EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Relaksimi fizik dhe psiqik

Shko poshtë

Relaksimi fizik dhe psiqik Empty Relaksimi fizik dhe psiqik

Mesazh  gjilanasi 27.06.14 0:05

Disa teknika për ta arritur relaksimin fizik dhe psiqik

A keni ngritur ndonjëherë lartë nga toka macen e fjetur nën rrezet e Diellit? Nëse po, me siguri keni vërejtur se trupin e ka aq të butë dhe të çliruar, ngjashëm si një kukull nga lecka. Mësuesit e Jogës thonë se studimi i maces është tejet i rëndësishëm për ta zotëruar teknikën e relaksimit. Vërtet: nuk më kujtohet të kem parë ndonjëherë mace të lodhur, mace që ka përjetuar thyerje nervore, mace e cila vuan nga pagjumësia, çrregullimet apo ujqerja në lukth.


Metoda e parë


-Shtrihuni apo uluni në vendin ku do të ndiheni të rehatshëm, çlirohuni nga gjërat që e shtrëngojnë trupin tuaj; rripi, çorapet, ora e dorës etj. Lëshoni muzikën për relaksim. Merrni frymë qetë dhe thellë. Rëndësi duhet t'i kushtoni harmonisë mes frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes. Mos mendoni asgjë. Nëse nëpër kokë ju bredhin mendimet, asgjë për këtë, le të bredhin ato, ndërsa ju asnjë veprim të 'dhunshëm' mos e ndërmerrni. Vështroni ato sikur të ishit vështrues pasiv. Pra mos gjykoni, por vetëm vështroni pasivisht. Do të vëreni se si rrjedhin mendimet, ndryshojnë, bile edhe formësohen dhe paraqiten si video klipe në formë të fotografive. Është mirë që çdo ditë së paku 30-60 minuta t'i kushtoni relaksimit tuaj. Pas një kohe disa ditësh do të arrini që pa problem ta kontrolloni gjendjen tuaj emocionale.


Metoda e dytë


-Metodë tjetër për relaksim është edhe përmes vizualizimit (përfytyrimit). Gjatë këtij lloji të meditimit së pari harmonizohet frymëmarrja me të rrahurat e zemrës përmes pulsit te dorës. Në fillim me gishtin tregues të njërës dorë mateni pulsin në dorën tjetër. Për gjashtë (6) të rrahura të pulsit merrni frymë thellë dhe qetë. Mbaje frymën për një kohëzgjatje sa tre (3) të rrahura të pulsit, dhe pas kësaj e kryeni frymënxjerrjen për periudhë kohore sa gjashtë të rrahura te pulsit.

Pra, thjeshtë: 6 të rrahurat e para të pulsit- frymëmarrja thellë dhe qetë (le të bëhet frymëmarrja e plotë gjersa të mbushe mushkëritë dhe të ngitet kraharori, regjioni i barkut dhe shpatullat). 3 të rrahura të pulsit-mbaje frymën. Për 6 të rrahurat e pulsit më pastaj, nxjerre frymën ngadalë dhe qetë. Kështu duhet të veproni, duke matur vazhdimisht pulsin me njërën dorë gjersa të arrini që ta mbani ritmin e frymëmarrjes dhe të pulsit pa problem dhe vetvetiu. Kur ta arrini këtë, lëshoni muzikën e zgjedhur për relaksim psikik e fizik, vendosni pozitën më të përshtatshme që ju përgjigjet dhe vazhdoni relaksimin duke filluar vizualizimin (paramendimin). Se çka do të vizualizoni, kjo është çështje e juaj, varet nga imagjinata e juaj. Gjatë vizualizimit duhet t'i vëreni qartë fotografitë e paramenduara. Ne fillim do të keni vështërsi, ndoshta do t'ju rrjedhin mendimet në kahe të padëshiruar, apo ndoshta në kokë do t'ju shfaqen fotografi të pa kërkuara, ndoshta do të keni vështirësi të vizualizoni qartë dhe me ngjyra... por, asgjë për këtë. Kjo nuk guxon të jetë problem. Ç'do gjë në fillim është e vështirë, e më pastaj bëhet e lehtë.

Për shembull: Paramendoni se ndodheni në një vend me gjelbërim, e ndieni cicërimën e zogjve dhe rrezet e ngrohta të Diellit kudo në trupin tuaj. Jeni po e zëmë në një kopsht përplot lule të llojllojshme e të bukura. Aty pranë rrjedhë uji (proi, lumi...) duke gurgulluar. Shëtiteni nëpër atë vend. Pranë ujit e ndieni freskinë dhe flladin e ajrit. E ndieni aromën e luleve, fluturat... Nëse gjatë vizualizimit ju zë gjumi, nuk është problem. Vetë gjumi do t'ju relaksoj. Pra vazhdoni nesër sërish. Gjatë relaksimit dhe vizualizimit përdorni tema të llojllojshme, sipas dëshirës. Ne këtë mund t'ju ndihmojnë zërat e llojllojshme me muzikën relaksuese. Pra ndërroni çdo ditë (sipas mundësive dhe dëshirës) temat muzikore për relaksim që të i ikni me sukses monotonisë. Në asnjë rast, gjatë relaksimit mos mendoni për punët tuaja të nesërme, për obligimet, problemet etj.

Pra nëse dëshironi t'i përkushtoheni relaksimit, atëherë punët tjera leni anash. E nëse megjithatë vetvetiu ju shfaqen mendime të padëshiruara, problemet, obligimet... e dini si duhet vepruar. Pa ndikuar fare, vështroni në mënyrë pasive sikur të mos kanë të bëjnë me ju. Nuk është me rëndësi se ç'ka do të paramendoni apo si do të arrini të relaksoheni. Gjëja më e rëndësishme është: çlirojeni trupin nga ç'do pozitë e pa lakmuar, gjeni pozitën e lirë (ulur apo shtrirë) dhe lejoni që mendimet tuaja t'i bartin tingujt e muzikës relaksuese. Së shpejti do t'i publikojmë disa aplikacione me muzikë që do t'ju ndihmojnë rreth relaksimit dhe në fazën e mëvonshme të meditimit tuaj.

Arsim Gjinovci
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi