EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteri i Yllësive

Shko poshtë

Misteri i Yllësive Empty Misteri i Yllësive

Mesazh  Zattoo 02.03.11 8:28

Misteri i Yllësive

Misteri i Yllësive Gemeaux

Ato quhen Arushë, Virgjëreshë apo Luan, por ama nuk u ngjajnë aspak këtyre. Pse dhe prej kujt u lidhën me vija trupat qiellorë, të cilët nuk kanë të bëjnë fizikisht me njëri-tjetrin, për të formuar figurat e Yllësive ?


Gjeografi Kai Helge Wirth nga Frankfurti i Gjermanisë ka gjetur një shpjegim që të befason. Yllësitë e lashta që ne njohim sot përputhen në mënyrë mahnitëse me konture brigjesh të kontinenteve, dete, grupe ishujsh, shtretër lumenjsh dhe rrugë detare të hemisferës së veriut .



Pra yllësitë mund të jenë në të vërtetë harta parahistorike toke dhe deti të projektuara në qiell nga njerëzit e hershëm që ua kanë bërë të mundur atyre të përshkonin Detin Mesdhe dhe Atlantikun shumë kohë përpara vikingëve.


Kjo tezë e mprehtë gjen mbështetje në gjetjet arkeologjike; Po bëhet gjithnjë e më e qartë, që që prej kohëve të lashta ka pasur lidhje të vazhdueshme midis popujve të Europës, Afrikës, Azisë dhe Amerikës - përgjatë rrugëve detare. Në një botë akoma të pahartografuar, kontaktet e tilla duhet të jenë mundësuar vetëm në sajë të një sistemi të stërholluar lundrimi. Yllësitë i përmbushin të gjitha kushtet e nevojshme për këtë.

Ky sistem lundrimi që na shfaq njohuritë dhe horizontin e komunikimit të njerëzve të hershëm ka qenë bazuar në qiellin e veriut duke pasur si bosht orientimi Polin e Veriut.

Teza e Kai Helge Wirth, e përshkruar në librin e tij "Der Ursprung der Sternzeichen" (Prejardhja e Yllësive), është kritikuar dhe hedhur poshtë nga disa shkencëtarë por është përkrahur nga disa të tjerë të cilët mendojnë se teza është tepër e llogjikshme. Ajo që dihet me siguri është se deri më tashmë nuk ka ndonjë sqarim tjetër përfundimtar mbi se përse u krijuan dhe çfarë domethënie kishin formacionet e yllësive - po ashtu edhe mbi kontaktet ndërkontinentale të popujve të hershëm.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi