Misteri i rrathëve në shkretëtirën e Afrikës
Faqja 1 e 1

Nëse e shohim nga ajri, shkretëtirën e Namibisë, duket sikur ajo të jetë vizatuar me dorë dhe të jetë mbushur plot me rrathë. 1,100 milje, pjesë të shkretëtirës, janë të mbushura me disa kratere me madhësi 10-65 metra për diametër, të quajtura ndryshe si “Rrathët e Zanave”. Këto kratere përfaqësojnë një nga misteret më të mëdha të natyrës.
Gjatë dekadave të fundit, një numër i madh teorish, si për shembull ajo e gazrave helmuese janë munduar të shpjegojnë fenomenin misterioz. Vitin e kaluar, një studim i publikuar në revistën “Science” bëri bujë duke pretenduar se termitet në rërë ishin përgjegjëse të rrathëve. Por asnjë nga këto nuk është provuar plotësisht.
"Çështja është se “Rrathët e Zanave” mbeten ende një mister. Është bërë një punë e madhe në këtë fushë dhe në laboratorë, por askush nuk mund të zgjidhë këtë çështje", thotë Stephan Getzin, një shkencëtar nga “Qendra Helmholcit” për Kërkime Mjedisore në Leipzig, Gjermani .
Por një studim i fundit, tregon se qarqet e Namibisë janë formuar përmes një dukurie të ngjashme me atë të vetë-organizimit. Në thelb të kësaj dukurie, qëndron ideja se në klimat e thata, ku uji është i pakët dhe lëndët ushqyese të tokës janë të varfra, bimët përballen me një konkurrencë të ashpër për burime. Si rezultat, ato e "organizojnë" veten në një distancë të tillë që të shfrytëzojnë burimet e kufizuara në dispozicion.
Teoria e vetë-organizimit është zbuluar rreth një viti më parë. Sipas kësaj teorie, gjallesat krijojnë oazë të nëndheshëm për veten e tyre duke ngrënë rrënjët e barit. Pra, disa bimë mund të tërheqin burimet minerale që gjenden në tokë drejt sipërfaqes ku ato shtrihen. Si rezultat, përfitimi i mineraleve për këto bimë, e bën të pamundur zhvillimin për bimë të tjera që zënë zonat më të largëta.

gjilanasi- 361
Similar topics
» Misteri i rratheve te grurit
» Misteri i "Rrathëve të Zanave"
» Qytete te Lashta 2000-vjecare nen Shkretetiren e Saharase
» Misteri i UFO-ve
» Misteri i Yllësive

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi