksioneve nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara aneksimi i Krimesë nga forca ruse?
E para, Perëndimi nuk mund ta pranonte aneksimin; disa kundërmasa qenë të nevojshme. Por askush në Perëndim nuk e ka ofruar një program konkret për ta kthyer Krimenë. Askush nuk qe i gatshëm që të luftojë për Ukrainën Lindore. Ky është një gjë objektive. Kështu, njeriu mund ta thoshte se nuk duhet ta pranonim dhe ne nuk e trajtojmë Krimenë si territor rus sipas të drejtës ndërkombëtare - ashtu si vazhduam të trajtojmë shtetet balltike si të pavarura gjatë sundimit sovjetik.
-A do të ishte më mirë që të ndaleshin sanksionet edhe pa lëshime nga ana e rusëve?
Jo, por kemi një numër problemesh me sanksionet. Kur flasim për një ekonomi globale dhe më pas përdorim sanksione brenda kësaj ekonomie, atëherë do të ekzistojë tundimi që vendet e mëdha të cilat mendojnë për të ardhmen e tyre do të përpiqen ta mbrojnë veten ndaj rreziqeve potenciale dhe, teksa veprojnë kështu, do të krijonin një ekonomi globale merkantiliste. Dhe unë kam një problem të veçantë me këtë ide të sanksioneve personale. Do t'ua tregoj se pse. Ne botojmë një listë njerëzish që janë të sanksionuar. Më pas, kur vjen koha për t'i hequr sanksionet, çfarë do të themi? "4 njerëzit e mëposhtëm janë të çliruar nga sanksionet dhe 4 të tjerët jo". Pse këta të katërt? Mendoj se njeriu, kur nis të bëjë diçka, duhet të mendojë gjithmonë se çfarë dëshiron të arrijë dhe si do ta përfundonte atë. Si përfundon kjo?
-A nuk i aplikohet kjo Putinit, i cili e ka vënë veten në një cep? Vepron i shtyrë nga dobësia apo nga forca?
Unë mendoj i shtyrë nga dobësia strategjike e maskuar si fuqi taktike.
-Çfarë do të thotë kjo për çdo ndërveprim me të?
Na duhet të kujtojmë se, Rusia është një pjesë e rëndësishme e sistemit ndërkombëtar dhe, për pasojë, e dobishme në zgjidhjen e të gjitha llojeve të krizave të tjera, për shembull, në marrëveshjen lidhur me proliferimin bërthamor me Iranin apo lidhur me Sirinë. Kjo duhet të ketë preferencë ndaj një eskalimi taktik në një rast të caktuar. Nga njëra anë, është e rëndësishme që Ukraina të mbesë një shtet i pavarur dhe duhet të ketë të drejtën e asociimeve ekonomike dhe tregtare që i zgjedh vetë, por nuk mendoj se çdo shtet duhet të ketë të drejtën që të jetë një aleat në kornizën e NATO-s. Ju dhe unë e dimë se NATO nuk do të votojë kurrë unanimisht për pranimin e Ukrainës.
-Por nuk mund t'u themi ukrainasve se nuk janë të lirë që të vendosin të ardhmen e tyre.
Pse jo?
-Ju po flisni si një superfuqi që është mësuar ta arrijë atë që kërkon.
Jo, Shtetet e Bashkuara nuk mund të diktojnë dhe nuk duhet të përpiqen që të diktojnë. Do të ishte gabim qoftë edhe ta mendoje. Por për sa i përket NATO-s, Shtetet e Bashkuara do të kenë një votë në një vendim të bazuar mbi unanimitetin. Kancelarja gjermane e ka shprehur veten në të njëjtin kuptim.
-Amerika është tejet e polarizuar. Niveli i agresionit në debatin politik është jashtëzakonisht i lartë. A është superfuqia akoma në gjendje qoftë edhe që të veprojë?
Jam i frikësuar rreth kësaj përçarjeje të brendshme. Kur punoja në Washington, lufta politike ishte e ashpër, por kishte shumë më tepër bashkëpunim dhe kontakt midis kundërshtarëve të dy partive të mëdha.
-Në zgjedhjet e pak ditëve më parë, Presidenti Obama humbi edhe shumicën në Senat.
Teknikisht korrekt. Në të njëjtën kohë, Presidenti është i çliruar për të qëndruar për atë çka është e drejtë, ashtu siç veproi Presidenti Harry Truman midis viteve 1946 dhe 1948, kur avancoi Planin Marshall pas humbjes së Kongresit.
-Gara presidenciale e radhës do të fillojë shpejt. A do të ishte Hillary Clinton një kandidate e mirë?
Unë e konsideroj Hillary mike dhe mendoj, se është një person i fortë. Kështu që, po, mendoj se mund ta kryejë punën. Përgjithësisht, mendoj se do të ishte më mirë për vendin nëqoftëse do të kishte një ndryshim në administratë dhe mendoj se republikanët duhet të gjejnë një kandidat të mirë.
-Në librin tuaj, ju shkruani se rendi ndërkombëtar "duhet të kultivohet, jo të imponohet". Çfarë doni të thoni me këtë?
Ajo çka nënkuptoj është se, ne amerikanët do të jemi një faktor i madh për shkak të fuqive dhe vlerave tona. Ju bëheni superfuqi nëpërmjet të qenit i fortë, por gjithashtu edhe prej të qenit i zgjuar dhe largpamës. Por, asnjë shtet nuk është i fortë apo i zgjuar sa duhet për të krijuar i vetëm një rend botëror.
-A është për momentin politika amerikane e zgjuar dhe e vendosur?
Ne kemi besimin tek Amerika se, mund ta ndryshojmë botën nëpërmjet jo vetëm soft power, por edhe forcës ushtarake aktuale. Europa nuk e ka këtë besim.
-Publiku amerikan është shumë ngurrues për t'u angazhuar dhe do të pëlqente përqendrimin në çështjet e brendshme. Vetë Obama flet për "nation building në shtëpi".
Nëqoftëse shikoni në pesë luftërat që Amerika ka bërë qysh nga Lufta e Dytë Botërore, ato kanë pasur të gjitha mbështetje publike të madhe. Lufta e tanishme kundër organizatës terroriste Shteti Islamik ka mbështetje publike të madhe. Problemi është se çfarë ndodh teksa lufta vazhdon. Qartësia rreth rezultatit të luftës është thelbësore.
-A nuk duhet të jetë objektivi më i rëndësishëm mbrojtja e civilëve të vuajtur në Irak dhe në Siri?
Para së gjithash, nuk jam dakord që kriza siriane mund të interpretohet si një diktator mizor kundër një popullsie të pashpresë dhe se popullsia do të bëhej demokratike nëqoftëse e largoni diktatorin.
-Ama civilët po vuajnë, sido që ta përkufizoni atë.
Po, ata po vuajnë dhe meritojnë simpati dhe asistencë humanitare. Lejomëni t'u them se çfarë mendoj se po ndodh. Pjesërisht është një konflikt multietnik; është pjesërisht një rebelim kundër strukturës së vjetër të Lindjes së Mesme dhe pjesërisht një lloj rebelimi kundër qeverisë. Tani, nëqoftëse njeriu është i gatshëm që t'i zgjidhë të gjitha këto probleme, nëqoftëse është i gatshëm të bëjë sakrifica për zgjidhjen e të gjitha këtyre problemeve dhe nëqoftëse mendon se mund të krijojë diçka që do ta sillte një gjë të tillë, atëherë mund të thotë: "Ne do të zbatojmë të drejtën për të ndërhyrë", por kjo nënkupton masa ushtarake dhe vullnet për të përballuar pasojat. Shikoni Libinë. Nuk ka asnjë diskutim se, qe moralisht e justifikueshme të përmbysej Muammar Khadaffi, por ne nuk qemë të gatshëm të mbushnim vakuumin më pas. Prandaj, kemi milici që luftojnë sot kundër njëra-tjetrës. Tani keni një territor të paqeverisur dhe një depo armësh për Afrikën.
-Por po shohim një situatë ngjajshëm të padurueshme në Siri. Shteti po bie dhe organizata terroriste po sundojnë pjesë të mëdha të vendit. A nuk qe ndoshta gabim mosndërhyrja me qëllim që të shmangej kaosi që tani përfaqëson një kërcënim për të gjithë ne?
Gjatë jetës time kam qenë pothuajse gjithmonë në anën e politikës së jashtme aktive, por duhet të dini se me kënd po bashkëpunoni. Keni nevojë për partnerë të besueshëm dhe nuk e shikoj ndonjë të tillë në këtë konflikt.
-Si në luftën në Vietnam. A pendoheni ndonjëherë për politikën agresive atje?
Do ta pëlqenit që ta thoja një gjë të tillë.
-Sigurisht. Ju nuk keni folur shumë rreth saj gjatë gjithë jetës tuaj.
Kam kaluar gjithë jetën time duke studiuar këto gjëra dhe kam shkruar një libër rreth Vietnamit të titulluar "Ending the Vietnam War" dhe shumë kapituj të kujtimeve të mia lidhur me të. Duhet ta kujtoni se, administrata në të cilën shërbeva e trashëgoi luftën në Vietnam. 500000 trupa amerikane qenë dislokuar atje nga administrata Johnson. Administrata Nixon i largoi gradualisht këto trupa, me trupat luftarake tokësore që u larguan në 1971. Mund të them vetëm se unë dhe kolegët e mi vepruam mbi bazën e mendimit të kujdesshëm. Lidhur me drejtimet strategjike, ky qe mendimi im më i mirë dhe veprova me maksimumin e bindjeve të mia.
-Keni një fjali në librin tuaj, në faqen e fundit, që mund të kuptohet si një lloj vetëkritike. Ju shkruani se dikur mendonit që mund ta shpjegonit historinë, por sot jeni më modest kur vjen puna në gjykimin e ngjarjeve historike.
Siç shkruaj, kam mësuar se historia mund të zbulohet, jo të deklarohet. Është një pranim që njeriu e rrit në jetë. Nuk është domosdoshmërisht një vetëkritikë. Ajo çka përpiqem të them, se nuk duhet të mendoni se mund ta modeloni historinë vetëm sipas vullnetit tuaj. Kjo është arsyeja se pse jam kundër konceptit të ndërhyrjes, kur nuk i dini implikimet finale të saj.
-Në 2003, ju ishit në favor të përmbysjes së Saddam Hussein. Gjithashtu, në atë kohë pasojat e ndërhyrjes qenë të paqarta.
Do t'u tregoj se çfarë mendoja në atë kohë. Mendoja se pas sulmit ndaj Shteteve të Bashkuara, qe e rëndësishme që, Shtetet e Bashkuara ta riafirmonin pozicionin e tyre. Kombet e Bashkuara patën çertifikuar shkelje të mëdha. Kështu që mendoja se, përmbysja e Saddam qe një objektiv legjitim. Mendoja se qe jorealiste të përpiqeshe të sillje demokraci nëpërmjet pushtimit ushtarak.
-Pse jeni kaq i sigurtë që kjo është jorealiste?
Për sa kohë nuk keni vullnetin për ta bërë një gjë të tillë për dekada të tëra dhe të jeni i sigurtë se populli juaj ju ndjek. Por kjo ka mundësi që është përtej resurseve të çdo vendi.
-Për këtë arsye, Presidenti Obama po bën luftën kundër terrorit nga ajri nëpërmjet përdorimit të dronëve dhe avionëve luftarakë në Pakistan, Jemem dhe tani edhe në Siri e Irak. Çfarë mendoni për këtë?
I mbështes sulmet ndaj territoreve prej të cilave ndërmerren sulmet terroriste. Nuk e kam shprehur kurrë një pikëpamje publike lidhur me dronet. Ato kërcënojnë më shumë civilë sesa ekuivalenti i tyre shkaktoi në luftën e Vietnamit, por nuk është i njëjti parim.
-Në librin tuaj ju argumentoni, se Amerika duhet t'i marrë vendimet e saj për luftën bazuar në atë çka arrin "kombinimi më i mirë i sigurisë dhe moralitetit". A mund të na e shpjegoni se çfarë doni të thoni me këtë?
Jo. Varet nga situata. Cili është interesi ynë i saktë në Siri? Është vetëm humanitar? Është strategjik? Sigurisht, ju duhet të doni gjithmonë të arrini rezultatin më moral të mundshëm, por në mes të një lufte civile nuk mund ta shmangni shikimin në realitete dhe pastaj të bëni gjykime.
-Duke nënkuptuar se për një periudhë të caktuar kohe, për arsye realiste, mund të jemi në anën e Bashar al Assad, duke luftuar Shtetin Islamik?
Oh jo, jo. Nuk mund të luftonim kurrë me al Assad. Ky do të ishte një mohim i viteve të asaj çka kemi bërë dhe kemi theksuar. Por, haptazi, mendoj se duhet të kemi një dialog me Rusinë, të kërkojmë se çfarë rezultati duam në Siri dhe të formulojmë një strategji së bashku. Qe gabim të thuhej qysh nga fillimi, se al Assad duhet të largohej, pavarësisht se është një objektiv final i dëshirueshëm. Tani që jemi kyçur në këtë konflikt me Rusinë, një marrëveshje lidhur me programin bërthamor iranian bëhet më e vështirë.
-A jeni në favor të një roli më energjik për Europën, veçanërisht për Gjermaninë?
Sigurisht që po. Një shekull më parë, Europa kishte pothuajse një monopol në krijimin e rendit botëror. Sot, ekziston një rrezik që ajo merret vetëm me vetveten. Sot, Gjermania është vendi më i rëndësishëm europian dhe, po, ajo duhet të jetë shumë më aktive. Kam një konsideratë të lartë për zonjën Merkel dhe mendoj se është personi i duhur për ta çuar Gjermaninë në këtë rol. Me që ra fjala, jam takuar dhe kam qenë deri-diku miqësor me çdo kancelar gjerman.
-Oh, përfshi Willy Brandt?
Kam një konsideratë mjaft të lartë për Willy Brandt.
-Jemi paksa të befasuar këtu, pasi pak muaj më parë, në një bisedë midis jush dhe Presidentit Nixon që u bë publike ju e quani Brandt një "idiot të rrezikshëm".
E dini, këto shprehje jashtë kontekstit e ngatërrojnë realitetin. Këtu janë njerëz në fund të një dite cfilitëse që thonë gjëra për njëri-tjetrin, duke pasqyruar gjendej shpirtërore të një momenti dhe kjo ka mundësi të ketë qenë gjatë ndonjë diference në mendim, të cilën as që e kujtoj. Në fillim ne kishim disa dyshime rreth Ostpolitikës së Brandt, por më pas punuam shumë afër me të. Pyesni Egon Bahr, ai do t'u thotë: Pa administratën Nixon, Ostpolitika e Brandt nuk do ta kishte arritur objektivin e saj, sidomos lidhur me çështjen e Berlinit.
-Në Gjermani, ju jeni një politikan mjaft kontradiktor. Kur Universiteti i Bonit donte t'i vinte një katedre emrin tuaj, studentët protestuan. U zhgënjyet apo, më së paku, u irrituat?
E vlerësoj nderimin. Nuk e kërkova katedrën dhe kam marrë dijeni vetëm, pasi ajo u krijua. Nuk dua të jem pjesë e diskutimit, ajo u takon tërësisht agjencive gjermane. Mendoj se, Gjermania duhet ta bëjë ose mos ta bëjë për arsyet e saj.
Zoti Kissinger, ju falenderojmë për këtë intervistë.
nga Der Spiegel

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Rendi i ri botëror sipas Moises Naimit
» Rendi i Ri Boteror - New World Order (NWO)
» Bota drejt një rendi të ri?
» Kapitalizmit Global dhe Rendi i Ri
» Rendi i Ri Anti-Botëror

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi