Misteri i fantazmës “Kaltra”
Faqja 1 e 1
Misteri i fantazmës “Kaltra”
Misteri i fantazmës “Kaltra” është një mister italian, pjesë e një historie të vërtetë. Legjenda e Gudendalinës e njohur si Azzurrina (Kaltra) është ruajtur gojarisht në shekuj nga banorët e një province në Rimini (Itali).
Gudendalina ka lindur në 1370 në një familje feudale dhe u rrit në një kështjellë në qytetin e Montebelos, provincë e Riminit . Gudengalina ishte një fëmijë albin dhe supersticioni popullor i asaj kohe e lidhte albinizmin me ngjarje mbinatyrore magjike ose me djallin.
Për shkak të këtij supersticioni i ati e mbante vajzën të mbyllur në shtëpi duke e ruajtur me roje, kështu mbronte vajzën nga paragjykimet popullore.
Nëna vazhdimisht i lyente flokët duke u munduar ti jepte një pigment sa më natyral për të mos qenë ndryshe nga të tjerët. Pigmenti i saj biologjik shumë i bardhë bënte që boja të dilte shumë shpejt nga flokët dhe keqlyerja e vazhdueshme bëri që flokët të mernin reflekse të kaltra. Lyerja e bërë keq dhe ngjyra e kaltër e syve të vajzës bëri që vajza të mbiquhej “Kaltra”.
Në 1375 vajza ishte vetëm 5 vjece, në po atë vit në fortesën e vjetër ku rritej vogëlushja ndodh një fakt tragjik, Kaltra zhduket dhe nga ai moment nuk u gjend më kurrë. Dyshimet ishin të shumta, fakti që nuk u gjend kurrë një trup pa jetë bëri qe ngjarja të transformohej dhe të trajtohej shumë ndryshe nga banorët e zonës.
Thuhet se në fillim të solsticit veror, cdo 5-vjecar dëgjohet një zë i thellë që vjen nga nëntoka, zërat që dëgjohen lidhen me historinë e Kaltrës së vogël. Legjenda gojarisht ka arritur deri në ditët tona ku teknologjia ka bërë të mundur nxjerjen në dritë të disa fakteve misterioze.
Regjistrimet
Në 21 qershor 1990 (dita e solsticit veror) teknikët nëpërmjet aparaturave të sofistikuara regjistruan disa episode tingujsh të cilat arritën në studion qendrore. Gjatë dëgjimit u ndjenë tinguj të ngjashëm me zhurmën ë fortë të shiut dhe më pas…….. një zë. Në vitin 1995 përsëri në 21 qershor u bënë regjistrime të reja ku u dëgjuan të njëjtët tinguj, i njëjti zë.
Regjistrimet kanë vazhduar në vitin 2000, 2005 dhe 2010. Në të gjitha regjistrimet dëgjihen tinguj dhe zëra të ndryshëm të cilët nga dëgjuesit interpretohen ndryshe, diku duket një ngashërimë fëmije, diku një e qeshur ose edhe ndonjë fjalë.
Të gjithë tingujt shoqërohen nga zhurma ere dhe shiu. Edhe pse legjenda mbetet një mister, vizitorët e kështjellës në Montebelo, kuriozë të thjeshtë apo gazetarë kanë mundësi ti dëgjojnë regjistrimet që mbahen cdo 5 vjet në ditën e solticit veror, në 21 qershor.
Marrë nga: misteridelmondo.com
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Zëri i fantazmës që dëgjohet çdo 21 qershor në Itali
» Misteri i UFO-ve
» Misteri i Yllësive
» Misteri i Barabas
» C.I.A - misteri Lee Oswald
» Misteri i UFO-ve
» Misteri i Yllësive
» Misteri i Barabas
» C.I.A - misteri Lee Oswald
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi