EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pellazgët

5 posters

Shko poshtë

Pellazgët Empty Pellazgët

Mesazh  Estilen 16.04.10 14:02

Parahistoria e Pellazgeve

Paleolitiku i Lartë - 35,000-24,000 vjet më parë. Shtrihej në Itali, gadishull Ilirik, Karpate, Ukrainë.
Kultura Gravetiane....

Pellazgët Attachment

Në Itali është gjetur një maskë guri zoomorfe, me një sy të tretë në ballë dhe një skulpturë e gruas së ngjitur me gjarpër.

Pellazgët Attachment
Pellazgët Attachment

Poashtu në shpellën Arene Kandide në bregdetin Ligurian është gjetur një djalë i varrosur, të cilit i është bërë ri-krijimi pamor (rekonstruksioni),

Pellazgët Attachment

Në Rusinë perëndimore në vendin Kostenki janë gjetur "Venusi i Kostenkit", traditë e trashëguar tek kulturat e mëvonshme dinarike.

Pellazgët Attachment

Nga eshtrat e një njeriu të gjetur në varrezat e kësaj kohe në Kostenki, profesori rus Gerasimov ka bërë rikrijimin e tij në bust, e që rezultoi të jetë një dinarik, i të njëjtës racë me shqiptarët e sotëm,
(natyrisht me veçantitë e asaj kohe, për shkak të përshtatjes ndaj ambientit akullnajor)

Pellazgët Attachment

Stili i flokeve ne Europen Qendrore...

Pellazgët Attachment

Keto këtu jane gjetur në Brno të Sllovakisë, dhe është punuar poashtu nga fildishi, daton nga vitet 26.000 p.e.s.

Pellazgët Attachment
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pellazgët Empty Vendbanimet dhe kultura e Tripoljes

Mesazh  Estilen 16.04.10 19:12

Kultura Kukuteni (kulturë neolitike) shtrihej në lindje të Karpateve, në Rumaninë e sotme verilindore, Moldavi dhe Ukrainë jugperëndimore, më së shumti rreth lumit Dnjepër.

Kjo kulturë u zhvillua nga vitet 7.500 deri 2.750 p.e.s. Në shumë aspekte ishte si-motër me kulturën fqinje të Vinçës e cila shtrihej në këtë kohë në pjesën tjetër të Rumanisë, Serbi, Shqipëri Veriore etj.

Pellazgët Attachment


Kushtet natyrore në këtë kohë ishin më të mira, dhe në fazën mesme të zhvillimit të kësaj kulture, temperatura ishte me e larta në 18 mijë vitet e fundit, çfarë nuk është as sot, gjë që ka ndiku në zhvillimin e bujqësisë.

Gjithsesi, në Evropën jug-lindore, njerëzit e të ashtuquajturës Kulturë e Tripoljes ishin kryesisht dinarikë.

Vendbanimet

Banonin në kasolla të mëdha, skeletin ua bënin nga drurët dhe thuprat, pastaj muret nga gardhi lyheshin me baltë, ndërsa në pjesën e sipërme mbuloheshin me kallam dhe kashtë.

Drunjtë priteshin në pyll, me sëpatë guri. Më pas u hiqeshin degët, dhe bëheshin hunj, të cilët digjeshin në pjesën e cila do të ngulej në tokë.

Pellazgët Attachment

Më pas thurej gardhi; bëhej skeleti i kasolles.

Pellazgët Attachment


Pellazgët Attachment

Muri i kasolles i lyer me baltë

Pellazgët Attachment

Pamja e plotë e kasolles së ndërtuar

Pellazgët Attachment

Drithi bluhej në një pllakë guri, duke e shtypur me një gur më të vogël të rrafshët.

Pellazgët Attachment

Buka e gatuar piqej në furrë balte të ndërtuar me mjeshtëri.

Pellazgët Attachment

Kasolla ku piqej buka.

Pellazgët Attachment
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pellazgët Empty Kultura e Vucedollit

Mesazh  Estilen 16.04.10 19:42

Shtrihej në Dalmaci e Panoni nga
vitet 3000 deri 2200 p.e.s. Ishte derivat i kulturës së Vinçës.

Pellazgët Attachment

Dallohej për përdorimin e gjerë të remit (bakrit), kultin e diellit,
yllësive dhe pëllumbave. Në këtë kulturë identiteti dhe etnonimi 'ilir'
ka qenë pa asnjë dyshim i pranishëm.

http://www.geocities.com/vucedol_culture/




Mund të ngrihet teoria, se Kadmi me rrethin e njerëzve të tij, i
përkisnin kësaj kulture.

Së pari, fundi i kësaj kulture, i përket viteve 2200, ndërsa shpërngulja
e Kadmit për në jug ku themeloi Thebën u bë rreth viteve 2.000. Së dyti
Enkelejtë jetonin në dy vende, një grup Enkelejsh në Mal të Zi afër
Gjirit të Rizonit, ndërsa të tjerët në Liqenin e Ohrit.

Njëri grup nga këta patjetër është i prejardhur nga tjetri grup. I biri i Europës me Zeusin, Dodoni themelon Dodonën, ku sipas të dhënave arkeologjike ka shërbyer si vend kulti nga vitet 2000 p.e.s.

Dhe çuditërisht, kemi kultin e pëllumbit në Kulturën e Vuçedollit ku përfaqësohet fare mirë me"pëllumbeshën e Vuçedollit", kemi emrin Dodon dhe Dodonë, me rrënjë ngafjala shqipe "dudí" që dmth pëllumbeshë, ndërsa për vetë Dodonën ekziston dhe një variant tjetër nga Herodoti që një pëllumbeshë që fliste sikur njerin e porositi ndërtimin e kësaj faltoreje.

Pra është e qartë lidhja kulturore mes Kulturës së Vuçedollit dhe njerëzve që
mitologjia i përmend si farefis i Kadmit. Është edhe koincidimi i këtyre
dy ngjarjeve, fundi i Kulturës së Vuçedollit, dhe shpërngulja e Kadmit.

Poashtu kemi një qytet Buthoe në Malin e Zi të sotëm, që sot quhet
Budva, dhe një qytet tjetër Buthrotum në jug të Shqipërisë. Axha i
Kadmit Beli, duhet t'a ketë emrin sipas një vegle bujqësore "bel",
sikurse Kadmi duhet t'a ketë emrin poashtu sipas një vegle bujqësore
"kadhëm".

Biri i Belit, Aegypti, sipas mitologjisë sundonte një vend që
shkrimtarët e lashtë e quajnë Arabia, ndërsa në territorin e Kulturës së
Vuçedollit, përfshihet edhe lumi Raba në Hungari që në kohëra të lashta
quhej Arabo, pra që s'kishte ndonjë lidhje me Arabi siç pretendohet.

Vëllai i Aegyptit, Danau u shpërngul për në Peloponez, gjithashtu rreth
viteve 2.000.

Kështu meqë kultin e pëllumbeshës e gjejmë në Vuçedoll, supozojmë që
Agenori me farefisin e tij jetoi në Vuçedoll, dhe mbase ishte nga një
familje prijëse e ndonjë fisi të madh. Në vitet 2.200 kemi rënien e
kësaj kulture, dhe në këtë kohë duhet të ketë filluar shpërngulja e
Kadmejve, për në jug.

Enkelejtë në këtë kohë duhet të kenë qenë duke jetuar në Malin e Zi të sotëm tek Gjiri i Rizonit dhe Budva (Buthoe), kusipas mitologjisë Kadmi bën aleancë me ta. Pastaj kjo popullësi, është shpërngulur kah jugu, duke themeluar Buthrotin (Butrint), si kujtim për Buthoen, pastaj qytetin tjetër Phoenikia (Finiqi).

Emrat që vinë nga vegla bujqësore, pasqyrojnë zhvillimin teknologjik të kësaj kulture, prapërdorimi i gjerë i metalit, e që vje në shprehje edhe me emrat e tjerë psh Kiliksi që mund të lidhet me "kalk" (gëlqere, qelq), Danau "danat"
(darët për këputje), Feniksi me përpunimin e cohës (finje) etj.

Nga ana tjetër Enkelejtë që jetonin brenda territorit të kulturës së Vuçedollit,një pjesë shpërngulen për në rrethinat e Liqenit të Ohrit.

Më pas kemi shpërnguljen e dytë, nga Phoenikia e Epirit për në jug, ku themelohet Dodona, Theba, Kreta, Mikena, etj.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pellazgët Empty Kafsha qe priu qyteterimin Pellazg

Mesazh  Estilen 17.04.10 14:30

Një numër i madh i miteve, legjendave, gjenealogjive të lashta, madje dhe shkrime që mund t'i konsiderojmë burime të mirëfillta historike, bëjnë fjalë për një zakon të lashtë që ndiqnin pellazgët kur popullonin toka të reja.

Orakulli caktonte një kafshë që duhej ndjekur njeriu, famila ose fisi që do të shpërngulej dhe në vendin ku ndalet kafsha aty krijohet kolonia, ndërsa kafsha flijohet për hyjnitë. Me emrin e kafshës më pas, quhet ose vendi ose fisi.

Ky zakon ishte i përhapur nëpër të gjithë fiset e lashta pellazgjike. Kadmi kur u nis të kërkonte të motrën Europën e pyeti orakullin e Delfit, që e udhëzoi që të mos e kërkonte motrën por të ndiqte lopën e parë që do t'a haste pasi të largohej nga orakulli dhe aty ku të ndalej lopa për të pushuar, të themelonte një qytet të ri.

Një gjë e ngjashme ndodh edhe me Karanin mbretin e parë maqedon, të cilin po ashtu orakulli i Delfit e udhëzon që të ndërtojë një qytet aty ku t'a gjejë duke pushuar një kope dhish. Karani gjen dhitë në një vend në malësitë Ilirisë së jugut, ku themelon qytetin e ri që e emërton sipas dhive.

Ky zakon ishte shumë i përhapur edhe tek fiset pellazgjike në Itali. Po sjell një përmbledhje nga libri "Mitologjitë romake dhe evropiane" të autorëve Ives Bonfoj dhe Vendi Doniger (Yves Bonnefoy, Wendy Doniger).

Me fjalën latine 'ver sacrum' autorët romakë tregonin një ritual të disa fiseve italike që sot njihen si sabellian-umbrian. Që nga koha kur sabinët e parë u vendosën në Itali dhe gjatë ekspanzionit të tyre drejt Latiumit, ishte një zakon që t'i truhej hyjnisë një gjeneratë e tërë njerëzish që lindnin brenda një viti, zakonisht në vitin që pasonte ndonjë luftë, uri ose tejpopullim të vendit.

Djem të rinj, të aftë për bartur armë, caktoheshin të linin vendin e tyre dhe të themelonin koloni në toka të reja. Kështu sabinët që arritën në Romën u quajtën "sakrani" sipas fjalës "sacrum" (i shenjtë), sepse kishin lindur në kohën e 'verës së shenjtë'.

Sabinë të tjerë ndoqën një mëzat i cili dërgoi në tokat e oskanëve dhe aty ku mëzati filloi të shkrryhej për tokë, u vendosën, kështu u krijua fisi Samnit. Sabinët e prirë nga një qukapik që i thoshin 'pik' në gjuhën e atëhershme, u quajtën 'pikenë', dhe u vendosën në detin Adriatik.

Fise të tjera që ndoqën mënyra të ngjashme popullimi, ishin: frentanët që u quajtën sipas drerit (në thrakisht brendon, në oskanishte frentan), hirpinët sipas 'hirp' (ujku, nga Ulk > Ulp > Irp), lykanët sipas 'lyk' (ujku), Ursentinët sipas 'ursa' (arusha), ndërsa nga emër-vendet Brindizi nga 'brendon', ndërsa Italia nga "viteliu" vend i viçave (vjetave).

Tregohet se Seleuku shumë kohë pas vdekjes së Lekës së Madh, shkoi në malin e Kasit (Kasius), një majë e shenjtë kushtuar Zeusit, ku flijoi një kafshë dhe pyeti se ku duhet të themelohet kryeqyteti i mbretërisë së tij. Atëherë një shqiponjë, shpend i shenjtë i Zeusit, rrëmbeu flinë dhe shkoi me të deri në vendin e Seleukisë ku u ndal dhe Seleuku në atë vend themeloi qytetin që u quajt Seleukia Pieria.

Kështu nën prijën e shqiponjës u ndërtuan edhe tri qytete tjera pranë, që të katra së bashku u njohën në histori si tetrapolis.

Faqe 64 http://books.google.com/books?id=L5g... e&q=&f=false
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pellazgët Empty Dodona

Mesazh  Estilen 17.04.10 14:43

Dodona gjendet në jugun e Shqipërisë, në krahinën e quajtur Çamëri, në kohëra të lashta Epir. Hesiodi thotë se krahina përreth Dodonës quhej Hellopia. Këtu na del emërtimi i shpeshtë me rrënjën "Hell" (Hyll), dhe prapashtesa e zakonshme pellazge -op. Ndërsa Dodona emrin e vet duhet t'a ketë nga pëllumbat.

Citim:
DUDI f. sh.
1. zool. Kumri. Këndon dudia.
2. fig. bised. Vajzë a grua shumë e bukur e
tërheqëse. Mos na qaj nuse dudia. kr. pop.
Shkon dudia e me gojë s`u flet. kr. pop.

Pra 'dodë' duhet të jetë një emër i lashtë për pëllumbeshat ose kumritë, dhe prapashtesa -ona është ilire sikurse tek qytetet tjera Aulona, Aenona, etj. Dodona ka dhe një lidhje tjetër me pëllumbat. Herodoti thotë se një pëllumbeshë erdhi e u vendos në drurin e shenjtë të dushkut dhe i porositi banorët e atyshëm që të ndërtojnë një faltore për Zeusin.

Në mijëvjeçarin e dytë p.e.s. në këtë vend adhurohej druri i pishës dhe druri i dushkut. Gjatë shekujve 14 dhe 13 p.e.s. ky kult i drurit filloi të ndërthurej me kultin e Zeusit, i cili në këtë kohë quhej Div dhe gruas së tij Divija. Edhe më vonë kur në tërë krahinat jugore pellazge si grua e Zeusit konsiderohej Hera, në Dodonë vazhdonte adhurimi i Divijës (Dionës) si grua e Zeusit.

Në fillim nuk kishte asnjë ndërtim, ngaqë pellazgët fillimisht adhuronin perënditë në qiell të hapur. Në vendin e shenjtë rrinin priftërinjtë që quheshin Selloi, e të cilët rrinin këmbë-zbathur dhe flinin në tokë (sipas legjendës). Ardhja e pëllumbeshës shënon zëvendësimin e priftërinjve me priftëresha. Athena më vonë nga druri i shenjtë i Zeusit punon direkun e anijes 'Argo' me të cilën udhëtojnë Argonautët.

Në shek. 4 p.e.s. u ndërtua një faltore e vogël për nder të Zeusit. Në shek. 3 p.e.s. mbreti Pirro ndërmerr ndërtime të mëdha në këtë vend, dhe organizon lojëra për çdo katër vite, ku bëheshin gara muzikore dhe atletike, ndërtoi një mur përreth orakullit dhe drurit të shenjtë, ndërtoi një faltore për Herakliun dhe një tjetër pë Dionën, dhe për herë të parë ndërtohet një teatër. Dodona në këtë kohë bëhet qendër fetare dhe politike e Epirit.

Në vitin 219 p.e.s. etolianët ndërmarrin një invadim dhe shkatërrojnë ndërtesat e Dodonës, por epirotët i ndërtojnë përsëri me ndihmën e mbretit Filip i V i Maqedonisë, me ç'rast faltoret e Zeusit, Dionës dhe Herakliut u ndërtuan edhe më të mëdha, si dhe u ndërtua një stadium.

Gjatë pushtimit romak me 167 p.e.s. vendi i shenjtë në Dodonë u shkatërrua përsëri, dhe më vonë më 31 p.e.s. u rindërtua nga Oktavian Augusti.

Dodona vazhdoi veprimtarinë dhe u adhurua deri më 391 të e.r. kur të krishterët e prenë me sëpatë drurin e shenjtë të Zeusit ndërsa faltoret u mbyllën.

http://www.pantheon.org/articles/d/dodona.html

Dy harta të Dodonës

Pellazgët Attachment

Pellazgët Attachment



Pamje nga rrënojat e faltores së Zeusit

Pellazgët Attachment

Pellazgët Attachment

Pellazgët Attachment

Pellazgët Attachment

Pamje nga rrënojat e teatrit të Dodonës

Pellazgët Attachment

Pellazgët Attachment

Pellazgët Attachment

Pellazgët Attachment

Pellazgët Attachment


Ka dhe versione tjera për emrin e Dodonës. Zeusi me Evropën kishin pasur një djalë me emrin Dodon, dhe nga ky i ka mbetur emri Dodonës. Varianti tjetër thotë se një nuse uji, bijë e Okeanit e quajtur Dodonë i la emrin e vet Dodonës.

Më i mundshëm duket versioni me djalin e Zeusit. Ngjarja e Evropës sipas Herodotit ka ndodhur rreth viteve 2.000, pra në të njëjtën kohë edhe kur emri i Dodonit i vëhet Dodonës. Poashtu kjo kohë mbahet se përfundimi i kulturës së Vuçedollit, që është e njohur për figurën "Pëllumbesha e Vuçedollit", dhe në përgjithësi për kultin e pëllumbave, dhe shtrihej në trojet iliro-veriore e arrinte në jug deri tek Shqipëria e mesme.

http://www.mythindex.com/greek-mythology/D/Dodon.html

Dodona njihet si orakulli më i vjetër në trojet pellazgjike. Jo vetëm që ishte më i vjetri, por ishte edhe qendra e mbarë fiseve pellazgjike, kudo që ato jetonin. Pellazgët sado që nuk arritën të kenë një shtet të përbashkët (mbase për shkak të rrethanave të atëhershme), arritën të kenë një unitet shpirtëror-kulturor. Në Dodonë silleshin dhurata nga të gjithë fiset e pellazgëve e sidomos nga veriu, ilirët, thrakët, skythët etj.

Nga gjetjet e keramikës parahistorike mësohet se kulti i drurit në Dodonë ka filluar që në vitet 2.000.

Ai që vinte të pyeste orakullin për ndonjë çështje duhej të bënte pyetjen ashtu që përgjigja të ishte ose 'po' ose 'jo'. Vetëm në rastet kur pyetësi ishte një njeri i rëndësishëm dhe kishte sjellur dhurata të shtrenjta, mund të bënte pyetje që t'a merrte përgjigjen me më shumë fjalë.

Përgjigja kuptohej nga zhurma që bënin gjethet e 'dushkut të shenjtë'. Ndërsa nga shekulli i pestë p.e.s. kishte filluar profetizimi me anë të disa kazanave metalikë, të cilët kumbonin nga goditjet dhe kkëto zhurma më pas interpretoheshin si fjalë.

Pellazgët Attachment

Aleksandri i Madh kishte pasur mendjen të bënte ndërtime të kushtueshme
në Dodonë, që shkon deri 1.500 talenta ose nëntë milionë drahma atike.
Por vdekja ia la qëllimet pa i përfunduar. Pirrua shumë vite më pas duke
kujtuar Aleksandrin e Madh e përjetësoi qëllimin e tij, duke bërë
ndërtime masive në Dodonë. Pos ndërtimeve, Pirrua themeloi edhe kulte të
reja në Dodonë, Herakliun, Themidën, dhe Afërditën e cila këtu
konsiderohej si bija e Zeusit dhe Dionës (Divi dhe Divija). Teatri i
ndërtuar në këtë kohë nga Pirro, kishte vend për 15.000 shikuesë.

Përmbledhje nga Mysteries of the Oracles - Filip Vandenberg




avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pellazgët Empty Nesilet

Mesazh  Estilen 17.04.10 14:54

Nesilët ishin një fis pellazg që u larguan nga gadishulli Ilirik dhe u vendosën në Anatoli rreth viteve 2.000 p.e.s. Ata invaduan Anatolinë të armatosur me armë bronzi, dhe u vendosën si kastë sunduese mbi vendasit, që quheshin hatë. Njëherit kjo është një fakt që pellazgët nuk kanë prejardhje nga Azia, por ka ndodhur krejt e kundërta. Ata morën shumë elemente kulture nga vendasit hatët, si dhe nga popujt tjerë përreth, por për ne janë me rëndësi ato që morën me vete nga gadishulli Ilirik.

Arinna - Hyjnesha e diellit. Emri ka lidhje me fjalën shqipe 'ar' (flori), si një epitet i ngjyrës së verdhë diellore. Në këtë kohë ari veç ka qenë i njohur nga populli pellazgjik.

Halki - Perëndia e drithërave. Paraqitet edhe si patron i pijes. 'Halki' në gjuhën nesile do të thotë 'elb'. Është bërë një kalim nga 'p' në 'k", ngaqë forma e hershme e elbit në shqip është 'elp'.

Rundas - Këtu emri nuk ka ndonjë rëndësi. Kjo hyjneshë e gjuetisë dhe e fatit të mirë, paraqitet si një shqiponjë me dy krerë, një simbol i kahershëm pellazgjik deri në ditët e sotme. Në secilën këmbë mban me kthetrat e saj nga një lepurë.

Tarhun dhe Illujanka - Këta janë, i pari Dragoni dhe i dyti Kulshedra. Tarhun patjetër ka prejardhje nga Dragon, duke ndodhur ndryshimet 't-d, 'ra-ar, g-h, o-u. Tarhun është gjithashtu perëndi i motit, ai sillte shi në shkretëtirat e Anadollit, dhe bashkë me shiun i sillte edhe mbretit pushtetin. Illujanka është një gjarpër-kulshedër, e cila shkatërrohet për vdekje nga Tarhuni. Emri Illujanka lidhet me emrin Ilir, se dhe ilirët rridhnin nga një gjarpër.

Shtrirja e nesilëve
Pellazgët Attachment



Periudha kur nesilët (hetitët) u shpërngulën nga gadishulli ilirik, në Anatoli, ka qenë rreth viteve 2.000 sipas shumicës së shkencëtarve. Në të njëjtën kohë sipas Herodotit, jetoi Kadmi. Edhe Kadmi me vëllezërit bënë një dyndje drejt jugut dhe drejt juglindjes ku arritën deri në Feniki.

Pos kësaj, tregimi mbi Kadmin dhe populli nesil, kanë të përbashkët edhe legjendën e vrasjes së Bollës nga duart e një Drangoi. Në rastin e Kadmit, është vetë Kadmi që mbyt Bollën. Tek nesilët miti bën fjalë siç u tregua më lart, për Tarhunin (dragoin), dhe gjarpërin Illujanka. Është i njëjti mit, që tregon se Kadmi me vëllezër dhe nesilët, vinin nga i njëjti vend, dhe në të njëjtën kohë, dmth i përkasin të njëjtës dyndje.

Më pas Kadmi me porosinë e Athenës mbjell dhëmbët e Bollës në tokë, ku sipas mitit nga këta dhëmbë mbijnë ushtarë që quheshin Spartë, dhe që u vranë mes vete me përjashtim të disave prej tyre të cilët i ndihmuan Kadmit në ndërtimin e qytetit.

Pra miti bën fjalë për "njerëz që mbijnë nga toka" dmth autoktonë, pastaj "njerëz që mbijnë nga dhëmbët e bollës" dmth ilirë, ngaqë ilirët e mbanin veten si pasardhës të gjarpërit. E tërë kjo na bën me dije se Kadmi kur erdhi në Beoti gjeti aty "ilirë autoktonë" apo "pellazgë".

Prania e kultit të diellit dhe të gjarpërit tregon për zanafillën ballkanike të nesilëve, sepse këto dy kulte zanafillën e kanë në Ballkan dhe kanë filluar të zhvillohen më tepër në periudhën e Neolitit. Simbolet si kryqi gremç dhe gjarpëri i stilizuar gjenden në objektet nga Kultura Vinçës dhe Tripoljes.

Fise tjera pellazge që në këtë kohë u vendosën në Anatoli janë edhe Palajanët dhe Luvianët.

Sipas mitit mbi Kadmin, ky pasi u shpërngul në jug, u ndihmon Enkelejve në luftë kundër Ilirëve (luftëra ndërfisnore të asaj kohe), që do të thotë se identiteti ilir ka ekzistuar që në atë kohë. Si fakt tjetër për këtë kemi edhe prapashtesat në emrat e mbretëve ilirë dhe nesilë. Ata i shtonin emrave të vetë prapshtesën -ili, që dmth Hylli, apo Dielli.

Tek nesilët kemi këta mbretër me prapashtesën -ili:
Hatusili I - 1586 – 1556
Mursili I - 1556 – 1526
Hantili I - 1526 – 1496
Tahurvaili - ?
Hantili II - 1500-1450

Emrat e mësipërm të mbretërve nesilë, përsëriten tek mbretërit pasuesë deri në vitin 1237 p.e.s.

Tek ilirët:

1. Hylli - kësaj radhe emër dhe jo prapashtesë
2. Bardhyli
3. Mytili
4. Skerdilaidi

Kjo prapashtesë ka filluar të vihet në emrat e mbretërve para se nesilët të shpërnguleshin në Anatoli, para viteve 2.000


Nga Karlton Kuni - koha e bronzit në Azinë perëndimore
Citim:
Në periudhën e dytë dhe të tretë në Alishar, mes 2.300 dhe 1.500 p.e.s. që quhet koha e hershme e bronzit, kafkat brakicefale paraqiten, dhe vazhdojnë të jenë aty gjatë gjithë kohës së sundimit nesil, disa shekuj pas viteve 1.500 p.e.s.

Shtati i njërit mashkull ishte i gjatë 174 cm.

Pak para viteve 2.000, një tip brakicefal, me shtat të gjatë, futet në Anatoli nga krahina që ende nuk mund t'i përcaktojmë.
http://www.friendsofsabbath.org/Furt...hapter-V02.htm

Dinarikët e mirëfilltë në Europë paraqiten qysh në fillim të Neolitit, dhe në disa rajone arrijnë shumicën gjatë Neolitit të mesëm. Ndërsa në Anatoli paraqiten vetëm rreth viteve 2.000, që dmth se qendra e racës tonë është këtu ku jemi ne sot dhe ku ishim dhe atëherë. Kuni në këtë artikull e thotë se dinarikët erdhën nga Azia, por nga faktet që vetë ai i jep, dëshmohet e kundërta.

Këtu janë edhe disa fjalë nga gjuha luviane (e afërt me nesilët):

a - ai
aduali - i egër (i dejun, Dualos perëndia e venës tek peonët)
aku - pij (akull)
anda - brenda
anan - nën, përfundi
ani - nënë (nanë)
arkamana - tatim (arkë, mban, mban në arkë)
arma - hënë (e artë)
da - marr, jap (dha, dhënë)
daduvar - vërja vetes
dakam - tokë
darush - shtatore (dru, e bërë nga druri)
erhua - kufizoj, (rrethoj)
i - ik
kaluti - kthim, rreth (kaloj)
kui - cili, i cili, që
lavar - thyej (lavër, lëvron)
madu - mjaltë (medos në ilirisht)
mallit - mjaltë
muvatalli - i fortë i fuqishëm (muva=muja, muj, mundem)
nani - vëlla (nënë)
naua - nuk, jo
ni, nish - nuk
ovasha - vesh
palahsha - mburojë (palë, e paluar, ose pallë)
pati - shputa
pijama - jap
tarhunt - perëndi i rreufesë (dragon)
tarueja - i drunjtë
tati - i ati
tivat - perëndi e diellit (dios, diwo, div)
ualua - luan
vash - vesh
vashtara - lopar, bari lopësh, (vash vje nga bush, lopë e egër)
vinijant - venë, vinë, verë

Fjalë nesile të ngjashme me shqipen:

aku - pij
alpa - re, mjegull
amuk - mua
ana - nënë (nanë)
anda - në, midis, me, nën, (brenda)
andan - brenda
antuhsa - njeri (ander)
anturia - anas, vendës
apa - pas
apezian - pastaj
ar - arrij
arkaman - tatim (arkë)
ata - i ati
atalla - atëror

ekunima - të ftohtit (akull)

halki - drith (elb)
hallu - thellë
handa - andaj
handai - rendoj, mbledh, gatis
hapina - flakë e hapur
harr - thërrmoj
hastai - asht

it - ik
ká - këtu, khá
kangur - shakull
genu - guni, gjuri
kuisa - cili
guls - gërvisht, shkruj

lahu - laj, pastroj
lahura - pajisje për flijim (lë, lashë)
lahurnuzi - altar flijimesh
lak - anon, pjerret, shtrembëron
lakarvan - perime (lakër)
laman - emën, emër
lé - lëre, lé
lilipaj - lëpij

ma - mua
makes - rritet (madhe)
marsa - i prishur, i kalbur
marsesa - bëhet i prishur, rebelohet,
milit - mjaltë
mu - mua

nas - neve

pata - shputa

sakuvaj - shikoj
sehuresk - pshurr

taru - dru
te - thënë

ves - vesh
vet - vit, vjet
vijana - vena, verë

zeja - ziej

http://www.premiumwanadoo.com/cuneif...ue_hittite.htm


Sipas mitologjisë, Tithonin të birin e Laomedonit trojan e rrëmbeu Eoja,
hyjnesha e agimit, dhe me të lindi një djalë, Memnonin, i cili në
moshën madhore, vje në ndihmë të Trojës me një ushtri "ethiopianësh".

Në këtë rast Eoja përfaqëson në përgjithësi një mbretëri që gjendet në
lindje (mbretërinë e nesilëve), dhe në veçanti ndonjë princeshë të kësaj
mbretërie.

Vetë emri Aithiopia tregon mbretërinë e nesilëve, e cila quhej mbretëria
e Hatit, kështuqë emri Hati ka kaluar në Aithi, dhe i është shtuar
prapashtesa pellazge -op, dhe ende një prapashtesë tjetër -ia.

http://www.pantheon.org/ar
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pellazgët Empty Iliret.....barbarë apo të mohuar?

Mesazh  Estilen 17.04.10 20:44

Le të flasim pak për pozitën dhe rolin e ilirëve në qytetërimin antik. Janë quajtur barbarë që banonin prapatokën apo periferinë e “qytetërimit” të vërtetë antik. Po çfarë ishte ky qytetërim antik? Nëse qytetërim do të thotë, qytete, tregti, organizim shtetëror, atëherë ilirët nuk ngeleshin mbrapa në asgjë.

Qytete. - Dhe qytete kishin! Të ndërtuara në pozita të sigurta, të fortifikuara; Pra, të zotët në artin e të ndërtuarit; dhe nëse vetë romakët mos t'i kishin djegur një pjesë të mirë të qyteteve (këtë e bënin zakonisht kur qytetet që pushtonin ia kalonin në bukuri Romës, si rasti i Kartagjenës) do zbulonim ashtu siç kemi zbuluar në Apolloni dhe Dyrrah, punime mermeri!

Punues druri e metali. - Tek druri arritën nivelin më të lartë, ndërtuan anijet më të shpejta në Adriatik; Dhe anijet nuk transportonin vetëm luftë, siç u pëlqente ilirëve, por dhe verë e grurë...

Minatorë të zotët, punues argjendi dhe ari. - Dhe këta nuk paskan pasur në përdorim monedhat?! Por çdo gjë me vlerë mund të shërbente si mjet shkëmbimi në këto raste, dhe monedha nuk ishte domosdoshmëria e vetme.

Tregtarë, prodhues vere, birre. - Artikujt më të shitur dhe ata më të përdorurit nga vetë ilirët. Dhe të prodhosh duhet teknikë, duhet lënda e parë, pra dalin dhe kultivues... Por duhen amfora për transportim, e megjithëse në fillim këtë artikull e importonin, më vonë ilirët e prodhonin vetë atë.

Bujq të zotët. - Ushqyen ushtarë pa pushim për shekuj me radhë; dhe nëse marrim në konsideratë terrenin e vështirë të Ballkanit, atëherë kanë qenë vërtetë të zotët.

Ushtarë! Më saktë, luftëtarë! - Karakteristika që do ti shoqërojë gjithmonë. Dhe këtu përkulën dhe vetë Romën e lavdishme me legjionet e saj të disiplinuara, por të kalbur në sistemin e saj politik. Mbrojtës të flaktë të lirisë së tyre, sistemi romak nuk i joshi kurrë (ai helen nuk u konsiderua kurrë rrezik për ekzistencën ilire, ata të vërtetët) deri në momentin kur iu imponua me dhunë.

Ilirët ripërtërinë shtyllën ku mbështetej sistemi romak, ushtrinë. Një ushtri skllevërish e bujqish, që u kthye me legjionet ilire në një ushtri të vërtetë që i siguroi Romës edhe disa shekuj jetë.

Organizimin shtetëror! - Mbreti, princi, kryeluftëtari. Ja ilirët! Të cilët nuk u joshën nga senati apo bulé-ja. Një ilir e jepte mendimin e votën e tij me shpatë.


Po polet e “qytetërimit” antik?

Roma me senatin e saj u kalb në korrupsion deri në momentin kur dhe vendosën që shpëtimi ishte një Perandor. Kurse Heladha, u zhduk falë demokracisë së saj përçarëse dhe jetoi vetëm jehona kontradiktore e legjendave dhe ndonjë doktrinë filozofike krejtësisht e papërshtatshme dhe pa dinamikë.

Kështu dhe i erdhi fundi lirisë ilire, nga një Romë e ripërtërirë në sistemin e saj, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar, por dhe për të shtypur ilirët dhe popujt energjikë të veriut.

Shoqëria ilire është lënë mënjanë sepse antikiteti dominohet nga “shoqëritë” helene e ajo romake. E para plot kontradikta dhe e dyta një shoqëri pa identitet që ripërtërihej sa herë pushtonte krahina, duke iu marrë elemente shoqërore për të plotësuar tyrin.

Romakët nuk i kanë quajtur kurrë ilirët barbarë... Ilirët e jugut të organizuar prej shekujsh në shtete me vijueshmëri ishin më të qytetëruar sesa vetë romakët...

Ilirët e veriut, sidomos panonët kishin ngelur relativisht prapa, sepse malet e Bosnjës janë vërtet të vështira për t'u kapërcyer dhe sidomos si pasojë e sulmeve kelte pikerisht në çastet e shtetëzimit.

Do doja të përmendja se koncepti i mbretit 'kushtetues' (sa mund të quhej atëherë) ka ardhur nga trojet shqiptare dhe u përhap me anë të Aleksandrit të Madh. Shumëkush harron që organizimi i mbretërisë maqedonase s'kishte kurrfarë lidhje me polet greke.

Ajo ishte identik me organizimin shtetëror të shteteve të tjera ilire e përderisa shembullin maqedon e ndoqi Çezari e Augusti dhe e perfeksionoi Diokleciani për ta përcjelle deri në Evropen e sotme, fare mirë mund të themi se koncepti monarkik evropian është me origjinë të padiskutueshme shqiptare.

Punimet e mermerit

Punime mermeri dhe piktura të rrëmbyera apo shkatërruara.

Në këtë kohë Skopa,në krye të gjithë forcave etole, përshkoi Thesalinë, hyri në Maqedoni duke kaluar prishi të korrat e Pierrisë, bëri shumë plaçkë dhe në kthim iu drejtua Dionit. Hyri menjëherë në këtë qytet që e kishin zbrazur banorët, shkatërroi muret, banesat, gjimnazin, dogji portikët që rrethonin tempullin, shkatëroi gjithë kushtimet që kishin sjellë për zbukurimin e faltoreve ose për nevojat e veta besimtarët që mblidheshin këtu për panairet dhe, më në fund, përmbysi gjithë shtatoret e mbretërve...

Gjimnaz, tempull dhe faltore mbretërish, ja çfarë kishte një qytet iliro/maqedon në atë kohë. Dhe në përgjithësi faltoret e mbretërve si rregull qëndronin në kryeqytet tek mbreti, në rastin tonë në Pelë. Por këta ilirë "barbarë të pagdhendur, e pa kulturë" i lejonin vetes të kishin shtatore në qytete çfardo!


...Marku hyri në Ambraki dhe i përzuri etolët pa u bërë gjë, por rrëmbeu shtatoret dhe pikturat që ishin në një numër të madh mbasi Ambrakia kishte qenë selia e Pirros. Përveç asaj, i dhuruan një kurorë ari prej njëqind e pesëdhjetë talentesh...

Në këtë rast, komandanti romak duhet të jetë mahnitur nga mermeri e arti ilir, ndryshe nuk do t'i rrëmbente. Duhet të kenë qenë vërtet "plaçkë e mirë", sepse ia vlente t'i ngrije deri në Romë. Pra, ose në Romë akoma nuk e njihnin punimin me mermer, ose ato që ndodheshin atje nuk mund të krahasoheshin për bukuri me ato të oborrit të Pirros, sepse ndryshe nuk do ia vlente barra të kalonin detin!

Dualizmi "i kulturuar vs barbar" ka një analogji me "besimtar vs i pafe".

Sikur psh një musliman që e konsideron të krishterin të pafe edhepse për kah kuantiteti i drogimit qëndrojnë barabar, kështu heleni e konsideronte ilirin barbar jo pse nuk kishte kulturë, por pse nuk kishte kulturë helene.

Për helenin kulturë ishte vetëm kultura e tyre, çdo gjë e huaja ishte diçka që nuk ekziston, edhepse teatri, faltorja, kështjella e gjëra tjera shifeshin me sy ato për helenin nuk ekzistonin sepse truri ua kapte vetëm gjërat e veta

Komunikimi përmes letrave

Njëra nga mënyrat e komunikimit të ilrëve ishte edhe ai përmes letrave. Këtë gjë e bënte mbretëresha Teutë sidomos kur donte t'i dërgonte urdhëra ushtrisë që ndodhej larg1. Por duhet të mendojmë që nuk është ky i vetmi rast kur oborri ilir përdorte letrat për të komunikuar. Këto letra që dërgoheshin kilometra larg nga oborri duhej të kenë mbajtur patjetër shenjat e mbretëreshës apo mbretit.

Teuta nuk ka qenë e para që ka përdorur letrat por që me Agronin e babain e tij letra duhet të jetë futur si rezultat i konsolidimit dhe rëndësisë që mori mbretëria Ilire nën dinastinë ardiane. Shenjat duheshin për të vërtetuar origjinalitetin e letrave. Në një oborr, sidomos ai i Teutës, mund të bëhej pre shumë lehtë e abuzimeve me këto letra mbretërish që përmbanin urdhra.

Por dokumenti bëhej i pavlefshëm edhe kur mbante vulën e mbretit, kjo në rastin kur mbreti nuk dinte të lexonte dhe dashakeqësit mund të manipulonin urdhrat e mbretit sipas dëshirës, falë injoracës së tij. Në rastin e Teutës ajo ja dërgonte këto letra një nga komandantëve të saj, Skerdilaidit.

Nëse një komandant dinte të lexonte po ashtu edhe mbretëresha nuk mund ngelej mbrapa. Kjo sepse mund ta humbte shumë shpejt fronin sidomos kur në oborr ambicia ishte e madhe, si në rastin e Demetër Farit.

etj....etj.....
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pellazgët Empty Re: Pellazgët

Mesazh  Pretar 07.05.10 19:42

Puna më sipër është pjesërisht autoriale, prandaj desha t'ju lajmëroj që është rregull, që të vihet linku ose të paktën faqja prej nga është marrë. Në këtë mënyrë respektohet e drejta e autorit si edhe jepet mundësia që kushdoqoftë të kërkojë shpjegime nga autori për idetë e tij që i ka dhënë në temë.
Pretar
Pretar

4


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pellazgët Empty Re: Pellazgët

Mesazh  Pretar 11.05.10 21:35

Për ata që duan sqarime pyetje etj, shkrimet më sipër kanë burimin në këtë faqe, tek seksioni i historisë:

http://vargmal.org/
Pretar
Pretar

4


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pellazgët Empty pellzaget

Mesazh  Ushtari i krishtit 02.12.11 19:40

e dini ju se emri pellazg ka egzistuar para qytetrimit summerian bilez pellazget datojne prej 7000 mije vjetesh para summerve
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pellazgët Empty Re: Pellazgët

Mesazh  Niko_ 24.12.11 12:08

Një video mjaft interesante për lidhjen e gjuhës shqipe me pellazgjishten. Mua më bëri më shumë përshtypje hipoteza që hedh profesori në minutën 6:40 të videos, ku ai thotë se palestinezët e kanë prejardhjen nga Palasa e Himarës. Më duket tepër interesante dhe mjaft e guximshme. Sa e besueshme mund të jetë diçka e tillë?


avatar
Niko_

57


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pellazgët Empty i nderuar

Mesazh  Ushtari i krishtit 24.12.11 19:48

Niko_ shkruajti: Një video mjaft interesante për lidhjen e gjuhës shqipe me pellazgjishten. Mua më bëri më shumë përshtypje hipoteza që hedh profesori në minutën 6:40 të videos, ku ai thotë se palestinezët e kanë prejardhjen nga Palasa e Himarës. Më duket tepër interesante dhe mjaft e guximshme. Sa e besueshme mund të jetë diçka e tillë?


nje fakt shum inetresant per greqine eshte se greket jan koloni egjyptiane prandaj pothuajse 35% i popullit grek jan rrac e zeze hmmm urdhro linkun i nderuar http://www.philipcoppens.com/egyptgreece.html
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pellazgët Empty Re: Pellazgët

Mesazh  Elsavrana 15.04.15 2:21

Ne lidhje me prejardhjen une kam degjuar se Palasikotet...Palasa e ka prejardhjen nga Palestina dhe shumica jane rrace hebreje.
Elsavrana
Elsavrana

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pellazgët Empty Re: Pellazgët

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi