Kapitalizmit Global dhe Rendi i Ri
Faqja 1 e 1
Kapitalizmit Global dhe Rendi i Ri
Dinamika e Kapitalizmit Global dhe Mungesa e Kundër-Pushtetit çon në Luftë Pa Krye, Katastrofë Ekosistemike dhe Tiraní Globale: ‘Rend të Ri Global’ dhe Kooptim “Superelitar”
Ndërsa revoltat popullore kanë marr dhénë anë e mban globit dhe tensioni’ tyre për ditë shtohet, sidomos në ato vende ku ka shkelur “putra” e FMN-së, bota po ndeshet ―(për herë të parë në historinë e saj), me dinamikën e ‘kapitalizmit financiar global’; një kapitalizëm që karakterizohet nga forca monetare të cilat për herë e më shumë përqëndrojnë kapitalin në një pol të vetëm ―(kapital i cili është në formë kartë-monedheje, aktive dhe resurse natyrale), pra në pak duar globale!
Rrjedhimisht, i gjithë ky revansh akumulimi ekonomik dhe monetar, filloi pas rënies së bllokut komunist, i cili, ndonëse është vetë-shkatërrues nga natyra e tij, ai në anën tjetër, krijonte një ‘kundër-pushtet’ mjaft efiçent në botën imperialiste dhe hegjemoniste që përjetoi bota gjatë shekullit XX. Siç e kam ekzaminuar në vend tjetër[i], vlera e ‘kundër-pushtetit’, është sa e domosdoshme aq edhe e natyrshme.
Dhe është e domosdoshme sepse jeta jonë fillon në familje ku ‘burr’ dhe ‘grua’, ndonëse i painterpretueshëm deri më sot ky ‘pushtet’/power, ata ushtrojnë kundër-pushtet natyral te njëri-tjetri mjaft efiçent duke ‘racionalizuar’ aktet e tyre familjare dhe shoqërore.
Ky ‘kundër-pushtet’ në demokracitë direkte si ajo e Demokracisë Klasike të Athinës, është ekzistent gjithashtu; aty ku ai mungon është te “demokracitë” parlamentare. Kjo është arsyeja bazë që shohim sot këtë masakër, zvetënim dhe genocid këmbëngulës kundrejtë gjithë “pan-spermisë” tokësore!
Natyrisht, nëse dikush do që të kuptoj se cilët zotërojnë ‘pushtetin monetar’, cituar më lart, apo ‘pasuri (in)aktive’, këtë mund t’a kuptojnë qartë dhe dukshëm te të gjithë ata që mblidhen çdo vit në ‘Forumin Ekonomik Global’, në Davos të Zvicrës, të cilët janë pak më shumë se 2500 pronarë ndërmarrjesh shumë-kombëshe dhe 35 leader shtetesh, që ruhen nga më shumë se 4 mijë policë, në varësi të situatave revolucionare, dhe që këtë vit u zhvillua në fund të muajit janar, 2011.
Dhe a mund t’a krahasojmë pushtetin e shoqërive kapitaliste me pushtetin e vendeve “sovrane”? Vetëm në vitin 2007, për shembull, PBB-ja globale u vlerësua të ishte $47 trilionë. Në të njëjtin vit, maja e 250 shoqërive në botë kishin shitje të kombinuara më shumë se $14.87 trilionë, e barasvlerëshme me pothuajse një të tretën e PBB-së globale dhe një sasi që tejkalon PBB-në e Shteteve të Bashkuara ose të Bashkimit Europian ($13.20 trilionë dhe $13.74 trilionë, respektivisht).
Vetëm maja e njëqind shoqërive kishte një vlerë shitjeje më shumë se $9.72 trilionë, dhe shitjet e kombinuara të majës së pesçes (Wal-Mart, ExxonMobil, Royal Duch Shell, BP, dhe General Motors) ishte afërsisht $1.5 trilionë―më i madh se PBB-ja e totalit të shtatë shteteve. Kjo është pasqyra e vitit 2007; pas katër vjetësh, kupola globale vazhdonë të mbledh kapitalin global në pak duar. Kjo është pra ‘SUPERELITA’![ii]
Kështu, sipas shumë raporteve të atyre që janë punësuar nga ‘superelita’ dhe ‘elita kombëtare’, (kjo e fundit i nënshtrohet superelitës) ― ekonomistë dhe jo, vëmë ré, se superelita nuk ka asnjë propozim konkret për zgjidhjen e krizave ekonomike dhe sistemike, të cilat i kanë shkaktuar vet ata, me politikat e tyre të marketingut, monetare dhe luftrat globale, politika të cilat i kemi cituar dhe analizuar në tekstet e kaluar por që do të vazhdojmë të hedhim në vazhdim më shumë dritë mbi to.
Në ndryshim nga analizat e mëparshme, në këtë tekst, do të analizojmë politikën e jashtme amerikane dhe britanike, dhe disa individë që dominojnë ‘konsesusin neoliberal’. Do të ofrojmë edhe disa ide se si mund t’i shmangemi këtij kurthi gjeopolitikë i cili ka për nxitës dështimin ekonomikë të atyre vendeve që e promovojnë paturpësisht dhe deri në të vjellë, duke u ndjekur nga lakéj të nën-shteteve post-medern!
1. Para-Orkestrimi i “Revolucioneve” Global: Rezultat i Kaosit Artificial Korpokratë!
Të para-fabrikosh disidentë dhe revolucione nuk është e vështirë. Pushtetet despotikë e kanë bërë këtë gjë gjatë gjithë mbretërimit të tyre. Një lloj bën sot ‘pushteti neoliberal’: ai parafabrikon “disidentë”, të cilët në mënyrë mediokre, ua atribuojnë krizat e sotme vendore dhe globale, ‘individëve’ dhe jo ‘sistemit’, një sistem i cili i ka rrënjët e tij thellë në histori dhe që është produkt direkt i politikës së ‘imponuar’ monetare.
Ai fillon me mbretin Kroesus, mbret i cili spekuloi për herë të parë në historinë humane me ‘politikën monetare’, dhe që u përcoll te mbrétërit e tjerë mesjetarë dhe deri te themelimi i parë i këtij sistemi, në vitin 1694, në Angli, ku u themelua edhe ‘banka e parë fraksionale’. Pra ishte themelimi i bankave që sollën format e para shtetërore dhe jo e kundërta.
Kështu, duke u ekspansionuar politika monetare, një lloj u ekspansionua edhe shteti. Ai u konceptua universal, sipas konceptit Platonian, vetëm se ky i fundit, nën-kuptonte një qytet, jo një shtet konvencional! Këtë keqinterpretim e bëri në menyrë mediokre Monteskuieu, babai i “demokracisë” Amerikane. Në të njëjtën periudhë, lindën edhe ideologjitë universale, me atë që spikati më fortë: komunizmin! Autor i kësaj ideologjie, ishte vet Karkl Marksi.
Por sidoqoftë, sot jetojmë jashtë dëshmisë së Marksit: ekonomisë shtetërore. Sot jetojmë ‘ekonominë globale’, që sikurse e kam cituar në vend tjetër[iii], ajo është një marrëzi totale.Dhe sot ekonomia nuk mbeshtetet thjesht në tre instrumente bazë, sikurse Marksi ishte i detyruar të analizonte, pra në bronx-flori dhe ‘pará dekrete’, por në shumë të tjerë: bonde qeverish dhe ndërrmarrjesh private dhe shtetërore; derivativë; swap-e ose tramba; aksione; stoqe bursash; CDR-ët ose bondet e FMN-së; kontrata CDS për bonde, eurobonde, etj si këto janë brenda sistemit kapitalist. Pra jetojmë një kaos të vërtet ekonomikë që për forcë ka manipulimin njerëzor!
Në këtë mënyrë, me shpërthimin e doktrinës neoliberale, pas vitit 1970-, e cila favorizon korporatat shumë-kombëshe, shteti u kredh ngadalë nga faqja e dheut deri sa të përbëjë lojë fjalësh sesa politikë në vetë-vete. Nuk është çuditshme atëherë, që sot të shohim një zgjatje të pushtetit, nga ai kombëtar në atë supranacional, respektivisht, B.E., me gjithë institucionet e tjerë globalë, FMN etj; ku tashmë ky pushtet mund të konsiderohet më shumë ‘centrifugal’ sesa ‘centripetal’.[iv]
Centrifugal, sepse pushteti ekonomik dhe politik nuk bazohet më te vendimet parlamentare (por që s’janë absolutisht demokratike), por te vendimet e kësaj ‘kaste globale’, ku interesat e koropratave, dominojnë ato kombëtare! Kjo është arsyeja, që shumë vende, sikurse është Britania e Madhe, ndonëse e udhëhequr nga të ashtu-quajturit “konservatorë”, ka ndezur motorrët për të privatizuar gjithçka, nën justifikimin dhe propagandën e “Big Society”.
Në fakt, kryeministri David Cameron, e justifikon propagandën e fundit të tij rreth “Shoqërisë së Madhe”, sipas arsyetimit që vijon:
Zhvillimin e pushtetit nga niveli më i ulët me qëllim që lokalitetet të marrin nën kontroll fatin e tyre; duke hapur shërbimet tona publike, duke ngarkuar me besim profesionistët dhe me pushtet duart e njerëzve që ata u shërbejnë; duke nxitur vullnetarët dhe veprimet sociale me qëllim që njerëzit të kontribuojnë më shumë në komunitetin e tyre.[v] (theksi u shtua)
Kështu, Kameron, na jep edhe disa shembuj se si do të “pushtetojë” nivelet e ulëta popullore, dhe ai citon:
...nëse fqinjët duan të marrin në dorë një Postë, park apo kënd lojrash, ne do t’i ndihmojmë ata. Nëse një institucion bamirësie ose një grup besimtarësh do të organizojë një shkollë të re dhe të madhe në sektorin shtetëror, ne do t’i lëmë ata. Dhe nëse dikush do që të ndihmojë fëmijë, ne do të fshijmë proceverbalet kriminale, shëndetësore dhe ligjet e sigurisë që i ndalon ata...ne jemi në procesin e hapjes së biliona stërlinash që kanë vlerën e kontratave qeveritare me qëllim që insitucionet bamirëse dhe ndërrmarrjet sociale mund të konkurrojnë me njëra-tjetrën![vi] (theksi u shtua)
Ndërkohë, Nick Clegg, zëvendëskryeministër, luan rolin e “fraksionistit” konservator, duke cituar: ju nuk duhet të besoni asnjë qeveri, në të vërtet, as edhe këtë. Ju nuk duhet të besoni qeveri ― dhe pikë. Prirja natyrale është të mbledhësh pushtet dhe informacion.[vii] Pa u çuditur fare nga qëndrimi “fraksionist” i tij, një studim i rradhës zbulon se partia në pushtet u sponsorizua nga financierë Londinez, vitin e kalur, në më shumë se 50%, të t’gjithë kapitalit të saj, duke nxitur pretendimet se kjo qeveri është ‘skllave’ e bankave![viii]
Dhe pas avokatimit të tij politikë për pushtetimin e popullit, Cameron, harron të shfuqizojë ‘ligjin e konkurrencës’, i cili, pikërisht, përpjekjet lokale i sfidon duke i nxjerrë në tender, dhe kompanitë globale, ku ligji komercial dominon, vendosin dhe vulosin të ardhmen e një komuniteti! Sa mundësi ka atëherë, pushteti lokal, që të pushtetojë popullin apo shoqërinë e madhe që Cameron propagandon, në kuadrin financiar që Anglia dhe vende të tjerë gjënden?
Kuadri financiar, sikurse u tha më lart, tashmë dihet: ai është global dhe ai që dominon quhet ‘globalist’! E thënë në fjalë të tjera: tregu lokal nuk ka mundësi të vetë-menaxhohet apo të vetë-kontrollohet, për të vetmen arsye, se ai gjëndet në kuadrin e konkurrencës së spekulimeve globale, monopolizimit të resurseve vendore dhe nën dritën e tenderave ku shteti konvencional e ka legjitimuar këtë të “drejtë” përmes “demokracisë” parlamentarëve dhe jo vendimeve popullore!
Pra tregu i sotëm karakterizohet nga monopolizimi e resurseve, por tashmë në nivel global. Ai ka akses në të gjithë vendet e botës dhe ajo që kërkon ky treg me ngulm është privatizimi i burimeve natyrale globale, me qëllim që të avancojnë ideologjinë e tyre pushtuese dhe natyrisht uzurpuese.
Në terma praktikë kjo d.t.th., se çfarëdo lloj ndërrmerrjeje që dikush do të ndërmerrte në nivel lokal, kolektiv apo individual, kjo përpjekje do të dështonte shumë shpejt. Dhe do të dështonte, sepse, tregjet janë të hapur; kapitali dhe të mirat materiale qarkullojnë lirshëm; punëtorët gjithashtu; dhe shërbimet financiare janë universale,[ix] dhe përpara se kapitali të shkojë në shërbim të komunitetit ai filtrohet më parë nga instrumentët e shumë-kombsheve (bankat, punëtorët, burimet natyrale). Dhe ato duhet të jenë kështu sepse vetëm në një situatë të tillë favorizohet shfrytëzimi maksimal i dinamikës punëtore.
Dhe jo vetëm: ato i shërbejnë absolutisht hegjemonizmit amerikanë. Për më shumë, ky hegjemonizëm, ka marrë forma shumë më negative në terren në krahasim me të kaluarën dhe tashmë globi gjëndet me të vërtet përpara degradimit total, dhe e gjithë kjo si rezultat i adoptimit të politikave kaotike dhe sistemike që do të analizojmë në vazhdim!
2. ‘Kaosi’ Global: Rruga e Vetme për të Mbijetuar ‘Hegjemonizmi Amerikanë’!
Perandoritë, që nga lashtësia, përveç rrugëve të shtypjes së popujve dhe ekspansionit të tyre territorial, kanë përdorur mjaft mirë doktrina apo dogma të cilat kanë për qëllim ‘ndarjen pushteteve’ në forma më të vogla, që në histori është përcjellë, si maksimë, dhe kjo është, kush tjetër...: ‘përçarja dhe sundimi’, skalitur nga latinët, të cilët, këtë maksimë e pagëzuan ‘Divide ud Regnes’, dhe praktikuar për herë të parë historikisht nga Izraeliti Gabinius, dhe më vonë nga Jul Çezari. Ky është një princip kryesisht ushtarak, por edhe politik dhe ekonomik, që ka për qëllim të fitojë pushtet duke ndarë pushtete të tjerë, në pushtete më të vegjël, me qëllim që të mos fuqizohen.
Ndërkohë sot, në nivelin ekonomikë, kjo dogmë është realizuar përmes promovimit të ‘individualizmit’ brenda kapitalizmit; ky i fundit është produkt i bankave dhe i shoqërive të para kapitaliste duke u ndihmuar këto të fundit nga teoritë universale, përpunuar nga autorë të ndryshëm, sidomos ato pozitivistë, me arkitekt Auguste Compte. Kjo dogmë është përdorur edhe nga Rusët, në revolucionin e Tetorit kundër lëvizjes së Bardhë, me qëllim që të themelonin një Parti Komuniste.[x]
Sot kjo dogmë, praktikohet mjaft thekur nga Britanikët, duke u ndjekur nga Amerikanët. Dhe pikërisht, ky është roli i institucioneve globale: të ruajnë një regjim ku ndarja e pushteteve të rezultojë në efiçencë të pushtetit më të madh. Dhe natyrisht, ia kanë arritur mjaft mirë qëllimit!
Kështu, pas krizës ekonomike së sotme, e cila është një krizë që shfaqet pothuajse çdo dy-tre dekada, në një sistem universal, tiranik dhe ekspansionist, dhe që shpërtheu në fund të 2007-tës dhe fillim të vitit 2008-të, solli një reformë të re për hegjemonizmin amerikanë: ‘reformën e krijimit të kaosit global’, më qëllim ruajtjen e dominancës globale.
Kaosi krijohet pikërisht nga këto institucione globale, të cilat, herë-pas-here pohojnë se nuk kishin mundësi (dhe as nuk mund të kenë...) të parashikonin dukuri ‘fluskash’ dhe krizash ekonomike, sidomos ajo e FMN-së, e cila ka marrë një pjesë të rolit të promotorit të kësaj dogme, të cilës shumë “akademikë” shqipatrë i thurin lavde dhe e kanë për qokë![xi] Por, krijimi i institucioneve global ka çuar në luftë ekspansioniste globale midis protagonistëve; një luftë që karakterizohet nga një përpjekje për të penetruar dhe uzurpuar të mirat materiale globale, qoftë edhe përmes kaosit, e cila, natyrisht, udhëhiqet nga politika e jashtme amerikane!
Në fakt, Zbigniew Brzezinski, një polako-amerikan gjeopolitikan, këshilltar i Presidentit Jimmy Carter (1977-1981), për marrë-dhëniet me jashtë, është frymëzuesi i kaosit të tanishëm global, përmes një kombinimi “teknetronik”, i cili, përshkruhet si teknikë superelitare, e cila duhet të ketë për synim mbajtjen nën mbikqyrje dhe nën kontroll sjelljen e masës, dhe që i takon asaj t’a ushtrojë këtë teknikë duke qënë e pajisur teknologjikisht, e cila, gjoja di se si zgjidhen proplemet konkrete me metodologji shkencore dhe që në thelb, ky kontroll duhet t’i ushtrohet kaosit, me qëllim që të mbajë hegjemoninë amerikane në përjetësi!
Siç duket qartë, ‘Divide ut regnes’ nuk është e mjaftueshme për Brzezinski-n; kështu SHBA duhet të krijojë kaos me qëllim që të mbajë nën kontroll ‘zgjimin’ e tanishëm global ose e thënë në fjalët e tij: e vetmja alternativë për një rol Amerikanë konstruktivë është kaosi global!
Ky konkludim, i këtij gjeopolitisti, vjen si pasojë e situatës prezente e cila konsiderohet si ‘zgjim global’ i forcave punëtore apo nën-klasës siç janë mësuar t’a quajnë elitat, kundrejtë elitave, dhe Brzezinski propozon, se presidenti amerikanë duhet të ri-fitojë legjitimitetin global duke drejtuar një përpjekje kolektive për më shumë sistem gjithëpërfshirës të drejtimit global! Pa u çuditur aspak, ky individ, plan dhe marshim hegjemonist, nga proponentë të elitës universitare vendore, sikurse është Moikom Zeqo[xiii] paraqitet në mënyrë mediokre, si demokrat, në fjalët e tij: Brzezinski, konsiderohet si realist, profet dhe proponent i vlerave demokratike!
Kështu, me qëllim që të ri-fitojë ligjësinë e hegjemonistes, SH.B.A., duhet të zbatojë, sipas Brzezinski-t, katër hapa ose faza strategjike: bashkim, shtrirje, angazhim dhe paqe. Bashkimi lidhet me përpjekjen e ri-themelimit të një sensi qëllimplotë të ndarë midis Amerikës dhe Europës... . E vetmja zgjidhje praktike është të kultivosh një dialog të matur midis SHBA-së dhe tre vëndeve Europiane, që kanë një orjentim global: Britani, Franca dhe Gjermania.
Të shtrish, ka lidhje me një përpjekje të matur për të ushqyer një koalicion më të gjerë të lidhur me principet e ndërvarjes dhe përgatitje për të luajtur një rol duke promovuar një drejtim më efektivë global. Në këtë mënyrë, disa formula për këshillime të shpeshta me qëllim rradhitjen e një kompozicioni nga G-14 në G-16 duhet të ndahet për të sjellë bashkë vendet me influencë gjeopolitike por edhe me peshë ekonomike.
Të angazhosh d.t.th., sipas tij, kultivimin e zyrtarëve të lartë përmes bisedave jozyrtare midis pushteteve kyç, sidomos SH.B.A., triada Europiane, Kina, Japonia, Rusia dhe mundësisht India.
Dhe, të paqësosh kërkon një përpjekje të matur nga SHBA për t’iu shmangur moçalimit në hapësirën midis Suezit dhe Indisë. Me këto politika të ravijëzuara, Brzezinki përfundon se Obama me dhuntitë e tij intelektuale dhe retorike mund të promovojë hegjemonizmin Amerikanë![xiv]
Por si mund të flasësh për ‘paqe’, kur në thelb është ‘lufta’ për hegjemoninë amerikane, e cila kultivohet dhe ruhet përmes kaosit global, që Brzezinki propozon, duke ‘kooptuar’ elitat vendore, lëvizjet popullore dhe organizata të ndryshme?! A s’duket ky një këndvështrim pezhorativ? Si mund të krijosh ‘paqe’ kur krijon ‘kaos’?! A s’është kaosi luftë? Natyrisht, ky arkitekt i elitës transnacionale, zëvendëson fjalën ‘luftë’ me ‘paqe’!
Dhe kjo strategji e politikës së jashtme amerikane shoqërohet edhe me sulmin e organizatave të brendshme, psh: ‘Lëvizja e të Drejtave Civile’, themeluar në vitin 1950, nga zezakët e Amerakës, nën regjimin e mafies Hoover, me udhëheqës Martin Luther King, i vrarë ky i fundit nga elita amerikane, në 4 prill të vitit 1968, një vrasje e cila iu atribua ‘viktimës shlyese’ (!), James Earl Ray-it, (por që në fakt ‘cjap i shushavës’ ishte vet Hoover), i cili vdiq në burg, dhe që në vitin 1999 kjo vrasje u ri-gjykua, duke dhënë verdiktin e mëposhtëm:
Loyd Jowers, pronar i Grill-it të Jim-it, kishte marrë-pjesë në një konspiracion për të vrarë King-un, një konspiracion që përfshinte J. Edgar Hoover dhe FBI-në, Richard Helms dhe CIA-n, ushtrinë, Departamentin Policor Memphis (DPM), dhe krimin e organizuar. Ky verdik shfajësoi James Earl Ray i cili kishte vdekur në burg![xv]
Kështu, pas vdekjes së King, kjo lëvizje gradualisht u kooptua nga konsesusi elitar. Kooptim s’do të thotë asgjë tjetër sesa përfshirje në punët e elitës edhe nëse një organizatë politike nuk dëshiron të përfshihet dhe lënia e “lirë’ e “kundërshtimit”, operimit të saj dhe krijimin e përshtypjes se elita “lejon” “kundërshtarë” në terren me qëllim që të kundërshtohen veprimet e elitave në sipërfaqe por mos të dëmtohen në thelb, d.m.th., mos të përmbyset pushteti i saj ekonomik dhe rrjedhimisht edhe ai politik.
Kështu, Brzezinski u integrua në Këshillin Amerikanë të Marrdhënieve me Jashtë, nga David Rockfeller, pas publikimit të librit të tij, në vitin 1965, ku të dy prezantuan idenë e takimit të grupit tripalësh (SHBA, Europë, dhe Japoni) në takimet vjetore të Bilderbergut. Kështu, në Korrik të vitit 1972, shtatëmbëdhjetë burra të fuqishëm u takuan në pronën e David Rockfeller, në Nju Jork, për të planifikuar krijimin e një komisioni tripalësh, komision i cili përfundimisht u krijua në vitin 1973. Ky komision më vonë u dominua nga konkluzionet e Samuel Huntington, i cili në librin e tij aludonte se bota ka nevojë më shumë për autoritet sesa për demokraci![xvi]
Pasi mbaroi lufta e ftohtë dhe NATO (Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut) me kapitalizmin dhe ekonominë e marketingut doli “fitimtare”, amerikës i duhësh që të ri-përcaktonte konturet dhe detyrat e saj të reja, dhe në vitin 1992, nën komandën e Dick Cheney etj, shkruan një dokument që të udhëzojë politikën e jashtme Amerikane të erës së post-luftës së Ftohtë, e njohur rëndom si Rend i Ri Global.
Dokumenti udhëzues për Planin e Mbrojtjes rrodhi në vitin 1992, dhe zbuloi se, ―në një qëndrim politikë të gjerë dhe të ri që është në fazën e tij edituese, Departamenti i Mbrojtjes pohon se misioni Amerikanë politikë dhe ushtarak në erën e post-luftës së ftohtë do të jetë që të sigurojë se asnjë superfuqi rivale nuk lejohet të lind në Europën Perëndimore, Azi, ose në territoret e ish-Unionit Sovjetik, dhe kjo ―Dokumenti i klasifikuar e bënë çështjen se bota do të dominohet nga vetëm një superfuqi pozicioni i së cilës mund të përjetësohet me sjellje konstruktive dhe pushtet të mjaftueshëm ushtarak për të penguar çdo shtet ose grup shtetesh nga sfidimi i epërsisë Amerikane.
Për më shumë, ―drafti i ri, skiconte një botë në të cilën është vetëm një pushtet ushtarak dominant udhëheqësit e së cilës duhet të mbajnë mekanizmat për të penguar konkurrentë të mundshëm nga qoftë edhe nga ata që frymëzojnë një rol më të gjerë rajonal apo global.
Midis sfidave të nevojshme kundrejtë epërsisë Amerikane, dokumenti, postuloi luftra rajonale kundër Irakut dhe Koresë së Veriut, dhe identifikoi Kinën dhe Rusinë si kërcënuesit e saj më të mëdhenjë. Ai sqaron më tej se SH.B.A., mund të konsiderojë gjithashtu zgjerimin e angazhimit të sigurisë së vëndeve të Europës Lindore dhe Qëndrore njëlloj me ato që janë zgjeruar në Arabinë Saudite, Kuvait dhe shtete të tjerë Arab përgjatë Golfit Persian.[xvii]
Sipas këtij zhvillimi, nuk është e çuditshme aspak që luftrat amerikane të jenë ligjësuar në botën tonë nën dhunën e pushtetit të frikës shumë-dimensionale shkaktuar nga pushtete dogmatikë dhe tiranikë.
Nuk është i çuditshëm as ‘konsesusi neoliberal’ për të cilin do flasim në vazhdim; as gjunjëzimi e shteteve të vegjël; as edhe thurja e lavdeve nga opinionistët dhe “akademikët” shqiptarë për “demokracinë” amerikane; fundja, ata nuk përpiqen t’a njohin në thelb këtë politikë, por mjaftohen te propaganda amerikane dhe europiane dhe te servilizmi i tyre; por sidoqoftë, ky hegjemonizëm, mbart fundin e tij, sado i sofistikuar që të bëhet.
Por ky, është plani i jashtëm amerikan; plani i brendshëm është më tiranik. Amerika, që nga 9/11 i 2001, d.m.th., me rrënimin e dy kullve në mes të Nju Jorkut, në emër të ‘terrorizmit’, miratoi Aktin e Patriotit, duke kufizuar ashpër të drejtat e emigrantëve dhe qytetarëve amerikanë. Por ky shtrëngim ka ardhur duke u rritur, sikurse një profesor amerikanë citon:
Gërryerja graduale e lirive tona civile erdhi në formën e përgjimeve të bisedave telefonike pa autorizim gjykate, abuzimi i Aktit PATRIOT i SH.B.A-së, Sistemi i Regjistrimit të Sigurisë së Hyrje/Daljes (NSEERS), Akti i vërtetë i ID, Akti Ushtarak i Komisioneve, Mos Fluturimi dhe Listat e Rekrutëve, Abuzimi i Meterialeve të Statutit së Dëshmisë, Sulme mbi Lirinë e Akademikëve dhe monitorimi i grupeve paqësore.[xviii]
Kjo situatë ka çuar në krijimin e një shteti policesk dhe tiranik të dimensioneve të paprecedent në historinë humane; sikurse një tjetër analist në Uashington Post citon:
Prirja e qeverisë [amerikane] që nga 11 Shtatori 2011, për të operuar në fshehtësi dhe duke u fshehur pas doktrinës së të “fshehtave shtetërore” e një dege ekzekutivi ka dëmtuar sigurinë tonë kombëtare afatgjatë dhe karakterin kombëtar. Ajo ka, duke sakrifikuar mirëqënien e përgjithshme të Amerikanëve dhe liritë civile, sjellë në pah një kompleks mbikqyrjeje ushtarake-industriale-inteligjente të vazhdueshëme nga kongresi![xix] (Theksi u shtua)
Kjo situatë terrorizmi brenda ish-vendit më të lirë në botë ka çuar në burgosje të shumë qytetarëve të pafajshëm pa afat dhe pa paralajmërim (kujto, Guantanamo), madje pa udhër prokurorie dhe gjykate; përgjime elektronike nga një numër i papërcaktuar agjencishë private; punësimin e një spiunazhi të paprecedent në historinë kushtetuese amerikane; cënimin e lirisë edhe brenda në familje; krijimin e një gjykate të fshehtë; etj si këto.
Kështu, Amerika, vendi i fundit i lirisë tashmë është në rrezik dhe po shkon drejt një sistuate që globi e ka përjetuar shumë herë por jo në këto përmasa. Këto zhvillime janë treguesit e parë të rënies së një Perandorie dhe bashkë me rrënimin e ekonomisë amerikane ato përbëjnë domosdoshmëri të përjetësimit të luftës globale si pjesë e gjeostrategjisë së saj. Kështu, e gjëndur në këtë kuadër, ‘demokraci’ për elitën amerikane është velloja i saj strategjike: plaçkitja e globit dhe masakrimi i tij!
Ky është pra principi ideologjikë pas kuintave politike, ekonomike dhe institucioneve shoqërore që dominon aparatet e pushteteve: të kontrollojë popullin dhe të ruaj ekspansionin e autoritetit qëndror. Demokraci d.t.th., në këtë kuptim thjesht një ruajtje e një ‘imazhi’ demokracie, për legjislativin, gjyqësorin, dhe ekzekutivin, dhe natyrisht votimet! Nga ana tjetër, ky kaos global dhe autoritativ i parafabrikuar, krijon kushtet për luftë dhe revolucione; kjo është arsyeja, që sot shohim revolta popullore anë e mban globit, revolta të cilat natyrshëm do të shtohen më shumë.
Kaosi global kërkon shpenzime marramendëse për t’u ruajtur: Universitetet kontribuojnë!
Në fakt, vetë ekonomia kapitaliste është kaotike e cila në zemër të saj mbart monedhën si instrument ekonomik. Kjo ekonomi, është praktikuar në këtë mënyrë, jo sepse ishte ‘gjenealogjike’, e pranuar demokratikisht dhe e natyralizuar mbi qënien humane, por sepse është produkt i imponuar nga politika monetare, e cila ka qënë pronë e mbretërve, denbabadén.
Sot kjo politikë, ka përfshirë edhe grupe të tjerë pushtetar: politikanët vendor dhe gjithë fraksionet e tyre subjektivë; pronarët e shumë-kombsheve me gjithë konceptet e tyre eugjenike, dmth, domonimi dhe përkryerja e një specieje super-elitare e cila të nënshtrojë dhe kontrollojë ato specie që s’janë të denja për t’u vet-kontrolluar; elitat fetare me gjithë konceptet e tyre qyl-synuese etj., ku mbreti luan një rol dytësor dhe jo esencial. Të gjithë këto pushtete mbështeten te spekulimet monetar, cituar më lart.
Por, sikurse kemi cituar përgjatë këtij studimi, akumulimi i pushtetit ekonomik përmes kapitalizmit, ka çuar superelitën në shpenzime marramendëse, shpenzime të cilat kryhen në sektorë të ndryshëm të shoqërisë civile me qëllim përjetësimin e kaosit dhe oligarkisë globale në njëmendësi me atë vendore, dhe ajo fillon manipulimin e saj që në Universitete:
Superelita sponsorizon dhe promovon studimet që asaj i shkojnë për shtat; disa prej tyre, janë të gjithë ato studime që dikush ndesh në pjesën më të madhe të universiteteve, sidomos ata që konsiderohen super-elitarë.
Disa prej tyre janë Harvard; Yale; Cambridge etj., ku studiojnë bij dhe bija, të superelitës. Këto studime karakterizohen më shumë nga njëjtësimi e metodologjive shkencore, sesa nga respektimi i metodologjive gjenealogjike, dmth, ato synojnë të zhdukin gradualisht metodologjitë ‘etnologjike’, (përtej atyre që citojnë në preambulatë e tyre) të cilat kanë për qëllim të unifikojnë shkencën teknike në një të tërë, në shërbim dhe interesit të plotë të shumë-kombsheve.
Në vija të përgjithshme, këto studime justifikojnë eksplorimin e tyre nën arsyen se bota ka nevojë të shmang problemet e saj përmes një mobilizimi dhe vendimi global. Më konkretisht, d.t.th., se diçka e tillë imponon një ‘qeveri globale’, e cila do të jetë pronë e atyre që menaxhojnë burimet natyrale të mëmës tokë, cituar më lart. Ky zhvillim gjeneron kuadro dhe punëtorë ri-ciklues të cilët natyrisht janë pronë e korporatave dhe hierarkisë globale.
Gjithashtu, këta universitete elitarë, tentojnë të uzurpojnë njohurinë dhe autonominë e universiteteve kombëtar.
Një shembull konkret është Deklarata e Bollonjës, e cila, kishte për qëllim unifikimin e kualifikimit universitar, me qëllim që të siguronte konkurrencën ndërkombëtare të ekonomisë europiane kundrejtë ekonomive konkurrente të bllokut atlantiko-perëndimor (NAFTA) dhe të ekonomive Aziatike.
Natyrisht që ky zhvillim ishte si rezultat i ekonomisë së marketingut dhe fleksibilizimit të tregut të punës që ekonomia globale e marketingut imponon, d.m.th., të ofrojë unifikim esencial të tregut të punës për sa i përket deregullimit të tregut —por jo lëvizjen e tij i cili pengohet me çdo lloj mënyre, sidomos nga Jugu drejt Veriut, me qëllim që i pari të ofrojë avantazhet krahasuese ku ofrohen te shumë-kombshet e të dytëve.
Në fjalë të tjera, unifikimi i sistemeve kualifikuese përbën homogjenizimin e tregut të punës që imponon ndërkombtarizimi i ekonomisë së tregut.[xx]
Superelita me qëllim që të sigurojë ‘mbledhje’ të qeta dhe pa dëme fizike nga anti-globalistët, ndonëse këta të fundit kooptohen lehtë, duhet të paguaj shuma të mëdha për të ruajtur këtë rend.
P.sh., Forumi Ekonomik Global është një organizatë e dominuar dhe e paguar nga korporatat e mëdha: më shumë se tridhjetë sponsorizues paguajnë çdo vit $300,000, si pagesë e rregullt, ndërsa një grup i përbërë nga pothuajse njëqind persona paguajnë mesatarisht $150,000, dhe më shumë se dyqind anëtarë të tjerë paguajnë më shumë se $30,000 në vit për pjesë-marrjen.[xxi] Pra flasim për një shumë prej $25 milionë dollarë të cilat shërbejnë për të siguruar mbledhjet e superelitës.
Natyrisht që në këtë shumë futen 4000 mijë policët, cituar më lart, dhe gjithashtu, kamerat dhe televizionet me amplitudë globale. Por ajo që është e rëndësishme të citojmë këtu, është se të gjitha këto mbledhje superelitare nuk ofrojnë asnjë zgjidhje konkrete për ekonominë, por vetëm varfërim, izolim dhe degradim të mëtejshëm të kombeve dhe të klasës punëtore globale ku ekositemi rrezikon degradim të mëtejshëm!
Nëse dje, pra në antikitet, mbretërit kishin nevojë për ushtarë, me qëllim që të ruanin sigurinë e mbretërisë së tyre, sot, ngaqë mbretëria është globale, përveç ushtrisë, që në rastin konkret është NATO, e cila, luan rolin e kësaj ushtrie, superelita ka adoptuar një sërë masash të tjera për të siguruar hegjemoninë korporative: telekamera brenda qyteteve me qëllim që të ruhet rendi dhe paqja brenda mbretërive të tyre.
Në këtë rast, telekamera luan rolin e syrit ndëshkimor, meqënse, syri magjikë jashtë-tokësor (Zoti!) po venitet, kundrejtë atyre, që nuk mbushin dot barkun me bukë; pasaporta biometrike, ku informacioni është nën pronësinë e po të njëjtës kastë, pra private; në rastin e Shqipërisë, informacioni i qytetarëve të saj ka shkuar në Bruksel me vendim të Parlamentit Europian dhe nën justifikimin e direktivave europiane të “sigurisë”!
Por kontrollet kanë marrë edhe forma të tjera, si p.sh., lindshëmria të kotrollohet përmes sterilizimit të organeve riprodhuese ku medikamenteve u injektohen substanca që shkaktojnë sterilizim, të cilat janë pronë e monopoleve të po të njëjtës elitë, dhe që shkojnë tek ata popuj që konsiderohen se kërcënojnë ekuilibrin e ekosistemit, ose janë të papërshtatshëm dhe të padëshirueshëm për të jetuar, me qëllim që të bier numri i popullsisë, ose duke emetuar në hapësirë, sëmundje gripale, të cilat dëmtojnë ato masa njerëzish që kanë një sistem imunitar të dobësuar; zakonisht janë ata njerëz që vuajnë për bukën e gojës, vuajtje që shkaktohet nga monopoli i drethërave superelitar; etj.[xxii]
Pra flasim për një perandori të “padukshme” dhe të “pa-kapshme” nga televizionet global dhe vendor! Kjo natyrisht nuk është se media s’ka mundësi, por televizionet transmetojnë ato lajme që nuk dëmtojnë avancimin e ideologjisë neoliberale, ku fundja, janë pak ata, që merren me studimin e kësaj kasaphane korporative.
Fundja, televizionet janë pronë e elitave vendore dhe e superelitës, që d.t.th., më tej se, gazetarët marrin pjesë në krimin masivë global, ndoshta edhe pa e ditur, por sidoqoftë, bashkëpunimi në krim, është i pashmangshëm! Nuk është atëherë aspak e çuditshme dhe duke patur si qokë luftën në Libi dhe më tej, udhëhequr nga NATO dhe sipas strategjisë së superelitës, që një ndër “gladiatorët” dhe kundërshtarët e paepur të sistemit kapitalist global, filozofi politik, Fotopoulos, të konkludojë në një ndër analizat e tij të fundit se:
...fakti që e Majta e Degjeneruar nuk protestoi kundër luftës në Libi mbart rreziqe vdekjeprurës për paqen ndërkombëtare dhe kjo në epokën tonë, meqënëse është e dukshme se kjo ekspeditë, që u mbështet indirekt nga pjesa më e madhe e të majtës ndërkombëtare, përbënte thjesht provën generale për ekspeditat kriminale të përgatitura për Sirinë, Iranin, dhe Libanin që kanë për qëllim jo vetëm inkorporimin e çdo regjimi jo klintelist në Rendin e Ri Global por edhe te “zgjidhja” përfundimtare e çështjes Palestineze, me kompletimin e kombzhdukjes (ethnokatharsit) së Palestinezëve që ka shpërthyer këtu e 60 vjet.
Dhe jo vetëm! Gjithëdinamikën totalitare të elitës mbikombëtare që do të shënojë suksesin e këtyre synimeve sinjalizon edhe shkatërrimin e çdo rezistence kundër globalizimit neoliberal, i cili do të themelohet si Rendi i Ri Global për shumë shekuj, në Mesjetën e re që po lind, përpara së cilës Mesjeta e vjetër do të duket si parajsë...[xxiii] (Theksi u shtua)
Dhe nëse shtojmë borxhin amerikanë, i cili është për çdo amerikanë (300 milionë) më shumë se $500 mijë ku 1% e oligarkisë amerikane kontrollon më shumë 40% të pasurisë vendore; dhe ndotjen e ekosistemit me elementë kimik, manipulimin e motit dhe spërkatjen e bimësisë nga gjeoinxhinierë që përfaqësojnë pushtete kaotikë! ― të elitës kapitaliste globale, ku vetëm në një zonë malore të Amerikës, Kalifornia, uji është i ndotur dhe i helmuar në nivele alarmante në saj të spërkatjes shumë-vjeçare, me 61000 mikrogram alumin për litër, 61 herë më shumë se ç’duhet (plus barium dhe stroncium, respektivisht 83-343) duke kontaminuar, toksikuar dhe vrarë gradualisht mikroorganizmat e tokës, të cilët janë të domosdoshëm për ndërveprimin saj, tokë e cila, mbart pehásh (pH, forcë hidrogjene) neutral prej më shumë se 6.8 ku niveli normal duhet të jetë midis 4.5-6.0, nën justifikimin se elita po ftoh planetin, shkaktuar nga shoqëritë konsumeriste dhe dioksidi i karbonit i çliruar nga ato!...; dhe e gjithë kjo katastrofë, fillon që nga koha kur amerika miratoi privatizimin e motit 50 vite më parë[xxiv]; atëherë, mund të konkuldojmë se jeta globale në tërësi është seriozisht në rrezik dhe sistemi kapitalist me ekonominë e marketingut dhe të ndërkombtarizuar po shkon drejt një katastrofe ekologjike të padëshmuar ndonjë herë në historinë humane![xxv]―(shih gjithashtu referencat e Le Monde)
Kështu, në pjesën tjetër do flasim për impaktin masivë që pësojnë vendet e vogla nga globalizimi i ekonomisë, marshimi i perandorisë së superelitës dhe hapjes së gjithçkaje me qëllim që Redi i Ri Global të shij grurë aty nuk i takon! Do të paralelizojmë ekonominë tonë me atë greke dhe do të identifikojmë simptomat e përbashkëta të tyre.
Gjithashtu, do të shohim se ekonomia greke nuk kapitulloi sepse politikanët e saj kishin fshehur borxhet, ashtu sikurse propagandon elita vendore në njëmendësi me atë globale bashkë “akademikët”, por sepse vet sistemi kapitalist global çon në kapitullim dhe rezultate shkatërrimtare. Do të shohim kështu në më shumë detaje edhe kapitullimin e pashmangshëm të Shqipërisë, krijuar natyrisht nga naiviteti i “elitës” dhe “inteligjencës” sonë vendore!
Nga Ylli Permeti

Zattoo- 600
Similar topics
» Dominimi Global
» Rendi i Ri Boteror - New World Order (NWO)
» Bota drejt një rendi të ri?
» Rendi i Ri Anti-Botëror
» Rendi i Ri Boteror dhe Zgjidhja

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi