A (s’) ekzistojnë shputëmadhi dhe jeti?
Faqja 1 e 1
A (s’) ekzistojnë shputëmadhi dhe jeti?
Legjenda për ekzistimin e shputëmadhit dhe jetit të Himalajeve sot ka marrë një goditje pas analizave të ADN-së të gjoja qimeve të këtyre qenieve mitike. Analizat kanë dëshmuar se bëhet fjalë për qime të krijesave të kësaj toke siç janë arinjtë, ujqërit, lopët dhe rakunët.
Te ky rezultat arritën hulumtues nga Universiteti në Oxford dhe nga Muzeu i Zoologjisë në Lozanë pasi ata analizuan 30 ekzemplarë të gjoja flokëve të shputëmadhit e të jeti t, majmunit legjendar që endet nëpër Himalaje.
Shkencëtarë të Lozanës e të Oksfordit në vitin 2012 u kanë dërguar ftesë të hapët muzeve, shkencëtarëve dhe ithtarëve të ekzistimit të shputëmëdhenjve e të jetit që të dërgojnë dëshmi të ekzistimit të këtyre krijesave.
Rezultate e hulumtimit për shputëmadhin, jetin dhe për “primatet tjera anomale” janë publikuar sot në internet, në revistën “Proceedings of the Royal Society”.
"Kam menduar se ekzistojnë pesë për qind të shanseve të gjejmë ekzemplarin e ndonjë neandertali apo jeti “, tha udhëheqësi i ekipit Bryan Saix nga Oxfordi.
Saix me bashkëpunëtorë ka testuar 36 ekzemplarë flokësh mbledhur në Butan, Indi, Indonezi, Nepal, Rusi e SHBA dhe ADN–ja e tyre është përputhur në tërësi me ADN –në e kafshëve.
Shumica qimeve janë të ariut, por ka edhe nga ato të tapirit malajzian, kalit, derrave, kaprollit, deleve dhe të njeriut.
Edhe pse Saix thotë se nuk ka gjetur dëshmi se ka krijesa në trajtë të shputëmadhit a të jetit, ai ka pranuar se rezultatet e hulumtimit nuk kanë dëshmuar se këto krijesa nuk ekzistojnë.
"Fakt se asnjëri nga këta ekzemplarë nuk i përkasin jetit, nuk do të thotë se ekzemplari tjetër nuk do të jetë i tij”, ka thënë Saxi .
Sipas fjalëve të tij, shkencëtarët në Himalaje kanë gjetur dy ekzemplarë të arinjve polarë të lashtë për të cilët nuk dihej të jetonin atje. Kjo dëshmon se në Himalaje ekziston një lloj i ri arinjsh ose një hibrid tjetër i tyre.
Zattoo- 600
Similar topics
» UFO-t nuk ekzistojne!
» A ekzistojnë Ufo-te !?
» Alienët ekzistojnë, por NASA i fsheh ata
» Sirenat
» Vampirët
» A ekzistojnë Ufo-te !?
» Alienët ekzistojnë, por NASA i fsheh ata
» Sirenat
» Vampirët
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi