Histori të Jetës së mëparshme
Faqja 1 e 1
Histori të Jetës së mëparshme
Dëshmitari i një jetë të mëparshme
Djali trevjeçar që ka lindur me një shenjë në kokë, posa ka nisur të flas ka thënë se është vrarë në jetën e kaluar. Kur pleqtë e fshatit i dërgoi në vendin ku ka jetuar dikur, të gjithë u tmerruan nga ajo që pasoi.
Shumëkush pyet nëse jeta e kaluar ishte mit apo realitet. Nëse jeni skeptik në lidhje me këtë çështje, fëmija trevjeçar nga Lartësia e Golanit, në kufirin siriano-izraelit, do t’ua ndryshojë mendjen. Ky djalë pohoi se në jetën e tij të kaluar u vra me sëpatë. Interesante është se kur fëmija dërgon të tjerët në fshatin ku ka jetuar në jetën e kaluar, gjendet skeleti, arma dhe vrasësi.
Në librin e tij “Fëmijët që kanë jetuar më parë: Rimishërimi sot”, psikiatri gjerman Trutz Hardo shpjegon historinë e këtij djali, si dhe të fëmijëve tjerë që kujtojnë historitë e kaluara me saktësi të habitshme.
Rrëfimin për këtë çun e ka regjistruar fillimisht një psikiatre tjetër, që ka ofruar ndihmë në Gazë, si pjesë e misionit Izraelit në vitet ’60 të shekullit të kaluar. Këtë rrëfim ajo e përcolli tek Hardo..
Djali është pjesë e bashkësisë fetare të druzëve, një tarikat islam që kryesisht jeton në Siri, Liban, Izrael dhe Jordani. Rimishërimi në kulturën e tyre pranohet si fakt, por rasti i tij ka befasuar besimtarët më të mëdhenj.
Ai ka lindur me një shenj në kokë. Druzët besojnë se kjo shenjë ndërlidhet me vdekjen në jetën e mëparshme.
Në këtë kulturë është e zakonshme të dërgohet fëmija aty ku ka jetuar më parë, nëse fëmija kujtohet për këtë. Djali e dinte se ku ka jetuar më parë. Kur të vjetrit shkojnë aty, ai e dinte edhe emrin e tij në jetën e mëparshme.
Një banor i fshatit tha se njeriu për të cilin djali thotë se është rimishërimi i tij, u zhduk katër vjet më parë. Familja dhe miqtë mendonin se ky burrë ka humbur diku, meqë kjo ndodhte shpesh. Por, fëmija tha se është vrarë dhe se e dinte kush e ka bërë këtë.
Kur u ballafaqua me vrasësin, fytyra e tij zverdhet. Fëmija thotë se do t’i dërgojë në vendin ku është varrosur trupi. Aty gjendet skeleti i burrit me lëndim në kokë që lidhet me shenjën që në kokë sot ai. Po ashtu është gjetur edhe sëpata.
I ballafaquar me këto fakte, vrasësi pranon krimin e tij.
Por, ky nuk është rasti i vetëm që flet për jetën e mëparshme. Ndërsa, shkenca ende nuk ia del të japë përgjigje për këtë fenomen.

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi