EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meditimi Mandala

Shko poshtë

Meditimi Mandala Empty Meditimi Mandala

Mesazh  gjilanasi 24.02.14 20:36

Meditimi Mandala

Kjo është edhe një teknikë e fuqishme, katarktike,me katër faza, nga 15 minuta secila.


Faza e parë: 15 minuta


Vraponi në vend me sytë hapur,duke filluar ngadalë dhe gradualisht duke e rritur shpejtësinë gjithnjë e më shpejt. Ngrijini gjunjët sa më lart të jetë e mundur.Merrni frymë thellë dhe në mënyrë të rregullt pasi kjo gjë vë në lëvizje energjinë e brendshme. Harroni mendjen, harroni edhe trupin.


Faza e dytë: 15 minuta



Uluni me sytë të mbyllur dhe me gojën të hapur e të lirshme. Rrotullojeni trupin nga beli butësisht, si një kallam të cilin e lëkund era. Ndjeni erën që ju përkund nga njëra anë në tjetrën,para dhe mbrapa, rreth e përqark.Kjo i çon energjitë e zgjuara drejt qendrës së kërthizës


Faza e tretë: 15 minuta


Shtrihuni në shpinë, hapni sytë dhe pa e lëvizur kokën i rrotulloni ata, në drejtim të akrepave të orës. Bëjeni rrotullimin me sy sikur po ndiqni akrepin e sekondave të një ore të madhe dhe sa më shpejt të mundeni. Ka rëndësi që goja të mbetet e hapur, kurse nofullat të relaksuara, me një frymëmërrje të lehtë dhe ritmike. Kjo gjë i përqëndron energjitë tek syri i tretë.


Faza e katërt: 15 minuta


Mbyllni sytë dhe rrini në qetësi pa lëvizur.


gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meditimi Mandala Empty Re: Meditimi Mandala

Mesazh  Vizitor 26.02.14 9:15

Faleminderit OSHO-ti je drita e syve te mi, pa ty nuk mund te shoh dot-ma pastrove shpirtin nga kafeja e zeze qe piva dje, tani qe po bej meditimin tend po ndihem me i qete. Cmendurite skane te sosur po te pakten na tregoni nga i merrni ne cilen gazet.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi