EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mëshira tek te gjitha qenjet

2 posters

Shko poshtë

Mëshira tek te gjitha qenjet Empty Mëshira tek te gjitha qenjet

Mesazh  Siroco 12.04.14 22:36

Përfytyro dikë me të cilin ndihesh shumë i lidhur, veçanërisht dikë që është në vuajtje dhe dhembje.

Me të marrë frymë, imagjino që me mëshirë thith gjithë vuajtjen dhe dhembjen e tij, dhe me ta nxjerrë frymën, dërgoji ngrohtësinë tënde, shërimin tënd, dashurinë tënde, gëzimin tënd dhe lumturinë tënde, që rrjedhin drejt atij personi.

Tani gradualisht zgjeroje rrethin e mëshirës sate duke përfshirë së pari njerëz të tjerë me të cilët ndihesh shumë i lidhur, pastaj ata për të cilët ndien indiferencë, pastaj ata të cilët i ke zët ose me të cilët ke vështirësi, pastaj madje ata për të cilët ndien se janë aktivisht përbindëshorë dhe mizorë.

Lejo që mëshira jote të bëhet universale dhe të mbështjellë në përqafimin e saj të gjitha qeniet e ndjeshme, dhe në fakt të gjitha qeniet pa asnjë përjashtim.

Sogyal Rinpoche
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mëshira tek te gjitha qenjet Empty Re: Mëshira tek te gjitha qenjet

Mesazh  I638 13.06.17 22:19

Kjo bie ne kundershtim me ligjin e terheqjes pasi nje njeri qe eshte ne mjerim (nje pjese e tyre) vendosin vete te zgjedhin vuajtjen dhe nese ne i bashkohemi ne dhimbje atij personi dhimbja do te vije tek ne. Jam dakord tek njerzit e pafajshem qe kane vuajte apo dhimbje por per persona qe zgjedhin ne situata te ndryshme dhe ne fund justifikohen se skishen mundesi tjeter eshte e gabuar.Une jam nje nga ata njerez qe perdorja justifikimet e mia per te shmangur zgjedhjet dhe veprimet e mia. Per mendimin tim dhimbja ne fakt eshte e mire pasi ajo te meson te vleresosh gjerat dhe ne nuk duhet te kemi frik te bejme gabime pasi eshte nje menyre e mire per te kuptuar si funksionojne gjerat ne jeten tone apo ne nje fushe te caktuar (profesion,mesime..etj)
avatar
I638

11


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi