Vampiri i Sakramentos
Faqja 1 e 1
Vampiri i Sakramentos
Vampiri i Sakramentos
Që prej lindjes së tij më 23 maj 1950 dukej se Richard Trenton Chase nga Sakramento, Kaliforni, kishte lindur nën një yll fatkeq.
Kur ishte fëmijë ai lagte shtratin natën, ndizte zjarre dhe vriste kafshë të vogla. Kur nisi shkollën e mesme, Chase filloi të mendonte se një sindikatë krimi naziste e kishte vënë në shënjestër dhe po paguante nënën e tij që ta helmonte me një lëndë kimike që po ia kthente gjakun në pluhur.
Chase mendonte se i duhej të mbante zemrën e tij në funksion, kështu që filloi të vriste dhe t’u nxirrte zorrët kafshëve të vogla, duke i përzier organet e tyre me Coca-cola në një përzierës dhe më pas pinte përbërjen. Në vitin 1975, pasi kishte injektuar gjak lepuri në venat e tij dhe pësoi helmim gjaku, Chase u shtrua në një institut psikiatrik.
Atje, ai e gjeti sërish mënyrën për të vazhduar fiksimin e tij duke kapur zogj që uleshin në dritare dhe duke i ngrënë. Në vitin 1976 Chase iu dorëzua së ëmës bashkë me ilaçet.
Në mes të vitit 1977 ai u gjet duke u endur në zonën e lumit Tahoe me një kovë të mbushur me gjak, por që nuk ishte gjak njeriu.
Ai vrau njeriun e parë më 29 dhjetor 1977 dhe një muaj më vonë ai vrau 22-vjeçaren, Teresa Wallin. Ai tërhoqi trupin e saj në dhomën e gjumit dhe i nxori gjakun duke lyer gjithë fytyrën e trupin e tij.
Dy ditë më vonë, Chase bleu dy këlyshë nga një fqinj e më pas i vrau dhe u piu gjakun. Më 27 janar të atij viti, Chase vrau katër persona, të cilëve u nxori organet dhe u piu gjakun, por u arrestua shumë shpejt nga policia pasi kishte lënë gjurmë gjithandej.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Vampiri i Highgate
» Zemer Vampiri ne Ebay
» Si e vjedh Vampiri energjinë tuaj?
» Vampiri i parë në histori ka origjinë nga Serbia
» Çfare duhet bere ne prezence te nje vampiri te energjise

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi