EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndryshimet mes Polit të Veriut dhe Polit të Jugut

Shko poshtë

Ndryshimet mes Polit të Veriut dhe Polit të Jugut Empty Ndryshimet mes Polit të Veriut dhe Polit të Jugut

Mesazh  Agamemndon 17.02.14 15:17


Ndryshimet mes Polit të Veriut dhe Polit të Jugut Metamorfozat-300x239

Dy polet janë në ekstremet e planetit tonë. Shumë prej tipareve të tyre janë ekstremisht të kundërta gjithashtu. Faqja e specializuar e internetit “Listverse” ka renditur dhjetë dallimet më të rëndësishme mes dy prej vendeve më të pabanueshme të Tokës. Ndryshimet nisin nga vrima në shtresën e Ozonit, tek ftohtësia, arinjtë polarë dhe pinguinët e deri tek ari i zi. Lexoni më poshtë 10 dallimet mes Polit të Veriut dhe Polit të Jugut.



Metamorfozat


Zona arktike ndodhet në rajonin e Polit të Veriut dhe ka një cikël shkrirjeje të natyrshme, gjatë të cilës pothuajse gjysma e sasisë të akullit shkrin në verë dhe ngrin sërish në dimër. Gjatë dimrit, sipërfaqja e mbuluar me akull është pothuajse e barabartë me sipërfaqen e SHBA-ve. Sidoqoftë, sipas një studimi të kohëve të fundit, akulli në Groenlandë po shkrin aq shpejt saqë gjysma e tij pritet të zhduket në fund të këtij shekulli. Studime të tjera sugjerojnë se i tërë rajoni arktik mund të jetë pa akull gjatë verës në më pak se një shekull. Nga ana tjetër zona antarktike ka pothuajse të njëjtën përmasë dhe formë gjatë 12 muajve. Studimet e fundit tregojnë se edhe ky rajon po shkrin, jo për shkak të proceseve të natyrshme, por për shkak të efekteve të ngrohjes globale. Nëse akulli i Polit të Jugut do të shkrinte në një ditë (gjë që nuk do të ndodhë në të ardhmen e afërt), niveli i deteve dhe oqeaneve do të rritej me 60 metër. Rajoni arktik shkrin më shpejt, sepse është i zhytur dhe oqeani e përshpejton procesin, ndërsa rajoni antarktik, në të cilin gjenden shumë shkëmbinj, nuk preket nga ky fenomen.


Vrima në shtresën e ozonit


Mbi rajonin antarktik ndodhet një vrimë në shtresën e ozonit, e cila tani është thuajse 3 herë më e madhe sesa ajo që ndodhet mbi sipërfaqen e SHBA-së. Shtresa e ozonit mbi rajonin arktik ndërkaq po bëhet gjithnjë e më e hollë, ndërsa në shtresën e ozonit mbi Polin e Veriut nuk ka asnjë çarje. Termi “vrima e ozonit” përdoret për të përshkruar fenomenin përmes të cilit substanca kimike, ozoni, i cili mbështjell tokën dhe e mbron atë prej rrezatimit diellor, është dëmtuar dhe në disa vende është zhdukur. Humbjet në shtresën e ozonit janë më të pakta krahasuar me ato të hemisferës jugore sepse temperaturat më të larta të arktikut pengojnë formimin e reve polare stratosferike, të cilat shkaktojnë datimin e ozonit. Megjithatë, temperaturat në Polin e Veriut po ulen gradualisht, çka çon drejt humbjeve serioze në shtresën e ozonit.


Ftohtë dhe shumë ftohtë


Poli i Jugut është shumë më i ftohtë se Poli i Veriut. Aktualisht temperaturat e Antarktikut janë kaq të ulëta saqë bora nuk shkrin asnjëherë në disa pjesë të kontinentit. Temperatura mesatare vjetore është -49 gradë celsius, gjë që e bën Polin e Jugut vendin më të ftohtë të botës. Ndërsa temperatura mesatare gjatë sezonit të dimrit në rajonin arktik është -34 gradë celsius, ndërsa pëson rritje gjatë sezonit veror. Temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në tokë ka qenë -89.6 gradë celsius dhe është raportuar nga baza Vostok, afër Polit të Jugut.


Arinjtë polarë dhe pinguinët


Shumica e njerëzve besojnë se arinjtë polarë dhe pinguinët ndajnë të njëjtin habitat. Në fakt, kjo ide e pavërtetë e ka rrënjën në reklamat televizive dhe kartolinat. Pinguinët jetojnë vetëm në hemisferën jugore, pra në rajonin antarktik, dhe nuk kanë paraardhës natyralë kontinentalë. Nëse pinguinët dhe arinjtë polarë do të jetonin në të njëjtin rajon, atëherë arinjtë polarë nuk do të shqetësoheshin për burimin e tyre ushqimor. Arinjtë polarë në fakt janë një specie endemike që jeton në hemisferën veriore. Ata ushqehen me foka, lopa deti dhe ndonjëherë edhe me balena.


Ari i zi


Pothuajse gjysma e depozitave të mbetura të naftës gjendet nën akullin e pjesës veriore të rajonit arktik, sipas përllogaritjeve të publikuara nga vëzhgimi gjeologjik i SHBA-ve. Për këtë arsye, Rusia pretendon monopolin e saj mbi një pjesë të madhe të rajonit arktik dhe shpreson të shfrytëzojë depozitat që gjenden atje. Ato shtrihen në një gjatësi prej më shumë se 1800 km dhe llogaritet të jenë në një sasi prej 10 miliardë tonë naftë bruto. SHBA gjithashtu pretendon pjesën e saj dhe po dërgon thyes akulli në territoret e saj afër Alaskës. Mendohet se depozitat e naftës gjenden edhe në rajonin antarktik, por Traktati i Antarktikut ndalon rreptësisht çdo aktivitet që shfrytëzon naftën e atjeshme.


Toka e askujt


Pavarësisht imazheve simbolike të eksploratorëve që ngrenë flamuj mbi akullin e Polit të Jugut, kontinenti antarktik është i vetmi vend në Tokë që nuk i përket askujt. Nuk janë zbuluar ende gjurmë të vendasve dhe rajoni qeveriset nga Traktati i Antarktikut, sipas të cilit territori dhe burimet e tij duhet të përdoren vetëm për qëllime paqësore dhe shkencore. Në të kundërt, më shumë se 4 milionë njerëz jetojnë në rajonin arktik. Përmendim këtu fshatra dhe qytete si: Barrow (Alaska), Tromso (Norvegji), Murmansk dhe Salekhard (Rusi). Në territorin antarktik rrallëherë vë këmbën ndokush dhe kjo bëhet vetëm për qëllime shkencore.


Akull, akull ngado


Kontinenti më jugor i planetit mbart 90% të akullit të Tokës, gjë që siguron edhe 3/4 e rezervave të ujit të freskët në rang global. Për këtë arsye, disa kanë konsideruar idenë e marrjes së blloqeve të akullit me qëllim përdorimin e tyre në plotësimin e kërkesave në vendet e thata. Në fakt, Princi Mohammed-al-Faisal i Arabisë Saudite ka planifikuar dislokimin e 100 milionë tonëve akull nga Antarktida drejt Gadishullit Arabik. Krahasimisht, Poli i Veriut ka shumë më pak akull sesa Poli i Jugut.


Kontinent-Oqean


Rajoni arktik është, thënë thjesht, një oqean i ngrirë. Në të kundërt, Antarktida është kontinent, i vendosur mbi shkëmbin dhe tokë-formime të ndryshme, lugina dhe liqene, të rrethuara nga oqeani. Në fakt, Antarktida është shtëpia e vullkanit më aktiv, malit Erebus. Për ironi, nga një pikë-qëndrim social dhe politik, rajoni arktik që ka vetëm akull, është vendi ku janë përqendruar interesat e shumë shteteve: Kanada, Groenlandë (pjesë e Danimarkës), Rusi, Islandë, Norvegji, Suedi, Finlanda dhe SHBA-të. Siç u tha më sipër, Poli i Jugut nuk i përket asnjë vendi dhe nuk është kolonizuar apo populluar asnjëherë nga eskimezët.


Vorbulla polare


Një fenomen interesant që ndodh në polet e Tokës është vorbulla polare, që është një ciklon masiv i formuar afër skajeve vertikale të planetit. Vorbullat polare ndodhin në shtresat e mesme dhe të sipërme të troposferës dhe stratosferës. Ato i rrethojnë zonat polare dhe janë pjesë e të ashtuquajturit front polar. Vorbulla polare e antarktikut është më e fuqishme dhe zgjat më shumë se ajo e arktikut.



Fusha magnetike dhe depozitat minerale


Duke qenë se antarktiku është një masë toke, në të gjenden shumë minerale: ar, argjend, platin, hekur etje Në arktik qartas nuk ka minerale të tilla. Kur flasim për polet magnetik të tokës, i referohemi hapësirës gjeografike me të njëjtin emër, ndonëse fusha magnetike e Polit të Veriut gjendet në jug ndërsa fusha magnetike e Polit të Jugut gjendet në veri. Për këtë arsye, kompasi nuk tregon veriun magnetik, por veriun gjeografik të planetit. Megjithatë është vendosur konvencionalisht që veriu magnetik është afër veriut gjeografik dhe jugu magnetik është afër jugut gjeografik. Polet magnetike të Tokës nuk përputhen me polet gjeografike, sepse fusha magnetike e tokës është në ndryshim. Diferenca është që poli magnetik i veriut (jugu i fushës magnetike) nuk gjendet më në arktik, por lëviz drejt lindjes me një shpejtësi prej 55-60 km çdo vit. Poli magnetik i jugut (veriu i fushës magnetike) ndodhet ende afër Antarktidës, ndonëse lëviz në perëndim me një shpejtësi prej 10-15 km për çdo vit.


Agamemndon
Agamemndon

Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.

— Mark Tuein


195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi