EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpirtërat e Havait dhe Kahunat

Shko poshtë

Shpirtërat e Havait dhe Kahunat Empty Shpirtërat e Havait dhe Kahunat

Mesazh  Odin 01.04.14 23:09

Shpirtërat e Havait dhe Kahunat Images27

Sipas Maks Fridom Long, një ekspert i Kahunasve të Havait ("ruajtësit e besimit") njeriu ka një shpirt të poshtëm, të mesëm dhe të lartë, të njohur gjithashtu si shpirti i nënvetëdijshëm, i vetëdijshëm dhe i supervetëdijshëm.

Shpirti i nënvetëdijshëm, thotë ai, "merret me forcat jetësore të trupit", pak a shumë si sistemi nervor autonom. Ai ka temperamentin e një fëmije kokëfortë, është shumë emocional dhe shpesh herë refuzon të bindet.

Shpirti i vetëdijshëm është "Uni që mendon", ajo pjesë e jona që flet, arsyeton, kontrollon veprimet e vullnetshëm dhe merret me shqetësimet e përditshëm.

Shumë të lidhur me njëri-tjetrin, të dy shpirtërat bashkohen në një trup që kontrollohet nga nënvetëdija. Shpirti i supervetëdijshëm, nga ana tjetër, është përgjegjëse për kontrollin e të ardhmes sonë, dhe e bën këtë në përputhje me dëshirat dhe sugjerimet e
shpirtit të vetëdijshëm, thotë Long.

Banorët e Hauait besojnë, se të tre shpirtërat kanë nevojë për forcën vitale të një personi - e quajtur mana - për të mbijetuar. Pasi një person vdes, thotë Long, shpirti i poshtëm ndonjëherë shkëputet nga dy shpirtërat e tjerë dhe shndërrohet në një lloj fantazme që endet për arsye se, ndryshe nga shpirti i mesëm, ai nuk ka një kujtesë, as edhe nuk është veçanërisht
inteligjent.

Me sa duket, një Kahuna është në gjendje të sigurojë shpirtëra të ulët ose duke i huazuar ata nga një tjetër Kahuna, ose duke i gjetur fizikisht. Pasi i ka nën kontrioll, Kahuna u jep atyre mana-n, duke i bërë të mundur një shpirti të ulët që të pushtojë trupat e viktimave.

Normalisht, thotë Long, mendja e pavetëdijshme është në gjendje të vetëmbrohet nga pushtime të tillë, por nuk është në gjendje ta bëjë këtë kur një shpirti të ulët i është dhënë man-ë shtesë.

Për të shpenzuar mana-n që kanë grabitur, thotë Long, Kahuna do të urdhërojë ndonjëherë shpirtërat skllevër që të "luajnë", gjë që ata e bëjnë duke hedhur objekte, duke bërë zhurma dhe përgjithësisht, duke shkaktuar trazira. Me fjalë të tjera, ata sillën
në mënyrë të ngjashme me poltergeist-ët, gjë që të bën të mendosh se mos poltergeist-ët dhe shpirtërat e ulët janë e njëjta gjë. Long, duket se mendon që kështu është.

Long shpreh gjithashtu mendimin se, kur shpirtërat e mesëm dhe të ulët pushtojnë trupin e një njeriu për të thithur forcën jetësore, viktima pëson një formë sëmundjeje mendore, si përshembull çrregullime personaliteti të shumëfishtë ose skizofreni.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi