Si e zgjedhin trollin e shtëpisë malësorët e veriut
Faqja 1 e 1

Ndërtimi i trollit të shpís në Dukagjin, Malsi të Madhe, Mirditë e në Pukë.
Në Dukagjin, per me njoftë a âsht trolli me nafakë bâhet njikjo provë: Mbasi të jetë caktue vendi i trollit e të jetë logitë e rrafshue, perpara se me i çilë themelet i zoti i shpís shkon në mbrame per terr e hapë gjith kund mbí at vend nji pllush hî, dikû-dikû vên edhe nji gotë me rakí e nji tjeter me vênë. Ne e nesre nade, pá lé dielli, kthen te trolli e vron me kujdes mos ká lânë kush ndo’i gjurmë. Në kjoftë se nuk gjindet kurrfarë gjurmet, trolli âsht me nafakë per rob e per gjâ; në kjoftë se e ká lânë gjurmen nji gjâ e eger, at rodë gjaejet gjuetari kurr s’do t’a vrasë; në kjoftë se ká kalue nji gjâ e butë (si dele, dhí, lopë, ká, thí, pulë etj) difton, se aj ród gjaejet kurr nuk ká me bâ hajr n’at vend; në kjoftë se e ká lânë gjurmen e vet njeri, ai truell nuk âsht i mirë per njerz, pse ká me i marrë deka robët e shpís. Në perforcim të kësáj besëtytnije kallxohen gjithkund me êmen familjet, të cilave nuk u rrnojshin fëmijët, ja u cofshin bagtija, ja u bijte shpesh ujku në tufë, e mandej, tuj ndrrue truell, u kanë rrnue fëmija, u âsht largue ujku e âsht shtue gjâja.
Në Malsi të Madhe thohet: se trolli e ká nafaken e vet me pëllambë, e ndrron per çdo vend. Mund të jetë hije-randë e hije-lehtë, e prandej e mbarë e i mirë per rob e per gjâ, ja edhe i damshem. Trolli ká nafaken e vet, pse ká Oren e vet.
Në Malsi të Madhe, perveçse nuk ndreqet shpija aty, kû âsht kênë ndo’iherë lamë, vend vorresh, Kishet a shpijet të dalun faret, bâhet edhe kjo provë mbi truell të zgiedhun: i zoti i shpís shkon në mbrame te trolli e lên nji gotë plot me rakí, e nji tjeter plot me vênë. Ne e nesre kthen, pá lé dielli, e, në rasë se i gjên të dënueme a të derdhuna, trolli âsht pá nafakë.
Në Mirditë e në Pukë, perveçse shpija nuk do të ndreqet mbí nji truell të dalun faret, a në nji tokë kishet a të marrun per gjak, i lakmohet mâ fort tokës së të Parve, se tokës së bleme, e bâhet edhe kjo provë në se trolli âsht hije-randë a hije-lehtë: Marrin umin e parmendës e i apin krah perpjetë, tuj e vringllue; kúr të bijë në tokë, e shikjojn me vemende, a ká rá mbarë a mbrapshtë. Trolli âsht i mirë, kúr umi bjen me anë të rrafshtë persypri; âsht i keq, kúr umi bjen me anë të kupzueme a të lugët persypri.
Diku-diku në Pukë, per me e njoftë trollin çojn e marrin nji njeri, qi din (nji mëgjistár), ai edhe vên në mbrame nder kater qoshet e trollit kater filxhana me ujë. Në nade mandej i shikjojn me kujdes a janë plot a të dënuem. Në kjoshin plot âsht trolli i mirë; në kjoshin të dënuem, âsht trolli i keq.
Besëtytní: Besohet në pergjithsí nder Male, se shpija ká Oren e vet, d.m.th. nji roje me fuqí të jashtënatyrshme. Ora mbahet porsi amanetqarja e trollit të shpís e e pasunís së mshehun nen dhé. Ajo mbahet, si e caktueme prej Zotit. Ajo nuk shifet. Njato bollat e trasha e të mëdhaja, qi shifen ndonjiherë në të rrallë neper podrume a neper rrenime ndertesash së vjetra, mbahen porsi Ora e atij vendi, e prandej as nuk i prekë kush, as nuk i mbytë kush. Besohet, se Ora e shpís ká fuqi me i ngafis njerzët, qi kerkojn me e dhunue trollin e nji shpíje së braktisun, tuj vû dorë në pasuní të mshehun nen dhé.
Kênsat e trilluem
Kênsat e trilluem, qi zakonisht personifikohen e hîjn nder besëtytní, janë: 1. Ora, 2. Zanat, 3. Floçka, 4. E Bukura e Dheut, 5. Divi, 6. Xhuxhimaxhuxhi, 7. Kulshedra, 8. Drangoni, 9. Shtrigat, 10. Lugati, 11. Dijsi, 12. Shortarja.
Ora
Mendohet, se “Ora” âsht nji krijesë e Zotit me fuqí të mbínatyrshme per të mirë t’atyne, qi e nderojn e per ndeshkim t’atyne, qi e bâjn n’asgjâ a qi e poshtnojn. Ora nuk perfëtyrohet me ndo’i trajtë të posaçme por nder kallxime ajo paraqitet si nji grue shtatmadhe e e hijshme si nji zojë e randë e pështjellun me rreze dritet, herë të bardha – e këto i apin njerit të mira – e herë të kuqe – e këto i siellin njerit të këqija, – e herë të verdha – e këto i shkaktojn njerit deken.
Orët si mbas mendimit të malsorit, janë shum. Seicilli mal, seicilli vend, seicilli fis, seecilla shpí e seicilli njeri e ká Oren e vet. – Deri per shtâsë, thohet vende-vende, se e kanë Oren e vet; sidomos kali, gjeli e dhija e eger, e këto nuk mund të vriten, pá lêjen e Orve, pse ato i çojn në kullosë e jua píjn tamblin.
Nder mënyrë të të folunit ndeshim shpesh nder këso shprehjesh: “E çoi Ora kán, e shkoi e u vrá me ká të filanit.”, “I prîni Ora dashit, e u largue prej tufet”.
Besohet, se Zoti i a ká vû detyrë Orës: a) me e ruejtë njerin, fisin, vendin, frymorin, trollin e visarin, qi i âsht lânë amanet tokës; b) me mprojtë e me dalë zot në rasë nevojet; c) me mësue e me këshillue nder punë të vishtira.
Besohet, se Orët banojn maje maleve, ja edhe neper rrenime a germadha e neper shpella, e se ato kanë aftsín me dijtë qýsh perpara, se shka ká me i ndodhë njerit a vendit, qi u âsht lânë në kujdes, e me i shkue në ndimë e me i mprojtë.
Ndima e Orve mbahet: në fuqí të jashtëzakonshme, qi ato apin; nder mësime e në mprojë të padukshme; prandej shprehjet e popullit në ket kuptim janë të shumta. Thohet b.f. se njêni e ká Oren çuet kúr në çdo rrezik dahet faqebardhë e pështon; thohet, se njênit i a ligë Ora, kúr e lëshon zêmra e nuk ká guxim në punë a edhe frigohet; thohet se njênit i des Ora, – i u pré Ora, e la Ora, kúr tuj e pasë punen mbarë, papritmas e lëshon zêmra. – Janë të zakonshme namët: “Dekët Ora! Gjoftë Ora gúr! Vraftu Ora! T’u ligt Ora! – me kuptim si me dashtë me thanë: Të lëshoftë zêmra! Mos paç gajret me qindrue! – Kështû janë të zakonshme shprehjet: Orëprém, Orëlig, Orëdekun, Orëvrám etj.
Besohet, se kúr lén nji fëmijë, Orët bashkohen e ia caktojn fatin. Per këso bashkimesh flitet kûdo e kallxohen si edhe fjalët e ndieme e vertetimi i tyne.
Po diq njêni, ligshtohet edhe Ora e tij, e âsht ndie shpesh tuj gjimue nder këso rasash, e disá thonë se edhe des; por n’anë tjeter ngulet kambë, se malet, katundet e trojet, edhe po u braktisen prej njerzve, a po dolen faret, Ora nuk i lëshon, prandej Ora nuk des, si mbas mendimit të disave.
Kêna e Orës nder këso vendesh vertetohet neper rreziqe, qi thonë, se u kanë ndodhë atyne, qi kanë shkue me germihë neper germadha a neper vorre kesh se po gjêjn sende të vjetra. Ora, qi i mpron ato vende, i ká ngafisë, i ká bâ të smûtë, u ká perftue deken me ças.
Kúr flitet permbí germadha të ndo’i ndertese të vjeter, a të ndo’i kështjelli, a të ndo’i trolli, a të ndo’i vorri, Ora, qi mendohet, se âsht rojtarja e vendit, thirret “Ora e vendit”, e paraqitet në trajtë të nji bolle së trashë e të madhe, pse ká ndodhë, se janë pá shpesh nder këso vendesh bolla të mëdhaja, të cillat nuk i nget kush.
Shpresa n’Orë âsht e madhe; prandej shumkush në fillim të ndo’i pune së vishtirë e me randsí bân kryq e thotë: “Ndimo, Zot, e Ora e fisit!”
Flitet per dukje Orësh e kallxohet, se këto janë pá shpesh-herë neper male naten, në kalim të shpejtë, të rrethueme prej dritet; per mâ teper janë ndie tuj bisedue njêna me tjetren e tuj paralajmue dekë, vrasje, martesa etj, si edhe tuj ju u kercnue me ndeshkime gjithfarësh atyne, qi i bâjn Orët n’asgjâ.
Dikúr në Malsí me i a pasë namë kúj Orën, a me i a pasë shá, s’ká pritue me u xanë keqas, a edhe me u vrá.
Besohet se Orët janë krijesa, qi kanë punë me Zotin e jo me djallin.
Ora e Shalës rrin në Majen e Rrëshellit, e âsht e gëjatë si vgjêni, e hijshme si drita e e idhtë si gjarpni. Ajo e Nikajvet rrin në Majen e Kakís e âsht e rêmtë per fëtyrë, e kurr nuk din me qeshë.
Orët permenden sidomos nder kangë të kreshnikve, e ndo’i herë edhe nder prralla; e fantazija e popullit i paraqet me të vertetë të çuditshme.
Besohet, se Ora e setcillit njeri vjen naten e rrin nen strehë të shpís së tij, per me e ruejtë. Në nade mandej niset e shkon nder male, neper pylla, e neper shpella, prandej naten, per mos me e trazue Oren, nuk mund me dalë jashtë pá pishë të ndezun. Orët nuk dalin diten.
Zânat
Mendohet se “Zânat” janë krijesa me fuqí deri dikû të mbínatyrshme, në trajtë të vashave, me nji bukurí të jashtëzakonshme. Këto i ká falë Zoti, per me gëzue krojet e vetmueme të malevet, fushat e ledinat e shtrueme me lule, e hijet e freskëta.- Jetojn bashkarisht çeta-çeta e nuk perzihen nder punë të njerzve. – Vetija e tyne e posaçme âsht: me u lá, me u freskue, me këndue valle e me këcye.
Zânat janë të papashme. Ato thirren edhe “Shtojzovalle”, “Të bukurat e natës” a “Të lumet e natës” e në nderim, per mos me jua permendë êmnin, thohet per to: “Ato, qi kjoshin të bardha!” ato “Shtou, Zot, varg e valle!”
Besohet, se ato rrîjn neper sheshe të vogla, të shtrueme me bár e me lule e të rrethueme me hije të shpeshta, zakonisht ngëjat krojesh a gurrash. – Diten flêjn, tuj lânë per roje ka nji per çetë; naten rrîjn çuet e hiedhin valle e këndojn në dritë të hânës.
Kallximet e atyne, qi i kanë ndie tuj këndue, janë tanë fantazí, e me pershkrime të gjalla, qi nuk mund të shprehen me pak fjalë.
Besohet, se Zânat nuk shikjojn me i bâ keq kúj, por me bâ me i trazue kush, a me jua prishë qetsín atëherë bâhen t’idhta, e s’âsht gjâ, qi i pajton. Kështû me bâ me shkelë kush, – pá qesllue perpara – neper sheshe, kû ato mblidhen, – sheshe këto, qi thirren “Sofra e zanavet” – e nuk urojn perpara, tuj thanë: “Shtojua Zo’ rreshtin! A Shtojua, Zo’ vallet!” ato e bâjn gúr aty-per-aty; ja e bâjn me u smû aq keq, sá mos me çue mâ krye. – Në ket rasë thohet, se Zânat zânojn.
Njeri, qi smûhet mbas të dukunit të Zânavet vuen, të thuesh, gjith jeten; bierrë fillin e mendes, e dergjet, pá dijtë me thanë, se kû i dhamb e se shka ká . Kjo gjendje thirret “të ndeshun” a “të hasun”, e shpesh thohet: “E kanë shitue Zanat”.
Zânat merren vesht nder vedi, tuj piskatë a tuj lëshue zâ, e, në rasë nevojet, ato i apin ndimë njêna tjeters, e dahen në shêj per trimní; kështû qi gjindja thonë per ndonjênin në krahasim me Zana: “Âsht trim si Zana”
Êmni i Zânavet gjindet aty-këtû edhe nder kangë të vjetra; mâ rrallë nder prralla.
Át Donat Kurti

Zattoo- 600
Similar topics
» Fantazmat e shtëpisë në Pyllin e Zi
» Legjenda e gjarpërit të shtëpisë
» Pastrimi i shtëpisë që paqja të mbretëron brenda saj
» Kujdes! Televizori i shtëpisë mund të ju monitorojë?!
» Ndryshimet mes Polit të Veriut dhe Polit të Jugut

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi