EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vampiri i parë në histori ka origjinë nga Serbia

Shko poshtë

Vampiri i parë në histori ka origjinë nga Serbia Empty Vampiri i parë në histori ka origjinë nga Serbia

Mesazh  Berti69 05.11.13 19:53

Vampiri i parë në histori ka origjinë nga Serbia

Vampiri i parë në histori ka origjinë nga Serbia Vampiri-i-par-euml-n-euml-histori-ka-origjin-euml-nga-serbia_hd

Gazetari amerikan, David Ono, i cili ka udhëtuar në gjithë botën për të kërkuar legjendat për vampirët, ka zbuluar se legjenda e gjakpirësve nuk fillon me romanin “Dracula” të Bram Stoker (1897) e as në Rumani, porse në Serbi.

Vampiri i parë, për të cilin flasin librat historikë është i varrosur në një varrezë të izoluar në Kisiljevo të qarkut Branicevo, ku gjenden dhjetëra përmendore pa mbishkrime dhe vetëm disa fshatarë dinë për ekzistimin e tyre.

Në njërën nga varrezat gjendet Petar Blagojevic, për të cilin në vitin 1725 është shkruar se do të ngritet nga varri dhe do t’i gjuajë fshatarët.

Ono ka arritur ta gjejë njërin nga pasardhësit e Blagojevicit dhe me të ka biseduar se si ndihet me faktin që është pasardhës i vampirit të parë në histori. Ai ka thënë se kurrë nuk flitet për Petar Blagojevicin në fshat dhe se fshatarët shmangin çfarëdo bisede që e lidhin atë me prejardhjen nga vampirët.

Për nxitjen e besimit për ekzistimin e vampirëve në Serbi, është përgjegjës kirurgu ushtarak austriak, Johann Fluckinger. Në vitin 1732, ai së bashku me një njësi ushtarësh kanë arritur në atë vend për të gjetur dëshmi për ekzistimin e vampirëve.

Në raportin e tij, ai shkruan se ka qenë i pranishëm në gërmimet e varreve dhe nguljen e kunjit në trupin e të dyshuarve. Oficerët asokohe i kanë angazhuar romët lokalë që t’ua heqin kokat të dyshuarve si vampirë, t’ua djegin trupat e tyre, ndërsa hirin ta hedhin në lumin Morava.

Fluckinger ka shkruar se ka parë teksa krijesat e tilla kanë ulëritur dhe janë gjakosur. Pikërisht në raportin e tij është përdorur për herë të parë shprehja ‘vampir’ dhe që atëherë vampirët janë pjesë e kulturës serbe. Ata akoma besojnë në ekzistimin e tyre.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi